Mendime
Bekim Rexhepi: Dilema shqiptare
E diele, 21.07.2013, 10:07 AM
Dilema shqiptare
Politikanet tanë qëndrojnë larg nënshtetasve të tyre, larg nga problemet e tyre, dhe kur është nevoja për taksa nuk përtojnë ti rrjepin fare sepse tashmë natyra e tyre është akomoduar në pushtetin e instinkteve dhe të pasioneve të tyre të liga duke shkatërruar kështu çdo lidhje shoqërore dhe politike.
Nga Bekim Rexhepi
E dimë se
problemi kryesorë në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë ishte ngritja e
administratës shtetërore me njerëz të aftë dhe të zot. Problemi ishte i
vështirë; gjuha shqipe nuk ishte lejuar të mësohej në shkollat e vendit nga
administrata osmane; vendi ishte i varfër dhe analfabetizmi mbulonte gati 90%
të gjithë popullsisë. Ndërsa sot goxha në koincidencë është edhe Kosova, pas
shpalljes se pavarësisë duket se e ka të vështirë të gjejë politikan të pastër.
Si
asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk ka pasur më shumë zyrtar të
korruptuar, të kriminalizuar, e ne procese hetimore, e gjyqësore. Madje, madje
secili qytetar i Kosovës ka një boshllëk dyshimesh, se zyrtaret e shtetit janë
të angazhuar për të mirën e tyre e, të shtetit. Kot provon ta bindesh sot atë
pas kaq vitesh se ka mbet ndonjëri politikan qe s’është i krimbtë.
Krizat
konjukturale, me plot rreziqe që peshojnë mbi institucionet si rrjedhojë e
dobësisë së pushtetit qeverisës, perceptimi me shqetësim nga ana e opinionit
publik dhe intelektualëve të shumtë po alarmojnë shenjat e anarkisë. Dilema
shqiptare për pushtet rezonus thellohen sepse në anën tjetër kemi një pushtet
autokratik, i cili po zgjerohet pa kuptuar së paku edhe fabulën e vet.
Ngjashëm
si Sevarius-i gënjejnë popullin e tyre. Pra, politikanet tanë qëndrojnë larg
nënshtetasve të tyre, larg nga problemet e tyre, dhe kur është nevoja për taksa
nuk përtojnë ti rrjepin fare sepse tashmë natyra e tyre është akomoduar në
pushtetin e instinkteve dhe të pasioneve të tyre të liga duke shkatërruar
kështu çdo lidhje shoqërore dhe politike.
Paqja më
pak po duket përjashtim sepse të gjitha rregullat shkelen dhe shkatërrohen në
favorin e interesit të ngushtë të tyre. Për pak vite ata kanë shitur të gjitha
pasurit e shtetit, madje pasurit e tyre janë më te larta se pasurit e disa
zyrtarëve ne shtetet industriale. Ligji shtetëror është kthyer në vizion të
kapadaillëkut të tyre, po s’je me ta je mish për ta.