E premte, 26.04.2024, 12:38 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Xhamia e re - një veprim antishqiptar

E enjte, 18.10.2012, 08:04 PM


Xhamia e re - një veprim antishqiptar

Nga Krist Gjinaj

Pas shumë zhurmash, protestave neper rrugë sikur të ishte Afganistan apo Pakistan , u vu gurëthemeli i xhamis në Prishtinë, dhe kjo , nga ana  e muslimanve shqiptarë trajtohet si e panevojshme dhe vetem një inati kunder ndertimit të Katedrales në Prishtinë dhese, nevoja për ndertimin e xhamisë nuk ishte e madhe pasi në Prishtinë janë afer 20 xhami të cilat në fakt , përdoren vetem në kohen e festave të bajramit.Edhe pse, perleshjet ne mes të klerit musliman janë të shpeshta dhe bien në ndesh me tolerancen fetare, myftiu Ternava prapë deklarohet se islami është fe e paqes, duke harruar se paqen njeriu duhet të e zbatoh dhe të e kërkon në brendesi e pastaj të e proklamon diku jashtë, por kjo paqe mungon , sepse Kurani urdheron cdo here për luftë kunder jomuslimanve.Edhe qytetaret e Prishtines do të e ndjejnë veten të mashtruarë dhe të zhgenjyer kur ezani i kësaj xhamie do të u prish gjumin si cdo here, dhese , me ketë akt, Kosoves i janë cunguarë rruget për hyrje në boten Evropjane, kjo është mëse e qartë.

Është shumë më rëndesi të ceket se shqiptaret e besimit të krishterë me ketë rast, tregojnë dhe treguanë si cdo here kulturen,tolernacen  dhe shpirtin e tyre të vertet kombetarë dhe fetarë,sepse, ata nuk shkruan libra, nuk dolen në protesta dhe nuk ofenduanë askënd për shkak të ndertimit të xhamis që është një simbol i trashegimisë pushtuse turko-osmane e cka në fakt, disa shqiptarë musliman nuk lanë asgjë pa vepruar në kohen e gurthemelit për Katedrlane e Prishtines.

Të e mbashë armikun aferë, duke i rrespektuarë fen, kultin dhe trashegimin , kjo nuk e benë askënd shqipëtarë por e vendos në shkallen më të ulet, në shkallen e një të shituri që pasi ka shitur të parët e vetë, shpirtin,gjakun e derdhurë,shet edhe gjuhen , fen dhe kulturen, e cka s´do të shiste më teper.Këtë e dijnë por me ketë "krenohen" .

Duke e percjellurë ketë ndodhi, si cdo here, ishte e cuditeshme se hoxhallaret bertisnin në gjuhën arabe dhe askush si merrte vesh ,edhepse, kjo është qeshtje e tyre,ndersa në anen tjeter, mjekrroshet wehabistë bertitnin kunder Presidentes Jahjaga se ajo e paska ofendurë Kuranin dhe Sheriatin.

Cka ka këtu të ofendohet Kurani dhe Sheriati kur ata në vetvete janë të ofenduarë.Kemi pasqyren para vetes, e kush deshiron , mundet edhe të shikohet në pasqyrë, nese jo, është pasqyra eletronike e cila sot na e deshmon jeten dhe jetesen nën ligjet e Kuranit dhe Sheriatit.Na deshmon "paqen " islame dhe qellimin xhihadistë të tyre të trasheguarë me shekuj.

Të gjitha faktet që sjellen nga Kurani, nuk janë aspak të pranuara për jetesen në token shqiptare e sidomos ne token Evropjane dhe nuk janë aspak fakte që vertetojnë për ndonjë tolerancë nderfetare me besimet tjera.As në boten islame, nuk mirpritet jetesa nen ligjet Kuran e Sheriat , por sistemi diktatorial fetarë i obligon që të jetojnë ashtu.

Ne kemi me qindra raste dhe të dhena që flasin rreth kësaj , kemi edhe numrin e të burgosurve neper shtetet islame që janë kunder jeteses nën ligjet islame, dhe në këto ditë të fudnit, kemi edhe raste kur grat e botes islame djegin edhe ferexhet e tyre për shprehje të mospajtimit të trajtimit të tyre si qenje njerzore nga ana e burrave dhe e ligjit.

Mos të merren parasysh e as mos të flitet se ne me shekuj kemi treguarë tolerancë fetare nder shqiptarë,sepse nuk egziston asnjë fakt që flet se shqiptarët me të vertet ishin islamizuarë total në islam , por faktet flasin se për shkak të friges, shtypjes , ata jetuan jashtë si musliman e në shtepi si të krishter dhe pasi e mbanin veten si krishterë të fshehurë, ta nuk kishin arsye që të urrenin fen e tyre dhe të mbronin islamin i cili me dhuna të ndryshme u ishte obliguarë dhe detyruarë .

Sjellja e shumë hoxhallarve nga vendet e ndryshme jashta territorit shqiptarë,dhe nga vetë hoxhallaret e shitur  shqiptarë, ndikoj që popllin e pashkolluarë shqiptarë të e bind se është musliman dhe asgjë tjeter dhe se feja e "vertet" është islami.Njeriu pa shkollë nuk kishte aq shumë njohuri të e kuptonte se me të vertet cka është islami e nën ligjet islame, mori permas hakmarrja, vrasja dhe shitblerja e gjinis femrore sikur të ishte një kafshë tregu dhe hasmeria me popujt e tjerë të Ballkanit dhe të Evropes që ishin të besimit të krishterë.

Në gjashtë shekuj roberi,analfabetizem, shtypje, shprengulje e dhunë, shqiptaret mbijetuan . duke u shkelur nga spijunet dhe sherbetoret e pashallarve shqiptar dhe dhunes nga sistemi dhe ligji osmano-islam.Janë të panumruarë shqiptaret që u interrnuan neper vendet e Azisë e Afrikes nga gjyqet islamo-osmane, janë të panumerta femrat shqiptare që u moren dhe u shiten neper botën islame , janë të panumerta varret  e shqiptarve që ishin ushterë nen petkun e  sulltanit ku ishte obligim sherbimi ushtarak dhe ne ketë shermim ushtarak , ishte obligim mesimi i fes islame, falja e vakteve dhe shumë tipare të tjera islame, e kjo është dhunë e cila mbi shumë të tjera flet për perhapjen e islamit me dhunë.Sherbimi ushtarak nuk ishte me i shkurter se pesë vjet, e dikush u kthye e dikush jo, e ata që u khtyen , ishin me tru të shperlam dhe ishin akoma nen sherbimin e taborrit sulltanor.Janë të njohura dhe të argumentuara faktet se sa shqiptarë ishin ushtarë të sulltanit e që shkelnin e vrisnin neper vendet e ndryshme të botes.Por janë të njohura edhe faktet se shumë shqiptarë u benë shpesh krah me shtetet e krishtera që të e rrexojnë sulltanin dhe të lirohen nga zgjedha osmane, sidomos ne luften  e Austris dhe Perandoris Osmane ku luftën më të gjatë shteti osman e zhvilloi në ketë kohë Kjo liuftë  filloi në vitin 1683. Pretekst ishte përkrahja që i bëri Austria grupit kundërosman që kërkonin lirin e tyre. Ushtria osmane arrinte mbi 170 000 veta kurse ushtria austro-polake deri 63.000 veta. Në ushtrinë osmane përpos ushtarve shqiptarë të obliguarë për sherbimin ushtarak,  ishin marrë me forcë edhe shumë shqiptarë që nuk kishin kapur kurrë armë me dorë. Ushtria osmane me në krye me sulltan Mehmetin IV dhe vezirin e madh, Kara Mustafa pashën, hynë në territoret hungareze që ndodheshin nën Austrin ku në ketë rast, sulltani synonte të e merrte Vjenën.Por Vjena nuk mirrej aq lehtë.Duhet përmenduar¨edhe faktin se në anen e Vjenes gjindeshin edhe shqiptaret të cilet kishin rrokur armet për të u liruar nga zgjedha osmane e sidmos malsoret që njihen shumë për trimerin e tyre.

Siq e dimë,rrethimi i Vjenës zgjati  më shumë se dy muaj ku ketë e mbronin 13.000 veta si zejtarë, studentë, banorë të tjerë e fshatarë të krahinave përreth. Edhepse  nuk ishin të armatosur mirë ata i qëndruan ushtrisë osmane deri ne momentin e fundit  Gjatë sulmeve për pushtimin e Vjenës sulltani humbi pothuajse gjysmen  e ushtrisë. Më 12 shator ushtria osmane u sulmua edhe nga një ushtri e tjeter prej 25.000 vetësh e cila ishte  përbërë nga polakët, ukrainas dhe kazakë e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski, ku në ketë rast  osmanët pësuan disfatë të madhe duke lanë 20.000 të vrarë. Veziri i madh mezi shpëtoi kokën dhe u tërhoq në Beograd. Për dezertimin e tij  ai  u ekzekutua me urdhrin e sulltanit. Mbreti polak ndoqi ushtrinë gjatë tërheqjes dhe e theu atë edhe një herë në Brigjet e Danubit. Kjo disfatë e ushtrisë osmane ngjjalli shpresa për dëbimin e osmanëve nga Evropa e krishterë. Por realizimi i kësaj shprese  kërkonte bashkimin e forcave të disa sheteteve të krishtera dhe për ketë qellim u formua edhe bashkimi i krishterë që njifet me emerë si Lidhja e shejtë ose e quajtur edhe ndryshe aleanca e shenjte e cila  në vitin 1684 u krijua për një luftë dhe një koalicion të përbashkët kundërosman e në ketë koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.

Pas shumë humbjeve dhe bashkimit të krishterve kunder osmano-islameve,gjendja e shtetit osman ishte keqësuar edhe më shumë. Në ketë kohë ushtria osmane llogaritej rreth 300 000 veta, kurse në të vërtetë ajo nuk i kalonte as 60 000 veta sepse numrin e ushtarve e zvogluan shqiptaret të cilet kaluan në koalicion me shtetet e krishtera e të vetmit që kishin mbeturë akoma nën komanden osmane ishin disa spahinjet shqiptarë të cilet nuk kishin asnjë përvojë lufte për perdorimin e armeve.Por ne vitin 1686 forcat e Lidhjes së shejtë e filluan luften prapë kunder perandoris osmanedhe duke korrur fitore mbi ushtrit islame,ushtritë  austriake morën Budën që kishte 160 vjet që ndodhej në duart e osmanëve, më pas thyen në Mohaq ushtrinë osmane, në vendin ku më 1526 u vendos fati i Hungarisë dhe pushtuan Beogradin. Në Vidin pranë Danubit, u thye edhe flota osmane. Në përparimin e shpejtë të ushtrisë austriake ndikoi edhe qëndrimi i ushtrisë osmane e cila u zvoglua shumë sepse jeniqerët dhe një pjesë e ushtarëve të kategorive të tjera u rebeluan e braktisën frontin dhe u kthyen në Stamboll. Ushtria veneciane u hodh në sulm në More dhe në Dalmaci. Brenda një kohe të shkurtër në duart e venecianëve ra gjithë Moreja.Në suksesin e forcave të Lidhjes së Shenjtë ndikoi dhe lufta clirimtare e popujve të Ballkanit për të hjekur qafe zgjedhën osmane. Në ketë kohë numri i ushtarve në kohen e Lidhjes së shejtë ishte edhe me i madhë sepse tash edhe me shumë u ngritën serbet, bullgart, greket dhe shqiptarë duke  iu përgjigjën thirrjes së perandorit austriak për të luftuar kundër osmanëve.

Shqiptaret e angazhuarë për lirin e tyre nga zgjedha islamo-osmane treguan një anagzhim shumë të madhë duke u lidhur me boten e krishtere dhe ne këtë kohë, angazhimi i shqiptarëve në anën e austriakëve u bë më i dukshëm në pranverën e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit austriak vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet Prokupjes të kalonte në Kosovë.

Kjo kalesë do të shkonte nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit ku ai deshti të dilte edhe në Shkodër e në detin Adriatik me qellim për të ndarë Bosnjën e Hercegovinën nga Porta e Lartë.

Thirrjet e veqanta për bashkimin e të krishterve kunder islamit dhe osmaneve i bente konti i Badenit duke i thirrur  popujt e Ballkanit për t’u bashkuar me ushtrinë e tij. Kur forcat e krishtera ushtarake hynë në tokat ballkanike,me këto forca u bashkuan  serbë, bullgarë, grekë e shqiptarë. Në këtë kohë, afërsi të Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24 shtator 1689), e cila përfundoi me fitoren e austriakëve dhe të aleateve të tyre.Në ke¨te luftë të përgjakurë, osmanët lanë në fushën e betejës 10 000 të vrarë dhe shumë e shumë të plagosurë.

Menjeherë pas kësaj fitoreje ushtria austriake u nda në dy pjesë: e para e komanduar prej kontit të Badenit i cili  u nis drejt Vidinit në Bullgari ,ndersa pjesa e dytë ishte me gjeneral Pikolominin në krye i cili u nis për në Kosovë, ku u prit me një ngrrohtesi të madhe nga shqiptarët.Disa " historian " shkruajn se në atë kohë ishin kryer disa masakra kunder shqiptarve të besimit islam , mirpo, këto të dhena janë shumë të paverteta sepse bazuarë ne numrin e pjesëmarrsve , del në shesh se nuk kishte një shifer që do të numronte shqiptarë të besimit musliman vetem se emri i tyre ishte i ndrruarë me dhunë, feja dhe dashuria për fen e të parve ishte si cdo here në zemrat e tyre e për ketë shkak, shqiptarët ishin gati të pranonin mbrojtjen e perandorit austriak që llogaritej si në mbrojtes i tyre dhe udheheqes në luften kunder hordhive islamo-osmane.

Në krahun e luftes dhe për mbrojtjen e perandorit austriak ishin edhe shqiptaret e Kelendit të cilet kishin respekt të madhë për Austrin por edhe gëzonin respekt të madhë nga vetë Austria.. Deklaratat e shqiptarve se janë me perandorin dhe do të i qendrojnë në krah njihen zakonishtë kur ai (Pikolomini) hyri në Prishtinë e me ketë rast 6 000 shqiptarë ortodoksë  u bashkuan me austriakët. Për bashkimin e këtyre shqiptarve ortodos, "historianet " kan manipuluarë duke i quajturë këta si serb , e në fakt këta ishin shqiptarë.Në grupet e bashkuara kunder sistemit osmano-islam ishin edhe shqiptaret e tjerë të cilet me dhunë ishin konvertuarë në islam.Mikpritja dhe bashkangjitja me Pikolominin ishte e pranishme kudo në Kosovë e sidomos në Prizren kus shqiptaret  e priten me nderime dhe duke i dal përpara me tufa lulesh.Një bashkangjitje e shqiptarve me Pikolominin njihet ne numrin prej 5000 vetesh të cilet së bashku me Imzot Pjeter Bogdanin e pershendeten me të shtena armesh.Në ketë rast , kerkesa e gjeneralit ishte që shqiptarët të hynin në ushtrin austriake dhe t´u bindeshin ofeicerve austriakë e së bashku me këta të mbanin edhe armë, e të tjeret që nuk ishin të aftë për luftë të ktheheshin në shtepi , pasi ne mesin e tyre kishte edhe gra e femij e pleqe që kishin dalur të luftonin për lirimin e vendit të tyre.Një bashkangjitje e shqiptarve me ushtrine austriake deshmohet edhe ne burimet austriakee angleze të cilat me një gjuhë deklarojnë se në ushtrin e Pikolominit ishin mbi 20.000 shqipëtarë e në ketë llogaritje futen 5000 veta ishin nga Prishtina,3 000 nga Peja,6 000 nga Klina 6 000 nga Drenica dhe 8000 nga Prizreni.Kjo deshmon se shqiptaret nuk e donin islamin as sundimin osman dhe lidheshmeria me të krishteret tjerë ishte një domosdoshmeri për fitoren e tyre të mëtutjeshme.Mirpo, ata që kishin shiturë veten për psuri e prestigj në shtetin islamo-osman ishin kunder kësaj lidheshmerie dhe nuk deshironin shkeputjen dhe lirin nga perandoria osmane, por kjo ishte vetem një tradheti dhe asgjë me shumë.

Luften për liri nga osmanet do të e vazhdonin edhe ata shqiptarë të tjerë të cilet ishin akoma tëpalidhur me ushtrinë austriake dhe  vazhdonin kryengritjen kunder forcave osmane. Por , nderkohë, kur forcat austriake hynë në Prizren, atehere 3000 kryengritës shqiptarë morën Pejën.

Kur gjenerali austriak shkoj për në Shkup me 25 tetor 1689 edhe atje shqiptarët e shprehën gatishmërinë e tyre  për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve dhe për ketë një grup luftetaresh nga Shkupi u nis drejt Tetovës për të liruar  krahinën nga forcat osmane. Këto të dhëna të lartëshkruara konfirmohen edhe sipas burimeve osmane ku aty shkruhet se me austriakët ishin të  bashkuar Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuciterna, Kosova Pazari i ri ,Mitrovica, Shkupi, Qiqaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.Si shkrova më lartë, shqiptaret nuk e donin islamin, nuk e donin sheriatin , nuk e donin sundimin osmano-islam, sepse ky sundim u kishte mohuarë të gjitha të drejtat , i kishte shkombtarizuarë, u kishte nderru emrin dhe mbiemrin , me një fjalë kishte qellim të i asimilonte dhe të i shfaroste totalishtë.Janë të shumta rastet e kaqakve shqiptarë të cilet iknin maleve për të mos u ra në dorë ligjeve islame.Vlen të permendet se në kohen e luftes kunder perandoris osmane kishte shumë shqiptarë që ishin ne vendet e ndryshme aziatike që ishin ne sherbimin ushtarak atje se po të ishin të gjithë në token e tyre , atehere numri i shqiptareve në krahun e austriakve do të ishte shumë e shumë më i madhë.Por me largimin e austriakve nga toka shqiptare, atehere filloj presekutimi dhe masakrimi i pameshirshem ndaj shqiptarve , e nder të masakruarit ishte edhe Imzot Pjeter Bogdani të cilin të zhveshur e terhoqen zvarrë neper rruget e Prishtines dhe kur u vorros në varr, mbi varrin e tij u ndertua edhe xhamia që gjindet sot e kësaj dite.Ndertimi i xhamive mbi kishat shqiptare, mbi varrezat e krishtera ka qenë i zakonshem dhe i njejtë sikur ai i kishave serbe mbi kishat shqiptare.Të dyja këto, tash kërkojnë dhe ngrisin zërin që të jenë monumente historike, edhepse, serbet ishin ikupatorë , po cka duan shqiptaret që kërkojnë që monumentet e okupatorve të ruhen si të pa prekura dhe cka duan shqiptaret që të u nderohet islami si një fe " e paster " kur në fakt , ne sherbimin e kesaj feje ishin cdo here tradhtaret dhe të shiturit që sot prapëseprapë thirren shqiptarë.

U futa pak në histori vetem që t´u deshmoj shqiptarve musliman  edhe pse ata e dijnë ,se xhamiat janë një trashegimi e sundimtarve dhe një fe e imponuarë me dhunë, e do të ishte dhe është mëkat që të tillat të quhen si vlera shpirterore dhe kombetare shqiptare,kur në fakt, këto ishin në krye të shfarosjes totale të shqiptarve dhe asimilimin total të tyre, qoftë nga ana fetare, gjuhsore, kulturore etj.

Përderisa, për ndertimin e kishave e sidomos të Katedrales në Prishtinë, disa shqiptarë të besimit musliman nuk lanë asgjë pa vepruar e pa vjellurë kunder ketij objekti fetarë që në fakt është autokton dhe apostolik në token e lashtë shqiptare.Aq largë shkuan saqe edhe u botuan edhe libra e shkrime, dhe Naim Ternava vjellte vrer kunder shqiptarve katolik dhe kunder udheheqesis së Ipeshkvis se Kosoves dhe kunder të madhit e të ndjerit dr Ibrahim Rugova.

Ata shkruan  dhe ofenduanë, nenqmuanë , fyen ,edhepse nuk ishte për qudi, sepse kishte të bente me kulturen e vendeve primitive islame që e kan të trasheguarë , ushqehen dhe rriten e frymojnë me atë,kishin të benim me udhezimet dhe "edukaten" islame.

Përderisa, fundamentalistet islam , në kohen e ndertimit të Katedrales në Prishtin flisnin për "ndjenjat e besimtarve islam " se u preken ndjenjat e muslimanve se qenka numer i madhë simbas tyre , është dhe ishte për qudi se si ata nuk turperohen e nuk u turperuan aspak kur e dinin dhe e dijnë  se janë këta  që shkelin mbi kishat e zhdukura shqiptare,bertasin  neper xhamia të cilat gjindeshin mbi kishen katolike shqiptare, dhe tash shtrohet pytja se me të vertet ,a thua  cfarë ndjenjash kombtare  kan të tillet kur  dihet se kan qenë me shekuj  bashkpuntorë dhe sahanlepirsa të sundusit turk.Të tillve , edhe në keto ditë u them tradhetarë dhe asgjë më shumë dhe kështu janë trajtuarë cdo herë ata që kan shitur kombin dhe të paret e vetë. Patriotizmi nuk është lufta vetem kunder sundimit ser por kunder cdo sundimi që cenon dhe prek identitetin kombetarë-shqiptarë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora