E shtune, 27.04.2024, 05:32 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Shtëpitë publike të Kosovës!

E marte, 25.06.2013, 08:51 PM


SHTËPITË PUBLIKE TË KOSOVËS!!

- Kurvarët amoral e çnjerzorë tash per nji cmim 10 euro kishin mundesinë qe tri ore të shfrenohen në femnat viktima që i nxajne ngusht per kafshaten e gojes në ato dhoma që po i quejshin dhoma per  pushime ditore! Koliba apo kasolle të tilla kishte pothuej ne secilen pompe të derivateve të naftes, kishte pothuej në secilin lokalitet e vendbanim, kishte perskaj rrugëve e magjistraleve të cilat lidhin qytetet dhe vendbanimet -

Nga Selim M. Nengurra

Ne shtetet e Europes prendimore per ta kontrollue prostitucionin apo me thane ma mire per ta pençue kontrabandimin e qenjeve njerezore ka dekada qe jane lejue shtepite e ashtuquejtuna publike ku nen kontrollin rigoroz te shtetit dhe sherbimeve mjeksore asht zhvillue i ashtuquejtuni prostitucion legal. Pra po e quej legal sepse asht ba ne vende te caktueme legale per te cilat vende kane dite qytetaret e ati lokaliteti ku ato shtepi kan veprue.

Nga paslufta në Kosovë matrapazet e shumtë me shpirt krimineli per te ardhe deri te paraja nuk po zgjedhin mjete as metoda. Aspak nuk i vrete ndergjegjeja pse perfitojne ne mjerimin e tjetrit, pse shfrytezojne e skllavnojne vajza e femna te shumta te shteteve te varfna te Europes juglindore si dhe ato te Kosoves por edhe të Shqiprisë. Nga shtypi vendor kam percjell se ka pas disa bastisje te lokaleve te ndryshme te ashtuquejtuna hoteliere ku jane gjete femnat e mjera qe kane jetue tmerrin si sklave seksi per tu shfrye ne trupin e tyne manjaket seksual e shpirt kriminelet. Pra kjo pat ndodhe ne te gjitha qytetet dhe vendbanimet e Kosoves. Pata mendue se kjo e keqe , ky banalitet dhe kjo sklavni e femnave mori fund ne Kosove dhe u gezova shume.

Mirpo tash qe jam ketu dhe shetis e shof shumçka gjithandej qyteteve tona shof se bastisjet per te cilat fola ma nalt nuk paskan pas asnji efekt dhe shof se njerezit e ligj e kriminel edhe ma shume kane zhvillue veprimtarite e veta kriminale sepse tash ata ne vend te lokale hoteliere e kafeneve te ndryshme ku kane mbajte nga dy deri ne 10 veta femna per ti shite te ata qe vin e pijne alkool aty tash kan ndertue shtepiza te vogla te cilat i kane pajise me shtreten e me banjo dhe ato i quejn DHOMA PER PUSHIME DITORE. Pra veprimtaria asht e njejte vetem se menyra e veprimit asht paksa ma ndryshe , asht paksa ma perfide ,bile bile gadi se ligjore apo normale per te mos lane vend qe te dyshohet per veprimtari antiligjore.

Kurvarët amoral e çnjerzorë tash per nji cmim 10 euro kishin mundesin qe tri ore te shfrenohen ne femnat viktima qe i nxajne ngusht per kafshaten e gojes ne ato dhoma qe po i quejshin dhoma per  pushime ditore. Koliba apo kasolle te tilla kishte pothuej ne secilen pompe te derivateve te naftes, kishte pothuej ne secilin lokalitet e vendbanim, kishte perskaj rrugve e magjistraleve te cilat lidhin qytetet dhe vendbanimet. Dhe qe tragjedia te jete edhe komedi  po permend faktin se per keto dhoma te pushimeve maskota dhe autoparlant reklamimi ishin te gjitha radiostacionet e Kosoves qofshin ato lokale apo edhe ato ma te medhaja qe kane frekuenca per ndegjueshmeni edhe larg kufijve te Kosoves. Bisedova nji dite me nji udheheqes te një radioje lokale dhe e kritikova pse i ban publicitet kesaj veprimtarie antinjerzore e kriminele, ai mu pergjigj se - paguhet per ta ba ate pune. Pra shqiptarziun e Kosoves sot e ka kaplue PAROMANIA  ose EUROMANIA, pra per ta fitue euron asht ne gjendje te baj gjithcka. Asht ba ky dhe, per dhimbje sepse e shkelin dykambesore qe vetem kan forma te njeriut e ne shpirt e sjellje jane ma te poshter se bishat, ma te poshter se çdo krijese bastarde tjeter qe ka planeti Tokë.

Kam diskutue kete dukuni me shumkend ketu, kam diskutue edhe ne rrethe miqesh e familjaresh te mi dhe per qudi te gjithe me thonë se kjo veprimtari asht e tille sa nuk e quen askush antiligjore. Aty mund te shkon njeriu me gruen e te pushoje, aty shkojne dashnoret e pushojne. Unë ketij pushimi që po i thonë keta.  i them kurvërllek, sepse me gruen njeriu nuk ka nevoje me shkue ne vende te tilla. Ai per tu dasht e ba seks me gruen e vete e ka dhomen e fjetjes ne shtetpi te veten, deri diku i arsytoje ata qe shkojne me dashnore, pra te rinjet qe jane ne lidhje paramartesore dhe lidhjen e kan pak a shume te mshefte per shkaqe te ndryshme, por asesi nuk i arsytoje te martuemit qe shkojne e shfryhen ne ato dhoma me femna qe i paguejn per sherbime seksuale ndersa ne shtepi kan grate e nga nji truç femijë pa buken e gojes sepse edhe ndihmat e socialit krijesat bastarde te Kosoves po i perdorshin ose per kurvërllek ose per alkool.

Une mendoj se keto dhoma te pushimeve jane shtepija publike ku shitet femna dhe ku shfrytzohet ajo seksualisht kunder nji pagese te vogel simbolike. Dhe nese nuk e kam gabim di se menyrate e tilla te shfrytzimit seksual jane te ndalueme me ligjet e Kosoves. Andaj baj pyetjen pse nuk veprojne pergjegjesit dhe kompetentet per ta ndalue kete veprimtari te turpshme e ç’njerëzore?

Pse nuk veprojne edhe per shkakun se individ te caktuem pasunohen me keto DHOMA TE PUSHIMEVE DITORE dhe per ato euro qe fitohen aty nuk besoj se jipen fatura apo kupon fiskal sikur i thone ketu ne menyre qe te i paguhet tatim shtetit.  Pra dy veprime kriminele bahen në pikë të dites gjithandej Kosoves dhe askush nuk kundershton.

I pari se shiten femnat dhe i dyti se per eurot e fitueme nuk paguhet tatim shtetit.

Qofsha une i gabuem por kete vend e ka hangër dreqi !!



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora