E shtune, 27.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Istogu, burimi i ujit - burim i mundësive njerëzore

E hene, 02.06.2008, 06:18 PM


Xhevat Rexhaj
ISTOGU, BURIMI I UJIT - BURIM I MUNDËSIVE NJERËZORE

Nga Xhevat Rexhaj

Besoi se çdonjeriut i ka rastis që kur ka biseduar me njerëz të ndryshm te të viseve të ndryshme, si Brenda Shtetit tone ashtu edhe , sipas rastit dhe mundësisë nga bota, vise tjera, gjithherë është lavdëruar dhe favorizuar vemdlindja, apo thënë shkurt vendi i fëmijërisë së tij. Edhe mua , rasti ka dashur që prej se isha student i gjuhës angleze ne vitet e 70 ta, të vizitoja dhe të punoja si student në Angli, Gjermani, Zvicerr dhe Austri. Në këto shtete, qysh athere kishte mundësi takimesh me student apo edhe me njerëz të ndryshëm, punëtor nga vise të ndryshme të botës së pazhvilluar por edhe vendësve të zhvilluar, dhe më kujtohet se edhe ata që vinin nga disa Shtete, besa edhe pretendente për Shtete, siq ishte Eritrea dhe Kurdët, çdonjëri e lavdëronte së pari vendin ku kish lindur e pasataj edhe Shtetin apo, teritorin që pretendonte dhe luftonte për tu bërë Shtet, e athere aty bënim pjesë edhe ne Shqiptarët nga Kosova. Ven! dlindja pra shifej se duhej nga të gjithë pa marr parasysh zhvillimin ekonomiko-kulturor, kuptohet ( nuk ishin vendlindje shtetet okupatore por teritoret e veqanta që luftonin për çlirim nga Okupuesit, sikur rasti i Kosovës dhe i Eritresë, pra raste të suksesshme se ishin lidhur qysh heret me Amerikën, ndersa ende i pasuksesshëm rasti me Kurdët të cilët edhe sot e kësaj dite përqafojnë ish Komunizmin pra M L in ( kam patur rastin të dëgjoi me veshët e mi, një të njohur Kurdë i cili më tergonte se si i kishte pas financuar PKK në edhe Ish Ideolugu Marksistë Leninist, Stalinist- Ish Kryetari I Shqiprisë “ Shoku Enver Hoxha” pra me mjete Financiare, e i pata thanë atij dhe shumë Kurdëve të tjerë se, qebesa na Shqiptarët e Republikës së Kosovës të Dr Ibrahim Rugovës shpejtë do ta finalizojmë Njohjen Nderkombëtare se kemi Miq të Mëdhenjë, ndersa ju duhet të pritni shumë më gjatë se deri sa të demokratizohet Rusia dhe Serbia ! me Kinën e Kubën, do të shkojnë decenie...
Pra, ua përmendsha shumë herë në vende të ndryshme Presidentin e Republikës së Kosovës, Njeriun e lindur në Cerrcë, Njeriun e Urtë, të mençurë dhe të lindurë për burrë shtetas, athere të gjithë kuqaloshët e kombeve të ndryshme në Zvicerr, besa edhe disa kinse patriot tanë më endje e shanin Njeriun e Kombit, e une, se di ndoshta edhe si Lokalist i madh, me fanatizëm si edhe 90% e shqiptarëve ecja rrugëv të të Madhit, Njeriut që lindi në Cerrcë, e edhe une i lindur në Cerrcë, por në Familjen Rexhaj e cila në vitet e 70 ta nga afër 80 shtëpi-Familje kishte 5 Njerëz me Fakultet ndersa 7 shtëpi- Familje Rugova kishin afër 20 Fakultetlinjë, besa ne Rexhajve ndoshta na vinte nga pak inat, por duhej me e nxe karrigen.
Pra, thashë që në fillim, se çdonjëri e don shumë Familjen, Mëhallën, Katundin, Komunën dhe Shtetin e vet , të tillë jemi edhe ne Shqiptarët dhe duhet të jemi, përndryshe nëse nuk e don tëndin nuk mund ta duash të largëtin. Prandaj me realitet mund të thuhet se edhe , fshatrat,qytetëzat,qytetet, viset etjera vërtet edhe kan dallime nganjëhere edhe të mëdha njëra me tjetren edhe te e njëjta prejardhje pra Kombi.
Me këtë rast vërtet do të ndalesha në rrethin, dhe vetë Istogun. Është vërtet kënaqësi kur kihet parasysh se në vitet e turbullta, në dhe pas lufte disi kjo anë doli më e paqëtuara, pati fatkeqësishtë 2-3 raste, por nuk duhet përmendur tani sepse qytetarët e koimunës së Istogut e kishin edhe edukatën dhe shprehin e ngulitur në mendje se për çdo gjë duhet qetësi dhe duhet Durim se gjërat rrjedhin më mirë pa yryshe. Ishin këto begati të mëdha që dilnin edhe nga Filozofia e Istogalisë, Presidentit të Republikëws së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili me durim e kishte mundur dhimbjen për babain e zhdukur, dhe me durim e veprim Intelektual donte ta gjunjëzonte atë armik, jo vetëm të babait por të tërë shqiptarëve, me Durim ruhet Familja,Rrethi dhe Kombi, me durim edhe fitohet ndaj të keqes, edhepse shumë herë është e dhimbshme të durohet.Ne Istogalit e dim se me ke kemi patur punë me decenie, me Lugun e Madh të Shkieve ku! kemi duruar vërtet shumë, andaj besoi se këtu edhe ishte ai burimi i të menduarit, se kur kemi duruar ata duhet të durojmë edhe disa mospajtime brenda vetvehtes dhe mendimeve politike, e të tjera. Istogalit, (krejt komuna në terësi) kan disa veqori dalluese, janë shumë me gjakëftohët dhe mund të ulen dhe bisedojnë për shumë qka edhe nës jan(ishin) kundërshtar të rrept politik, Istogalit e kanë për pije ujin më të ftohët në Republikën e Kosovës, që buron nga Burimi, një pasuri edhe kombëtare, dhe mendoi se këta ujë edhe mendjet ua ka bërë Istogalive vërtete të kthjellëta, siq është edhe uji vetë. Istogalit dijnë të jenë edhe të kthjellët nga Gishti sikur që ishte rasti i Selman Kadrisë, që pat trondit edhe Shumadinë.
Istogalit mburren edhe me Bjeshket e Larta, pasuri kombëtare, Istogalit mburren edhe me Tokat pjellore që thuaj se afër 70% të takave janë nën sistem ujitës, Istogalit e kanë edhe një Burim të ujit atë të Vrellës, begati e madhe, Istogalit kanë pasuri nga uji edhe Ujin shërues në Banjë të Istogut(Pejës), eh kan Istogalit vërtet shumë pasuri natyrore, por për fat patën edhe kanë edhe pasuri të mëdha me kapacitet të madh Njerëzor. Istogalit kanë 3 Firma të mëdha private të prirë nga Njerëz të fjalës, nderit dhe punës, kanë Troften, Macon dhe Loshin, ka edhe Firma të tjera që punojnë punëtor dhe mbajnë familje, për mua këta të gjithër janë Patriot.
Eh ka shumë Istogu edhe të tjera të mira, e një ndër më tëmirat e viteve të fundit është struktura politike, është udhëheqja komunale dhe është Plitikani më i suksesshëm në të gjithë Kosovën në nivel të Komunave Z. Fadil Ferati. Ky njeri ka ndikuar që edhe në komune dhe në nivele tjera të udhëhiqej me Filozofin e Dr. Rugovës, mos u merr me të tjerët por kryej detyrat që janë me interes për qytetarët. Z. Ferati me stafin e tij, por kryesishtë me autoritetin e tij të madh fiton rradhazi në Istog, sepse ka ende punë për të kryer për Istogalit, Istogu është një nder Komunat më të rregulluara në nivel Kosove, Istogu ka kryer thuaja shumicën e asfaltimit të rrugëve, ka kryer gati furnizimin me ujë, dhe ka futur edhe nepër fashatra kabllot për lidhje interneti, çka edhe në Zvicerr ka ende fshatra që nuk kanë qasje në digjital dhe Internet.
Ka shumë për tu bërë në Istog, e une kam vetëm një propozim për stafin komunal dhe sidomos për Kryetarin e Istogut, Z. Fadil Ferati, të shifet mundësia që të përtrihet Emri i Ukë Rugovës, babës së Ibrahim Rugovës, të vrarë dhe zhdukur te verrat e Xhamisë, dikund ku ata do e shifshin të mundshme.
Istogalit besoi se do kenë konsensus edhe për këtë ide, nëse ndonjëherë vihet në rend dite, Istogu është së pari i Istogalive, të marrin shembull të tjerët nga Istogu. Duke dashur çdonjëri të vehten do ta duam më shumë Shtetin tonë Republikën e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora