Kulturë
Poezi nga Shahin Ibrahimi
E enjte, 21.11.2013, 08:15 PM
Shahin
Ibrahimi
Qetësi malli
Në hijen e ballit tënd të djersitur
Rrjedhin shumë lot pafajësie,
Mi posto mua sot, se jam i mërzitur
Ti kem si mesazh dashurie.
Falmë veç një psherëtimë
Do ta mbjell tek bisku i këngës,
Do ta rris me ngrohtësinë
Që më falin sytë e zemrës
Ta ndjej veten mes aromash
Tek një fushë me bar të tharë,
Shpirti im ëndërron akoma
Tinguj nxjerr si një kitarë.
Eja pra me kanerinat
Në ballkon të të shoh çdo ditë,
Të më ndrish çdo ditë vetrinat
Sepse drita ndrin nga sytë.
Endem si një gjethe e plakur e vjeshtës
Në shpirtin tim ka gëzim prej djali,
Në pranverë do shkoj mes bjeshkës
Trupin bërë dritare malli.
Mankthii i plazhit
Valë që lagni bregun pa pushim
Pse me keq ardhje më shikoni
Ju ulem në gjunjë me përgjërim
Me heshtje,pse zemrën ma coptoni.
Era diçka desh tmë tregonte
Por nxitonte,koha si premtoi
Nuk donte tmë hidhëronte
Buzëqeshjen hidhur ma drejtoi.
Zogjtë tufa tufa andej po vijnë
Këngë vaji shoh në sytë e tyre
Mes vajtimit marrin arratinë
Nga deformimi i kësaj natyre.
Njëri prej tyre më përshëndeti
Unë iu përgjigja në gjuhën tonë
U mbush me lot pa frymë mbeti
Ky plash tashti quhet beton.
Lëkundet durimi
Për vënd lindjen më mori malli
Çdo dit që shkon për të mendoj
Çna donte shpirti ne na fali
Dhe çdo çast ma zbukuroj.
Shpesh më rreh valvola e zemrës
Heshtja si një hesht më shpon
Më mungojnë sytë e nënës
Zëri i saj që smë harron.
Qiellin mbytka lot i mallit
Dhe parajsa më venitet
Dyllë e verdhë faqja e djalit
Malli,ësht një borë që s`shkrihet.
Bashkë në çdo mbrëmje rrinim
Nën një hënë me dritë hidhur
Nga Atdheu mesazhe vinin
Me të zemra m`u ka lidhur.
Do të vdes në vndin tim
Ndaj në sy kam lot vajtimi
Këtu ka llavë dhe vetëtim
Këtu gjithçka ka sy trishtimi.