E premte, 01.11.2024, 12:06 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Polifonia shqiptare

E merkure, 15.05.2013, 06:59 PM


POLIFONIA SHQIPËTARE -ME ÇFARË GJUHE GËZONI DHE ME ÇFARË GJUHE QANI?

NGA GËZIM LLOJDIA*

Polifoni apo iso-polifoni .Ka disa  vite, që  debatohet me këto terma. Polifonia shqiptare dhe teknikat e të kënduarit të saj si dhe ritmet,tradita u shpalos në një simpozium kulturo në Vlorë.

Universiteti ”Pavarësia” Vlorë  dhe shoqata“Polifonia shqiptare” organizuan Simpoziumin e V-të ndërkombëtar me temë: “Polifonia shqiptare, trashëgimi dhe realitet” .Moderatori S.Hoxha:Është ne nderin e këtij Universiteti te jete mikpritës i Simpoziumit për polifoninë shqiptare, një prej perlave te kulturës sonë kombëtare, ne shume raste madje, pasaporta e saj. Kemi prezent një panel nga me te nderuarit, jo vetëm për kompetencën mbi polifoninë por në përgjithësi për mbi te gjithë kulturën tonë. Nga ana tjetër, jemi ne Vlore, dhe ku tjetër me shume se ne Vlore, ne gjirin e Labërisë, mund te flitet për polifoninë, këtë krijese unike te shpirtit popullor. Me vjen mire gjithashtu që, Universiteti “Pavarësia” po i bën tradite promovimin e vlerave kombëtare dhe gjithshka qe i takon kulturës dhe dijes. Po kalon neper aulat e tij çdo vlere e risi te spikatur qe i kreditohet komunitetit dhe qytetit. Është pikërisht ne rolin dhe vendin qe i takon. Për te na futur ne atmosferën e polifonisë ju ftoj te ndjekim një perle të kësaj gjinie, përmes një materiali filmik.Dr. Lavdosh Ahmetaj rektor i Universitetit :Pavarësia” Vlorë midis të tjerave tha: Friedrich Nietzsche: Të shkojmë te varret e etërve dhe atje do të gjejmë dy sisteme kulturore A .Sistemin kulturor të skllavit B) -  Sistemin kulturor të  fisnikut .

Fransua Pukëvil ,ish- Konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës, duke treguar për kremtimet dhe argëtimet që u dhanë me rastin e fitores së Hormovës, më 1786, thotë midis të tjerash se: “Ali Pashë Tepelena i shkathët qëndronte në krye të kërcimtarëve te valles pirrike.  Pukëvili e përmend edhe përmes burimeve të tjera këtë valle luftarake të shtjelluar, ku kërcimtarët gjoja ndjekin hajdutet, i kapin, i fusin në mes dhe kërcejnë si artistë duke e shoqëruar me atë qe quhet shume zërëshi . Ami  Bue ,udhëtar në vendin tonë në 1840 vrojtonte  se  pirrikja është pothuajse e njëjta valle e kërcyer nga burra të armatosur. Më duket thotë ai, se pirrikja nuk  është ruajtur veç se te shqiptarët e Shqipërisë së jugut. Ajo shtrihet më në skaj të Shqipërisë së jugut  dhe te grekët, përmes disa kontradancash me disa parti valltarësh. Ajo që të çudit gjithmonë në këto lojëra është  shpërthimi  i shumë zërëshit të harmonizuar me lëvizje simfonike, ndërsa në vallet e grave vërehet një lloj ftohtësie. Fotografi të   Oto fon Bismark  dhe  ide mbi shqiptaret : Që të mos mbeteni një shprehje gjeografike, ju shqiptarët duhet të shkruani shume libra për historinë e kulturës tuaj shoqëruar kjo me forcën shtetërore. Fotografi:Një grupi himarjotësh që parashtronin  kërkesën për gjuhën greke, Ministri i Kulturës në kohën e Zogut ,ju përgjigjet: “Me çfarë gjuhe gëzoni dhe me çfarë gjuhe qani? Filmim:”Dasma e mbretit Zog” me kostumet kombëtare në dasmë. Temat e simpoziumit polifonik, që u trajtuan në simpoziumin e V ndërkombëtar:

Agron Xhagolli: “Shumezereshi rreth autenticitetit folklorik”.Ramazan Bogdani: “Një valle në kufijtë midis dy popujve” "valle e Osman Takes" te shqiptaret dhe te grekët”.

Naxhi Kasoruho: “Kënga gjirokastrite”.

Bardhosh Gace: “Polifonia dhe hapësirat e saj bashkëkohore”.

Sokol Shupo:”Dukuria e transporti mikrotonal në polifoninë labe”.

Kosta Loli: “Kufijtë dhe gjuha nuk mund te jene dhe kufijtë e një kulture muzikore”

.Olsi Turtulli: Polifonia ne luginën e Shkumbinit”.

Kaim Murtishi: “Polifonia ne qarkun e Strugës”.

Baxhul Merkaj: “Polifonia vetëm polifoni”.

Shyqyri Hysi: Polifonia e luginës se Vjosës.

Yzeir Llanaj:” Polifonia shqiptare dhe problematikat e tranzicionit”.

Fitim Qaushi:” Polifonia ne Kaoni”.

Ermir Dizdari: Polifonia ne Festivalet folklorike te Gjirokastrës”.`

U dëgjua kënga:” Labëri larë në hënë”. “Vallja e Osman Takës”. Kënga e Pilurit:”Ti je ilaçi i çobanit”.Pjesë nga kumtesa e Prof. Sokol Shupo :”Modulacion mikrotonal apo transport? Mbi një dukuri të këngës labe. Dukuria e ngritjes lartësisë gjate te kënduarit te këngës folklorike (përgjithësisht nga strofa ne strofe), pra projeksioni i saj mbi një lartësi tjetër intonative, është vene re me kohë, madje janë përshkruar edhe veçorie e shfaqjes, të shtrirjes gjeografike dhe të mënyrës se si ajo vepron. Kështu, etnomuzikologjia shqiptare ka vene re me kohë  se kjo dukuri shfaqet edhe ne folklorin shumezeresh (madje edhe ne këngët e reja monodike) të jugut edhe në folklorin e abresheve edhe në atë të-Kosovës, ashtu siç ka vene re se në jugun e Shqipërisë dukuria shtjellohet mbi një bazë pentatonike, dhe se ne folklorin e arbëreshëve (i cili dëshmon një teknike te afërt realizimi me te kënduarin lab) dhe në atë të Kosovës (monodine e grave të Podgurit) mbështetet ne sistemin modal. Shpesh ngritja intonative shoqërohet me metabolat ,të cilat  duhet theksuar se janë pjese përbërëse e këngës, nuk kushtëzohen prej ngritjes intonative dhe nuk lidhet patjetër me të. Edhe po të mos të shfaqej kjo  e fundit metabolat, apo si jemi mësuar te shprehemi, modulacionet, do te shfaqeshin si pjese e proceseve zhvilluese në brendësi të këngës dhe ndodhin pothuaj përherë mbi të njëjtën tonike dhe lartësi. Në të kënduarin lab, kjo dukuri ndodh edhe në këngët me iso edhe në ato pa iso. Por ndërsa ne te parat  ndodh në mënyrë të vetëdijshme dhe pothuaj vetëm në pozicione të caktuara te sintaksës se këngës, ne te dytat vepron si një mjet i rendesishem i rritjes se fuqisë shprehëse të këngës, shpesh në mënyrë të beftë dhe të dhunshme. Ja një shembull i tillë i kombinuar. Është vënë re gjithashtu se lëvizja e intonacionit ka në më të shumtën e rasteve karakter ngjitës dhe që në të kënduarin lab shkon deri ne një terce të madhe ngjitëse, ndërsa në të kënduarin e Kosovës deri ne një sekonde të madhe ngjitëse. Ne rastet e drejtim zbritës që shfaqen te rralla dhe (për sa dimë deri tani) vetëm në të kënduarin e grave të Kosovës largësia e tingullit tonik nistor prej tingullit tonik të zhvendosur shkon deri në një sekundë të madhe. Edhe shumë veçori të tjera të shfaqjes së ngritjes së lartësisë intonative janë vënë renga etnomuzikologjia shqiptare, por ndërsa në konstatimin dhe veçoritë e shfaqjes sëkësaj dukurie pothuaj të gjithë ata janë të një mendjeje, nepërcaktimin klasifikues së dukurisë mendimet ndahen, ndonëse deri tani në këtë rrafsh

nuk është botuar ndonjë studim qartësisht polemik. Pikërisht këtë ceshtje duam te trajtojmë ne këtë kumtese.  Në një pamje te veçante te saj, ajo është vënë  re edhe nga Gj. Kujxhia ne folklorin qytetar te Shkodres. Te vepra e tij valle kombtare (të cilën Z. Tole e cilëson padrejtësisht si "kontribut modest"), shembujt e transkriptuar tregojnë largësi kuarte mes "STROFES" se tenoreve dhe "antistrofes" se sopranove. Këtu duhet te ndalemi e te vërejmë se rasti i Kujxhise është vene shpesh ne dyshim, ndonëse edhe vete autori e pohon se pavarësisht qe dukuria nuk jeton më prirjadrejt saj ndihet akoma "sot burra e gra te perziem se bashku, kndojne gadi perhere nji zanit,por megjithkta ndiehet se ndiehet tendenca e dallimit"[1].I pari qe e ve ne dyshim këtë pohim te Kujxhise është R. Sokoli, i cili, duke e cilësuar si "modulacion" shkruan: "Ndonëse kam kerkue me kujdes me e ndie kete kalim te temes ne kuarten e siperme nga goja e burrave ne gojen e grave nuk kam mujte me e verifikue asnjihere nder vallet zanore te  Shkodres. Madje kangetaret dhe valltaret popullore te ketij qyteti as qe i pranojne modulacione te tilla"[2]. Gjithsesi, shume vite me vone, vete Sokoli e zbut pak këtë qëndrim, duke e pranuar dukurinë si një "shmangie te rastit" e jo përhershme: "Ky kapërcim i temës ne kuarten e sipërme duke kaluar nga zërat e burrave në zërat e grave mund tejet  një shmangie e rastit, por nuk është aspak tradicionale" (po atje).Më pas, Ahmedaja, duke theksuar se në citatin e Sokolit: "Me modulacion (...) duhet nënkuptuar transport"[3], është i te njëjtit mendim porsa i përket vertetesise se dukurisë: "... praktika e te kënduarit një kuarte me lart duket se nuk ka qenë ndonjëherë e njohur në Shkodër" (po atje). Duke i trajtuar përpjekjet e Kujxhise si përpjekje me anë të të cilave "Kujxhia ka dashur t'i paraqesë .Veto melodi ne një „nivel me te larte" (po atje) dhe pasi thekson që "Kur ketë (transk rip timet muzikore - shen. ynë) te merren si baze duhet te kihet parasysh fakti si janë realizuar dhe për 'qellim" (po atje), ai ve re edhe elemente te tjerë te cilat e përforcojnë mendimin e tij si: "Shenja si staccati, crescendi, decrescendi, p, mp, allegretto sereno (f. 5) etj, te japin përshtypjen se janë konceptuar me tepër si partitura për t'u kënduar nga këngëtare profesioniste, se sa si transkriptime për t'u përdorur për qëllime studimi." (po atje); "... termat T (për tcnore) dhe S (për soprano) janë te huaja për praktiken e muzikës tradicionale të  Shkodres. Ato duket se janë marre nga praktika korale e muzikanteve te shkolluar dhe përcaktojnë grupin e burrave dhe atë te grave" (po atje).Shkakun e transport një kuarte me lart Ahmetdaja e gjen tek faqja VII e parathënies se Kujxhise, ne te cilën autori: "mundohet te sqaroje se transporti ne kuarte është një praktike qe e kane njohur "koret... e Grekëve te vjetër" ... "Ky ndryshim shkalle i ep valles nji fuqi shprehjeje ma të gjalle; duket porsi nji fillim i sistemit të fugës', i cili pos e zgjaton te thueshe melodinë, e çon nder fushore te raja, tue i dhanë një yje dhe efekte te tjera. Kjo tendence e se katërtës, lype nji studim te veçante, dhe ka me na vlefte kur te vehemi me punue muzikën tone, me baze harmonike-kontrapunktistike kombetare." (po aty).Ajo qe mund te vërejmë këtu, është se asnjë dëshmi e gjalle e këtij transporti nuk ekziston me në "vallet" e Shkodres dhe se gjithshka qe dimë për  të janë në pohimet e Kujxhise dhe rivlerësimi i mendimit te Sokolit nga ai vetë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora