E diele, 28.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Kur shteti është shtet nuk të çuditë përgjigja e tij

E marte, 03.06.2008, 07:25 PM


Skender Korça
Kur shteti është shtet nuk të çuditë përgjigja e tij

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Kur do mësohemi të mos pranojmë gjërat që nuk janë të pranuara për Kosovë, është baza e analizës dhe rëndësia e patjetërsueshme e identitetit të krijuar, apo atij të ruajtur, qoftë në kohën e para themelimit të shtetit, në kohën e luftës dhe në kohën e paqës...Ruajtja e identitetit është sajesa më vitale që njeriu i jep përkushtim dhe fiton kurajimin për të mësuar të veprosh si shteti, si i barabarti, si i interguari në politikë, si i rëndësishmi e asesi si inferiori, i pa guximshmi, i dobëti, i varfëri, i skjashmi etj..

Birmania dhe”guximi”i saj

Ditë më parë në këtë shtet, me këtë civilizim me këtë mentalitet, pa dashur të cenoj funksionin e tij, apo pa dashur të përflasim për të drejtat dhe ligjet e këtij shteti, mësuam nga ky shtet si duhet të themi JO. Kjo Jo e madhe u tha në kohën kur edhe vetë ky shtet i duhej një ndihmë urgjente pas goditjës dhe katastorfës humanitare që la termeti katastrofal që preku këtë zonë. Shumë thjeshtë në këtë katastrofë mësuam edhe një gjë. Mësuam për teoritë e shtetit se çfarë do me thënë të jesh shtet. Mësuam Jo se kur paska mundësinë të e thotë shteti. Shteti nuk shikon pazaret e krijuara kurrë, por shteti është ai që duhet të sillet sikur të jetë shteti.
OKB-së ju tha Jo. Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon, i cili ndodhej për të vizituar Birmaninë pati  deklaruar se “Nga regjimi ushtarak po vihen re sinjale fleksibiliteti lidhur me pranimin e ndihmave ndërkombëtare për viktimat e ciklonit "Nargis" “. Kështu edhe OKB-ja u mësua të respektojë edhe shtetin. Shumë fjalë më pastaj për të drejtat e njeriut. Ishin plotë me vend por shteti u mësua si teori nga Birmania.
Sa me habi shikoheshin vetë rrjedhat e ngjarjeve tragjike. Dy paralele vazhdimisht ishin pasqyra morale:

1. Paqyra e parë: Civilizimi dhe të drejat e njeriut, kundruallë çdo natyre tjetër problemore
2. Funksioni dhe teoritë e shtetit, kur mundet dhe paska mundësinë të thuhet Jo edhe OKB-së edhe të gjithë mekanizmave ndërkombëtar

Si në të parën ashtu edhe në të dytën pasqyrë, Birmania (s)ka respktuar me këtë civilizim, shtetin e vet, ligjet e veta dhe ka dëshmuar përpjekjet e saja për të mbijetuar nga forcat e veta. Në kundërshtim me etikën dhe ligjet humane njerzore, për të ruajtur funksionin e shtetit, ajo sakrrifikoi edhe për njeriun dhe gjetjen e tij si viktimë, edhe në këso situatash.

“Cikloni Kosovë”

Shumë herë Kosova është cilësuar si vend i misioneve, si atij të filluar ndërkombëtar –UNMIK,  i cili mision duhet të përfundojë më çdo kusht me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse këtu përfundon misioni i tij. Është misioni që shpesh herë është dalë me thirrjen e transferit të kompetencave dhe në realitet është sillur sikur të ketë të instaluar një ciklon herë për Kosovën dhe bartjen e kompetencave e herë më shumë na ka goditur në ngecjet që na ka shkaktuar.
Këtu në Kosovë nuk patëm as një “birmanez” poltikan me i thënë mjaftë më stuhive, misioneve, sepse janë bërë shumë arena të tyre dhe është formuar një mision shumë artificial “ Cikloni Kosovë” ky që ka një fushë përplasje, në përbrendësinë e shtetit sepse po paraqiten konflikte poltike me bashkësinë ndërkomëtare, gjegjësisht me kreatorët e Lirisë së Kosovës dhe aleatët e saj. Pjesa tjetër e “Ciklonit Kosovë”, është vendosja e një misioni tjetër që do e fuqizojë Kosovën në Evropë dhe integrimet e saj në këtë bashkësi. Cikloni i tretë është ai që po shkatërron Kosovën është         “ Cikloni Kosovë me instucionet paralele të Serbisë”. Kjo është pjesa me e fuqishme dhe më e rrezikshme e “ Ciklonit Kosovë”.
Kush do mund të ju thotë këtyre cikloneve poltike në Kosovë, mjaftë...Një qeveri që sillet vërdallë në këto ciklone, apo një “birmanez  shqiptar”të jetë sjellë në Kosovë për të thënë këtë përgjigje-JO.
Çka kanë për të marrë para vetës këto ciklone që e kanë përfshi Kosovën me vetë “ Kosovën e tërë apo vetë ciklonin e saj-Kosovë” do shohim pas 15 qershorit, kush kah ka për të sulmuar.
Nuk do thotë të jesh i vogël, apo i madh, i fortë apo më i dobët, i ri apo më i vjetër, shtet apo në“kajde të shtetit”, po me rëndësi është të kihet guxim për të thënë dhe për të vendosë sikur të jesh i madh, i fortë dhe shumë me herët i themeluar...Për të mësuar çdo herë nga një përrallë në Kosovë, na kanë personifikuar me  diçka -sui generis, por mos e harroni se edhe Birmania sui generis për përgjigjen që dha, me  strukturën që ka dhe rolin e vet, dha një shembull botës se si duhet të respektohet shteti dhe qëndrimi i tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora