E premte, 26.04.2024, 04:19 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Lajqi: Komandant faqeziu në Tiranë

E hene, 10.12.2012, 08:59 PM


KOMANDANT FAQEZIU APO LEPURI I KOSOVËS NË TIRANË

Nga Besnik Lajqi

Pas dy ditëve i erdhën syzet komandant-zezës. Në mengjes te hershem u nis me nje grup të ushtarve per ne  drejtim te  kufirit. Selia ishte Tropoja. Çdo gjë kishte marrë  fund. Te  gjithe qe kishin ardhur, ishin te deshpruar. Me se shumti, gishti krimit i dodiste ushtarët tanë, Vrasja e  Kolonel Ahmet  Krasniqit  dhe   vrasja në pritë e Mujë Krasniqit me shumë ushtarë tjerë.  Shtabi i vetëquajtur i  UÇK-së në Tiranë, kishte lansuar një Komunikatë ku shkruhej për  vrasjen  e  Mujë Krasniqit me luftarë të tjerë. Aty shkruajshin se asgjë nuk kishte të bënte  me Mujë Krasniqin dhe me shtabin e UÇK-së. Ishte një vepër e kurdisur sipas tekave të dikujt. Këtë e publikoi edhe TVSH-ja në atë kohë. Krahu i luftës, siç  e quanin veten këta ish të përçarë, e bëri punën pik e pesë. Ata që kishin ardhur nga Kosova, ish ushtarët, ishin fjalosur keq me këta që ishin nëpër hotele të Shqipërisë. Por edhe krahu tjetër ishte pçrçarë. Ishin ndarë në dy grupe edhe këta. Një grup në krye  me Sali Çekajn, Agim Ramadanin  dhe Rrustem Berishën, kurse tjerët kishin rënë dakord që  t’i bashkohet krahut tjetër që e quanin veten  krahu i luftës. T’i bashkohen për hirë të shpëtimit të Kosovës nga terrori serb.

Të nënçmuar, të ofenduar, të fyer e sharë nga një pjesë e të quajturit   karhu i luftës në Shqipëri, keta i kishin mbyllur veshet qe te vazhdojnë punen, të riorganizohen, të bashkëpunojnë kundër armikut. Kurse nje  grup i tjeter i cili ishte nën komandën dhe finacimin e  Qeverisë së  Bukoshit, ata ishin njerëz të cilet kishin qenë në pozita të ndryshme  ushtarake dhe policore në ish Jugosllavi. Këta të fundit nuk donin të kenë kontakt me krahun e luftës, siç e quanin veten  ata. Këta u bllokuan, u izuluan që të mos veprojnë. Kurse ky grupi tjetër në krye me  Sali Çekajn, filluan punën. Sali Çekaj ishte shumë i ashpër kur ishte fjala për padretësi. Ishte shumë i drejtë dhe punëtor i madh. Nuk kishte frikë nga askush. Kishte një guxim të madh. Agimi ishte një tip shumë i qetë. Më kishte ra rasti të rimë së bashku në Veqidol disa ditë. Ishte njeri i qetë, i dashur dhe i buzqeshur. Ishte gjak ftoftë. E urente shumë bisedën me zë të lartë. Ishte për afrimin e  njerëzve me një dashamirësi të veçantë. Kur bëhej fjalë për armikun, Agim Ramadani ishte shumë i ashpër dhe i guximshëm. Kishte respekt të madh në mesin e ushtarëve. Ai gjithmonë thoshte: “Unë nuk kam plumb për shqiptarë. Më mire të më vrasë shqiptari mua se sa unë shqiptarin.” M’u kujtua në vitin 1998, në  Veqidol isha disa ditë aty, në atë shkollën ku e kishin bazën. Një pasdite erdhën dy xhipa me disa njerëz. Pa pyetur askend, hynë në obor duke bërtitur njëri nga  ta si bishat. Kur e shiqova mire, pashë se ishte komandant Daja, të cilin e kisha njohur para disa muajve në një stacion policie në rrethin e  Krujës. Aty ishte  arestuar për një kundërvajtje. Pas një inetervenimi të rrethit    tij, ishte liruar.

Unë isha në kuzhinë kur po e dëgjoj një shamatë që përcillej me sharje e fjalosje. Shoh nga  dritarja Komandant Dajën me një veshje  si ata punëtorët e Sigurimit shqiptar të  asaj kohe. Pas  tij komandant  Faqeziu. Po me ta ishte Bekim Berisha   (Abeja),  komandant  Tigri dhe dy persona tjerë, tropojanë me flokë të gjata dhe me mjekrra. Filloi aty në dhomë një fjalosje me zë të lartë ndërmjet komandant Dajës  (Azem  Sylës) dhe  Tahir Zemës. Ky Daja i thoshte  Zemës se ju nuk guxoni me e lëshu territorin pa lejen tonë: “Nëse ju  e  lëshoni këtë  territor do ju zhdukim si  minjtë!” Filloj edhe një fjalosje tjetër ku ky farë Daja i akuzonte ata se po dalin te trageti në Fierzë dhe po i marin  vullnetarët me zor. Shembullin e merte tek unë dhe tek kushëriri im, i cili ishte teknik armatimi. Ishte tmerr i madh duke i dëgjuar dy burra të armatosur se si fjalosen ndërmjetveti. Sipas fjalëve të këtij farë Dajes, këta ushtarë ishin plotësishte të izoluar. Ky iu thoshte: “Ju nuk keni të drejtë me dale me stema të  UÇK-së. Ju nuk keni të drejtë me dalë me sheja të Farkut. Ju nuk keni të drejtë të bleni armë pa  lejen tonë. Jeni totalisht të izoluar!” Në obor  ishte një heshtje e zymtë, sikur në kohën e Rankoviqit, kur milicia e Serbisë i rahte meshkujt në shtëpitë e tyre dhe anëtarët e familjes ishin në obor duke i dëgjuar  sharjet e policëve. Ishte një gjendje shumë e tmerushme për ne. Ishte një fjalor tepër arogant e ofendus nga ky farë Daja. Bekim Berisha Abeja, ishte  ulur në murin e  oborrit. Koken e kishte poshte  dhe sa mujke pështynte me një nervozë të madhe.

Komandaht Faqeziu kishte një beretë/kapele të gjelbërt në kokë. Dukej si një gaforre e etshme për gjak. Kishte në dorë një automatik gjerman që e mbante në gadishmëri. Koamndant Tigri ishte tek dera, duke folur me një  ushtar tjetër që banonte aty. Ishte moment shumë i vështirë që njeri nga ne të qetë një fyshek dhe aty të bëhet një masakër ndërmjet veti. Ishte si një film aventurash. Pasi që përfunduan ata brenda bisedat, thanë se kemi ardhur t’i marim dy ushtarë që janë nisur tek ne, e ju i keni krejt që  edhe ju jeni UÇK. Fjala ishte për kushërinin tim dhe për mua. Unë isha brenda në ato momente kur i dëgjova duke folur kështu. Edhe Rustem Berisha më thotë të bëhem gati me Mixhën dhe të shkojmë me ta. Unë i them se nuk ka mundësi të shkoj me ta. Ashtu tha edhe kushëriri im. Pas një kohe erdh Agim Ramadani dhe Esat Ademaj. Thanë të shkojmë me ta sepse do kemi pasoja familiare (njëri nga ata ishte mik imi), dhe kjo tregon se ne jemi tolerantë, se jemi njerëz që nuk duam probleme dhe  vrasje. Unë e kushëriri im thamë se ne po vendosim të  kthehemi nga kemi ardhur dhe nuk shkojmë me ta. Pastaj pasoi biseda që bëmë, duke na thënë se së shpejti do të bashkohemi dhe se do jemi së bashku. “Kjo luftë është e jona, thoshte Agim Ramadani, dhe të gjithë kemi një armik të përbashkët. Nuk ka dert jeta për na apo për ata, mjafton ne ta luftojmë armikun e përbashkët.” Njëri nga këta tha: “Po edhe ne këtu nuk jemi mirë ndërmjeveti, ka probleme dhe përçarje. Por për hatër të Kosovës duhet t’i tejkalojmë ato probleme dhe ta luftojmë armikun.”

Agimi ishte shumë i tronditur. U afrua afër neve duke na lutur që të shkonim. Ne u përshëndetëm brenda, dhe  hypëm në ato xhipa që kishin ardhur për këta. Mua më ra të hypi me  Abejen, me Dajën dhe me Komandant Faqeziun. Shoferi me  flokë të gjata e me mjekërr, ishte nga ajo anë e Shqipërisë. Rrugës, duke ecur, mbretëronte një heshtje e tmerrshme. Pastaj filloi ky farë Daja të flasë. Filloi duke sharë e duke qeshur me të madhe. Tregonte se si ka hyrë në dhomë dhe aty e ka përplasur derën me këmbë. Tregonte për ato  sharje se si  i tha  komandantit të atyre që i lamë. Komandant Faqeziu tha: “Unë isha gati    t’i vritsha të gjithë aty. Mjaftonte  fjala e jote.” Abeja  shiqonte. Poshtë kishte në dorë një granatë  dore që e vërtiste nëpër duar. Nuk ua vnojsha mëndjen bisedave të tyre, por isha duke përcjellë se si lozte me granatë duke e hedhur nga dora në dorë. Ishte ditë e tmerrshme. Për fat të mire,  atë ditë nuk ishte Sali Çekaj aty. Kur shkuam në Tropojë të vjetër, në një shtëpi të vjetër nga gurri, aty kishin telefonin satelitor dhe  filluan t’i raportojnë shefit të tyre në Tiranë se si kanë vajtur tek ushtarët e Qeverisë dhe se si u kanë thënë kështu e ashtu. Ishte një bisedë banale e ngarkuar me qeshje e zgërdheshje mes tyre. Nuk e llogaritshin se thirrja telefonike Brenda një minute kushtonte 10 franga zvicërane, para të  mërgimtarëve. Ky farë Daja, i dha urdhër Komandant Faqeziut që të marë dy grupe ushtarësh. Një pjesë e tyre të shkojnë në Fierzë,  tek trageti, dhe kush vjen nga vulnetarët t’i sjellin këtu mos t’i lënë të shkojnë tek të tjerët. Ata që nuk pranojnë, t’i kthejnë me dhunë prapa, ose t’i shpërblejnë me grushta e shuplaka. Kurse  grupi tjetër të shkojë te kulla e Berishve, që t’i vëzhgojnë ata ushtarët e Qeverisë etë raportojnë për çdo lëvizje të tyre.

Në atë vend kishte veç ushtarë të thjeshtë, të cilët nuk kishin përvojë lufte. Bekim Berisha shkoi në mëngjes herët me një grup ushtarësh që  të dergojnë disa  armatime në Junik. Komandant Daja iku mbrëmë për në Bajram Curr, e nga atje në Tiranë, së bashku me  “komandant-zezën”. Bënte vaki që nuk hajshim bukë dy ditë. Abeja pas  disa ditësh erdhi prap në Tropjë, aty ku ishim duke banuar. Kishte udhëtuar tërë natën deri këtu. Në mëngjes erdhi edhe Komandant Faqeziu. Filloi një shamatë dhe një fjalosje e madhe, një bërtitje dhe një tërbim i madh. U zgjova të shiqoj se çka po bëhet. Ky farë “komandant-zeza” ishte duke u fjalosur me një ushtar që kishte ardhur nga Suedia, dhe i cili nuk i përfillte urdhërat e këtij faqeziu. Aty filloi një rëmujë e papërshkruar. Faqeziut iu zgurdhulluan sytë dhe dha urdhër të arestohet ky ushtar ipafajshëm që kishte dy ditë që kishte ardhur vullnetarisht për çrobërimin e Kosovës. Faqeziu tentonte të  arestohet dhe të dënohet sipas  ligjit të luftës. Shkoj në dhomë ku Abeja ishte duke fjetur dhe e zgjoj. I them zgjohu se u bë një problem i madh, duan të vriten  ushtarët tanë në obor. U zgjua shpejt dhe u hyri në mes. Problemi u qetësua. Komandant Faqeziu nuk ishte dakord  dhe tha: “Ja ky jam unë! Unë tash e thërras shefin dhe e lëshoj këtë vend!” Shkoi te telefoni sateleitor dhe e thirri shefin e tyre. Biseduan diçka dhe e thirri Abejen, dhe Abeja i tha se është një punë kaluese fëmijësh, duke shtuar: “Unë sonte do nisem për Drenicë,  e marr me veti edhe atë ushtarin dhe qetësohet situata.” Mua më inetresonte kush ishte shefi i tyre. Pas një kohe e kuptova se kush ishte. E njifsha si paren e kuqe. Ishte njeriu i cili hyri në Shqipëri në ato vite kur populli ishte  i mbyllur  dhe  vuante për bukë goje.

Ky  hyri me një makinë superluskoze, Rojs Rojs, me targa zvicërane. Pronë e një bisnismenit shqiptar nga Zvicra, i cili e quante veten si SHEIK. Shefi i këtyre banonte në një shtëpi të ish minsitrave të sistemit komunist. Fjala është për njeriun kyq të LPK-së me makinë Rojs Rojs, cila ishte shumë e kushtueshme. Ky bisnismen i Zvicrës, me perardhje shqiptare, filloi hapjen e një grope dhe  dhënien e  parave me  fajde. Ishte i pari që filloi skenat piramidale në Shqipëri. Pasi e zbuluan se ai ishte i kërkuar nga  shteti zvicëran dhe i dyshuar se ishte  bashkëpunëtor i UDB-es jugosllave. U arrestua, u lidh dhe u dërgua në Zvicër nga  ministri i asaj kohe, Vilson Ahmeti. Shefin e quanin në Shqipëri Zeka i Zi (Cërni vranac). Më ra rasti në vitin 1990, në hotel Dajti në Tiranë në atë kohë ta shoh në podrumin e  atij hoteli me një mik afër tavolinave të  personalit të ambasadës jugosllave. Të nesermen filluam rrugën për në Kosovë nga Juniku. Përfundova në Rrafsh të Dukagjinit. Pas një muaji i takova ata ushtarët që i lashë  në Veqdol, në shkollën e Prapaqanit, e cila ishte  shndërruar në kazermë ushtarake. Ishte një gëzim i madh dhe i papërshkruar. U kënaqëm duke biseduar. Ishim të lumtur se nuk kishte ndasi apo problem ndërmjet ushtarëve. U arit një marrëveshje për bashkimin tonë. Filloi lufta në Loxhë, ku të gjithë së bashku morëm pjesë duke  e ndjerë  bashk[ëpinimin për të mirën e Kosovës. Por kjo nuk zgjati shumë. Disa gjarpërinj erdhën dhe e helmuan atë bashkëpunim, atë dashuri vëllazërore ndërmjet ushtarëve tanë. Aty u hapën fronte të tjera lufte, si në atë këngën “Luftë me shka e lufte me shqiptarë.”



(Vota: 27 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora