Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Besa ishte e përgatitur për atë ditë
E enjte, 04.07.2013, 09:00 PM
Besa ishte e përgaditur për atë ditë
Nga Xhevat Muqaku
Huazuar nga prezantimet e referuesve për figurën e Çlirimtarit në atmosferën e promovimit të Librit- Monografi për dëshmorin e kombit„Këtu jam për t'i luftuar armiqtë“- punuar prej Ibish Neziri, organizuar nga shoqata kulturore dhe humanitare Xhemajl Fetahaj e fshatit Raushiq- dega në Gjermani dhe shoqata e të përndjekurve politik të Kosovës- dega në Gjermani, në mbrëmjen e datës 29.06.2013, në Sindelfingen/ Maichingen.
Si dukej Xhemajl Fetahaj derisa Erëza ishte nisur drejt kësaj bote
Për mikun
tonë të paharruar, bashkëveprimtarin tonë, bashkluftëtarin e shumë luftëtarëve
të tjerë që sot jan këtu, e shumë të tjerëve që jan në Kosovë dhe shumë të
tjerëve që u flijuan për tokën e saj, jemi borgjlinjë. Ata/ato nuk e kursyen
jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Unë përsonalisht e pata mik dhe pjesë të
familjes, bashk me të shoqen dhe djalin e vogël. Dhe, mu aty nga shtëpija ime
ai mori një telefonatë prej frontit për t'u nisur në front. Shumë prej juve e
njihnit, keni ndëgjuar për të ose e keni parë. Ai ishte fjalë pak, i prerë,
serioz, i thjeshtë, me një karakter të rrallë, nuk i trembej syri. Andaj unë
vet ju luta, që të shtyj për disa çaste udhëtimin në front, të priste ardhjen e
vajzës në jetë. Por ai i prerë siq ishte tha: " besa është e përgaditur
për këtë ditë". Ishte ky takimi dhe biseda e jonë e fundit me Xhemajlin.
Dhe sot, pas 14 vjetësh falënderoj përzemërsisht me një mirënjohje të madhe dhe
rrespekt të thellë, kolegun, mikun, publicistin, bashëveprimtarin Ibish Neziri,
që na e solli këtë mundësi, na e krijoi këtë ambient për t'u takuar edhe
njëherë, për t'u çmallur edhe njëherë me Xhemën. Na kishte marrë malli për të.(
M. Cika- Kelmendi- pjesë nga moderimi )
Përgëzoj
dhe uroj në emër të konsullit Faket Kajtazi dhe stafit konsullor në
Të
nderuar pjestarë të familjes së Xhemajl Fetahaj, baci Adem, përfaqësues të
institucioneve shtetërore- Diplomat të Kosovës, mysafir të rastit, zonja dhe
zotrinjë, veteran- bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, shokë dhe miqë të Xhemës,
mirë se keni ardhë. Ndjehemi të nderuar dhe
krenar që sot në këtë Ambient madhështor jemi tubuar që të promovojmë
librin për dëshmorin kombit. Sot kemi një ditë të madhe. Raushiqi i ynë
krenohet me Xhafer Fetahaj, vëllezërit Zekaj, Hagjiaj, pastaj edhe me
pjesëmarrësit në luftërat për Novi Pazar, Plavë dhe Guci etj.( N.
Xhaferaj- uroi mirëseardhje në emër të
Shoqatës kulturore Xhemajl Fetahaj të fshatit Raushiq- dega në Gjermani)
Jemi ata që i kemi në zemër dëshmorët tanë. Lavdi të gjithë heronjëve tanë! Lavdi edhe të gjithë atyre që do të vazhdojnë luftën paqësore për të arritur qëllimet dhe idealin e atyre q? nuk e kursyen as jetën e shtrenjët për lirinë dhe mirësinë e Kosovës.( A. Demaqi-i burgosur i ndërgjegjes, në emër të Shoqatës së të përndjekurve politik të Kosovës- pjesë nga fjalë e rastit)
Pjesë e referimit për dëshmorin e kombit dhe librin gjat promovimit
Është
nderë dhe krenari e veçantë të jam sot në mesin tuaj, që të kujtojmë heroin dhe
shokun tonë. Është jo vetëm e guximshme por edhe e veçantë nisja e Xhemajlit në
luftë. Jo si djalë i ri 22 vjeq, por duke i lanë bashkëshorten dhe fëmiun pas
një veprimtarie rreth 18 vjeqare. Shihni fotografinë në ballinën e librit dhe
krahasoni me fotografinë gjat arrestimit të tij. Do të bindeni vet se atij nuk
i trembej syri dhe nuk i bënte fare
përshtypje ajo që ndodhë me te si individ. Ai vështron përtej vetvehtës, i
vetëdijshem se liria fitohet vetëm në këtë mënyrë. Duke sakrifikuar dhe luftuar
për atëdhe e shohim, e përjetojmë Xhemajl Fetahun në fytyrën dhe hapin e tij:
krenarë, oficer, komandant që është një qind për qind i sigurtë në fitoren e
Kosovës.Të tillë e kemi njohur të gjithë dhe gjithmonë. Ibish Neziri në këtë
libër nuk ka shkruar fjalë të mëdha, është bazuar në dokumente, përmes të
cilave ne lexojmë dhe vërejmë kreativitetin e tij dhe të përsonazhit të tij.(S.
Kiqmari- Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri- mik dhe bashkëveprimtarë
i Xhemajl Fetahut)
Pasi e
lexova librin me të cilin më nderoi Ibish Neziri, ndjeva keqardhje për vehte që
e kisha pasur Xhemajlin kohë të gjatë afër dhe nuk e kisha njohur sa duhet.
Ndjeva dhe mirënjohje për Autorin i cili ashtu siç e ka dashtë përsonazhin e
tij, ashtu siç e kishte në shpirtin e tij, ashtu edhe e ka sjellur tek lexuesi.
Na e solli një njeri të thjeshtë dhe të kandshëm në prozën e kuptueshme dhe të
saktë. Ky libër do të hyj në aradhën e shumë librave të mirëfillët të historisë
së re të Kosovës. Sa më shumë që i afrohesha fundit të librit ndjehesha se po i
afrohem ditës së fundit të majit, aq më shumë më kapte ngushtia. Nuk doja që ky
njeri të mos ishte në mesin tonë. Xhemajlit nuk ju dhimbs jeta për të shpëtuar
jetën e shokëve. Ai ishte një hallkë e zingjirit, i lidhur për idealin si
detyrë dhe obligim që turravrap t'i dalë zot atëdheut atëher kur e kërkon
nevoja.(B. Islami- bashkveprimtar i Xhemajl Fetahut, i pranishëm në librin e
promovuar sot, në pjesën e kujtimeve)
Pak
fjalë, por të zgjedhura, për figurën e dëshmorit në veçanti dhe për Librin,
prezantuan para pjesëmarrësve Hasan Ukëhaxhaj- Redaktor dhe Ibish Neziri- Autor
i librit. Programin e këtij promovimi e pasuruan sekuencat e filmit dokumentar
për portretin e Xhemajl Fetahut, ushtarit/ ushtarëve dhe luftës së UÇK në regji
të Claus Rihter.
Sali Veselaj me miqët e tij të Këshillit
organizativ ftuan mysafirët dhe
pjesëmarrësit që të vazhdojnë bisedën
edhe në Sofrën e përgaditur me shije për këtë rast nga duart e vyeshme të
nënave dhe motrave tona të tubuara rreth shoqatës kulturore që mban me krenari
emrin e dëshmorit të kombit " Xhemajl Fetahaj".
Titulli, "Jam këtu për t'i luftuar armiqtë", është prononcim i vet dëshmorit Xhemajl Fetahaj. Kjo Monografi është përmbledhje e jetës së tij që nga vendlindja e tij në Raushiq, vitet e shkollës, burgut, arratisjes në Gjermani, aktivitetet e tij të kohës, në Koshare, jeta e tij private dhe shoqërore, në kujtimet e shokëve të tij. Për Çlirimtarin vet dhe miqtë e gjeneratës së tij, nuk ka nevojë për fjalë të mëdha. Vepra e tyre është vërtetë e madhe, sublime...
Familja e deshmorit Xhemajl Fetahu
Autori dhe miqet e librit
29.06.2013
Pjesmarresit e promovimit ne Maichingen