E diele, 28.04.2024, 10:19 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Absurditeti i ditës së sotme

E marte, 03.06.2008, 06:38 PM


Selim Hasanaj
ABSURDITETI I DITËS SË SOTME

Nga Selim Hasanaj

Trimi i mirë me shumë shok , thotë fjala e popullit. Edhe mue disi po më duket se mi ka dhanë krahet miku im i fëminisë Xhevat Tal Rexhaj i cili me shkrimet e tija në zemrashqiptare.net jo vetem se po më kënaq por ai disi edhe po më ngacmonë , dhe unë nga ngacmimi i tij po inspirohem dhe dicka po komponohet në koken time dhe po shkruej. Edhe këtë herë u ba Xhevati shkak që u ula pran kompjuterit.
Zemrashqiptare sot kishte publikue nji shkrim shumë të mirë dhe të sinqertë të Xhevat Rexhaj , "Istogu Burim i ujit dhe potencialeve njerzore", shkrim ky që asht per lavdatë e posaqërisht asht per lavdatë ideja -propozimi i Xhevatit per Prefektin e Istogut , zotin Fadil Ferati që ta RINGJALLË Deshmorin e kombit Ukë Rrustë Rugoven , baben e Dr. Ibrahim Rugovës.Edhe unë nga Norvegjia po dalë në mbrojtje të idesë së Xhevat Talit dhe apelojë tek zoti Fadil Ferati që ta kryej këtë akt madhorë dhe kombëtarë me cka zoti Ferati do e kryente borgjin ( si bir i kësaj ane ) per vendin e vetë per vendlindjen Istogun per të cilin zoti Fadil Ferati edhe ashtu ka ba shumë dhe ka mbetë në histori të kësaj ane si nji nder burrat ma të mëdhej të Podgurit.
Por fryma optimiste e shkrimeve të Xhevatit mue disi po më nxitë që ta thamë të kunderten e kësaj dhe po pajtohem se si unë si Xhevati i shprehim mendimet dhe brengat tona per atdhe dhe kombë me të njejtin qellim por me forma të ndryshme. Xhevati e uron dhe ndjell të miren dhe begatinë ndersa unë perplitem që ato ti ruej e mos ti humbim.
Sot këtu në Sarpsborg asht kohë e mirë me temperaturë 26 gradë. Pothuej tanë diten kamë ndejt mbrenda tue lexue në librin e Dhimiter Pilikës " PELLAZGET ORIGJINA E JONË E MOHUAR ". Kah ora 14 më luti zonja ime të shkojë në shitore per të ble nji liter qumsht dhe disa artikuj tjer ushqimorë. Nuk asht larg deri aty dhe nuk shkova me makinë. Vendosa të eci. Rrugës takova dy shqipfolsa të kultures selamalejkym , njani nga Mitrovica dhe tjetri nga nji fshat i Vushtrrisë. Nuk më folen por ndjeva se si më shiqojshin me neveri. Shqipfolsat dhe analfabetet selamalejkumca më kanë shpallë si antimuslimanist dhe edhe në polici më kanë denoncue per gjoja se shkrimet e mija në zemrashqiptare.net po e cenojkan ose e paskan cenue dinjitetitn e tyne musliman. Me 16.06.2008 duhet të shkojë per bisedë në polici të qytetit. Këta dy mjerana më shikjuen me nencmim dhe menduen se më ligshtuen. U thamë se banë mirë që nuk më folen sepse më kursyen nga ndonji fjalë të cilen e kamë të gatshme tua thamë njerzve të tillë. Shkova në shitore dhe derisa pritja radhen per pages të gjanave që i bleva pash gruen e njanit nga këta që i permenda ma naltë e cila ishte me nji fëmijë të vogël në karrocen e fëmijve dhe nen mbulojen e karroces kishte fut gjasende të vjedhuna. Fëmiu i vogël i ulun mbi ato sende nuk mund rehatohej dhe ciatej. Ajo "ZONJË " e mbante me dhunë ulun sepse frigohej se po të ngritet fëmiu i dalin per fushe edhe gjanat e vjedhuna. Ja thash me vete, burri i saj musliman i madhë, por në Norvegji ka ndrrue per do letra edhe identitetin e vetë dhe mban emen të rrejshem, vjedh sa të mundet e edhe grueja po i vidhka, vëllaznit e kësaj grueje që jetojnë këtu poashtu janë hajna perfid por edhe musliman të mëdhenj dhe njerz të tillë mue më shiqojnë me perbuzje!!! Kur do ta kuptojnë kretenat se unë nuk jamë hajn as hajn musliman. Unë jamë njeri, shqiptarë dhe i perkas fesë islame por nuk e praktikojë me normat e saj fikse sepse ndjehem i liruem nga nevoja e pergjegjësive per to pasi jamë i sigurt se nuk kamë gjynahe per tu marr me fe dhe lutë Zotin per të mi falë ato. Pagova shpejt dhe ika nga shitorja sepse frigohesha mos po zbulohet "zonja " e muslimant dhe ai turp do më mbytke edhe mue. U trishtova nga kjo situat apsurde.
Këto janë pra arsyet pse unë këta muslimanet shqipfolsa të Østfoldit i quej hajna, matrapaz, bixhozgjinj etj,etj e asesi nuk i sulmojë dhe ofendojë besimtaret e vertetë dhe të ndershem. Dhe i lusë ata mos ta gjajnë veten në shkrimet e mia. Shkrimet e mia janë kunder shqipfolsve dhe injorantve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora