E premte, 26.04.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ligji për Obiliqin - pa ngjyrime politike

E enjte, 06.06.2013, 06:51 PM


Nis debati me qytetare në përpjekje të jetësimit të  Ligjit  për Obiliqin

Ligji për Obiliqin të shikohet pa ngjyrime politike

Nisë debati për Ligjin për Obiliqin me qytetarët e kësaj komune, i cili do përgatitet dhe to të iniciohet nga deputetët LB. Debati, që për qëllim ka informimin e plotë dhe marrjen e shqetësimeve, opinioneve dhe kërkesave  të atyre që janë të prekur drejtpërdrejt nga ndikimi në mjedis nga industria e energjisë, nisi në Mazgit të Poshtëm.  Nga pjesëmarrësit, tubimi u mirëprit dhe u vlerësua nisma e hartimit të këtij ligji, i cili ngjalli edhe shpresë por edhe hezitim të realizimit të tij. Ka kohë që banorët e kësaj rrethine ballafaqohen me premtime se do të trajtohet më me dinjitet çështja e ndikuesve të shumtë negativ në jetën e tyre si pasojë e veprimtarisë së kompleksit elektroenergjetik.

Agim Kuleta në cilësinë e inciuesit të Ligjit për Obiliqin, sqaroi për nevojën e ndërmarrjes, arsyeshmërinë e tij, ngritjen e vetëdijes dhe hapjen e perspektivës për mundësinë e kalimit të këtij ligji në parlamentin e Kosovës me përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë, tek të cilët Kuleta ka besim  në përkrahje. Ai, pas,  paraqitjes  së nevojës, arsyeshmërisë së këtij ligji, në formë të detajuar paraqiti edhe  pikat përmbajtësore (14) të cilat do t’i përmbajë ky ligj si dhe ecurinë e përpjekjeve që po bëhen edhe me ekspertët e fushës së ekologjisë, ata të mjekësisë dhe poashtu  përfaqësuesit e dikastereve vendimmarrëse në kuadër të institucioneve shtetërore, për ta proceduar me sukses atë.

Anëtari i kryesisë së LB, Kushtrim Sheremeti, në frymën e tij prej artisti, shprehu brengën e tij për banorët e rinj të komunës të cilët duhet të kenë mundësinë për të zhvilluar një jetë të begatë kulturore dhe sportive përmes të mirave që mund t’i sjell ligji.

Përfaqësuesi i kryesisë së Degës së LB në Obiliq, prof. dr. Shukri Klinaku , shprehu dronë, gjegjësisht skepsën  e pranimit të drejtë të kësaj nisme nga ana e qytetarëve të Obiliqit  përballë përvojës 40 vjeçare që këta banorë kanë  në relacionin me (mos)trajtimin dinjitoz karshi  ndotjes ambientale nga KEK-u. Obiliqi, me resurset natyrore,  për Kosovën është i veçantë, andaj edhe trajtimi i Kosovës ndaj kësaj komune duhet të jetë i veçantë. Ne nuk kërkojmë mbylljen e KEK-ut, dëshirojmë të jemi të qartë, ne kërkojmë, përmes këtij ligji, zvogëlimin e emetueseve ndotës dhe pagesën për dëmin  e shkaktuar nga këta ndotës, pavarësisht në është KEK-u, deponia e mbeturinave apo Kosovathëngjilli.

Esat Curri, Halim Sollova, Nuhi Mehanja e Sali Sollova, dhanë argumente shtesë që fuqizojnë më tej arsyeshmërinë e nxjerrjes së një ligji në fjalë, madje duke kërkuar që të gjenden edhe forma për jetësimin e tij, e jo të përjetojë fatin e legjislacionit të shumtë që ka mbetur vetëm në sirtarë tek ne.

Në debat u përmend edhe çështja e  trajtimit të fenolëve që dalin si produkte dytësore dhe të patrajtuara si duhet nga ana subjekteve ekonomike që përdorin qymyrin e njomë si lëndë të parë. Trajtimi i fenolit si dhe deponisë së mbeturinave në gropën e minierës së Mirashit, debatuesit i nxorën këtu si çështje shtesë e  ndikimit në jetën e tyre, që siç thanë ata, manifestohen me erëra të padurueshme, ndërkohë që për dëmet e sakta nuk ka të dhëna ngase ato vazhdimisht janë të fshehura për banorët lokal.

Në debat, në formë konstruktive, morën pjesë edhe Fatime Beka-Pllana, Avni Shala, Sabri Klinaku, Fadil Curri, të cilët shfaqën opinionet e tyre dhe shtruan kërkesat e tyre; si çështja e shfuqizimit të vendimit të KK të Obiliqit për deponinë e mbeturinave të kryeqytetit në gropën  e Mirashit të viti 2005, e cila tashmë edhe  botërisht është e ditur se ka dalë  jashtë kontrollit të kompanisë që e menaxhon  dhe ka mbetur të trajtohet jashtë të gjitha kritereve të pranuara ekologjike.

Tubimi u mbyll me një metaforë të qëlluar nga artisiti Kushtrim Sheremeti për mes së cilës ai shprehu optimizmin e arritjes së sukesit të jetësimit të këtij ligji me që mësiti i mirë ka gjetur edhe dhëndrin edhe nusen të mire.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora