E premte, 26.04.2024, 05:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lidhe kalin ku t’ thotë zotëria

E enjte, 21.03.2013, 07:33 PM


Demir KRASNIQI:

 

LIDHE KALIN KU T’ THOTË ZOTËRIA (Parodi)

 

Kur të falet Pavarësia –

Lidhe kalin ku t’ thotë Zotëria !

 

Kur s’ di vet ta ndërtosh Shtetin –

Si duan tjerët ta mbështetin !

 

Kur ta falin Sovranitetin –

N’ zarf ta zgjedhin Presidentin !

 

Kur për Shtet nuk ke themel –

T’ priten teshat në Bruksel !

 

Kur ia qet shalën gomarit –

Banë paketën e Ahtisarit !

 

Kur s’ di vet me e murosë murin –

Ta qëndisin tjerët Flamurin !

 

Kur me vëllezër s’ ke razi –

S’ ke Flamurin kuq e zi !

 

Kur humbë rrugën nëpër pyje –

T’ vjen Flamuri me gjashtë yje !

 

Kur nuk di vet kompozimin –

Vijnë të tjerët ta thurin Himnin !

 

Kur s’ je Zot në shtëpinë tande –

Vijnë të tjerët kërcejnë pa dane !



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora