E merkure, 21.08.2019, 08:07 PM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Car Dushani në Shkup

E hene, 09.12.2013, 08:01 PM


CAR DUSHANI NË SHKUP U NGRITË LUGAT

NGA KALOSH ÇELIKU

Popull i çuditshëm jemi ne shqiptarët. Gjithë jetën kemi berë luftë, herë me Krajl e herë me Mbret. Ose, siç thotë këngëtari popullor: Për çdo vjet e kemi nisur nga një luftë. Shpërblimi pas “fitoreve”: Robëria. Tjetër punë është ajo se, i kemi bërë shtete dhe mbajtur gjallë si popuj të tjerët “vëllezërit”, po jo edhe veten si popull më i vjetër i Ballkanit. Derën çdo pushtuesi ia kemi hapur krah më krah, e kemi mbajtur në Shtëpi me bukë e kripë, po edhe e kemi ditur ta përzëmë nga Oborri Shtëpisë me pushkë. Interesant, vetëm gjurmët e tyre edhe sot e kësaj dite nuk mund t’i heqim qafe nga Shtëpia. Shpirtërat e tyre të vdekur, natën edhe në Ditën e sotshme na çohen lugetër.

Lugetër për çdo natë kemi pasur edhe në kohën e Serbisë, Turqisë, Gjermanisë dhe Jugosllavisë. Pasmesnate, kur gati të gjithë bienim në gjumë, Lugati me një këmishë të bardhë deri në fund të këmbëve, e hapte derën e madhe dhe na hynte në Shtëpi. Gjithë natën e gjatë rrokulliste kusia nëpër dhomë. Shpeshëherë ndodhte të na i thyente vorbat, shtambat dhe ibrikët me ujë. Ndonjëherë, kur zemroheshte edhe na i hudhte për dritare.

Të nesërmen, kur zgjoheshim lëmsh e gjenim Shtëpinë. Lugati për gjithë natën e kishte bërë të veten si mysafir i paftuar, na e hante edhe tinarin me tëlyen, që mezi e mbëlidhnim gjatë verës. Natë për natë e vizitonte edhe Gruan e tij vejushkë. Fjala merrte dhenë: Lugati sonte pas një drite - vetëtëtimë mbi Çukë, e kishte kaluar natën me gruan e tij legjitime të dashur. Punë tjetër ishte ajo, kur Lugati pillte edhe fëmijë me vejushkën në atë Shtëpi. Pasardhës, që ta vzhdojnë punën e tij “humanitare” nëpër Katund. Plakat gojëliga, ende pa lindur dielli e tirnin dhe e tirnin si shtëllungë leshi në furkë ngjarjen. Një Zot e di se, çka bënin me bosht, doreza ose çorapë me një shtizë.

Matanë gardhit, Nuset me pashterka të kuqe u bienin dajreve. Lugatin me këngë e valle e thirnin në Shtëpi. Edhe këtyre si vejushkës, t’u bënte fëmijë. Burra të pushkës e parmendës. Arat t’i lërojnë me pllug. Bukë të kemi për Dimër.

Shkak kryesor ky, që ne shqiptarët edhe sot e kësaj dite kemi punë me Lugatin. Probleme gjaku, them unë si shkrimtar. Gjithë jetën kemi jetuar me pushtuesit në një Shtëpi. Dhe, aspak nuk duhet të na vijë çudi, që sot na u ngritë Lugat edhe Car Dushani. Askushi nuk e di se kush e solli dhe na e vëndosi mbi urë para Vitit të Ri. Qyteti i Shkupit deklarohet: “Ne nuk kemi kompetenca për të vendosur përmendore”. Komuna Qender, Poashtu plot gojën. Ministria e Kulturës, ne nuk i kemi ato mundësi që brenda natës ta sjellim Car Dushanin në Shkup. Minsitria e punëve të brendshme, ne nuk kemi dijeni se kush e solli Car Dushanin në Shkup. Partitë politike maqedonase, edhe ne nuk dimë asgjë për Car Dushanin, nuk është vepër e jona politike.

“Patriotët” e Shkupit shqiptar, turrevrap e sulmojnë natën me shkopinj druri para syve të botës Car Dushanin. Fatkeqësia, nuk arrijnë së paku t’ia rrëzonin kryqin nga dora. Tekefundit, t’u binim duarve si shqiptarë Edhe atë, kur kanë Parti Politike Shqiptare, përfaqsuesit e tyre në Kuvend, pushtet e Qeveri në Shtetin e “pëbashkët”.

Qesharake, ë?! Përmendoren e Car Dushanit, që “vëllezërit” e sollën natën me kamion dhe e vënduan mbi Urën e Vardarit me makinerinë më moderne, “patriotët shqiptar” duan ta rrëzojnë me shkopinjt e barinjve të Sharrit. Kundërshtarët politik i përdorin të gjitha armët plolitike për të qëndruar e ardhur në pushtet. Populli shqiptar, si gjithmonë me këto provokime nëpër histori, mbeti viktima. Partitë politike shqiptare me disa shoqata joqeveritare vetëm në letër sa për sy e faqe, për të treguar se ende janë gjallë si “patriote”, përgjumshëm me fjalë patetike i sulen Car Dushanit, që tashti më në mes të Ditës Madhe pushon i qetë në varrpërmendore mbi Urë, krah për krahu me “revolucionarët” maqedonas, në mes të Shkupit historik të shqiptarëve.

Atëherë, nga zemra e plasur them: Car Dushanin në Shkup na e solli Babadimëri si dhuratë për Vitin e Ri 2014. E di, trusakatët edhe kësaj radhe do të më sulmojnë me theshetheme: Tradhti kombëtare, i delë zot Shkupit 2014 të Gruevskit. Përgjigjem unë përmes penës time rebele: Po, për Aleksandrin e Madh! Edhe, për Filipin e Maqedonisë, edhe për Olimbinë… Shkupit të Menduh Thaçit dhe Arifikmetit, kurrë nuk i dalë zot. Aspak, nuk dua të merrem me “veprat e tyre patriotike”. Tekefundit, as edhe ma ndi çka do të thoni për mua: shpallni tradhtar, apo patriot. Unë e di rrugën time për në Baba Tomor. Rruga juaj qorre, nuk më çon në Shtëpi. Amani, ndalni lotët e krokodilit rrëke, vajtimet e qyqeve lis më lis duke kërkuar të Vëllain! Shami nuk kam sot për sot në xhep t’ua fshi lotët rrëke nga fytyra. Fajësimin e njëri-tjetrit me vite si politikan. Parti politike shqiptare që Lugatit, pasmesnate ia hapi portën. Kalë Troje na futi në Shkup.

Provokimeve, përgjigjuni me provokime e jo të bieni viktima të tyre politike si miza në kusinë e qumështit. Në një oborr shkolle, të nesërmen e dini se edhe Shoku Tito u ngritë lugat natën. Edhe këtë përmendore nuk e dini, kush e solli në mesin e nxënësve?! Veten e paçit më qafë, edhe në këtë jetë edhe në atë jetë!

Nesër, pritni kur të na zgjohen lugetër në Shkup edhe Sulltanët e Turqisë…



(Vota: 67 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT