E premte, 26.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mos më thirrni deftetist sepse nuk jam i tillë

E merkure, 04.06.2008, 07:22 PM


Selim Hasanaj
MOS MË THIRRNI DEFETIST SEPSE NUK JAM I TILLË

Nga Selim Hasanaj
 
Dita e 17.shkurtit 2008 u fut në histori si dita e mvetësisë së Dardanisë. Ajo ditë per shqiptaret e trojeve dardane asht e paharrueshme dhe plotsim i andrres së kahmotshme, andrres shekullore. Thundra serbo sllave u largue nga Dardania. Mergata shqiptare e të gjitha trojeve tona ethnike neper tanë rruzullin kalojë në nji trans festimi, ishte kënaqësi ti shifje shqiptaret si uronin mvetsinë e shtetit me njani tjetrin dhe perqafoheshin. Vallet dhe kolona e valltarve nuk kishin të sosur. Disave u shkonin edhe lotë, dhe këta ishin lotë gëzimi e hareje. Edhe ata që e kishin pague shtrenjt këtë MVETSI e kishin ma të lehtë , plaget dhe dhimbjet e tyne u sheruen. Neper rruget e Dardanisë festë dhe hare, rinia të veshun me fanelat BAC U KRY . Tirana e mbushun me shqiptarë që festonin per pjesen e gjakut të vetë, per dardanet dhe mvetsinë e tyne. Edhe Shkupi e Tetova, Kumanova e Gostivari, Struga dhe Kerqova, Presheva , Bujanovci e Medvegja festonin. Festonte edhe Ulqini, Tuzi, festonin Plava e Gucia e Jakup Ferit dhe Ali Pashes. Unë mergimtari i perjetshem këtë mbramje i lutun nga bashkatdhetaret e krahines Østfold gjegjësisht nga organizatoret e tubimit festiv në Fredrikstad të Norvegjisë kamë nderin dhe ndjehem i privilegjuem që mbajë fjalen kryesore para të pranishmëve per historinë e gjatë dhe të shumvujtun të shqiptarve , këtyne sternipave të pellazgve që linden nga vetë TOKA, per historinë e rrugtimit deri te kjo ditë, MVETSIA e DARDANISË.
Dhe euforia festive, euforia e perqafimeve ndershqiptare u krye shpejt, dhe shqiptari per shqiptarin vazhdojë të mbetet i njejti, po ai që ishte neper shekuj: MA I KEQ PER VËLLAUN SE PER SHKAUN.
Jamë i vetdijshem se dikush ose shumica nuk pajtohet me këtë mendim timin fatal, dhe se do të krijojë edhe ma shumë kundershtar se sa kamë pas botimit të këtij shkrimi ama unë jo pse mendojë dhe due të mbjell defetizem dhe fatalizem tek populli im, por perkundrazi pse due ta zgjojë nga amullia dhe udhzojë këtë popull të shkretë që të bahet i mirë. Dhe i mirë asht vetem atëherë kur asht i sinqertë, i urtë, kur asht puntorë dhe i ndershem, kur asht human dhe bujar dhe kur e dinë se kush asht vëllau e kush shkau. Deri sot neve si popull jemi shumë larg nga ajo që ishte dasht të jemi dhe do të ishte per të miren dhe ardhmeninë e lumtun të pasardhësve tanë. Unë Selim Hasanaj nga nji njeri i adhuruem dhe të cilit i duartrokiten me ovacione 2000 e teper të pranishem në festen e Mvetsisë të Dardanisë në Fredrikstad, per shkak të nji shkrimit tim kunder veshjes afro aziate të mergates sonë këtu por edhe shqiptarve kudo që janë, veshje kjo që bahet në emen të besimit islam dhe që në të vertet nuk ka aspak të baj me besimin islam, tash mas pak ditesh ata që më perqafuen dhe duartrokiten më dergojnë letra anonime në e-post adresen time dhe më shajn në mënyrat ma të ndyta. Dhe shamjet mi dergojnë në emen të besimit të tyne islam. Pra besim vetem i tyne dhe jo i fesë islame si fe. I besimit të kësaj feje jamë edhe unë. Dëshmi e parë kjo se si shqiptari bahet anmik per vëllaun e jo per shkaun. Pse këta trima nuk shkojnë në ASKIM ( qytet ky ku jetojnë sipas disave diku mbi 3000 serb) dhe ti shajn ata. Unë kamë mikun , fqiun tim nga vendlindja por edhe mjeku im personal familjar Dr. Muhamet Tahir Rexhaj që jeton në Askim. Shkojë shpesh ta vizitojë Dr. Muhametin. Shumë herë më ka rastisë ti shof shqiptaret se si flasin serbisht me miqet e vetë në këtë qytet.
Para disa ditesh gazetarja e RTK-së Jeta Xharra në programin e vetë JETA NÊ KOSOVË kishte musafir
Lulzim Pecin, Halil Matoshin , Nait Hasanin dhe nji tjeter ma të ri të cilit ja kamë harrue emnin dhe i kerkojë falje. Kisha musafir dhe nuk kisha mundësi ta percjell me kujdes programin, por megjithate dicka percolla dhe komentin tim per at mbramje do e marr si shembull të dytë se si shqiptari asht anmik i vtvetes , i vëllaut, i shtetit të vetë e jo i shkaut dhe Serbisë si anmik shekullor. Dhe pikrisht do e marr shembull per të tillë njeriun fati i të cilit gjatë luftes në Kosovë në vitet 1998 - 1999 më pat trondit dhe derisa në TVSH percilja baban e tij se si rrefente se policia serbe i ka arrestue djalin dhe se ai nuk dinë asgja per fatin e tij mue më shkonin lotet rreke ashtu pa dijt se kush janë ata. Asht ky pra shoku Nait Hasani. Unë nuk e dij se a mund të ketë ma fatkeqësi se sa ta kesh komshi, bashkfshatar, bashkqytetar, bashkatdhetar nji njeri të tillë si Nait Hasani. Ky shok envero stalinist asht sot besa edhe Deputet i Kuvendit të Dardanisë. Debati në programin e Jeta Xharres ishte rasti i ish Prefektit të Skenderajt shokut Sami Lushtaku. Edhe nji Halil Matosh që poashtu asht i torishtes së majtë envero komuniste e gjykonte ashper veprimin e shokut Sami Lushtaku, i gjykonte ata që e kanë fut në garë per Prefekt perderisa ka qen i denuem dhe duhet ta mbaj burgun dhe me debatin real të vetin këtë herë shoku Matoshi e fitojë perkrahjen time, ndersa shoku Nait Hasani , deputeti i Parlamentit të Dardanisë me arrogancen, sjelljen rrugaqe, diskutimin kerrcnues, jo vetem se më iritojë dhe u bana pishman per lotet e mijë të para nji dekade që nga dhimbja e lotve të babës së tij më duelen edhe mue nga zemra, por më bindi se ky njeri asht nji bandit psikopat, nuk kishte faj personi i katert musafir në program , të cilit unë ja harrova emnin që aty në surrat i tha: unë frigohem nga ti dhe mënyra e debatit tand zoti Hasani. Andaj nga këtu kisha me i pyet të gjithë ata njerëz që në zgjedhjet e nandorit të vitit të kaluem votuen per Nait Hasanin dhe me voten e tyne e futen at në Parlament të shtetit të vetë , a janë pishman sot, a votuen per te vetem ashtu kuturu ... ka kjen njeriu në burg të shkive dhe asht patriot premisa këto tipike që detyrojnë shqiptarin të respektojë dikend, apo e kanë njoft dhe i njohin vlerat dhe karakterin e tij andaj edhe votuen per te. Fatkeqësisht Parlamenti i Dardanisë nuk e ka vetem nji Nait Hasan. Jo fort moti ish Kryeministri Bujar Bukoshi , pasi me vones i jipet fjala ky megjithate ngul kambë per ta thanë mendimin e vetë dhe sado që kishin kalue në pik tjeter të rendit të ditës Bukoshi thotë mendimin per piken që kishte kalue. Ishte dicka në lidhje me ligjin per mbrojtjen e monumenteve të heronjve dhe deshmorve nese nuk kamë harrue. Zoti Bujar Bukoshi thotë: (po e citojë) Deshta të flasë pak per at far permendorje të Zenun Pajazitit ( këtë moment ndegjohet dikush ti thotë jo Zenunit por Zahirit sepse kolegu i Bukoshit mendojë se ky u ngatrrue) , por i paftyri Bujar Bukoshi vazhdon: mirë de nuk mendova per këtë Zenun Pajazitin , minister a cka e keni ba dhe asht atje në zyren e ministrisë, unë po mendojë per këtë far Zenunin e ngrim në guri aty para Hotel Grandit.... nuk kamë cka komentojë ma teper . Bani mirë Jakup Krasniqi që i ndali mikrofonin dhe i dha fjalen deputetit tjeter. As emnin e Herojt Zahir Pajaziti nuk donte ta permend Bujar Bukoshi. Pyes edhe ata që i dhanë voten këtij ish hajni ( 12 vite 3% -shin e qeverisë e hanger terri) a janë ba pishman? Pra rastin Bukoshi po e ceku si argument numer tre per këtë shkrim timin këtu.
Në Maqedoni mbahen zgjedhjet dhe atje kercasin kallashnikovet dhe bombat. Shqiptari vretë shqiptarin , per post dhe fotelje. Jo per shtet as pushtet sepse atje shtetin e kanë mbeturinat sllavo bullgare që veten po e quejn maqedon , ndersa ardhjen në pushtet të sunduesve bullgarofolës e ndihmojnë shqiptaret. Shqiptaret të shkaperderdhun neper parti i fituen nga 13, 11, 1 vende në parlament ndersa të bashkuem do i kishin 25 dhe nese kësaj i shtojmë edhe numrin e votuesve që do i sillte edhe 5-6 deputet por që nuk kanë dal në votime pikrisht per shkak të luftes per vota me kallashnikov, atëherë del se shqiptaret atje realisht kanë dhe duhet ti ken ma së paku 30-35 vende në Parlament dhe kjo do i sillte ata në poziten e nji opozite të fortë , por besa mund ti sillte edhe në pushtet në koalicione me partitë e minoriteteve tjera atje, por jo shqiptaret nuk kanë kohë ti bajnë llogaritë per kombin. Ata i bajnë llogaritë per klanet e veta mafioze dhe per ti realizue qellimet e veta vriten në mes veti. Ata vriten e Gruevski dhe gruevskat bullgarofolës qeshin. Argument numer kater.
Si në Maqedoni edhe në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje. E njejta gja. Argument numer pesë.
Hiq ma mirë as në Crnagore. Atje mbahen të burgosun tani dy vite 14 shqiptarë dhe per fatin e tyne perpliten vetem familjaret dhe ndonji shoqat humanitare. Pushtetaret e Shqipnisë e të Kosovës nuk ndihen per së gjalli. Sot neper rruget e Kosovës enden serb edhe asi që i kanë duert me gjak. Le te arreston policia e Kosovës nji nga ta dhe të shofim reagimet e shtetit serb. Po sepse serbi nuk asht anmik i vetvetes. Neve fatkeqësishtë jemi cfarë jemi dhe nese nuk mësojmë, nese nuk permirsohemi shumë veshtirë do ta kemi.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora