Mendime
Nebi Dragoti: ...Ose te hapen dosjet
E diele, 21.07.2013, 09:45 AM
…OSE TË
HAPEN DOSJET,
…OSE MOS
TË HAPEN DOSJET,
…OSE TË
RRINË HAPUR !
Fejton
NGA NEBI DRAGOTI
Ha, ha, ha!Vetëm
fjalë.Filozofi e cekët, si ajo puna e peshkut në zall kjo, jo se “kur nuk ke
punë, luan derën”, por kjo është më tej, se bëhet zhurmë për të turbulluar
ujërat që të mos shihet thellësia.Dhe politika shqiptare ka qejf të notojë në
pellgje moçalishtesh, ku dëgjohet kënga e bretkocave dhe zukatja e insekteve parazitare.Hajde,
ki durim dhe numëroje sa herë ka filluar
kjo lojë kungulleshkash.Në Parlament lozet dhe që bëhet lojë kuptohet, se dihet,
xhanëm, politika vetë shkruan dhe vetë
vulos.Në dilema të tilla, në favorin e vet
e “katranos” problemin në fjalë.Prandaj …ndodh kështu, se edhe budallai
që është budalla, (se ka dhe që hiqen si të tillë) nuk e dëmton veten.Kësaj i
thonë kot, kot fare “rrih ujin në havan” ose:
Bjeri
fyellit me një vrimë,
shtëllunga
tymi tirr e tirr(…)
Fija
zgjatet, s’ka mbarim:
dam e dum,
e dam e dim…
Teksti
dhe melodia e këngës u vjen për shtat, të bën për të qeshur, sepse vërtet është për të qeshur, sepse marrshin triumfal
askush nuk ua ndal.Bëjnë atë që duan dhe s’i pengon njeri, sepse tek një poçe
venë e ..
…dam e
dum, e dam e dim,
lesh ka e
lesh tirr…
Sa
politika bëhet lesh,
vetë
qahet e vetë qesh…
Hëëë, e
kanë gabim duke menduar si drejtues, por…janë sot e s’janë nesër.Pra, s’ia
dinë se ku e ka bishtin dardha!E, megjithatë,
edhe Nastradini bën komentet e veta:”Ua di unë hilet, ua di.Dosjet e shkreta
për dikë edhe janë zhgarravitur.Madje, pa hile, ka edhe dosje të zhdukura, ku
nuk u gjendet asnjë fjalë, sepse çelsat herë i merr njëra palë e herë pala
tjetër, sipas rrotës së rrotacionit që kërkëllin..Kësaj i thonë tra-la-la e
tra-la-la, ndize vallen, se të ka hije!Dhe mundohu e gjeja kryet lëmshit
të dosjeve.Është si puna e atij floririt të Kërrabës që avulloi e u kap
ai fshatari me gomar që edhe u dënua.Kaq.Shyqyr që nuk u ka shkuar në mendje, se
do t’më dënonin edhe mua si bashkëpuntor
në këtë vjedhje spektakolare.Jemi në kohë çudirash.Çfarë nuk presim?Ah, dosjet
e përfolura aq shumë! Unë jam i mendimit ashtu siç je edhe ti:dosjet të hapen!”
“E pse mos të hapen?vazhdoj unë.Askujt nuk do t’i hyjë gjemb në këmbë.Asnjë nuk
do të pushkatohet, asnjë nuk do të varet në litar…asnjë nuk do të lejë
karriken.-Ha-ha-ha! qesh Nastradini me të madhe me këtë sarkazëm therëse.Po
kështu është dhe pikë.Atëherë pse frikësohemi nga dosjet?Ato s’janë gogol, as
kuçedër.Letra, letra të shkruara janë “të uruarat”e përgojuara.Pastaj në këto
dosje shqiptarë janë:shokë, shoqe, miq, krushqi të vjetra e të reja, kushrinjë
të parë e të dytë, farefis të liderëve politikë etj.Kanë kaq shumë krahë dhe
rrënjë të gërshetuara sa s’ka më.Kjo është domethënia e atyre që bërtasin:”Mos
të hapen dosjet!”E prapseprap, dilema do të vazhdojë se edhe kur të hapen, do
të ketë debate parlamentare me plot zhargone fjalësh:”Fajet i ka patur regjimi
i shkuar totalitar”.Eh, ç’na ka gjetur me dosjet?Na është hapur punë e madhe sa
kurrë ndonjëherë.Na janë hapur plagë në shpirt.Të hapen dosjet, të mos hapen
dosjet.Ishalla të mos hapen vrima në ujë, se u bë uji shoshë me vrima nga
politika jonë…që nuk e pranon që fajin e ka vetë.Madje, madje, hasëll, hasëll, si
i thonë shprehjes…nuk mbaron puna e këtyre të “flamosurave”.Dërdëllitet vetëm
për ato, që janë shkruar dje , në diktaturë.Po sot a shkruhen dosje?Qofshin
thashetheme…se ka fjalë sikur shiten pjesë territoriale të vendit . Dhe asnjë nuk po vihet përpara drejtësisë!
…dam e
dum, e dam e dim,
lesh
është bërë, lesh tirr…
Dosjet
hapur të rrinë!
Të rrinë hapur dosjet dhe ligjet të godasin hapur dhe ashpër!Është shkelur Kushtetuta, janë cënuar kufijtë e Shqipërisë nga karafillakë drejtues të paaftë e të papërgjegjshëm, që lozin e plotësojnë tekat e veta, duke kujtuar se ky vend është plaçkë tregu që shitet.Shqipëria është e shqiptarëve!Personave të tillë, veç privimit të lirisë, t’u konfiskohet edhe pasuria e vënë me vjedhje.Ah, ”të lindet një njeri!” sipas grishjes migjeniane.