E premte, 26.04.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Avionët

E marte, 05.02.2013, 08:20 PM


AVIONËT

POEZI NGA QAZIM SHEHU

Avionët ngrihen në qiell,
Duke imituar zogjtë,
Në krahë mbajnë pak diell,
Duralumini të ftohtë.
Fluturojnë e çajnë hapësira,
Për t`u ulur diku,
Kilometra me mijëra,
Në qiejt blu.
Bashkë me to uturin,
Botë e madhe këtu poshtë,
Në mijëra destinacione,
Si një plojë në lojë.
Të dalë nga loja sajoi,
Avionet zogj metalikë,
Dhe ata të dalin përtej sajuan,
Anijet kozmike.
Të cilat presin sajim tjetër,
Një tjetër fluturim,
Për të braktisur gjithçka të vjetër,
Tek e vjetra s`ka më kthim..

LEGJENDA E LËNDINAVE

Në këto lëndina që s`kanë gojë,
Është thirrur mendja në nevojë.
Këtu janë mbledhur burrat dhe kanë ndarë,
Fjalën.
Më pas lulet mbinë në to,
Si nderim,
Për jetën që ringjallën.

POEZIA

Eja të flemë sonte në hapësirat,e poezisë,
Në jastëkë metaforash,
Pelerine epitetesh.
Të na venë në gjumë gjenitë,
Të na nanurisin talentet.

Gjumë më të ëmbël s`do kish
Në ëndrra pa ia nda.
Të vetmen dobi praktike që jep poezia,
Badiava.

I ARRATISUR NGA VETJA

U arratisa nga vetja një çast,
Vete tjetër për të krijuar,
Si më i dobishmi takt,
Veten për të shpëtuar.
Po meqë kjo nuk ndodhi,
Veten time po e shoh,
Të mbledhur copa copa,
Në një akuarium dielli të ngrohtë.
Më duhet ta paraqes siç është,
Me sinqeritet të plotë,
Mbase dikush do dëfrejë,
Për ç`jam Sanço e Don Kishot.
Në mos thëntë fjalë të mirë,
Pa tepri e lavdërime,
S`më mbetet veç me dëshirë,
Të mbroj veten time.
Me arsyetim ,dinakërisht,
Ta ndreq pak e nga pak,
T`i heq çdo ditë nga një bisht,
Që i venë të marrët në sokak..

SHTËPIA NË FSHAT

Kanatat e rënda të portës së madhe,
Janë mbërthyer nga heshtja.
Pranë pragut një vandak gjethesh të verdha,
Afroi vjeshta.
Ato kanë mbetur mbyllur,
Që kur,
Pas tyre ajo e thjeshta, shtëpi,
Hesht e sëmurë.
Në ëndrra përtyp çdo natë,
Dikush të trokasë,
Një dritë të ndizet në shkallë,
Të hapet një derë, një kanatë.
Siç duket kush s`po vjen,
Njerëzit humbën çelsat arrative,
Vjeshta me gjuhë gjethesh zbërhen,
Kodet e ëndrrave të mpira…

LUKUNI E UJQËRVE NË DËBORË

Lukuni e ujqërve më pëlqen,
Ulurimë në borën e ftohtë,
Kur hëna nga lart shkëlqen,
Budallaqe, e plogët.
Lukunia e ujqërve më rrënqeth,
E më vjen të thërras me ta,
Kundër jetës që dëfren,
Në teprica të mëdha.
Ti rrëmbej të gjitha ato,
Për tua dhënë ujqërve të gjorë,
Kur sytë si turrjelë,
I ngulin në dëborë…

KUR TË SJELL NDËRMEND

Të sjell ndërmend kaq herë,
Ndonëse të kam larguar,
Kur shiu troket pandërprerë,
Në xhamin e qorruar.
Një perde që e vumë midis,
Në fillim u duk si shaka,
Si në kopshte të Babilonisë,
U strehove dhe ike lart.
Me lulimin e tyre të pafund,
Mban aromat për vete,
Kur shiu krahët shkund,
Mbi drurë e mbi gjethe.
Dhe unë të sjell ndërmend,
Në një fiksion marrok,
Sikur pas dere je,
Hije e ngrohtë.
Dhe gjithnjë vjen e  s`vjen,
Në kopshte fluturon,
Si dielli që shkund rreze,
Për të gënjyer hijen në hon…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora