E shtune, 09.11.2024, 05:04 AM (GMT)

Kulturë

Libri zemra prinderore

E hene, 26.05.2008, 07:54 PM


Dje ne televizionin Mediasat, gazeten Telegraf fq 19 gazeten Ndryshe faqe 20 u be prezantimi i librit  me poezi Zemra Prinderore me 40 autore ne diaspore
 
Ky libër u përgatit nga tre anëtarët e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë; Agim Bacelli, Këze (Kozeta) Zylo dhe Kostaq Duka, nën kujdesin e presidentit të saj,
Z. Gjekë Marinaj dhe kryetarit, Z. Dalan Luzaj.
 
Titulli: Zemra prindërore
Autori: Grup autorësh
Ideator: Agim Bacelli
Redaktorë & Korrektorë: Këze (Kozeta) Zylo, Kostaq Duka dhe Agim Bacelli
Konsulentë: Mardena Kelmendi dhe Edmond Ismailati
 
Redaktor teknik: Albert Zholi
Sponsor: Mëhill Velaj, Mardena Kelmendi &  Selaudin Velaj
Arti Grafik: Eva Saliu
 
Copyright © 2008 nga Mëmëdheu, All Rights Reserved
Email  Address:Agideba @poetic.com
 
ISBN 978-99956-20-19-6
 
E drejta mbi poezinë i ngelet vetë autorit, ndërsa të gjitha të drejtat e rezervuara mbi librin i takon grupit të punës me Këze (Kozeta) Zylon, Agim Bacellin dhe Kostaq Dukën.
 
Botimet “Almera”
Blv. ”Bajram Curri”, P.27, Sh.2, Ap.10. Tiranë
e-mail: botimet_almera@yahoo.com
 
Mirënjohje që nuk shter kurrë
 
(Në vend të hyrjes)
 
Prindërit japin pa kursim gjithçka te fëmijet e tyre, pa pritur që t’u kthehet kjo mirënjohje.
A ka gjë më të bukur se sa fëmijët e rritur t’ju thurin vargje poetike prindërve që t’jua shpërblejnë sado pak dashurinë prindërore pa shpërblim? Këtë gjë po bëjmë sot me këtë libër për prindërit tanë;  për nënën, babanë, gjyshen dhe gjyshin, të cilët provuan të na dhurojnë çdo gjë, që ne të bëhemi më të mirë se ata vetë.
Ne, kurrë nuk e njohim atë dashuri të madhe prindërore, deri nëmomentin që ne bëhemi prinder vetë. Çfarëdo që të bëjmë për prindërit, dashuria e tyre për ne nuk mund të shpërblehet dot për nga gjerësia dhe thellësia e saj. Këtë dashuri le t’jua transmentojmë fëmijëve tanë.
 Një libër me poezi për zemrën e artë të prindërve, është pak, por sidoqoftë le të shpresojmë të jetë si një lule erëmirë në thilenë e këmishës së tyre të dashurisë dhe t’ju fali atyre buzëqeshjen e ditës dhe ëndrrën e bukur të natës.
S’mund të harrohet kurrë ajo puthje që merrnim nga prindërit kur ishim të vegjël e shkonim të flinim të qetë dhe që akoma ajo puthje na rri pranë për tërë jetën edhe kur jeta jonë nuk shkëlqen! Me asgjë s’mund t’jua kthejmë dot atë puthje, por e vetmja mundësi që kemi, të bëjmë dhe ne si ata me fëmijët tanë, që puthja prindërore të rrojë sa të jetë jeta mbi tokë.
 
Kur e pyetën një prind të mënçur se cili gur është më i çmuar, ai duke buzëqeshur tha: “Nga tërë gurët e çmuar s’ka më të çmuar se fëmija i mirë!”
Në kujtim të prindërve, 50 poetë shqiptarë, bashkuan ndjenjat e tyre të dashurisë prindërore në vargje, për të lartësuar Monumentin Prindëror në këtë libër, si një mesazh paqeje për shoqërinë shqiptare dhe veçanërisht për Diasporën, e cila ka nevojë më shumë se kurrë, për t’ju transmetuar brezave respektin dhe dashurinë e tyre pa kufij.
Dashuria për prindërit është dashuria për vete, është dashuria për tjetrin, është dashuria për Krijuesin, në fund të fundit është dashuria për jetën. Ne jetojmë sepse dashurojmë.
Sapo ne fillojmë të mësojmë fëmijët tanë me dashurinë për jetën, duhet të dimë, që fëmijët janë ata që duhet të na mësojnë ne,se çfarë është jeta në kohë dhe në hapësirë! E themi këtë pasi jeta evoluon shumë shpejt bashkë me rininë.
Shpresojmë që vargjet e dala nga zemrat tona të miklojnë ëmbël zemrat e prindërve tanë duke ju dhënë një kënaqësi të veçantë që do t’jua zgjasë jetën. Njëkohësisht ky libër le të mbetet imazh i pavdekshëm dashurie, kur ata të na mungojnë duke i patur përherë në vargje dhe në këngën e jetës, Poezi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora