Kulturë
Hajdin Morina: Historia dhe stërnipat e Gjergj Kastriotit
E enjte, 21.03.2013, 10:54 PM
HAJDIN
MORINA
RISHIKIMI
I HISTORISË
NGA
STËRNIPAT E GJERGJ KASTRIOTIT
Veprimet
luftarake të Mbretëreshës Teutë
Janë
kundër dispozitave të standardit
Të
integruar për mbrojtje të ambientit
Gjithë ai
gjak në Det gjithë ajo gjëmë
Adriatiku
nuk zgjohej i kaltër në mëngjes
Pastaj
mbinë lulet e gjakut në Iliri
Të
panjohura më parë
Të
pashpjegueshme as tash
Me ligjet
e biodiversitetit
Të gjitha
luftërat e Gjergj Kastriotit
Shpëtimi
i Shqipes shpëtimi i Arbërisë
Janë
kundër dispozitave të standardit integrues
Për
botimin e teksteve të Historisë
Sepse nga
fëmijët lexohen vështirë
Përjetohen
shumë rëndë në shpirt
Egërsitë
mizoritë e osmanlinjve të Azisë
Mbi
gjuhën mbi emrat mbi trungun e Arbërisë
Por edhe
shekuj më pas shqiptarët të njëjtin avaz
Lidhja e
Prizrenit gjurmëve të Gjergjit
Abdyli
Ymeri Naimi pastaj Mic Sokoli mbi top
Jeronim
de Rada Zef Serembe të gjakut arbëresh
Si
Gjergji në fushë të luftës ndër vargje zbrazën mllef
Zbrazën
mllef që stërnipat e Gjergjit të lexonin
Të gjitha
egërsitë të gjitha mizoritë e Perandorisë së Azisë
Ç’ na
bëre Atdhe ç’ na bëre të keqen o
Si nuk
dite të bësh plane projekte standarde për kohë të ardhme
Çdo
shekull të goditi me qiell përmbi kokë
Ti nuk
heq dorë nga ajo Shqiponjë
Në pikë
dite ëndërron qiellin tokën t’ia bashkosh
Ç’ na
bëre Atdhe ç’ na bëre të keqen o
Si nuk
dite të bësh plane projekte standarde për kohë të ardhme
Ç’ na
bëre Arbdhe ç’ na bëre neve o të keqen o
Ekspertët
nuk e di ndryshe atë kohë si do ta pagëzojnë
Atë kohë
pa pranverë atë natë të zezë sterrë
Pesëqind vjet pa diell