E enjte, 28.03.2024, 12:14 PM (GMT)

Kulturë

Maxhun Smajli: Xhevat Muqaku - "Bërthama e fjalës"

E merkure, 20.11.2013, 07:04 PM


Doli në dritë libri me përmbledhje poezish "Bërthama e fjalës"

Poeti, XHEVAT MUQAKU, synon botën që ende nuk shihet

Shkruan: Maxhun Smajli

Ditë më parë doli në dritë libri me përmbledhje poezish "Bërthama e fjalës" i autorit Xhevat Muqaku. Këtë përmbledhje poezish e kisha lexuar edhe në kohën e paralindjes, në kohën e gatimit të poezive. Libri ka 128 faqe dhe brenda vetes përfshin 108 poezi të ndara në katër kapituj; " Bërthama e paprekur", faqe 9-32, "Fisnikëri ilire", faqe 35- 62, " Ironia e jetës", faqe 65-88 dhe "Dalldisje", faqe 91-124.

Poezitë jan të shpirtshme, e shoh në rrafshin krijues, të punës sizifiane në ngritjen e arkitekturës shpirtërore- imagjinative. Pra kjo përmbledhje poezish ka të bëj me vlera dhe po të elaborohen me kujdes këto vlera, lexuesi vëren se si një autor është i aftë për të krijuar individualitetin e tij të formatit të një Mirko Gashi.

I mbështetur në njohjen e poezisë moderne, ky ngre para së gjithash çështjen e gjuhës poetike, magjinë mahnitëse. Tek i lexon vargjet e këtyre poezive, një ndjenjë e hollë drithëruese të prek thekshëm; të pushton tërë qenien, që të stërmbush mendje, shpirt e zemër, me begati emocionesh të jashtëzakonshme.

Autori, Xhevat Muqaku, duke qenë i vetëdijshëm për aftësitë e tija, forcën e tij krijuese, kërkon hapësira të reja për idetë, imazhet, vizionet dhe ëndrrat e tij. Pra synon botën që ende nuk shihet. Ëndrra dhe imagjinata, dirigjon penën e poetit në poezinë" Luginë freskie", duke krijuar marrëdhënie mjaftë intime me magjinë kur thotë:

"Çiftelia e punuar në Kukës e kërkon okarinën e artë të Runikut. Mureve të Katedrales historia e shpalos vellon".

Poezitë u përgjigjen nevojave shpirtërore të lexuesve. Është kënaqësi e madhe kur e lexojmë, kur e rrufisim pak e nga pak, siç e pinë me gëllënjka ujin arabët në shkretëtirë. Këtë gjë ne mund ta arrijmë duke e lexuar në mëngjes, prap në darkë para se të shkojmë të flemë, strofë për strofë e rresht për rresht. Me këtë mendim mund të pajtoheni vetëm atëherë kur e keni përfunduar së lexuari librin.

Xhevat Muqaku, përmes kësaj përmbledhjeje poezish edhe vdekjes i jep dritë.

Edhe plagët e dhimbjeve i shëndrron në himne. Me poezinë, " Me agime rrugëtuat", autori i ngrit Monument të përjetshëm njeriut të Marshit të mërgimtarit, M.S...Ai, duke derdhur rreze drite shumëngjyrëshe përsosi vargun me hijeshi e bukuri të rrallë e të pa shoqe, kur e thotë:

"Sensibilizim i botës së durimit ishte mur i territ informativ që shkrihej në hapin e pelegrinit".

Se autori, ka potencial dhe di ç'kërkon, mjafton një varg a poezi të tij ta peshosh. Poezia është diçka fisnike, krijohet nga një gjuhë e veçantë, e cila po realizohet në hapsirën tonë mërgimtare. Atdheu, malli për të, po lidhë brezat krijues, pa marrë parasysh se ku gjallojnë a veprojnë. Dhe, këtë më së miri e thot poezia, " Ktheu si flutur me lirinë":

"Në fazën e gjumit të parë fluturova me njërin krah tek nervi i krenarisë së lënduar. Sy mbyllur fluturoi imagjinata drejt kurorës së vendlindjes- natyrës vet të përcaktuar".

Poezia e tij disi më forcon mendimin tim të hershëm për këtë autor. Përmes kësaj përmbledhje më ka bindur realiteti se poezinë e lëvrojnë më shumë ata që jan formuar kohë më parë, ngase ata din se si ta vënë përpara hundës së çdo lexuesi. Dhe për fund: Gëzohem shumë për punën që ka bërë autori, duke i tejkaluar të gjitha parashikimet tona. I lumi ti që ke ndijime poetike!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora