E premte, 26.04.2024, 11:17 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Plakat e Nartës

E marte, 16.07.2013, 07:59 PM


Plakat e Nartës

Nga Gëzim Llojdia

1.

Kur plakat e Nartës, të mbledhura tek sheshi i kishës në qendër të Nartës  denoncuan një ngjarje të padëgjuar ndonjëherë këtyre  anëve  dhe e pa ndodhur më parë  gjithkush pyeti :Deri këtu të arrihet ,sa të ç’nderohen plakat e këtij fshati?A kryhet një mëkat i tillë  me plakat e varfra që shtyjnë ditët  e Perëndisë nëpër sofatet e avllive? Si rrallë shqiptarët  sot po ndeshen dhe po dëgjojnë histori rrëqethëse që nuk kanë ndodhur as në kohërat  më të errtë të historisë së fshatit. Ndonëse i tillë,këto raste ndodhën  dhe ligji do te veproje një dite  ,nga thellësia e kraharorit morën  mallkimin. Nga iridat e syve:solli lotin. Nga buzët dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,shkaqet e saj për ju o mëkatar të kësaj kohe dhe të gjithë kohëve, për ju zbatues sterrë e katran, rrugëve mbeçi sy-qorr e rroba-çjerë, o qyqar! U shtrembërofshi këmbë e kurriz,djall e bijë djallësh. Bukë,o Zot i madh ,mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë,mos gjeçi në ditë të zezë.

2.

Ato vërtetë janë plaka dhe pleqëria është një fenomen që do tu ndodhi të gjithëve.

Pleqëria shkruan Ëikipedia(- natyrore është pjesa e fundit e zhvillimit të qenieve të gjalla. Tek njerëzit vije me lërjen anash e veprimeve përgjegjëse për zhvillimin e prodhuesve të hormoneve përgjegjëse për ndryshime. Eshtnatë bohen të thyeshme, ynyra përfuni lëkurës zhduket, lëkura rrudhet, pjesët e mranshme të trupit nuk mujin me punu si përpara. Forca e trupit edhe e menes zvogëlohet (shenjat e pleqnisë). Edhe ndryshimet shpirtnore mund të paraqiten . Studimi i pleqnisë në shkencë thirret Gjerontologji dhe për kërkimet në fushën e pleqnisë thirret Gjeriatrie (Gjenet e atërorit). Mësimet nga këto shërbejnë për mbajtjen e shnetit dhe paranalimin e domit të pleqnisë dhe smundjeve. Shikuar nga këndvështrimi biologjikë Pleqëria është proces i vazhdueshëm që përcjellë organizmin e gjallë gjatë zhvillimit të tij në jetë.

Me këtë përkufizim tregohet se çfarë mëkati bën në Nartë mëkatarët.

3.

Vjet në një vëllimin tim poetik përmblodha poezinë plakat e mëhallës tonë. I kam paraqitur pak a shumë kështu:Plakat e mëhallës tonë,/gjithë ditën nanurisin ëndrra shoje veshur tek sofaja e vjetër./ -Ftonjtë janë zverdhur në  papadhi ,rrëzuar fletët./Vasha  e tretë e Safos,ka rrëzuar yjet. Ka mërguar hëna./Ikur dhe Kaçja te lumi i Memes,e ndolli e ëma./Rranë shegët në Qarrishtë,natën e erës së madhe./Gjumëmadh bekçiu shtirë mbi prralle./U çanë shegët,/ në vjeshtën e tretë nxorën diamantet./Plakat e mëhallës tonë ,gjithë ditën botën,  sjellin vërdallë./-E dëgjuat si po qante dega e shelgut  te vivari  i prerë,/do të na mbetën pllajat shterp,dhe vashëzat në derë./Grunjërat do të kalben,brumërat nuk do të vijnë/duhet nxehur mirë prushi,për bukën e mirë./Plakat e mëhallës tonë,/dje  u kujtuan për ardhjen e drerëve  nga lisat e mbretit,/rrëzimin e brirëve dhe rënien  e ilqeve nga tërmeti, /në çaire ishte parë  jargë kërmilli,në ditë prilli,do të bëjnë  verore.

4.

Fshati Nartë gjendet rreth 5 km nga qyteti i Vlorës. Narta në ndarjen administrative përfshihet në komunën Qendër Vlorë. Laguna e Nartes eshte vendosur në zonën Vlorë-Myzeqe, në pjesën jugore të deltës se Lumit te Vjoses. Ajo përfshin zonën nga Grykederdhja e Vjosës deri ne Kepin Triport. Laguna e Nartës ka një sipërfaqe ujore rreth 42 km2, prej te cilës 14 km2 përdoren për prodhimin e kripës ne minierën e kripës se Skrofotines. Thellësia e lagunës shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Ky kompleks, qe është me i madh se vete Laguna e Nartës, përfshin tipe te ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore te zhvilluara ne afërsi te grykëderdhjes se Lumit Vjosa, pylli Mesdhetar i pishave (Pishe Poro Vlore), shtretër te vjetër lumenjsh, ligatina te vogla bregdetare, kripore, toke kripore e pakultivuar dhe toke bujqësore ne lindje te zonës.

Fshati Nartë është një fshat me tradita. Nxjerrja  e verës dhe kultivimi i rrushit,ullinjve dhe peshkimi në lagunë,kanë qene tradita e fshatit. Emigrimi pas viteve ’90 përfshiu mbi 90% të popullsisë të cilët emigruan në Greqi. Shumë banesa mbeten fillikat . Banorët  që popullonin këto banesa për shumë vite ishin të moshuarat. Plakat e Nartës ruajnë sot me rreptësi tradita e kohës. Mirëpo fenomeni i fundit i revoltoi kaq shumë saqë ato kërkuan ndihme publike për  këtë fenomen të padëgjuar ndër kohëra  të afërta dhe të largme të fshatit pra të të dhunuarit seksualisht të moshuarve  ta pleqëronin fshatçe .Dhe mirë bënë .Durimi i tyre kishte kapërcyer çdo kufij. Fshehja e këtij fenomeni nuk mund të mbetej përgjithmonë, vetëm brenda të të dhunuarve. Prandaj u mblodhën tek sheshi i kishës për të ngritur zërin ,zërin e tyre që më parë se ato duhej ta ngrinin shoqatat që besoj se nuk e dinë ku bie ky fshatë rreth 5 km në veri të Vlorës.

5.

Shoqëria shqiptare në vitet e tranzicionit po kalon mjaftë trauma shoqërore. Rastet e përdhunimeve të njohura edhe në kohët e regjimit socialist por  dhe me rënien  e sistemit ato u shtuan duke treguar fytyrën e një shoqërie në bjerrje të vlerave morale shoqërore. Mekanizmat për të luftuar këto sëmundje si policia e shtetit,drejtësia të pafuqishme ua kaluan këtë fenomen  OJF të cilat i përqendruan fushatat e tyre me aksiomën etyre shumë në mod: “luftë me cocteil” me  pjesmarrës nxënësit e shkollave. Fenomenin  e përdhunimit  dhe sidomos pedofilia janë raportuar  madje çdo ditë nëpër kronikat e zeza dhe në mediumet shqiptare. Mirëpo të gjitha këto denoncime kanë kaluar thjeshtë si ngjarje pa u marrë askush me vet thelbin,fenomenit e tij dhe më tej me rastet parandalimit dhe sidomos me masat ekstreme, që  ligji duhet të japi. Mbrojtja nga maniakët seksualë  dhe pedofilëve sidomos tek adoleshentet  është kaluar më tepër vetëm me kujdesin e familjeve shqiptare dhe me masat ekstreme  që konsistojnë sot si:duke rrethuar shkolla me hekur,vendosja  e rojeve ,zgjedhja për studime e  gjimnazeve private ku garantohet siguria studime jashtë vendit. Ndonëse raste e përdhunimeve shfaqen periodikisht  në një farë mase kjo ka zbehur luftën që duhet zhvilluar karshi një fenomeni të tillë. Përdhunimet shfaqen në të gjitha sistemet mirëpo fakti është se  ato ose nuk raportohen ose kur raportohen nuk merren masa për dënimin e dhunës seksuale dhe shifrat, thotë një raport mbahen të fshehta.

6.

Përdhunimi është një formë e seksualizuar e ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit dhe jo kënaqja e instiktit seksual shkruan një raport  Dorette Ëesemann.Ai është i rrënjosur në shoqëritë patriarkale. Kështu, skena përdhunimesh gjenden qysh në mitet e krijimit dhe legjendat. Përdhunimi shërben për t'i përulur apo për t'i trembur gratë. Në shumicën e rasteve, autorët nuk vuajnë nga çrregullime psikike abnormale. Qëllimi është depersonalizimi i viktimës, duke e reduktuar atë vetëm në seksin e saj. Për këtë arsye, përdhunimet janë psikikisht shumë më të rënda se sjelljet e tjera agresive. Pasoja fizike: shpesh plagosje të thella, sëmundje seksualisht të transmetueshme, pasoja psikike: traumatizimi me simptoma psikike që zgjasin (gjendje frike, shtypja, çrregullime me të ngrënët dhe gjumin, vështirësi me përqendrimin, apati dhe çrregullime seksuale, vetëvlerësim i ulët, rreziku i vetëvrasjes, abuzimi me drogat dhe alkoolin); pasojat sociale vihen re deri në brezin e tretë ose të katërt.

Shumë e rëndë për viktimën është jeta me përdhunimin. Në shumicën e shoqërive, gratë nuk mund të presin as ndihmën e familjes, miqve apo të njohurve, sepse shpesh te viktima kërkohet bashkëfajësia, ndërsa autori lehtësohet. Këto mendime nuk janë të përhapura jo vetëm në shoqëri, por edhe te personeli i policisë dhe gjyqeve. Nëse përdhunimet denoncohen, iu kushtohet pak vëmendje. Nëse jepet dënimi, autorët marrin dënime të lehta. Madje vetë procesi gjyqësor është shpesh një tjetër traumatizim për viktimën. Nëse gruaja jeton në një shoqëri, në të cilën virgjëria e vajzës së pamartuar është shumë e rëndësishme, viktima mund edhe të keqtrajtohet apo të vritet (shih kapitullin "Vrasjet për nder").

7.

Ngjarja që ndodhi në Nartë kur plakat denoncuan masivisht një fenomen është i pari i këtij lloji kur shteti duhet të ulet këmbëkryq në Nartë për të gjetur autorin ose autorët që abuzojnë në mënyrë flagrante me të moshuarat e mbetura të vetmuara në fshatë, ndërsa fëmijët e tyre  kanë emigruar në Greqi. Këtë fenomen ,që ngjau në fshatin Nartë rreth 5 km nga qyteti i Vlorës më parë se ta denonconte pleqësia e fshatit e cila u mblodh fshatçe duhet ta kishin bërë ato dhjetëra “ lubi “OJF-je ,që marrin miliona nga fondacione të huaja për të luftuar fenomen e dhunës seksuale. Edhe një herë del në pah një fenomen gati tërësisht shqiptar. OJF janë thjeshtë “ gropa të zeza parash” puna e tyre për sensibilizimin e rasteve të dhunës seksuale  është e barabartë me hiçmosgjë.

Banorët e Nartës u mblodhën fshatçe në një kuvend disi ndryshe .Kuvendi i Nartës fshatçe solli këtë tollovi të pa ndodhur më parë dhe të padëgjuar në Shqipëri. Plakat e Nartës  në të paktën në shtatë raste kështu ishte  fjala e kryeplakut nartiot ,janë dhunuar seksualisht nga ndonjë maniak seksual nga ndonjë pedofil apo mostër.  Në rastet kur shteti ndodhet në agon,i kuvendet fshatçe janë më tepër rezultat. A do të pres shteti të  deri sa të japi rezultat kuvendi fshatçe apo do të veprojnë mekanizmat e tij madje me dorë të hekurt?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora