E shtune, 27.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Mendime

Zonja Rama! Hapni dosjen e Azem Hajdarit, vrasësit i di Sali Berisha!

E shtune, 24.05.2008, 11:30 PM


Heroi i Demokracise Azem Hajdari
Unë Marjan Gryka, me pozicion President i Shoqatës Mbarëkombëtare Nacionaliste "Azem Hajdari", ju drejtohem me këtë letër të hapur, duke ju kërkuar: Nisjen e procedurave për hapjen e dosjes të vrasjes së deputetit të PDSH, zotit Azem Hajdari. Edhe pse po mbushen afro 10 vjet nga kjo vrasje, kjo dosje nuk quhet e trajtuar realisht. Ne, miqtë dhe vazhduesit e idealit të Azem Hajdarit, të organizuar prej 10 vjetësh në Shoqatën me emrin e liderit demokrat, kemi dëgjuar kryetarin e PDSH, zotin Sali Berisha ditën e vrasjes së Azem Hajdarit dhe gjatë 8 vjetëve në opozitë, ka deklaruar se "vrasësit e vërtetë të bashkëpunëtorit dhe mikut të tij të ngushtë, janë Fatos Nano dhe Skënder Gjinushi". Dhe pas kësaj, po zoti Sali Berisha, ka kaq vite që ka deklaruar publikisht edhe në media, se "denoncimin dhe dëshminë e tij për këtë vrasje, do ta bëjë kur të vijë PD në pushtet dhe se akti i parë i qeverisjes së PD, do të jetë hapja e dosjes së Azem Hajdarit". Deri tani, zoti Sali Berisha nuk e ka bërë këtë akt publik. As drejtësia shqiptare nuk e ka thirrur atë për ta marrë në pyetje, megjithëse ka të dokumentuar deklaratën e tij me akzuë publike, me emra konkret vrasësish. Shoqata "Azem Hajdari" kërkon prej Jush zonja Prokurore e Përgjithëshme, të hapet kjo dosje, për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së deputetit të PDSH Azem Hajdari. Ne kërkojmë, që sipas ligjit, të trajtoni në pozicionin e akuzuesit dhe dëshmitarit, shtetasin Sali Ram Berisha, me pozicion politik kryetar i PD dhe akuzues konkret publik në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit, shtetas ky që aktualisht është me detyrë kryeministër.
Ky qëndrim është përgjegjësi Juaja zonja Prokurore e Përgjithëshme dhe duhet realizuar. Kanë kaluar afro 10 vjet nga kjo vrasje dhe ende, shtetasi Sali Ram Berisha, nuk ka pranuar të dëshmojë dhe të firmos denoncimin e tij publik për vrasësit real, të cilët i ka deklaruar përherë në media dhe takime publike me demokratët. Madje ky, ka qenë qëndrimi i tij përballë ligjit, por që nuk është realizuar edhe pse PD dhe Berisha, për afro 3 vjet janë në pushtet.
Ne kërkojmë nga ju zonja Kryeprokurore e Republikës, të hapni këtë dosje, ku personazh kryesor në dëshmi dhe subjekt i akuzës, të jetë kreu i PD, zoti Sali Berisha, si shtetasi që ka informacionin e plotë mbi këtë vrasje dhe mbi autorët e saj, siç e ka deklaruar publikisht.

Marjan GRYKA
President i Shoqatës Mbarëkombëtare "Azem Hajdari"

50 + 1 pyetje, pyetje drejtuar Sali Berishës, për vrasjen e Azem Hajdarit

Natën 12 shtatorit që është vrarë Azem Hajdari, keni patur një mbledhje kryesie të PD. A ka qënë e planifikuar, apo është incuar 6 orë më parë, me urdhër prej jush?

A i keni kërkuar Azem Hajdarit, që të jetë patjetër në atë mbledhje dhe a ju ka thënë, se do të jetë jashtë Tirane?

A keni këmbëngulur, që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më "duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi"?

Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe a ka filluar mbledhja pa ardhur ai?

Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qënë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush?

A ju ka kërkuar leje Azem Hajdari për të dalë "5 minuta" pas një njoftimi nga në anëtar kryesie dhe a ia keni bërë me shenjë për të dalë?

Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?

Cili ka qënë reagimi juaj dhe a ju ka rënë telefoni pas krismave? Nga cilat zyra të shtetit?

A keni lënë porosi, që të mos jepet lajmi në "Radio Kontakt", pa komunikuar me ju?

A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht?

Cili ka qënë anëtari i kryesis së PDSH në mbledhje, që ka dalë "pesë minuta jashtë" përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se "të kërkojnë jashtë"?

A keni kërkuar të dini se nga erdhën krismat dhe nga kush keni këkruar shpjegime jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?

Cili ka qënë politikani i parë nga e majta, që ju ka pyetur në telefon: "Ç'bëhet andej nga ju dhe cila ka qënë përgjigja juaj?

A keni telefonuar me Fatos Nanon, për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar për rrezik jete?

Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?

A keni dhënë urdhër, që nga gazeta "RD" të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush ju ka urdhëruar?

Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju, ku kontroll? Përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka patur pakt "mirëkuptimi" mes jush dhe asaj?

A i njihni vrasësit e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe cilët janë ata?

Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit?

Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër, të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe pse?

Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. A i qëndroni kësaj akuze publike?

A dini ku gjendet ish-buodigardi i plagosur Neza, i Azem Hajdarit dhe deri kur keni patur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike? Çfarë keni biseduar?

A i keni çuar në prokurori dëshmitë e familjes së Besim Çerja, ish-buodigardit të vrarë me Azem Hajdarin?

A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë që ka patur Azem Hajdari në xhep, ditën e vrasjes dhe ku gjendet ajo?

A keni patur dorë, në incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë dhe Milot? Po në stadiumin e Shkodrës?

Me cilin drejtues politik të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?

A ka patur dijeni Azem Hajdari, për të vërtetën e firmës së karburanteve "Shqiponja" të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar? Cili ka qënë reagimi juaj?

Cili ka qënë drejtuesi i PDSH pranë jush, që kërkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhënë mision për këtë spostim?

Ju deklaruat, që sa të kthehet PD në pushtet, akti i parë do të jetë dëshmia juaj për vrasësit dhe hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Përse nuk po e bëni?

Pas ardhjes së PD në pushtet, a ju ka kërkuar familja Hajdari hapjen e dosjes "Hajdari" dhe cilat kanë qënë përgjigjet tuaja deri tani?

A keni bërë ndonjë bisedë me Arben Imamin, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe a ka lidhje kjo bisedë, me futjen e tij në kabinetin tuaj?

Vetëm 5 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, ju keni ndëruar bravën e derës së zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e keni mbajtur të bllokuar, me motivin "për ta bërë zyrë muze". A ka lidhje kjo, me ndonjë pastrim "letrash shqetësuese" për ju?

Cili ka patur detyrë të dorëzojë tek ju, celularin e Azem Hajdarit dhe ku gjendet ai?

A ju ka rënë ndonjë telefon nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe si i jeni përgjigjur?

A keni patur dijeni për nisjen e një helikopteri të shërbimit qeveritar, drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit?

Pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, a ju ka thënë dikush në telefon: "Iku"!

A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azem Hajdari në zyrën tuaj dhe përse? A ka patur kërcënimi i tij ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë në Itali?

A jeni ju, skenaristi i heqjes së imunitetit të Azem Hajdarit me 52 deputetët e PD dhe a kishit planifikuar burgosjen e tij?

A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për të përgjuar Azem Hajdarin dhe ku gjendet një kopje e dosjes së këtij përgjimi, prej 1800 faqesh?

A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet e bëra nga Mero Baze në gazetën "Albania" dhe a jeni ju "shefi" i atyre pyetjeve?

A keni marrë nga familja e Azem Hajdarit dosjet e tij të punës, që mbante në studio në shtëpi dhe ku gjenden ato sot?

Çfarë keni biseduar në telefon natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar me të, të nesërmen në orën 10 e 30 minuta?

A është vrasja e Azem Handarit, vrasje politike dhe cilët janë autorët?

A do të hapni dosjen e vrasësve të vërtetë të Azem Hajdarit?

CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azem Hajdarit. A mund të publikoni raportin e dërguar?

Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat kanë qënë "këshillat" e saj, për të vepruar publikisht?

Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997? A e keni ju, kopjen origjinale?

A keni komunikuar me Bashkim Gazideden në telefon 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?

A i keni dhënë ndonjë porosi Arben Rakipit, për "dosjen Hajdari"dhe përse nuk ka pranuar kërkesën tuaj?

Po Theollori Sollaku, a ju ka kërkuar dëshmi për këtë dosje dhe a ka lidhje konflikti mes jush edhe me këtë dosje?

Zoti Berisha, a ka lidhje mbyllja e dosjes së Azem Hajdarit me shitjen e Albtelekomit, pas ardhjes suaj në pushtet, dhe a ka lidhje me ndonjë nga ish-bashkëpunëtorë të tuaj të afërm?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora