E premte, 26.04.2024, 11:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Alessandro Castriota Scanderbeg : Shqipëria rrallë nxjerr Skënderbe dhe Nënë Terezë, por që i japin dritë njerëzimit

E premte, 30.05.2008, 07:19 PM


Shumë shpejt do të jem në rolin e Skënderbeut

Nga Albert Zholi

Në vitin 2007, në Shqipëri, vjen për herë të parë një prej pasardhësve të Skënderbeut, Alessandro Castriota Scanderbeg. Ai në një intrevistë të atëhershme  jep bindshëm prejardhjen duke treguar gjithë historinë e  fisit Skënderbe në Itali. Kjo është hera e tretë që ai vjen në tokën e të parëve, tashmë me një misioin të ri, për t’u përgatitur për një koncert madhështor humanitar vitin e ardhshëm në Zvicër të inicuar nga «Opera pa Kufij», nën drejtimin e pianistes shqiptare Edlira Dedja. Pra ardhja e tij ishte një takim pune me disa nga drejtuesit dhe organizatorët kryesorë të këtij koncerti. Ai vjen këtë radhë pas një suksesi ta madh të “Komedia Hyjnore”, në Milano, ku ai luante rolin e Virgjilit.

"Më pëlqen shumë të imagjinoj…Jam një artist, aktor dhe shpesh kam dëshirë t’i jetoj emocionet. Për mua, një gjë e tillë është madhështore dhe mjaft tërheqëse, e sidomos kur ka të bëjë me bëmat e një heroi të madh, siç është Skënderbeu. Për këtë arsye, për ta vënë vehten në situatën e paraardhësit tim, preferova udhëtimin me anije që të vija në tokën e tij, ashtu siç kish ndodhur për të 600 vjet më parë. Sigurisht unë kalova vetëm detin, ndersa ai mbi kalin e tij të bardhë përshkonte shpesh lartësitë e pamata, midis shqiponjave të maleve të larta".

Alessandro Castriota Scanderbeg

Z. Alessandro Castriota Scanderbeg, cili ishte qëllimi i juaj i ardhjes në këtë fundpranvere në Tiranë ?

(Qesh). Së pari  fundpranvera është e bukur në Shqipëri, por kryesorja është realizimi i një takimi me z. Blerim Gjoci aktori i madh, i cili së bashku me mua dhe Charles Ossola, do të jemi prezantueesit e një spektakli të madh që do të realizohet vitin e ardhshëm në Zvicër.

Ç’është ky spektakël dhe kush e organizon atë ?

Ky spektakël organizohet nga «Opera pa kufij» nën drejtimin e pianistes së madhe shqiptare Edlira Dedja. Në këtë koncert, i cili do të organizohet  me rastin e 70- vjetorit të krijimit të organizatës «Proinfirmis», në ndihmë të njerëzve të sëmurë dhe handikapë, do të marrin pjesë aktorët, këmgëtarët, intelektualët më të shquar shqiptarë në diasporë si Kadare, Bekim Fehmiu, Inva Mula etj..Por jo vetëm kaq. Të ftuar  nderi do të jenë Gina Lolobrigida, Carla Fraci, tenisti i shquar zviceran Roge Federer si dhe tenori i madh francez Roberto Alagna. Pra gjithë bota e artit evropian vitin e ardhshëm do të jetë në Zvicër në këtë koncert madhështor. 

Sapo keni realizuar “Komedinë Hyjnore” në Milano. Cilat janë emocionet tuaja?

Është e vërtetë që sapo kam interpretuar këtë vepër teatrale në Milano ku shfaqja është transmetuar për një muaj e gjysmë në gjithë televizionet si lajm. Më parë kam qenë 4 muaj në Romë dhe do të jem përsëri në kryeqytetin e Italisë për të mbaruar këtë udhë të gjatë me Komedinë Hyjnore, pasi ka pasur shumë sukses. Ka kërkesa që nuk priteshin.  Vitin e kaluar isha në rolin e Galileos, sivjet në rolin e Virgjilit dhe besoj se shumë shpejt do të jem në rolin e Skënderbeut.

Si ju është dukur roli i Virgjilit?

Virgjili është një figurë imponuese dhe është figura shprtërore e Dantes. Ai simbolizon arsyen, mençurinë ekstreme, por dhe Virgjilin njeri. Ai pra ishte poeti i madh latin. Në jetë ai ishte shumë i tërhequr entrovers, tipi i poetit elegjiak me sjellje të mençur.

A dhatë maksimumin në realizimin e këtij roli?

Sigurisht. Si gjithmonë. Ka qenë një rol i veçantë sepse për të nxjerrë më mirë personazhin e Virgjilit është e nevojshme të jesh minimalist. Duke qenë se ai në jetën e tij reale ishte  një person shumë i mbyllur kam punuar shumë me forcën e brendshme. Subkonshin nuk mundim ta shpjegojmë racionalisht por mund ta kuptojmë dhe transmetojmë. Kam punuar shumë me faktorin e brendshëm. Pse më ka pëlqyer Virgjili sepse duke e bërë këtë gjë kam bërë  një udhëtim të gjatë në ferr dhe purgator.

Nëse studiuesit do të thoshin se edhe Virgjili mes shumë mendimtarëve të antikitetit si Sokrati apo Platoni në veprat e tyre kishin shumë pjesë nga ilirët e lashtë, ju si do e merrnit?

Do më jepte më shumë kënaqësi. Për kuriozitet mund t’ju them se Virgjili ka vdekur në Brindisi pasi ishte në Greqi duke kaluar nga Iliria. Ndaj udhëtimi i tij i fundit ishte në Iliri.

Është hera e tretë që ju vini në Shqipëri. Si e gjeni Tiranën, miqtë, Shqipërinë?

E gjej shumë të qetë. Më të përmirësuar. Tashmë Tirana ka një gjelbërim të bollshëm dhe rrugët janë përmirësuar. Për çdo herë që vij ndryshimet janë impresionuese. Ndërsa miqtë më shtohen gjithmonë. Unë e ndjej mirë veten mes tyre. Dukem se jam i përditshëm mes tyre.

Ju thatë më sipër se së afërmi do të jeni në rolin e Skënderbeut, mendoni se do ta realizoni me sukses Heroin tonë Kombëtar?

Sigurisht. Më mirë se çdo figurë tjetër. Në shkallën më perfekte. Ju tashmë më njihni. Unë jam stërnip i tij. Jam nga ai trung që më bën të ndjehem krenar dhe njëkohësisht i përgjegjshëm për të transmetuar lavdinë, por edhe historinë piedestale të katragjyshit tim. Kur të realizoj këtë figurë në film do të jetë ngjarja më e bukur e jetës sime. Eshtë një peng që bashkudhëton me mua në çdo moment, që më jep forcë, kurajo. Dëshirë për të lexuar më shumë historinë, të lidhem më shumë me Shqipërinë, të gërmoj në biblioteka. Kjo ide më mban në tension në sensin pozitiv. Kjo figurë është brenda meje dhe kërkon momentin ta përçojë të gjallë në ekran. Vij vizitoj Krujën, shoh çdo cm të saj dhe them një Kështjellë gjigande, një vend i përsosur, një histori e lavdishme, një luftëtar i pashoq, që në mendjet e njerëzve ekziston midis legjendës dhe reales, midis mitit dhe të zakonshmes. Figura të tilla janë të rralla në botë. Dhe Shqipëria rrallë nxjerr Skënderbe dhe  Nënë Terezë, por që i japin dritë njerëzimit. Jam gjithnjë në kërkim, përpjekje, studim, për të realizuar këtë film. Besoj…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora