| E hene, 10.12.2012, 08:59 PM |
KOMANDANT
FAQEZIU
Nga Besnik Lajqi
Pas dy
ditëve i erdhën syzet komandant-zezës. Në mengjes te hershem u nis me nje grup
të ushtarve per ne drejtim te kufirit. Selia ishte Tropoja. Çdo gjë kishte
marrë fund. Te gjithe qe kishin ardhur, ishin te deshpruar.
Me se shumti, gishti krimit i dodiste ushtarët tanë, Vrasja e Kolonel Ahmet
Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit me shumë
ushtarë tjerë. Shtabi i vetëquajtur
i UÇK-së në Tiranë, kishte lansuar një
Komunikatë ku shkruhej për vrasjen e Mujë
Krasniqit me luftarë të tjerë. Aty shkruajshin se asgjë nuk kishte të
bënte me Mujë Krasniqin dhe me shtabin e
UÇK-së. Ishte një vepër e kurdisur sipas tekave të dikujt. Këtë e publikoi edhe
TVSH-ja në atë kohë. Krahu i luftës, siç
e quanin veten këta ish të përçarë, e bëri punën pik e pesë. Ata që
kishin ardhur nga Kosova, ish ushtarët, ishin fjalosur keq me këta që ishin
nëpër hotele të Shqipërisë. Por edhe krahu tjetër ishte pçrçarë. Ishin ndarë në
dy grupe edhe këta. Një grup në krye me
Sali Çekajn, Agim Ramadanin dhe Rrustem
Berishën, kurse tjerët kishin rënë dakord që
t’i bashkohet krahut tjetër që e quanin veten krahu i luftës. T’i bashkohen për hirë të
shpëtimit të Kosovës nga terrori serb.
Të
nënçmuar, të ofenduar, të fyer e sharë nga një pjesë e të quajturit karhu i luftës në Shqipëri, keta i kishin
mbyllur veshet qe te vazhdojnë punen, të riorganizohen, të bashkëpunojnë kundër
armikut. Kurse nje grup i tjeter i cili
ishte nën komandën dhe finacimin e
Qeverisë së Bukoshit, ata ishin
njerëz të cilet kishin qenë në pozita të ndryshme ushtarake dhe policore në ish Jugosllavi.
Këta të fundit nuk donin të kenë kontakt me krahun e luftës, siç e quanin
veten ata. Këta u bllokuan, u izuluan që
të mos veprojnë. Kurse ky grupi tjetër në krye me Sali Çekajn, filluan punën. Sali Çekaj ishte
shumë i ashpër kur ishte fjala për padretësi. Ishte shumë i drejtë dhe punëtor
i madh. Nuk kishte frikë nga askush. Kishte një guxim të madh. Agimi ishte një
tip shumë i qetë. Më kishte ra rasti të rimë së bashku në Veqidol disa ditë.
Ishte njeri i qetë, i dashur dhe i buzqeshur. Ishte gjak ftoftë. E urente shumë
bisedën me zë të lartë. Ishte për afrimin e
njerëzve me një dashamirësi të veçantë. Kur bëhej fjalë për armikun,
Agim Ramadani ishte shumë i ashpër dhe i guximshëm. Kishte respekt të madh në
mesin e ushtarëve. Ai gjithmonë thoshte: “Unë nuk kam plumb për shqiptarë. Më
mire të më vrasë shqiptari mua se sa unë shqiptarin.” M’u kujtua në vitin 1998,
në Veqidol isha disa ditë aty, në atë
shkollën ku e kishin bazën. Një pasdite erdhën dy xhipa me disa njerëz. Pa
pyetur askend, hynë në obor duke bërtitur njëri nga ta si bishat. Kur e shiqova mire, pashë se
ishte komandant Daja, të cilin e kisha njohur para disa muajve në një stacion
policie në rrethin e Krujës. Aty ishte arestuar për një kundërvajtje. Pas një
inetervenimi të rrethit të tij, ishte liruar.
Unë isha
në kuzhinë kur po e dëgjoj një shamatë që përcillej me sharje e fjalosje. Shoh
nga dritarja Komandant Dajën me një
veshje si ata punëtorët e Sigurimit
shqiptar të asaj kohe. Pas tij komandant
Faqeziu. Po me ta ishte Bekim Berisha
(Abeja), komandant Tigri dhe dy persona tjerë, tropojanë me
flokë të gjata dhe me mjekrra. Filloi aty në dhomë një fjalosje me zë të lartë
ndërmjet komandant Dajës (Azem Sylës) dhe
Tahir Zemës. Ky Daja i thoshte
Zemës se ju nuk guxoni me e lëshu territorin pa lejen tonë: “Nëse
ju e
lëshoni këtë territor do ju
zhdukim si minjtë!” Filloj edhe një fjalosje
tjetër ku ky farë Daja i akuzonte ata se po dalin te trageti në Fierzë dhe po i
marin vullnetarët me zor. Shembullin e
merte tek unë dhe tek kushëriri im, i cili ishte teknik armatimi. Ishte tmerr i
madh duke i dëgjuar dy burra të armatosur se si fjalosen ndërmjetveti. Sipas
fjalëve të këtij farë Dajes, këta ushtarë ishin plotësishte të izoluar. Ky iu
thoshte: “Ju nuk keni të drejtë me dale me stema të UÇK-së. Ju nuk keni të drejtë me dalë me
sheja të Farkut. Ju nuk keni të drejtë të bleni armë pa lejen tonë. Jeni totalisht të izoluar!” Në
obor ishte një heshtje e zymtë, sikur në
kohën e Rankoviqit, kur milicia e Serbisë i rahte meshkujt në shtëpitë e tyre
dhe anëtarët e familjes ishin në obor duke i dëgjuar sharjet e policëve. Ishte një gjendje shumë e
tmerushme për ne. Ishte një fjalor tepër arogant e ofendus nga ky farë Daja.
Bekim Berisha Abeja, ishte ulur në murin
e oborrit. Koken e kishte poshte dhe sa mujke pështynte me një nervozë të
madhe.
Komandaht
Faqeziu kishte një beretë/kapele të gjelbërt në kokë. Dukej si një gaforre e
etshme për gjak. Kishte në dorë një automatik gjerman që e mbante në
gadishmëri. Koamndant Tigri ishte tek dera, duke folur me një ushtar tjetër që banonte aty. Ishte moment
shumë i vështirë që njeri nga ne të qetë një fyshek dhe aty të bëhet një
masakër ndërmjet veti. Ishte si një film aventurash. Pasi që përfunduan ata
brenda bisedat, thanë se kemi ardhur t’i marim dy ushtarë që janë nisur tek ne,
e ju i keni krejt që edhe ju jeni UÇK.
Fjala ishte për kushërinin tim dhe për mua. Unë isha brenda në ato momente kur
i dëgjova duke folur kështu. Edhe Rustem Berisha më thotë të bëhem gati me
Mixhën dhe të shkojmë me ta. Unë i them se nuk ka mundësi të shkoj me ta. Ashtu
tha edhe kushëriri im. Pas një kohe erdh Agim Ramadani dhe Esat Ademaj. Thanë
të shkojmë me ta sepse do kemi pasoja familiare (njëri nga ata ishte mik imi),
dhe kjo tregon se ne jemi tolerantë, se jemi njerëz që nuk duam probleme
dhe vrasje. Unë e kushëriri im thamë se
ne po vendosim të kthehemi nga kemi
ardhur dhe nuk shkojmë me ta. Pastaj pasoi biseda që bëmë, duke na thënë se së
shpejti do të bashkohemi dhe se do jemi së bashku. “Kjo luftë është e jona,
thoshte Agim Ramadani, dhe të gjithë kemi një armik të përbashkët. Nuk ka dert
jeta për na apo për ata, mjafton ne ta luftojmë armikun e përbashkët.” Njëri
nga këta tha: “Po edhe ne këtu nuk jemi mirë ndërmjeveti, ka probleme dhe
përçarje. Por për hatër të Kosovës duhet t’i tejkalojmë ato probleme dhe ta
luftojmë armikun.”
Agimi
ishte shumë i tronditur. U afrua afër neve duke na lutur që të shkonim. Ne u
përshëndetëm brenda, dhe hypëm në ato
xhipa që kishin ardhur për këta. Mua më ra të hypi me Abejen, me Dajën dhe me Komandant Faqeziun.
Shoferi me flokë të gjata e me mjekërr,
ishte nga ajo anë e Shqipërisë. Rrugës, duke ecur, mbretëronte një heshtje e
tmerrshme. Pastaj filloi ky farë Daja të flasë. Filloi duke sharë e duke qeshur
me të madhe. Tregonte se si ka hyrë në dhomë dhe aty e ka përplasur derën me
këmbë. Tregonte për ato sharje se
si i tha
komandantit të atyre që i lamë. Komandant Faqeziu tha: “Unë isha
gati që
t’i vritsha të gjithë aty. Mjaftonte
fjala e jote.” Abeja shiqonte.
Poshtë kishte në dorë një granatë dore
që e vërtiste nëpër duar. Nuk ua vnojsha mëndjen bisedave të tyre, por isha
duke përcjellë se si lozte me granatë duke e hedhur nga dora në dorë. Ishte
ditë e tmerrshme. Për fat të mire, atë
ditë nuk ishte Sali Çekaj aty. Kur shkuam në Tropojë të vjetër, në një shtëpi
të vjetër nga gurri, aty kishin telefonin satelitor dhe filluan t’i raportojnë shefit të tyre në
Tiranë se si kanë vajtur tek ushtarët e Qeverisë dhe se si u kanë thënë kështu
e ashtu. Ishte një bisedë banale e ngarkuar me qeshje e zgërdheshje mes tyre.
Nuk e llogaritshin se thirrja telefonike Brenda një minute kushtonte 10 franga
zvicërane, para të mërgimtarëve. Ky farë
Daja, i dha urdhër Komandant Faqeziut që të marë dy grupe ushtarësh. Një pjesë
e tyre të shkojnë në Fierzë, tek
trageti, dhe kush vjen nga vulnetarët t’i sjellin këtu mos t’i lënë të shkojnë
tek të tjerët. Ata që nuk pranojnë, t’i kthejnë me dhunë prapa, ose t’i
shpërblejnë me grushta e shuplaka. Kurse
grupi tjetër të shkojë te kulla e Berishve, që t’i vëzhgojnë ata
ushtarët e Qeverisë etë raportojnë për çdo lëvizje të tyre.
Në atë
vend kishte veç ushtarë të thjeshtë, të cilët nuk kishin përvojë lufte. Bekim
Berisha shkoi në mëngjes herët me një grup ushtarësh që të dergojnë disa armatime në Junik. Komandant Daja iku mbrëmë
për në Bajram Curr, e nga atje në Tiranë, së bashku me “komandant-zezën”. Bënte vaki që nuk hajshim
bukë dy ditë. Abeja pas disa ditësh
erdhi prap në Tropjë, aty ku ishim duke banuar. Kishte udhëtuar tërë natën deri
këtu. Në mëngjes erdhi edhe Komandant Faqeziu. Filloi një shamatë dhe një fjalosje
e madhe, një bërtitje dhe një tërbim i madh. U zgjova të shiqoj se çka po
bëhet. Ky farë “komandant-zeza” ishte duke u fjalosur me një ushtar që kishte
ardhur nga Suedia, dhe i cili nuk i përfillte urdhërat e këtij faqeziu. Aty
filloi një rëmujë e papërshkruar. Faqeziut iu zgurdhulluan sytë dhe dha urdhër
të arestohet ky ushtar ipafajshëm që kishte dy ditë që kishte ardhur
vullnetarisht për çrobërimin e Kosovës. Faqeziu tentonte të arestohet dhe të dënohet sipas ligjit të luftës. Shkoj në dhomë ku Abeja
ishte duke fjetur dhe e zgjoj. I them zgjohu se u bë një problem i madh, duan
të vriten ushtarët tanë në obor. U zgjua
shpejt dhe u hyri në mes. Problemi u qetësua. Komandant Faqeziu nuk ishte
dakord dhe tha: “Ja ky jam unë! Unë tash
e thërras shefin dhe e lëshoj këtë vend!” Shkoi te telefoni sateleitor dhe e
thirri shefin e tyre. Biseduan diçka dhe e thirri Abejen, dhe Abeja i tha se
është një punë kaluese fëmijësh, duke shtuar: “Unë sonte do nisem për
Drenicë, e marr me veti edhe atë
ushtarin dhe qetësohet situata.” Mua më inetresonte kush ishte shefi i tyre.
Pas një kohe e kuptova se kush ishte. E njifsha si paren e kuqe. Ishte njeriu i
cili hyri në Shqipëri në ato vite kur populli ishte i mbyllur
dhe vuante për bukë goje.
Ky hyri me një makinë superluskoze, Rojs Rojs,
me targa zvicërane. Pronë e një bisnismenit shqiptar nga Zvicra, i cili e
quante veten si SHEIK. Shefi i këtyre banonte në një shtëpi të ish minsitrave
të sistemit komunist. Fjala është për njeriun kyq të LPK-së me makinë Rojs Rojs,
cila ishte shumë e kushtueshme. Ky bisnismen i Zvicrës, me perardhje shqiptare,
filloi hapjen e një grope dhe dhënien
e parave me fajde. Ishte i pari që filloi skenat
piramidale në Shqipëri. Pasi e zbuluan se ai ishte i kërkuar nga shteti zvicëran dhe i dyshuar se ishte bashkëpunëtor i UDB-es jugosllave. U
arrestua, u lidh dhe u dërgua në Zvicër nga
ministri i asaj kohe, Vilson Ahmeti. Shefin e quanin në Shqipëri Zeka i Zi
(Cërni vranac). Më ra rasti në vitin 1990, në hotel Dajti në Tiranë në atë kohë
ta shoh në podrumin e atij hoteli me një
mik afër tavolinave të personalit të
ambasadës jugosllave. Të nesermen filluam rrugën për në Kosovë nga Juniku.
Përfundova në Rrafsh të Dukagjinit. Pas një muaji i takova ata ushtarët që i
lashë në Veqdol, në shkollën e
Prapaqanit, e cila ishte shndërruar në
kazermë ushtarake. Ishte një gëzim i madh dhe i papërshkruar. U kënaqëm duke
biseduar. Ishim të lumtur se nuk kishte ndasi apo problem ndërmjet ushtarëve. U
arit një marrëveshje për bashkimin tonë. Filloi lufta në Loxhë, ku të gjithë së
bashku morëm pjesë duke e ndjerë bashk[ëpinimin për të mirën e Kosovës. Por
kjo nuk zgjati shumë. Disa gjarpërinj erdhën dhe e helmuan atë bashkëpunim, atë
dashuri vëllazërore ndërmjet ushtarëve tanë. Aty u hapën fronte të tjera lufte,
si në atë këngën “Luftë me shka e lufte me shqiptarë.”