Mendime
Fazli Maloku: Letër e hapur për Edi Ramën
E shtune, 31.08.2013, 04:59 PM
Përzgjedhje
e keqe bile e shemtuar
Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
Nga Fazli
Maloku
Z.
kryeministër i posazgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ne shqiptarët
e Kosovës doemos se i gëzohemi dhe përshëndesim zgjedhjen me votën e lirë të
çdo kryeministri të zgjedhur në Republikën e Shqipërisë, me shpresën se ju do
ti kryeni obligimet kushtetuese dhe ato që iu premtuat zgjedhësve shqiptarë
duke shpresuar se ju do të përmbushni edhe detyrën dhe obligimet jo vetëm ndaj
shqiptarëve brenda teritorit gjeografik të Shqipërisë por edhe ndaj pjesëve
shqiptare të mbetura dhunshëm jasht teritorit të Atdheut Nënë-Shqipërisë,
obligime këto të parapara edhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Por nëse vlenë
fjala e popullit se "dita e mirë shihet në mëngjes", shenjat edhe nuk
janë edhe aq të mira.
Ju
z.Kryeministër, para pak ditësh informuat opinionin se në kabinetin t'uaj keni
emruar këshilltarin e juaj për çeshtje rajonale,Shkelzen Maliqin?! Arsyetimi i
juaj ishte se "keni besim në Marrëveshjen e Kosovës me Serbinë (është
fjala për Marrëveshjen e 19 prillit 2013-FM)të arritur në Bruksel mes Thaçit e
Daçiqit, ka shenuar fundin e konflikteve (fundin e luftërave-FM) të bartura nga
ish Jugosllavia dhe kjo marrëveshje ka hapur një horizont të ri mundësish që na
takon ne, njerëzve të këtyre teritoreve t'i kthejmë në zhvillim ekonomik,
social e kulturor, rajonal, pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi
na është bashkuar për këtë qëllim e fisnik."
Nuk mund
të besoj se ju nuk jeni në dijeni të plotë, se cili është përsonaliteti i
Shkelzen Maliqit si dhe cila është historia e familjes Maliqi në shekullin që e
lam pas! Për respekt të opinionit shqiptar e në veçanti të lexuesëve të Zemra
Shqiptare dua të ju jap një historik të shkurtër për Shkelzen Mehmet Maliqin
dhe familjen e tij.
Mehmet
Maliqi-Cikuli, ishte njëri ndër kuadrat ma të besueshme të regjimit titist,
duke vepruar në organet më të besueshme represive shtetërore jugosllave siq
ishin OZN-a dhe SUP-i bile në vitet e tetëdhjeta ishte Sekretar Krehinor i
Punëve të Brendshme, i njohur për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve, sikur
është rasti i pushkatimit të intelektualit të njohur shqiptar, Ibrahim Lutfiut,
pastaj vënja e pritave dhe likuidimi e Atdhetarëve të shquar: Hasan Remniku,
Emrush Miftari, Rifat Berisha e shumë të tjerë, militantë për çlirim dhe
bashkim kombëtar!
Pas
Lëvizjes Studentore të 81-shit ose siq thuhet demonstratave gjithë popullore të
shqiptarëve në ish Jugosllavi, Mehmet Maliqi-Cikuli, mbante postin më të besueshëm për regjimin
fashist jugosllav, Sekretar Krahinor i Punëve të Brendshme, ku i tërë aparati
shtetëror i dhunës nën komandën e këtij krimineli u versul si bishat, mbi
trupin e njomë të mijëra studentëve, nxënësve dhe qytetarëve shqiptarë, duke i
mbytur me dajak dhe duke iu shqiptuar denime drakonike nga gjykatësit serbë e
shqiptarë, vetëm pse kërkonin një të drejtë legjitime të shqiptarëve, Kosovën
Republikë, barazi me popujt tjerë jugosllavë, të drejtën e vetëvendosjes deri
në shkëputje. Roli i veçantë në gjithë këtë katrahurë i kryekriminelit, antishqiptarit, Mehmet Maliqi-Cikuli, tanimë
është dëshmuar katërcipërisht.
Të gjithë
shqiptarëve që sot janë gjallë që e përjetuam këtë kohë kobëzezë e sidomos ata
që dergjeshin nëpër birucat e qelive të burgjeve jugosllave, na rrinë edhe sot
parasyshë, dalja e shpeshtë asokohe, vitet e 80-ta, në ekranet televizive
serbiane e kriminelit, Mehmet Maliqi-Cikuli, qëndrimi i tij gjysëm i shtrirë në
kolltuqet e buta me fodullek duke tymosur me llullën e tij karakteristike, me
fytyrën e vrazhdë të një krimineli ordiner, sakatosur nga vetë nëna natyrë,
duke u zgërdhirë mburrej për gjithë atë kasaphane që e bëri ndaj popullit të
vet, kërcënonte shqiptarët shqiptarët: " se të gjithë ata që kundërshtojnë
në çfarëdo mënyre qoftë sistemin jugosllav dhe rrezikojnë vëllazërim-bashkimin,
do ta lypin birën e minit dhe nuk do ta gjejnë"!!!
Kjo ishte
edhe një vetëdëshmi se kryekrimineli Mehmet Maliqi-Cikuli, ende nuk ishte
ngopur me gjakun e derdhur anë e kënd trojeve të pushtuara shqiptare nga djemt
dhe vajzat të mbshtetur fuqimisht nga gjithë shqiptarët liridashës. Ky kriminel
kishte harruar fare historinë e popullit të vet, i cili kishte përballuar me
shekuj edhe situata shumë më të ndërlikuara dhe kishte dalë fitimtar.
Pikërisht
në atë kohë, Shkelzen Mehmet Maliqi, djali i Mehmet Maliqit-Cikuli,
shqiptar-vrasësit të njohur të Kosovës, komunistit të tipit të Ali Shukriut,
Rrahman Morinës, Sinan Hasanit, Azem Vllasit...e të tjerëve të këtij soji,
shkruante dhe botonte në gazetat e revistat më antishqiptare jugosllave, ku
dënonte ashpër kërkesat e popullit shqiptar të Kosovës për liri, drejtësi e
barazi dhe kërkesën pragmatike për krijimin e Republikës së kosovës! Pra
shkrimet dhe komentet e tija shkonin në të njejtën linje me sojin e Azem
Vllasit, Hilmi Sylës, rrahman Dedës, Sinan Hasanit, Agim Zatriqit... duke
etiketuar liridashësit shqiptarë si enveristë, ballistë, iridentistë,
seperatistë, makësistë-leninistë, stalinistë, por asnjëherë nuk na quanin me
emrin e vërtetë, liridashës e çlirimtarë, sepse këtyre emrave dhe aspiratave
shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar, i frikësoheshin, meqo parandienin se
fundi i tyre do të mbaronte me turp. Me një fjalë, veprimet djallëzore babë e
birë i koordinonin siq ishte mësë miri, i pari me dajak e gjak, i dyti nën
petkun e "intelektualit", "analistit" e
"filozofit", bënte luftën me pendë, më bastarde dhe më e ndyrë që
ishte shenuar ndonjëherë në historinë më të re të Kosovës, kundër idealit dhe
idealistëve për çlirim dhe bashkimin e të gjitha trojeve të pushtuara nga
Jugosllavia me shtetin amë-Shqipërinë.
Në një
mënyrë, babë e birë, plotësonin veprimtarinë antikombëtare të njëri-tjetërit.
Askush
sot nuk e akuzon Shkelzen Maliqin për të bëmat e babait të tij kriminel, por si
nuk i shkoi mendja njëherë që publikisht të iu kërkoi falje apo edhe të
distancohet nga veprimet antishqiptare, për ato krime të ndyra ndaj qindra
familjeve shqiptare, pjesëtarët e të cilave i ka likuiduar me gjyq e pa gjyq,
dënuar, rrahur e maltretuar-gjymtuar për tërë jetën mijëra djem e vajza
shqiptare, pjesën më vitale të kombit ku me urdhërin e këtij krimineli,
udbashët serbë e shqiptarë vërsuleshin si hijena mbi trupin e njomë të rinisë
shqiptare.
Për
emrimin e këtij këshilltari, z.Rama mund të marr lavdata e përgëzime vetëm nga
Beogradi dhe qendrat antishqiptare në Bruksel dhe Evropë. Shkelzen Mehmet
Maliqi, i preferuari i Edi Ramës, di të flas bukur serbisht, edhe më mirë di të
mendoj serbisht, por nuk di të flas shqip e aq më pak të mendoj shqip. Bile do
të thoja se Shkelzen Maliqi tanimë është një limon i shtrydhur e i hedhur që
askush më nuk e shfrytëzon! Mjerisht sikur është krijuar traditë tek
Kryeministrat e Shqipërisë, të kenë këshilltarë në kabinetin e tyre sllavë e
shqiptarë-antikombëtarë, që nga Ahmet Zogu, me Ceno dhe Gani beu kryezitë,
Enver Hoxha gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore pati këshilltarë:
internacionalistin komunist, Milladin Popoviqin dhe antishqiptarin e përbetuar,
Dushan Mugoshën, Sali Berisha zgjodhi për këshilltar, Damir Fazlliqin, nipin e
kriminelit dhe shqiptar-vrasësit-Stanishiq, dhe po këtë traditë me besnikëri e
ndoqe edhe ti z. Rama! Sa çudi dhe kjo nuk shpjegohet dot?!
Çfarë mund të themi për fund, vetëm se një përzgjedhje e keqe bile krejt e shëmtuar z. Rama. Përcaktimi i juaj për Shkelzen Maliqin, për këshilltar, ishte një dush i ftohtë për çdo shqiptarë atdhetar të Republikës së Kosovës!