Kulturë
Demir Krasniqi: Përjetime qesharake
E enjte, 11.07.2013, 08:04 PM
Nga
karriera ime prej këngëtari popullor :
PËRJETIME QESHARAKE NGA ADHURUESIT E KËNGËS SIME
Shkruan: Demir KRASNIQI
Karriera
prej këngëtari popullor në trevat tona sa është e bujshme , po aq është edhe
qesharake , nga se vet mentaliteti ynë tradicional është i tillë .
Po sa të
depërtojë emri i një këngëtari në popull , atëherë fillon të ngritët edhe
popullariteti i tij në mënyrat më të ndryshme , qofshin ato realitete , apo
imagjinata të adhuruesve të tij !
Edhe unë,
sikur shumë kolegë e kolege të profesionit tim , gjatë karrierës sime prej
këngëtari popullor , kam përjetuar shumëçka në jetën time, por nga hambari i
atyre përjetimeve ka edhe shumë sosh që janë shumë qesharake !
Për
lexuesit dhe adhuruesit e këngës sime , do të mundohem që t’i shkëpus nga
kujtesa vetëm disa prej tyre , të cilat jo vetëm që janë qesharake , por
nganjëherë duken edhe si barsoleta !
Ishte
viti 1968, kur për herë të parë u pranova si këngëtar i rregullt i Radio
Prishtinës dhe kur për herë të parë zëri dhe kënga ime u shpërndanë përmes valëve të etërit gjithandej trojeve
shqiptare .
Me që në
atë kohë , programet muzikore të Radio Prishtinës dëgjoheshin kryesisht nëpër
radio aparatet të cilat atëherë punonin
vetëm me anë të rrymës elektrike , ato mund të dëgjoheshin kryesisht
nëpër qendrat urbane , nga se nëpër fshatra ende nuk kishte rrymë elektrike dhe
as radio aparate ! Shumë më vonë, nëpër fshatrat malore filluan të përdoren
disa transistorë të cilët punonin me fuqinë e baterive .
Mentaliteti
i popullatës së atëhershme ishte se shumica prej tyre mendonin se këngëtarët e
Radio Prishtinës rrinë të mbyllur në lokalet e Radios dhe se ata gjithmonë
këndojnë drejtpërsëdrejti në programet e saj !
Duke u
nisur nga këto paragjykime, sa herë që emetohej ndonjë këngë e imja në valët e
Radio Prishtinës , unë po sa dilja në qytet pas punëve të mia , nuk kalonte as
një njeri e të mos ma parashtronte pyetjen :
“
Unë,
kaloja me një buzëqeshje pranë tyre dhe nuk provoja që t’i bindi se kënga
emetohet përmes shiritit të incizuar dhe jo drejtpërsëdrejti !
Pas
programeve muzikore të Radio Prishtinës , ia filloi të japë emisione javore
edhe Radio Televizioni i Beogradit , në gjuhën shqipe, me që në Kosovë ende nuk
kishte Televizion !
Edhe në
emisionet televizive , jo rrallë, më ftonin që të marr pjesë me ndonjë këngë
nga repertori im .
Me që në
atë kohë, ishte fillimi i përdorimit të aparateve televizive nëpër familjet
shqiptare , edhe për programet televizive ekzistonte një mentalitet popullor,
ku konsumuesit e këtyre programeve mendonin se ata që flasin dhe këndojnë
përmes ekranit televiziv – mund të shohin çdo gjë nëpër familjet ku i shikojnë
dhe përcjellin ata !
Duke u
nisur nga ky mentalitet , mua si këngëtar popullor , më ka ndodhur shumë herë
që të më pyesin njerëzit :
“A na
pashe ti , neve duke pirë çaj dhe duke të dëgjuar e shikuar në televizor ?!
Bile, do
dreqër fëmijësh bënin zhurmë e nuk na lenin të qetë që të dëgjojmë!
Ne , ju
bërtitnim sa mundeshim fëmijëve :”Mos bëni zhurmë se marre është me ju pa ata
prej televizorit se si po lazdroheni dhe nuk po i dëgjoni fare !”
Nga ana
tjetër , sa herë që incizoja ndonjë këngë të re , qoftë në Radio Prishtinë,
qoftë në disqet e gramafonit , po sa dëgjohej ajo këngë në publik, menjëherë
formohej bindja se çdo ngjarje që trajtohej në atë këngë , kishte të bënte me
ndonjë realitet timin personal !
Kështu
që, ngjarja më interesante dhe më
qesharake nga këto lloje përjetimesh , më ka ndodhur pikërisht me rastin e
daljes në treg të këngës sime me titull:”Mora sot një letër me një shkrim të
zi”, këngë kjo që iu dedikohej djemve të ri , të cilët shkonin në shërbimin
ushtarak në Armatën Popullore Jugosllave !
Në kohën
kur doli në treg kjo këngë, unë isha duke punuar si arsimtar i Kulturës
Muzikore në shkollën e fshatit të lindjes
sime .
Me të
dëgjuar këtë këngë , në njërën nga shitoret e disqeve të gramafonit në Gjilan ,
një grup shokësh dhe adhuruesish të mi , e kishin kuptuar se , gjoja , të nesërmen unë do të shkoja ushtar !
Ata e kishin alarmuar njëri – tjetrin për këtë, duke i njoftuar se:
”Demir
Krasniqi , nesër po shkonte ushtar, nga se edhe këngën ia kishte kushtuar vetit
dhe e dëgjuam sot në një shitore !”
Grupi i
këtyre shokëve dhe adhuruesve të mi, shpejt e shpejt ishin përgatitur për t’u
nisur për në fshatin tim – Tugjec , me qëllim që të më përcjellin për në ushtri
!
Deri në
Kamenicë, kishin udhëtuar me autobus, por prej aty për në Tugjec, kishin
udhëtuar këmbë afro 20 kilometra, nga se atëherë nuk qarkullonte kurrfarë
automjeti për në atë Malësi !
Duke
udhëtuar këmbë deri në Tugjec, i kishte nxënë nata dhe ata mezi e kishin gjetur
fshatin dhe shtëpinë time, duke pyetur gjatë rrugës shumë njerëz !
Pak para
mesnatës , ata ia mbërrin tek dyert e oborrit të shtëpisë sime dhe më thirrnin
me sa zë që kishin , për të dalë dhe për t’i përcjellë !
Unë, me
të dëgjuar thirrjet e tyre, menjëherë dola , i përcolla dhe i futa brenda odës
së shtëpisë sime . U gëzova shumë, si unë, ashtu edhe mbarë familja ime , për
këta mysafirë që na erdhën në befasi !
Pasi iu
uruam mirëseardhje sipas zakonit , i
shërbyem me kafe dhe iu shtruam bukë , ata ia filluan pyetjeve radhazi :
“Si je ,
o baba i Demirit ? A po mërzitesh ?”
Babai im,
iu përgjigjej :
“Jo, bre
jo! Mirë jemi dhe ju bëfshi hair që jeni
mundua , e keni marrë këtë rrugë dhe na keni nderua me ardhjen tuaj !”
Pastaj ,
ia filluan e po ia bëjnë të njëjtat pyetje edhe nënës sime !
Edhe ajo,
iu përgjigjej në të njëjtën mënyrë , sikur babai !
Mbasi e
kryen me babanë dhe nënën time, atëherë
ia filluan të më drejtohen mua, po me të
njëjtat pyetje :
“
Unë, duke
mos e ditur qëllimin e pyetjeve të tyre , iu përgjigjja çdo njërit veç e veç,
me të njëjtat përgjigje:
-
Njëri
prej mysafirëve ma priti :
“
Unë, i
habitur nga këto fjalë , e pyes mysafirin :
- O, mik i dashur !
Mysafiri
, disi si i hutuar , më tha:
“
Unë, nga
kjo informatë mbeta i shtangur dhe nuk e kisha idenë se prej nga erdhi kjo
informatë e gabuar ?!
Atëherë,
ju thash mysafirëve :
-
Mysafirët
u prekën aq shumë, sa vetëm sa nuk ia nisen me qa , nga kjo dezinformatë!
Njëri
prej tyre , që ishte pak më i vjetër , e mori fjalën dhe tha:
“Ne, ju
kërkojmë falje, por kështu na kanë informuar disa njerëz të cilët e kishin
dëgjuar sot në një shitore , këngën tënde:”Mora sot një letër me një shkrim të
zi” dhe ata na thanë se Demiri , nesër po shkonte ushtar !”
Pas
këtyre fjalëve, mysafirët e humben disponimin totalisht dhe mezi e pritën
mëngjesin për t’u kthyer në Gjilan, duke na kërkuar falje shumë e shumë !
Përjetimin
tjetër , jo të këndshëm dhe qesharak , e kam përjetuar me rastin e publikimit
të diskut tim, me “Këngën e jetimit”!
Përmes
kësaj kënge , përshkruhen vuajtjet e një fëmije , të cilit që në moshën
5-vjeçare i kishte vdekur nëna dhe pa kaluar shumë kohë, babai i tij ishte
martuar me një grua tjetër , e cila në vazhdimësi e kishte keqtrajtuar atë
fëmijë jetim!
Me të
dalë në treg të kësaj kënge , njerëzit e kishin marrë kallëp këtë ngjarje sikur
të më kishte ndodhur mua personalisht !
Atëherë,
për këtë ngjarje , iu kishin vardisur babait tim , duke e pyetur në vazhdimësi
:
“Mixha
Shefki! Pashë Zotin, me cilën grua e ke Demirin ?!”
Babai im,
ndjesë pastë , ishte lodhur nga këto pyetje dhe provokime dhe një ditë më tha:
“Ah, bre
bir! Edhe ti, me këto këngë nuk po durohesh ! Më kanë lodhë njerëzia duke më
pyetur çdo ditë, se me cilën grua e ke Demirin?! Nga këto pyetje dhe provokime,
nuk po kam pse të shkoj as në treg, as te shitorja , as te xhamia!...”
Ishin pra
këto, vetëm disa inserte të shkëputura nga ditari i përjetimeve gjatë karrierës
sime, të cilat nuk ishin aspak të këndshme si për mua , ashtu edhe për
familjarët e mi dhe rrethin miqësor !
Por,
popullariteti tek ne, nuk i ka gjithherë frytet e ëmbla, ashtu siç mendon
dikush që nuk merret me këtë profesion !