Faleminderit
Ilmi Veliu: Në shenjë kujtimi, në 2 vjetorin e vdekjes, Feritit tonë të dashur dhe të nderuar
E merkure, 24.10.2012, 06:52 PM
Ilmi VELIU;
NË SHENJË KUJTIMI, NË 2 VJETORIN E VDEKJES, FERITIT TONË TË DASHUR DHE TË NDERUAR
Lindi, u rrit dhe u edukua nga një familje e fisit Dedaj
të fshatit Lagje të Kërçovës, trevë historike kjo, me tradita të larta
patriotike e kombëtare.
Që në moshë të vogël, mësoi nga të parët e tij, babi
Budini, gja Limani , Ali e Xhavit Ramë Dedja, Mustafa Brahim Dedja,vlerat e
shenjëta morale: Ndershmërinë, thjeshtësinë dhe korrektësinë, dashurinë për
Mëmëdheun, humanizmin, mikpritjen dhe besën, dëshirën për të jetuar i lirë në
trojet stërgjyshore, për shqiptarizmin e Rilindasve, përpjekjet për të fituar
titullin e lartë “Njeri”. 25.10.2012. Lagje të Kërçovës
Nga arhivi im personal
Redaksia Zemra Shqiptare
Ndarja nga jeta, është dhimbja përfundimtare që pëson njeriu. Por
kur të tilla dhimbje lënë pas gjurmë që do të kujtohen brez pas brezi, atëherë
vetë jeta nuk quhet ende e përfunduar…edhe pse fryma e fundit ka heshtur.
Sot, më 25 Tetor 2010, u ndal
së rrahuri, zemra e Ferit Ramadanit… këtij patrioti dhe shqiptari të
flaktë, që deri në ditën e fundit të jetës së tij, ja kushtoi vargjet çështjes shqiptare…
Zemra e tij heshti, për të lënë dhimbje të madhe tek të gjithë të
afërmit, tek gjithë shoqëria e tij, por edhe tek mijëra lexues e miq të
shkrimeve të internetit, të cilët edhe pse nuk e kishin takuar personalisht,
gëzonin respekt dhe mirënjohe për të.
Ai do mbetet i paharrueshem edhe për ne, stafin e Zemra Shqiptare,
ku ai dha kontributin e tij të çmuar, me sa e sa shkrime, me sa e sa poezi.
Temat e z. Ramadani do mbeten gjithnjë aktuale, sepse ai i këndoi me penën e
tij, vëndlindjes, kombit.
Qoftë i paharruar mes nesh!
Ju prehtë shpirti në paqe!
Ngushëllime për të afërmit dhe familjarët e tij!!
=================
Fjalë morti ….ditën e varrimit
Të
nderuar të pranishëm, i nderuar dhe i paharruar vëlla, Ferit Ramadani, Do të
ishtë më e arsyeshme që ti të ishe në vendin tim, dhe të lexoje fjalë mortore e
ngushllimi për mua, sepse nga mosha ishe ahumë më i rijë se unë, por, ja që ky
ka qenë caktimi i Zotit, nga i cili nuk mund te iket.
Në
këto momente, i katandisur nga pikellimi e dhimbjet, e kam shumë të vështirë të
themë çfardolloj fjalësh qofshin ato, sepse ti ishe njeri i një formati shumë
të madh, të veçantë dhe me vlera shumë dimensionale, të cilat vlera moti kohë
kanë kaluar e depërtuar anëekand trojeve shqiptare, deri atje ku bukës i thuhet
buk e ujit ujë. Vëlla i dashur, ne jemi
gjeneratat e para nga keto troje shqiptare, vend i zhytur atëherë në një injorancë
të thellë, pa mesim e shkollim dhe një padituri dhe prapambeturi totale.Nga ana tjetër,
mbretëronte një varfëri skajshmërisht e madhe, pa ngrënë e pirë, dathur e
deshur, dhe ne, ashtu kryeneqë, injoruam
të gjithë atë dhe me sakrifica të papara ua mësyemë shtigjeve të diturisë,
shkencës arsimit e kulturës. Por, ne që ishim gjeneratat e para të viteve të
shtatdhjeta, shpresa e madhe dhe e vetme e Kërçovës, nuk u gjunjëzuam, por
qëndruam të fortë dhe të bashkuar si një trup i vetëm kundra të gjitha stuhive. Dhe kjo ishte forca që na mbante gjallë dhe
na jepte kurajo që të shkonim përpara dhe të mos gjunjëzoheshim para rrebesheve
që na dilnin per të na penguar.
Por
hiekat dhe problemet e gjeneratës tonë nuk përfunduan këtu. Ata u shtuan edhe më
tepër pas kryerjes së shkollimit dhe marrjes së diplomave. Ne të diplomuarit e Prishtinës
konsideroheshim si rreziku më i madh i shtetit e pushtetit dhe vazhdimisht
mbaheshin në shënjestër dhe larg shkollave ku do të duhej të fillonim punën e
institucioneve tjera.
Ne
vazhdimisht ndiqeshim e përndiqeshin. I pari qe
e psoj nga shokët tonë ishte Shaqir Sadiku, bashkëpuntori më i ngushtë i
Jusuf Gërvallës. Pasuan edhe burgosje të shokëve tjerë.
Ferit
Ramadani u paraburgos më 20 maj 1988, por stoikisht u qëndroi të gjitha
metodave malltretuese të UDB, nuk i dha shoket, nuk i pranoi veprat me të cilat
ngarkohej; dhe në fund, pas të gjithë asajë golgote, në mungesë të fakteve,
përbindëshit u detyruan ta lironin nga paraburgimi pas 6 muajsh.
Ferit
Ramadani, edhepse posedonte aftesi të jashtzakonshme në shumë fusha të
ndryshme, e sidomos në ekonomi, atij nuk iu lejua të punësohej dhe për një kohë
shumë të gjatë qe i detyruar që të punonte punë fizike në ndërtimtari bashke me
dz ish të burgosurit tjerë, Beqir Limanin e Sulejman Elezin.
Që
të shkruhet për aftësitë e Ferit Ramadanit dhe për punën e tij si poet e
krijues, do të duheshin faqe të pa numërta të letrës. Ai ka të botuara numër të
madh shkrimesh për ekonomi, në prozë e poezi, për religjion e histori. Nuk ka
gazetë e revistë në trojet shqiptare që ai të mos ketë botime të vetat që nga
jeta sudentore e deri me sot. Ka edhe numër të madh punimesh të pabotuara,
qofshin në shkencën e Ekonomisë, qofshin në krijimtarinë letrare që për shkaqe
finansiare kanë mbetur pa u botuar, e që ne shokët e tij do të duhet të
kujdsemi që ato punime e shkrime të shumta ta shohin dritën.
Të
nderuar të pranishëm, të nderuar shokë dhe kolegë të Ferit Ramadanit, pas
ndërrrimit jetë të Sefer Sejdinit, Shaqir Sadikut e Besim Veliut, Ferit
Ramadani është shoku jonë i katerti me radhë, nga grupi i studentave kerçovarë
që banonim ne ,,rruga Rieka 57,, në Prishtinë, që ndahet nga mesi jonë.
Lusim
Zotin e Madherueshëm që ta shperblejë me shpërblimet më te çmuara që ka në
Madherinë e Tij.
Ilmi Veliu, Llagje,
E
hënë, 25 tetor 2010.
========================================
Komuniteti Shqiptar i Kercoves ne
Amerike
E
nderuar Familje Ramadani,
Te
nderuar te pranishem
Vdekja
e hershme dhe e papritur e shokut dhe mikur tone te dashur dhe te nderuar Ferit
Ramadani, na preku thelle ne zemrat tona. Me kete rast Komuniteti Shqiptar i
Kercoves ne Amerike ju shpreh ngushellimet me te sinqerta me rastin e humbjes
se njeriut me vlera te vecanta patriotike e njerezore.
Puna
e palodhshme dhe virtytet pozitive te te ndjerit Ferit Ramadani do te mbeten
gjate ne kujtesen e atyre qe i takoi dhe i vizitoi me rastin e qendrimit te tij
te fundit ne Amerike.
Prandaj,
ne se bashku me ju, do te lutemi qe shpirti i rahmetliut Ferit Ramadani te
pushoje i qete nen kujdesin e Krijuesit te gjithesise. Amin,
Per
Komunitetin Shqiptar te Kercoves ne Amerike,
Ilaz Kadriu-Lazi
Te
nderuar Arianit,Ardit, Besa dhe Dini
Te
nderuar te Pranishem,
Me
lejoni qe ne emrin tim personal dhe ne emer te familjes sime, t'ju shpreh
ngushellimet me te sinqerta, me rastin e humbjes se te ndjerit Ferit Ramadani,
te cilin vdekja e rrembeu papritmas.
Une
dhe familja ime e gjere, te ndjerin e njohem nga se afermi dhe qe nga
femijeria. E njohem ashtu si ishte: te dishem, punetor, te sjellshem,
kombetar dhe me cilesi tjera humanitare. E njohem poashtu si te pafat ne
jete duke kaluar momente te veshtira dhe tragjike ne jete te percjellura me
trauma familiare.
Prandaj,
ne do ta kujtojme gjithmone duke i ruajtur gjithmone memoriet me te mira
per te , sidomos gjate vizites se fundit ne Amerike.
Atij
i qofte dheu i lehte. Zoti ti fali xhenetin, kurse te tjereve durimin dhe
shendetin. Amin.
Rushit Ajroja me familje
Agim Gashi
IN MEMORIAM PER FERIT RAMADANIN
Pa të derguar vlla te varret
Pa të mbulur me dhe të zi,
I radhis unë këto vargje
Miku im vetëm për Ty.
Ishe njeri me nderë e besë
Ishe baba, mik e poet,
Ishe feniksi i Iliridës
Emri yt ska me u tretë.
Kishe miq që të nderuan
Kishe ti edhe armiq,
Emri yt s´harrohet kurrë
Urrejtsit tu mbetën hiç.
Rruga e mbar për në amshim
Në token tënde flej n´qetësi,
Vargjet tua i lexojnë zogjët
Te varri yt aty përmbi.
25.10.2010-Düren
==========================================
IKU POETI...
Iku poeti..
Me ecjen kozmike
Thërmijash universi, vargjet e tij.
Veç gjurma mbeti
Si kohë antike
Që kohës moderne ndrit.
Iku poeti...
Pa pyetur iku...
Testamentin e la në çdo varg.
Aty është universi
Eshtë aty njeriu
Pasuria e vetme që la.
Miradie Zymberi - Avdullahi
TI JETON
Edhe qielli po qan sot,
në lotë po lahet kjo tokë,
Na iku befas nga kjo botë,
miku i madh!-Pse o Zot?
E deshëm gënjeshtër këtë njoftim,
nuk na pëlqeu që ta besojmë,
jemi mbuluar me pikëllim,
Ngushëllimet e miqve kur lexojmë!
Me flakadan nëpër shtigjet e poezisë
udhërrëfyes për shumë udhëtar,
Ti, o bir i ILIRISË,
u dhe vetëbesim në rrugë të mbarë!
Pena mbet jetime në tavolinë,
dorë e jote më nuk e prekë,
po i le ngushëllim poezinë,
ku i gjallë do të jesh përjetë!
Ti, jo, nuk ke vdekur!
Nga lartësitë tash shikon!
Në veprat tua gjallë ke mbetur.
O, Vëlla, përjetësisht jeton!
======================================
NEHAT JAHIU
VARGJET TI PUTHËM...
(Mikut dhe poetit Gjakush Tanës - Ferit Ramadanit)
Sa e sa lotë mbrëmë i derdhëm në sy
deshëm të bisedojmë , o mik me ty,
të kërkuam , o poet e nuk të gjetëm
trup e shpirt shtangur mbetëm.
Të kërkuam, o mik gjithëkund
e nuk të gjetëm ty askund,
të kërkuam mq e mike
shumë shpejt ti prej nesh na ike.
Seç na u hapën plagët në shpirt
vdekjen tënde, or mik nuk e kemi prit,
ta kërkuam vargun aty ku të mbet
tek poezia yte ,o i madhi
poet.
Lotët na mbetën të patharë në sy
vargjet ti puthëm dhembshëm në poezi,
vdekjen nuk ta besuam, or mik askush
mbetëm zemërkallur e zemërprush.
Të kërkuam, o mik ku
na mbete
ku na ike ,o poet e ku na u trete,
eh, or mike sa shumë na brengose
si qiriu seç na kalle e na dogje.
Eh, mor mik do të gjejmë aty në kullë
trup e shpirt mbështjellur në flamur,
do të gjejmë në të lashtën Uskanë
që ti e thërrisje gjithmonë NËNË.
e diel, 24 tetor 2010
|
|
|
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
==================================================
» Ferit Ramadani (1956-2010) Fjalë ngushllimi nga miqtë e ZSH
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
Cfare thua Monda, cfare thua???
Dhimbje ndjej per ikjen e parakohshme te Alked Saracit, edhe pse
nuk e njoh.
Ngushellime familjes e te afermve, ju prehte ne paqe shpirti.
Nuk po mbledh dot veten per mikun tim poet Gjakush Tana(Ferit Ramadani), nuk me besohet, jooo.
Kur me beri tag pak kohe me pare me poezine e tij ne fcb, ja tani
po e sjell ketu e mban dt. 23 tetor 2010(ora
MALLI IM PER TY
Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !
Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !
Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!
Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te
mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete?
Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje
lirike per t'u patur zili nga cdo moshe poeti. Feriti shkroi analiza, esse, ne
te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine,
njerezit... Feritin e kam te pandare ne komentet e tij dashamirese e vleresuese
ne sa e sa poezi te miat, deri ne pasthenien aq analitike te tij ne librin tim
me poezi, "Mos e ndiqni hijen!".
Kam mesazhin e tij te fundit ku shprehte merakun per
"heshtjen" e mesazheve mes nesh per pak kohe dhe pergjigjen time aq
sqaruese e vleresuese per te si njeri, krijues e mik i padiskutueshem. E kam
ndjere manget veten per te hyre analizave e komenteve ne krijimtarine e tij
cilesore, ashtu sic e bente ai me kompetence e profesionalizem per ne. I mbetet
penes se studjuesve ne vazhdimesi, analiza e studimi i vepres se bollshme ne
sasi e cilesi, te mikut e shkrimtarit te paharruar,
Gjakush Tana (Ferit Ramadani),
per ta vendosur sa me pare ne piedestalin e perjetshem, qe ai e ka ngritur vete
prej kohesh.I perjetshem qofte kujtimi i Gjakushit!
Me dhimbje e respekt, me homazh e vargjet e tij ne mendje, une,
miku i Feritit,
Edmond Shallvari: Feriti
vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
Cfare thua Monda, cfare thua???
Dhimbje ndjej per ikjen e parakohshme te Alked Saracit, edhe pse
nuk e njoh.
Ngushellime familjes e te afermve, ju prehte ne paqe shpirti.
Nuk po mbledh dot veten per mikun tim poet Gjakush Tana(Ferit Ramadani), nuk me besohet, jooo.
Kur me beri tag pak kohe me pare me poezine e tij ne fcb, ja tani
po e sjell ketu e mban dt. 23 tetor 2010(ora
MALLI IM PER TY
Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !
Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !
Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!
Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te
mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete?
Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje
lirike per t'u patur zili nga cdo moshe poeti. Feriti shkroi analiza, esse, ne
te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine,
njerezit... Feritin e kam te pandare ne komentet e tij dashamirese e vleresuese
ne sa e sa poezi te miat, deri ne pasthenien aq analitike te tij ne librin tim
me poezi, "Mos e ndiqni hijen!".
Kam mesazhin e tij te fundit ku shprehte merakun per
"heshtjen" e mesazheve mes nesh per pak kohe dhe pergjigjen time aq
sqaruese e vleresuese per te si njeri, krijues e mik i padiskutueshem. E kam
ndjere manget veten per te hyre analizave e komenteve ne krijimtarine e tij
cilesore, ashtu sic e bente ai me kompetence e profesionalizem per ne. I mbetet
penes se studjuesve ne vazhdimesi, analiza e studimi i vepres se bollshme ne
sasi e cilesi, te mikut e shkrimtarit te paharruar,
Gjakush Tana (Ferit Ramadani),
per ta vendosur sa me pare ne piedestalin e perjetshem, qe ai e ka ngritur vete
prej kohesh.I perjetshem qofte kujtimi i Gjakushit!
Me dhimbje e respekt, me homazh e vargjet e tij ne mendje, une,
miku i Feritit,
Edmond Shallvari: Feriti
vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...
|
||||||
|
||||||
|
|
||||||
|
||||||
|
Agim Gashi
IN MEMORIAM PER Ferit
RamadaniN
Pa të derguar vlla te varret
Pa të mbulur me dhe të zi,
I radhis unë këto vargje
Miku im vetëm për Ty.
Ishe njeri me nderë e besë
Ishe baba, mik e poet,
Ishe feniksi i Iliridës
Emri yt ska me u tretë.
Kishe miq që të nderuan
Kishe ti edhe armiq,
Emri yt s´harrohet kurrë
Urrejtsit tu mbetën hiç.
Rruga e mbar për në amshim
Në token tënde flej n´qetësi,
Vargjet tua i lexojnë zogjët
Te varri yt aty përmbi.
25.10.2010-Düren
Edmond Shallvari
IKU POETI...
Iku poeti..
Me ecjen kozmike
Thërmijash universi, vargjet e tij.
Veç gjurma mbeti
Si kohë antike
Që kohës moderne ndrit.
Iku poeti...
Pa pyetur iku...
Testamentin e la në çdo varg.
Aty është universi
Eshtë aty njeriu
Pasuria e vetme që la.
Miradie Zymberi - Avdullahi
TI JETON
Edhe qielli po qan sot,
në lotë po lahet kjo tokë,
Na iku befas nga kjo botë,
miku i madh!-Pse o Zot?
E deshëm gënjeshtër këtë njoftim,
nuk na pëlqeu që ta besojmë,
jemi mbuluar me pikëllim,
Ngushëllimet e miqve kur lexojmë!
Me flakadan nëpër shtigjet e poezisë
udhërrëfyes për shumë udhëtar,
Ti, o bir i ILIRISË,
u dhe vetëbesim në rrugë të mbarë!
Pena mbet jetime në tavolinë,
dorë e jote më nuk e prekë,
po i le ngushëllim poezinë,
ku i gjallë do të jesh përjetë!
Ti, jo, nuk ke vdekur!
Nga lartësitë tash shikon!
Në veprat tua gjallë ke mbetur.
O, Vëlla, përjetësisht jeton!
26-10-2010, 02:51am |
|
|
|
Kur iken poeti |
|
26-10-2010, 01:19pm |
|
|
|
Veprat nuk vdesin kurrë! |
|
26-10-2010, 09:50am |
|
|
|
Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e
quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.
Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi
edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik
".Ishte udhëheqës i sektorit
ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi,
tregime, ese, romane dhe kritika letrare
në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.
Veprat e publikuara :
Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga
"Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka,
Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997 etj.
Me keqardhje dhe në pikëllim, po botojmë sonte dy poezi në shenjë
mirënjohjeje dhe falenderimi, si dhe bashkangjitur...poezitë që miqtë e tij, ja
kanë kushtuar pikërisht në diten e ndarjes nga jeta!
Ferit Ramadani
MBRETI PADISHAH TURFULLIN N ' TURQI!
Mbreti padishah
turfullin n' Turqi:
- Në Vlorë Arnautët,
shpallën Pavarësi!
Ai stërnipi i Gjergjit
i Skenderbeut të parë,
që në Krujë shporri
mbretër, pashallarë!
Sërish në Vlorë
po shfaq prapësi,
Gjergj ' i dytë Qemali,
po ajo Shqipëri !
Po ! Ajo Shqipëri
i dyti nëntor !
Turret Anadolli
ta shtypë në Vlorë !
Mirëpo thyhet keq
e ngjitet në tel,
përpara shqiponjës -
shqiptarëve rrebelë !
Hënë e ngrënë e turkut
Sërbosllavi kryq,
ngriten përbindshat :
-Shqipes i bëjnë gjyq !
Ta shporrin nga trojet
ku ishte Iliria,
sfinja nga karpatet,
karadomuz Azia !
Në Stamboll të Turqisë
mbreti padishah,
oshëtin nga inati
por, Shqipëri më s'ka !
Në Beligrad të Sërbit
Pashiqi shejtan
nis orditë gjaksore
për në Durrës, Tiranë...!
Përjetojnë skëterrën
në Ankarë gratë,
harbohen shkinat sërbe
kopila të kenë dhuratë !
T'i drejtojnë në shtigje:
Kosova - Sërbosllavi !
Është model i Vukëve
i Çubrillëve të zi !
Lëshohen Pollogut
thik Pellagonisë,
Kara Maçula Makësh,
Grekomanë - Çamërisë !
Të gjithë për krrokama
nga Shqipja pijnë gjak
për vezë gjarpërinjsh
kërkojnë konak !
Ngritet e Pavarur
Zonja Shqipëri !
Ec shekujve përpara
Nëntorëve të ri !
Është jehonë ndër shtigje
kushtrim për liri,
plas shtriga osmane
cof kurva sërbi ...!
Ferit Ramadani
VARGJE PËR MARTIRËT
Sa vargje të bëj për martirët
vepra e tyre është lavdi
ata janë liria që na flaku zinxhirët
ata janë shpresa për ardhmëri !
Ata kanë një emër për Atdheun :
- Heronj! Që ndriçojnë si yje mbi re .
Ata janë të njëjtë me Skenderbeun
Janë himni i kushtrimit për ne!
Ata janë si Isa, i ngjajnë Adem Jasharit
edhe Shotës i ngjajnë Sulltana e Nuria
në varganin e gjatë të Flakës së Janarit
Jusuf Gërvalla ringjallet tek Iliria!
Nëpër sheshe Xheva e Fehmi komandanti
kanë lëshuar jehonën i dëgjon Vatani
pas shpine në shënjestër i mori naganti
tradhëtia i vrau mos u dëgjohet zani!
Harun Aliu - Kushtrimi , dhe shokët e tij
si Ukshin Hoti e shumë viganë !
I vranë ! I zhdukën me mister të zi !
- Nuri heroik u ndriçon në cdo anë ...
--=======================================================
Besim Veliu , në të djathtë, shok
i banesës dhe i studimeve me Ferit
Ramadanin, Edhe ai tashmë i ndjerë.
Shaqir Sadiku : Njeriu që s’u mposht kurrë! Bashkëvendas, shok i banesës i Feritit gjatë
studimeve, edhe ky ndërroi jetëmë2008
Në
pasditen e fundmarsit të ditës 29, në varrezat e fshatit Trapçidoll të
Kërçovës, në praninë e mijëra qytetarëve u përcoll për në banesën e fundit
intelektuali i anatemuar e i nëpërkëmbur Shaqir Sadiku. Gjatë gjithë kohës sa
qe gjallë ai diti të qëndrojë i palëkundur e i panënshtruar nëpër të gjitha
kohërat duke u bërë ballë të gjitha nënçmimeve dhe kurtheve që atij ia kishin
përgatitur në jetë. Shaqir Sadiku, u lind më 1952 në fshatin Llagje të
Kërçovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Kërçovë e
Gostivar (arsyeja e mbylljes politike të paraleleve shqip të gjimnazit të
Kërçovës) ndërsa studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte ndër
gjeneratat e para të kërçovarëve që studioi në këtë Universitet. Gjatë kohës sa
studionte në Prishtinë, si student i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
punonte edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës si redaktor i emisionit për
Arsim dhe Kulturë. Shokët e tij studentë, rrëfejnë se rrogën, të cilën e merrte
e ndante me ta me arsyetim se të hollat ua jepte hua, dhe që ata asnjëherë nuk
ia kthenin ngase s’kishin se ku i gjenin. Veproi edhe në kuadër të shoqatës së
studentëve “Ramiz Sadiku” në seksionin e dramës. Studentët kërçovarë, të cilët
studionin asokohe në Prishtinë do të kujtohen se Shaqa, ka marrë pjesë në të
gjitha dramat që përgatiste kjo shoqatë studentore, ku gjithnjë ka luajtur
rolin kryesor. Qysh herët, si gjimnazist, ra në sy të pushtetmbajtësve, me
referatin e lexuar në sheshin e Gostivarit të titulluar “Kush e vrau Sefer
Selimin?!”. Zëri i tij kumbues, tmerroi skenaristët kobzi të komiteteve
keqbërëse të sistemit sllavo-komunist. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Jusuf
Gërvallës, me të cilin në Pallatin e shtypit të “Rilindjes” do të botonte
ilegalisht “Lajmëtarin e Lirisë”. Në redaksinë e Televizionit të Prishtinës ka
punuar e përgatitur edhe shumë dokumentarë, me disa prej të cilëve ka marrë
edhe çmime prestigjioze. Më 1981, për rrethana të njohura të asokohshme Shaqir
Sadiku emigron në Zvicër. Gjatë kohës së qëndrimit në Zvicër, ka bashkëvepruar
me Jusufin, ku merrej me përgatitjen e bashkatdhetarëve dhe bashkimin e tyre në
një trup të vetëm veprues. Involvimi i tij i thellë në kronologjinë e ngjarjeve
liriprurëse, si dhe vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka më 1982, i deprimuar
dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur nga armiqtë, e detyrojnë të braktisë Zvicrën
dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje. Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me
studentët shqiptarë, me personazhet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e
vjetër, ku hetohet dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në
Serbi. Për sa kohë që qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur
shkopinjtë elektrikë por edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e
tij paraqet enigmën që ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës. Kjo
legjendë, do të prijë si shembull se si ruhet krenaria intelektuale.
Adem
Xheladini
(shkrim i botuar ne gazeten"Lajm" Maqedoni, 31 mars 2008)
Akademi perkujtimore në 1vjetorin e vdekjes së Ferit Ramadanit
1. Ilmi
Veliu, FJALA PERSHENDETESE
2. NAHILE
DAUTI- Poezi nga Ferit Ramadani “Fjalë
të pathëna”
3. Fazli
Veliu
4. Adem
Xheladini- në emër të shoqatës së
shkrimtarëve Kërcovar
5. Nahile
Dauti- Poezi nga Ferit Ramadani “Nëpër
troje të Ilirisë”
6. Fatmir
Limani- Në emër të burgosurve
politik
7. Afmet
Mora-ne emer te shokëve dhe poetëve
8. Shaqet
Ramadani- Në emër të familjes
9. Sali
Ramadani
10. Nure
Sula- Telegrame nga miq-poet
11. Nahile
Dauti- Poezi nga Ferit Ramadani “Letër
Poetëve”
12. Ardit
Ramadani- faleminderim nga djali i Ferit Ramadanit
13. Fjala
përmbyllse
14. ======================================================
P.s.
Duke mos dashur që dikend ta harroj dhe
anëshkaloj, disa shkrime i kamë dubluar. Dhe nese dikend e kame harruar,kërkoi
falje.
Ju ftoj qe te gjith ju, shokët, miqtë dhe
dashamirët e Feritit të shkruani edhe nga nje shkrim apo poezi për dyvjetorin e
ndarjes se Feritit nga ne, te cilat shkrime une mendoj ti botoj ne nje botim të
posaqëm e që ju pastaj në adresat tuaja postari do te merrni nga nje libër .
Falë
me shendet, Ilmi Veliu. ilmiveliu@yahoo.com, 070 346 150. Kërçovë