Mendime
Arben Idrizi: Vetëvendosja dhe ekstremizmi islamik
E diele, 30.06.2013, 07:52 PM
A po çiftëzohet Vetëvendosje me ekstremizmin islamik
Nga Arben Idrizi
Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra, të djeshme. Ajo fuqi nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik.
Është
hera e parë që ndaj një të bëme të zakonshme të dhunshme të Vetëvendosje
reagojnë njëzëri të gjitha subjektet politike, institucionet e ndryshme në
vend, opinionistët, etj.
Me gjasë
Vetëvendosjes i mbeti të ngushëllohet vetëm nga përkrahja e ekstremizmit
islamik.
Vërej se
shumica janë të habitur pse Vetëvendosje nuk kërkon falje për këtë gjest dhune,
duke harruar se po të kërkonte falje për këtë gjest, do të thoshte të kërkonte
falje për çdo gjest të tillë të deritanishëm; e deri tani nuk ka bërë asgjë
tjetër veçse gjeste të tilla dhune. Pra, do të thoshte të kërkonte falje për
praninë e saj politike dhe ideologjike dhe me këtë të ulej dhe ta rishikonte të
ardhmen e vet politike. Mbase për kundërshtarët e tyre do të ishte ideale, e
ndoshta edhe për ata vetë, ama zor se mund të ndodhë një gjë e tillë.
Për
Vetëvendosjen dhuna është mjet. Vetëvendosje s’do të heqë kurrë dorë nga dhuna.
Aq më tepër kur (nëse do) të vijë në pushtet. Sepse atëherë do t’i duhet edhe
më tepër.
Porse,
tmerri dhe dyshimet e mia shkojnë më tej se kaq.
Çka ndodh
kur dhuna si mjet i nacionalizmit bashkohet me dhunën si mjet i religjionit?
Pra,
Vetëvendosje është duke i dhënë një kthesë të çuditshme nacionalizmit shqiptar
në Kosovë (për aq sa ajo e përfaqëson dhe ngërthen në vete atë).
Logjikisht
do të pritej që një lëvizje e tillë nacionaliste e pasluftës të ringjitej te
lëvizjet e tjera të tilla të para dhe gjatë luftës, tek eksponentët,
institucionet dhe burimet e tjera të tilla. Mirëpo, ata që dikur kishin një
ideal të tillë si ‘Bashkimi kombëtar’ dhe edhe kishin marrë pjesë në luftë
pothuajse më atë qëllim, sot mjaftohen me Kosovën shtet të pavarur dhe idealin
tjetër: BE-në. Mund të jenë hedhur verbërisht në të, të mos e kenë idenë se
çfarë është Europa e Bashkuar, ama janë aty, në anën e shumicës.
Do të
thotë, Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike
pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra,të
djeshme.
Ajo fuqi
nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e
sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje
sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit
islamik. Edhe pse, çudia e zotit (me ‘z’ të vogël), janë më ateistë se unë që e
kam thënë hapur.
Nuk mund ta di se ku do të çonte saktësisht tërë kjo po qe se ndodh vërtet. Ama, mendja nuk ma thotë se do të çonte në anën e duhur.