E merkure, 07.12.2022, 01:49 PM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Diamantë...

E shtune, 23.11.2013, 05:32 PM


DIAMANTË…

 

QAZIM SHEHU

 

Sytë e tu lëvizën si një zhivë në temperaturë,

Ish një pëlqim apo një ethe e sëmurë,

Pastaj fjala jote u ngrit kas në një regëtimë pasionante,

Sikur para teje të kish dhjetra diamante.

Asnjë diamant s`kish ,vetëm dy zemra si diamantë

Mund të ishin dhe shkëlqenin nën kraharor,

Dhe t`i zbulosh ato sa tmerr, sa zor,

Dhe sa e lehtë ,e thjeshtë ,e vërtetë,

Se jeta zgjat sa një psherëtimë,

Nga toka tek retë…

 

NATA

 

Tutje në shelgjishtë vërshëllente era,

Dhe binte gjer tek ne fjalë të tjera.

Trokisnin nëpër hone mitet e zhveshura,

Të braktisur qëkur nga mitet e vjetra.

Mullar me enigma ,vinte kodra përballë,

Dhe hëna që i rrinte lot në qepallë.

Afroheshim pranë e pranë,  mbrëmja na largonte,

Dhe degë e shelgut si trokashkë pasionante,

Vërtitej mbi pllakëza pellgjesh dhe bluante ngjyra,

Siç bluan koha dhjetra pasqyra.

Dhe nata mbi ne hidhej për të na thithur,

Afroheshim pranë e pranë për t`u ngjitur.

Për t`u bërë një , për inat të saj,

Ndoshta kështu të pazënë në faj,

Nata s`do mundte të na ndajë..

 

SYTË

 

Në segmente jete, kufijtë treten ,

Pas tyre gjithnjë gjurmë mbeten.

Hije fjalësh të errta mbjellin,

Silueta, dhe aroma sjellin.

Dhe s`di ç`të kapësh i mjeri,

Silueta apo hije të terrta,

Duke shkuar ndër to me zjarr shpirti,

Gjithnjë i bluar si plagë nositi.

 

LEXIMI

 

Lexoj një fije bari po ç`mund të thotë ajo?

Brishtësia e femrës bëhet e fortë dhe thotë jo.

Lexoj një re në qiell me forma të çuditshme,

Zemërimi i dielltë më hedh në përngjasime.

Lexoj dy fjalë dhe i humbas në kuptim mizor,

Lexoj jetën kryq e tërthor.

Dhe sa vështirë, në mos e pamundur mbetet,

Fija e barit ,femra dhe fjala kurrë e tepërt,

Dhe sa e vështirë, një dëshirë, të gjitha për t`i parë,

Lexo e lexo si një murg oshënar,

Dhe serish lexo dhe turru të kapësh,

Kuptime që shkasin si qelqe përmes flakësh…

 

DOBËSI

 

Ai gjithë botën kish gënjyer ,një grua s`mund ta gënjente,

Në dy sy të zi rrathët mavi vujatje rrëfenin.

Këtu u ndal dhe pa, ishte e vërtetë, gruaja s`gënjente,

Mtonjësit ishin fajtorë, kjo i pëlqente,

Kur duhej të drejtonte shigjetën drejt vetes ,befas drejt tyre,

Shigjetën e drejtoi.dhe kurrë s`e ndjeu si shpirt i Penelopëss  rënkoi.

Njeriu që me dinakëri çau nëpër dete,

E mposhti mall i  zi dhe gruaja që gënjente…

 

GJYSHËRIT

 

A jemi fëmijë gabimesh të plakura  që duhet t`i bëjmë

Sadopak të reja?

Të ndreqim çfarë s`e ndreqën gjyshërit ndër beteja?

Dhe pak respekt për ta, ta rrisim pa përmendore,

Duke ndrequr kufijtë e tokës arbërore.

Duke parë se bota është më e madhe se ç`e dimë.

Dhe dija është më e vogël kur në vend rrimë?

Të mbajmë një lidhje me të kaluarën , ta gjejmë ku rri,

Për të kapur ëndrrën me të bukur  të gjyshërve në rini,

Dhe ta sjellim pranë tonës, të shohim në i ngjet,

Apo do mbetemi pa gjyshër si një tokë që shket…

 

KUJTESA


Për çfarë kaloi me tepri,i merren mendtë,

Bie në kllapi, të vazhdojë përsëri.

Po ajo nuk e di sa. Si ta dijë,

Bota pa një nxitim në vend s`mund të rrijë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora