E premte, 29.03.2024, 07:46 AM (GMT)

Kulturë

Agron Shele: Irena Gjoni - ''Maja malesh ...''

E marte, 19.11.2013, 07:44 PM


Elementët filozofikë dhe kuptimi estetik i poezisë moderrne sot

Këndvështrim  mbi  vëllimin poetik  “Maja malesh thagmë Jonike “  të autores Irena Gjoni.

Nga Agron Shele

Poezia  tashmë me gjithë perfomancën e saj, ka hyrë në moderaturën e re bashkohore, është bërë më sugjestionuse, më bëfasuese, më e ndjeshme, më prëkëse, më figurative dhe sigurisht edhe më filozofike, duke u shkëputur kështu  nga traditat e vjetra, të ngurta, por dhe nga kohezioni i nevojave dhe rrethanave historike apo politike, domosdoshmëri por dhe devocion i poetëve për t' ju përmbajtur etapave të vetë zhvillimit tonë shoqëror. Si pjesë dhe integral i hapësirave të krijuara, pra i lirisë së plotë të ndërgjegjies krijuese vihen re nuancat dhe tedencat e spektrit tjetër poetik, spektrit të një poezie universale, gati kozmike, e ngritur nga infiltrimet e përtej ndjesisë duke e bërë atë edhe më estetike. Nisur nga kënvështrimi më i thellë, konceptimi , analogjia e të shprehurit,  por edhe stilistika  e përdorur në vëllimin poetik “ Maja malesh e magmë Jonike  të autores Irena Gjoni, kupton frymën e re të  një poezie ndryshe , poezi që ka autentitein krijues dhe metafizikën e mendimit, ka hapësirën e pamatë dhe muzën, ka sinkronin e mitizimit të jetës dhe gërshetimin e vizualitetit paraqitje, ka objeksionin e zhvillimeve të këtij proçesi   dhe  ideimin e të nesërmes poezi shqipe. Mbarë vëllimi i saj përshkohen nga një bosht  poetik i qëndrueshëm, me dritëhije dhe drtëthënie të shrehura në formën më të lartë artistike, me gjetje dhe risi të re krijuese , me detratime dhe dallgëzime Joniane shpirti, me thellim dhe përnjohje të elokuencës së fjalës estetike. Nëse do të hiqnim vija paralele për të fragmentizuar mesazhet, për të dhënë kontekstet, për të drejtpeshuar qartësinë shprehëse do të ndeshemi pambarimisht para të njëjtit fluks dritash, para të njëjtës telajo, e cila harpon natyrshëm  fjalët ngjyra dhe tejçon pareshtur koloritët më të ndritshëm . I gjendur përballë kësaj prurjeje, e cila në dukje ngrihet mbi ndikimet e mitizmit jonian dhe elegjive nimfa deti dhe sirenash, elegji qe vijne me zanafilla homerike dhe balada te koreve teatrale të Butrintit, formëson idenë e ndërthurjes së antikës me modernen, shpirtin patetik të bukurisë jetë që stiset nga margaritarët e kurorës së vetë  “Dea-s” dhe ndërthurjen e elementëve natyrë, maja malesh, gjethe ulliri, petale lulesh e magmë jonike.

“Madhështia e një mbijetese

matet me hapësirat

e ëndrrave të pushtuara”

Vetëm përbrenda këtyre tre vargjeve kemi  përmbledhjen  metafizike  të vetë përvojës dhe  proçesit jetësor, e cila e dhënë sinjifikatisht, me kaq fuqi shrehëse, dhe e koncentruar kaq grafikisht, jep mesazhin e madh të  mundësisë  dhe kuptimësisë së  të qënurit,  të rendjes  dhe të mbjelljes së gjurmëve të vetë egzistencës. Ravijëzimi i kësaj  kryethenieje  vjen me tedencat e një depërtimi të thellë, përnjohës së vetë natyrës qënësi, perifrazon qëllimin e misionit,   parabolizon me  kufijtë mitikë të  hapësirave  dhe për më tepër e vendos “atë”  jo si posedus i sentimentalizmave apo dëshirave të shfrenuara , por posedues  dhe paraprijës i  ideve dhe qëllimeve gjeniale, për më shumë vetëpërsosje. Rrotullohemi përsëri rreth këtij trekëndëshi ideor dhe botëkuptimor , i cili në paratezë të plotë  jep aparenca kodike filozofike, jep këndvështrimin e autores përtej kornizave imagjinatë dhe përafron atë pranë komponentëve të arsyeshme dhe logjike.

Të njëhtën shtjellë zhvillimi gjejmë edhe tek poezia “Retë në muzg po digjen si kështjella ”. Ideja e të qënurit, përjetuarit, ringritjes si feniksi nga hiri i rikrijimit, për të sublimuar qëllimin e madh, atë të përsiatjes së brezave, pra të proçesit të pakthyeshëm, plotësojnë më së miri veprimin dhe mendimin në hapësirë dhe kohë.

Natyrisht lind pyetja e thejshtë: A shërben kjo risi si model i së nesërmes poetike?

Pa dyshim që këtu ka karakter dhe zhvillim tjetër poetik, ka traditë të re dhe stilistikë, ka shtjellim të qartë të idesë dhe figuracion, ka elasticitet dhe përthyerje të vargut në formë dhe përmbajtje, ka frymëzim dhe  produktivitet mendimi, ku  sigurisht tërësia e ketyre elementëve të çojnë në idetë fikse se pas këtij proçesi krijimi ka dhe shumë gjurmë që tregojnë dhe përflasin për bazament mbështetje, pse jo dhe model të ri frymëzimi për plejadën e re të poetëve që pasojnë, ripërtërijnë traditën më të mirë letrare dhe e përsosin për ç' do ditë edhe më tej.

Një tjetër element që duhet shtjelluar për poezinë dhe gjetjet profarme të autores Gjoni është edhe mendimi filozofik, i cili i parashtruar me antiteza shpreh formimin estetik, kontemporan,  dhe psikologjik, shpreh spiritualizmin tejpërshkus , për të shkuar edhe më tutje, gati në nëndijen më të thellë , shpreh nocionin e elementëve bazë ( konceptimin) dhe të gjithë këta komponentë (mungesë, heshtje, vegimi, verbimi) konvergjojnë tek burimi i zbardhjes  së shpirtit, “drita” ,(shpresa dhe besimi i paskohës më të ndritshme).

Një tjetër formë krijimi është edhe absorgimi, mohimi i plotë i realieteve të errëta  dhe kjo bëhet me  subkosheincë të ndërgjegjëshme . Fshehtësia  e  ëndrrës, demonët  ( retë e zeza që kaplojnë shpirtrat e trazuar, të trishtuar, të lodhur e të dërrmuar ), dhe pastaj përmbyllja e gjithë këtij harku kapërcen nëpër kufijtë e prerë të absurdit, monologojnë me dyzimet e shpirtit dhe përçojnë nëpërmjet plasrave të paskuntës, shiritat  e besimit dhe shpresës.

Sa kuptimplotë që   qëndërzon filozofia dhe kuptimi thellë njerëzor, po kaq figurshëm mbizotërojnë edhe elementët lirikë, elementë të cilët shprehen nëpërmjet bardhësisë së shkumës dallgë, (Afërdita), nëpërmjet syve të përvëluar të horizonteve që digjen përtej qiejve, nëpërmjet eliksireve të perëndive, nëpërmjet erosit të pjalmimeve, nëpërmjet minaturës së Trojës  përjetim (Helena), nëpërmjet stinës së pestë, zjarrmive të ngritur mbi yje etj.

E gjithë kjo buqetë poetike e servisur me kaq  elokuencë dhe dinamizëm nga autorja Gjoni shpreh padyshim arritjet dhe kulmet e artit bashkohor shqiptar sot, shpreh  ngjyrimet e kohës dhe sfidat drejt rrugëtimit poetik të së nesërmes, shpreh fizionominë e thjeshtësisë fjalë dhe madhështisë së magjisë art, shpreh  filozofinë e  mendimit  më të përparuar dhe modelin poetik të së  ardhmes.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora