E diele, 28.04.2024, 05:16 AM (GMT+1)

Mendime

Albano: Gjergj Kastrioti "Skenderbeu"

E hene, 02.06.2008, 06:02 PM


Gjergj Kastrioti "Skenderbeu"

Nga Albano
 
Me pelqen ky reagim, ky shkrim i cili na jep nji pasqyre te qarte te vertetesise mbi Gj.Kastriotin i vetmi Mbret i Shqiptareve . Mendoj se komplekset qe exzistojne ne ne shoqerine shqiptare, - e kam fjalen me shume ne keqkuptime e interpretimet Historike mbi identitetin sidhe mbi vete Heroin Kombetar Gj.K.Skenderbeun, vijne si rezultat i "mosnjohjes" se gjithe Historise se vendit tone , si e vetmja figur madhore e Historike/Kombetare -Shqiptare ! Si pasoje shkrimet e fundit ,qofshin keto nga publiciste ose shkrimtare, ne forme shkrimesh thjesht publicistike apo Romane / Historik , na japin te kuptojme se ky komb ka pas edhe figura e Princer te tjere mjaft domethenes per kohen qe kane jetuar per trojet e Kombin Shqiptare, te cilet krahasohen per nga permasat e kontributit Kombetare me ate te Heroit tone Gj.K.Skenderbe. Kta Prijsa e udheheqes te shquar e aq te nderuar si nga shqiptaret e armiqte e shqiptareve ne kohen qe kane jetuar, per ironi te vet Historise e vet mentalitetit pushtues Osman ne "Fuqi" per asye percarse e asimilimi te ketij kombi(ideologjia baze e pushtusit turk) sidhe bashkepuntoreve te tij. Konkretisht , nji shembull te tille demostrohet ne Romanin "te jetosh ne ishull" ,ku autori i Romanit hedh drit mbi Prijsa te shquar shqiptare , por keqkuptohet nga shume lexues ne "Shkurtimin " e figures se Gj.K.Skenderbeun (e cila eshte nje shprehje e Metamorfozes bere nga fantazia e autorit ) ku mendoj se vet Autori i Romanit, ne metamorfozen e perdorur mbi Skenderbeun ,nuk ka parasysh me gjatesin apo madhesine trupore /fizike te Heroit tone Kombetare , por se me permasat e tij " te vogla" te te kuptuarit me Prijsat e tjere Shqiptare dhe "diplomacise" se kohes , / duke pasur parasysh se vet Skenderbeu natyrisht u rrit larg atdheut te tij, si pasoje ,mbartur nji mentalitet komunikimi e mendimi me shum oriental sesa shqiptare ! Pra mendoj se ketu qendron keqkuptimi mbi figuren(permasat trupore te tij ) shprehur ne ate Roman te B.B, i cili kur e pershkruan "te vogel" mendon ate nga pikpamja e "Diplomacise tij" ndjekur me Prijsat Shqiptare ...e aspak ate trupore, do ishte naivitet sikur te mendohej nje gje e tille. Nuk mund te besoj qe dhe vete autori Romanit .B.B te ket iluzione mbi permasat trupore te vet heroit tone kombetare ,kesaj figure Madheshtore qe impresiooj per nga madheshtia e tij jo vetem trupore por edhe aftesite e tij si Strateg -luftarake , gjithe Boten mbare , jo vetem ate Europiane te kohes, duke e pare si idhullin e figuren me ideale , shembulli me i mire i mposhtjes se mortajes aziatike -bestive turke te kohes . Sipas meje ne Shqiptaret ne pergjithsi , duhet ti shikojme me me qetesi prurjet e kohes, qofshin keto ne fushen e Historise apo te cdo fushe tjeter ne zhvillim, duke u distancuar nga ai debat histerik , i te parit shabllon ,te zhvillimeve , duke mbetur jashte atij emancipimi e diskutimi intelektual ,larg mentaliteteve e debateve jo produktive te vjeteruara per kohen. Eshte vertet per te ardhur keq mosnjohja vertet e thelbit ne nji shkrim cilidoqofte, e aq me teper hyrja ne krye te nji debati thjesht injorante qe nuk kane asnji njohuri jo vetem per letersine bashkohore, por edhe mbi historine Shqiptare. Nqs Heroit tone Kombetar , i behet ne nje Roman Historik , nje kritike ( qe eshte normale per gjithe Heronjt ne Bote,se nuk kane qene perfekt absolutish) kjo sdo te thote te kercejme perpjet ,duke shpallur Autorin "keq dashes" te figures se Heroit tone , apo te ule figuren etij , e kjo eshte per te ardhur keq, gje e cila tregon nivelin e dobet te menduarit qe vazhdon te behet pengese per zhvillimin bashkohor ne shoqerine Shqiptare ! Figura e Gj.K.Skenderbeut aq me shume (permasat trupore) nuk mundet te zvogelohen e injorohen nga asnji , jo vetem se jane te dekumentuara te pakundershtushme ,ashtu si i Verteton Autori ketij shkrimi nga Historiane e bashkekohas te Heroit tone Gj.K.Skenderbe , por se vete llogjika dhe Arti i luftetarit te Epokes se vete Skenderbeut konsistonte ne forcen e madheshtine Fizike , per te vetmen arsye se luftohej me shpate. Pra do ishte qesharake te aludohej jo vetem mbi Fig. e Madheshtine /trupore -muskuloze te Skenderbeut e aq me shume te marresh shabllon ate qe B.B shkruan ne romanin e tij, aq me shume te penalizosh cdo shqiptare te kritikoje veprimtarine e kujdo figure te shquar te Kombit. Nqs nuk njohim gabimet e bere ne te kaluaren nuk riparojme ato ne te ardhmen ,koha e te qendruarit statik/ne mendje ,si mumje ka ikur ,ato i takojne nje periudhe shume te larget nga e cila edhe vet mentaliteti yn duhet me ne fund te pershendetet njeher e pergjithmone . Pershendes autorin e ketij shkrimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora