Kulturë
Fabula nga Vangjush Saro
E shtune, 13.07.2013, 05:53 PM
Vangjush
Saro
FABULA
I
menderosur
Një
mëngjes,
diku në
një korije,
të
mbështjellë në lagështi
edhe në
hije,
një
trumcak
qesharak
papritur
veten e tij e pa
brenda
një bajge për merak.
Hop(!)
ngriti kokën edhe tha:
“T’ëmën!
Ia dola...
Dhe...qenkam
ngrohtë!
Më vjen
të çoj zërin,
të
cicërij...
Se nuk
kam ftohtë
dhe nuk
po ngrij.
Pastaj,
jo
çdokush këngës ia thotë
i
menderosur këmbë e kokë;
kjo është
(apo jo?) një trimëri...”
Qëlloi
aty për dreq një fajkua,
(mbi të e
gjeti të bënte pikiadë)
e ngriti
zgupthi me një thua,
ndërsa
ajo gjëja i varej ndër krahë.
Nuk dinte
ku do soste
zogu i
shkretë,
ndaj
cicërimën e harroi krejt.
Kjo
përrallëzë pakëz pikante,
rrëfehet
në disa variante;
se dhe
personazhet nuk janë njësoj:
kanë
sqep, kanë laptop apo pendë palloi
kanë
atlete, opinga, këpucë me taka...
S’ndryshon
vetëm bajga.
Pendim
Ranë
përdhe ca piku shiu,
(stuhinë
era po sillte).
Një fije
degës që
mbi kokë i rrinte.
-
pra, hapi
sytë
shiko...
Tha dega
e shkretë:
-Ç’faj
kam unë!
Fundja,
këtu i thonë pyll
të gjithë
jemi qull...
Kur vera
erdh’ me përcëllimë
dhe
gjithë
mbi dhe
u thanë
pothuaj,
fija e
barit urtë rrinte;
hija nën
degë s’
Dikur u
ndje pak e penduar:
-Kam
bërër gabim, e dashur motër,
që për ca
pika shiu llapa kot.
Tha dega
pa përkëdheli:
-Ndodh që
i biem edhe teneqes.
Kur e
kuptojmë
gjithsesi,
është
gjysma e së keqes...
Pas
gjuetisë
Pas
gjuetisë
prenë
zunë të ndanin
Luani,
Ujku dhe zonja Dhelpër.
-Urdhëro
zotrote, se je i vjetër,
ndaje! -
i tha ujkut luani.
Dhe priti
puna si do shkonte.
-Epo, -
tha ujku - kjo për mua.
Kjo
tjetra për ty;
të
takonte.
Ja edhe
dhelpra pjesën e saj.
Si thoni,
mirë po e
ndaj?
Luani si
pa qejf u duk
dhe krifa
e ashpër iu bë gjemb;
i dha një
shkelm të ziut ujk
sa e
përplasi te një shkëmb,
(ku ia
filloi me rënkime).
Pastaj iu
kthye Dhelprës qetë:
-Ndaje ti
prenë, mikja ime!
Edhe
shiko, të jesh e drejtë.
-Posi, -
tha Dhelpra - kjo për ty;
kjo
tjetra gjithashtu,
nuk ka
sesi.
Merr dhe
këtë...nëse e do,
është
pjesa jote, apo jo?
Lëvizi
vendit egërsira.
-Ku ke
mësuar ti kaq mirë?
-Prej
tij..., - tha ëmbël zonja Dhelpër,
duke
treguar me një kthetër
ujkun e
shkretë
ngjeshur
te shkëmbi.
Këtu edhe
u mbyll kuvendi.