E premte, 26.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (2)

E merkure, 26.09.2012, 07:59 PM


THËNIE TË TUNXHTA

DHE MEND( DIME) TË TURBULLTA

Nga Begzat RRAHMANI

- Para se të fillojë Manifestimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, të gjithë shqiptarët ku të ndodhen në botë, para duhet të këndojnë HIMNIN KOMBËTAR pastaj në mënyrë solemne duhet të digjen librat që fyejnë kombin tonë e veçanërisht në Maqedoni, por me leje të partisë shqiptare në pushtet...?!

- Partneri maqedonas shqiptarët i quan adoleshent, kurse adoleshentët anëtarët e vet i quan fëmijë...?

- Dikur hoxhë dijetari i lutet doktorit të gjuhës shqipe ti shkruaj një punim për dasmën shqiptare, por kuptohet se kërkoi të vëndojë emrin e hoxhës, doktori qesh dhe vazhdon rrugën. Pas një kohe për të njëjtën temë i thotë autorit të këtyre vargjeve, autori qesh dhe i thotë me seriozitet:

- A nuk ke marre të kërkosh një gjë të tillë ti farë “ Dijetari “, atëherë dijetari hoxhë i tha :

- Të njëjtën ma tha edhe doktori por ai duke qeshur...

- I  “lumtur” është ai popull që ka intelektual RURAL dhe KUAJ dhe Pela me inteligjencë GJYSËM URBANE...

- Për larjen e të vdekurit ( xhenazes) hoxha i mëhallës kërkon 100 euro, i lumtë kur ka akoma budalla...

- I mjerë është ai KRYETAR SHTETI që në shtetin e vet flet gjuhë të huaj për nder të mysafirit, kurse mysafiri flet në gjuhë të vet...

- Hoxhallarët favorizojnë gjuhën arabe, koalicioni favorizon gjuhën maqedonase, arsimtarët të përçarë bëjnë pallë...?

- Për të ruajtur Qeverinë duhet të flijojmë familjet-fëmijët e dëshmorëve...

- Dikur thoshin si ky politikan më s’ lind nëna, më vonë thoshin si ky i dyti më s’ bënë baba, tash thonë; as si i pari e as si dyti më mos i paçim politikanë ulokë...

- Përpara meje janë gjunjëzuar shtete e jo një dorë TERRORISTËSH...

- Kombi im vetëdijesohu koalicioni të ç’ vesh pushti rospinë...

- Për terroristët s’mundemi të shkelim ligjin e propozuar, kur ai është më i vlefshëm se vetë ligjet e Zotit...

- Interesi personal nuk e sjell edhe atë KOMBËTAR, kurse ai KOMMËTAR e sjell edhe atë personal...

- Njëri mbronte të mos prishet QEVERIA tjetri shante dhe thoshte të prishet QEVERIA, pra as njeri e as tjetri s’ mbronin interesat e UÇK-kistëve, apo siç thuhet në popull:

- “ Si rrasa vorba, ashtu lëngu çorba”...

- Nuk shqetësohem kur më shajnë e as kënaqem kur më lëvdojnë...

- Ani humbët zgjedhjet për kryetar komune do tu bëjmë ministrula...

- E humbëm luftën me MAQEDONAS MUSLIMAN, por do ta fitojmë me MAQEDONAS SHQIPTARË...

- E humbëm luftën në BAÇISHT, por do ta fitojmë në Zajas, Osllome, Kërçovë bile edhe më gjerë atje te UNIVERSITETET...

- Të shkruash ESE është punë e rëndë, por të shkruash ESE-LUTJE për tu pranuar në POLICI është edhe më rëndë bile edhe ÇMENDURI...

- Pas LISIÇES radhën e ka përzierja e studentëve te U.SH.T-ja e MAQEDONOSHQIPËTARËVE, si ai këngëtari i famshëm në internet...

- Pa mos u vendosur në Brruksell, për shqiptarët filloi përdorimi i MBIEMRIT  MAQEDONAS SHQIPTARË, u lumtë e mbajtën fjalën-zotimin për modelin AMERIKAN, tash zotoheni se do ta hiqni emrin SHQIPTARË, ndoshta pas mbarimit të ligjit me BRANITELLAT, por nuk guxoni dhe nuk vlen për serebikët (lexo) serbët, turqit, vllehtë e TV....

- Tash i shohim gabimet e Limanoskit, që filloi prej në Baçisht e jo siç thoshte Drakulla.

- Kombet jashtë PREAMBULLËS janë të barabartë. Shqiptarëve u kemi dhënë pak më shumë se ne jemi zemërgjerë, por prej tash edhe ato do të barazohen me të tjerët; si në arsim, shkencë, kulturë dhe përdorimin e flamurit...

- Fjalët; Shqiptarë, gjuhë shqipe i kemi çrrënjosur prej neneve të Kushtetutës, për pak kohë do ti zhdukim në tërë territorin...

- Dikur Diogardi madh tha:

- Raportet që na vinin nga Maqedonia shkruanin se Maqedonia është Republikë e pastër maqedonase edhe atë qind për qind. Tash të vyejtën duan ta bëjnë me SHQIPTARUCËT e koalicionit-PIROLLA U QOFTË POLITIKANUCËVE..

- Brukseli s’ na jep vizë për shumë ndalesa, por na japin shqiptarucat e kolltukëve  të butë...

- Në Maqedoni humbim-fshehim dokumente të nënshkruara prej ndërkombëtarëve e jo prej shqiptarëve që vetë na ndihmojnë...

- Në popull thuhet:

- Cofi cjapi apo dhia, duam apo s’duam prishet miqësia, kjo vlen edhe për liderucët e koalicionit...

- Shqiptarët janë si ato ish Turqit, për kënaqësi personale-trupore jepnin dhe japin         TOKËN KOMBËTARE...???!!!

- Sa më shumë “PUSHTET” Shqiptarëve aq më lehtë do ti afrohemi DURRAHUT të bukur...

- Reciprociteti më mirë vonë se kurrë, i lumtë kryetarit por si do ta kuptojnë ato të vetit...

- Dalëngadalë shqiptarët e Qeverisë dhe ato Partallmentit ashtu e quan Sali Ramadani – bacë - Kërçova jo Kërçoovski, e ndiejnë lezetin e mostrubimit kur maqedonasit u thonë “ Makedonci Allbanci”...???!!!

- Fajtorët dënohen nuk shpërblehen, por kërkojnë falje-amnisti...

- Fjalët dhe mendimet maqedonase janë si HAJVARI pa kripë e pa yndyrë...

- E keqja e Evropës është që ka një shtet me emrin Serbi, kurse e keqja e Ballkanit është se ka shtet që s’dinë a është sllav apo antik...

- Profesioni të afron me klientët dhe pas një kohe bëhesh si ato...

- Opozita përherë ka të drejtë, prandaj unë përherë jam e atë...

- Tjetër është të merresh me politikë e tjetër është të bësh politikë...

- A s’ kuptuat se ua thanë troç:

- Çdo gjë që është SHQIPTARE i pengon maqedonasit...

- Nuk ka rast në botë në një shtet të bëhet luftë e të shpërblehen të dy palët...

- Shovinistët  nuk kanë brinja, ato kanë gjuhë dhe tru të pistë...

- Maqedonisë i vjen era ish JUGOSLLAVI, por kush si do të marri...

- Do të na ndaj vetëm vdekja tha, por shpejt i ndau paraja...

-  Ne kalbemi nëpër varre, Ju kënaqeni nëpër kolltukë, por shpejt do të vij dita kur do të thaheni si zorrë te varura në tavanin e tymosur...

-  Edhe një ligj në Parlament për modernizimin e gjuhës shqipe. Çdo fjale ti shtohet prapashtesa OVSKI si psh: bukë-ovski, ujë-ovski, Tetovë-ovski, Kërçovë-ovski, budallenj- ovski, tradhtarë-ovski, derr- ovski, kalë-ovski, pelë-ovska më falni këtu paska pak ndryshim...

- Pela-ovska edhe pse jashtë Parlamentit përveç asaj që gjuha Maqedonase të jetë prej klasës së parë kërkoi kërkesën e shekullit PERLË që për çdo gjuhë të përdoret alfabeti CIRILIK-veçanërisht për gjuhën shqipe, i lumtë pelës dhe kuajve të saj...

- A aq budallenj jeni që si shikoni të mirat e luftës ja disa; shkatërrimin e mijëra objekteve, plotë varret me heronj, masakrimin e gjuhës, historisë e muzikës, librat pa pagesë plotë perla, popull duam votat, votat veçanërisht te ju me dy UNIVERSITETE...

- Mandatin e deputetit mundet të ma marri vetëm vdekja tha një lider...

- Vetëm arsimtarët sulmohen dhe sulmojnë vetveten...?!

- Partneri koalicionit tha:

- Partner në koalicion do të marr atë që pranon MODELIN SEKS kalë-pelë...

- Për çdo ditë më shtohet një kënaqësi epshore kundër SHIPTARËVE...?!

- Ty nëna të bëri AMBASADOR, mua ish gruaja do të më bijë MINISTËR...

- Pas turqve edhe shqiptarëve mendtë  i vinë me vonesë...

- Ata që duan ta shijojnë Evropën rrugën e kanë hapur, ne mirë jemi në Maqedoni...

- Emrin do ta zgjedhim atëherë kur më shqiptarët do të jenë krejt nëpër Evropë...

- Për ndarje të Kosovës nuk do të kërkojmë si në Bosnjë 51%, por 50 me 50 është reale mos bëni më shumë zhurmë ju shqiptarë, pajtoheni...

- Për të zhdukur myslimanët nga rruzulli tokësor mos mundohen, ato zhduken vet, Ju vetëm ndizni libra të shenjtë dhe bëni karikatura...

- Për ta pranuar Kosovën shtet hise-tokë morën Maqedonia dhe Mali i Zi, e si të mos marrim ne serbët që na takon 50%...

- A dini pse liderët shqiptarët nuk kërkojnë hise nga shtetet për rreth, ata atë pjesë të trurit e kanë të mykur, për jetë komode që ua jep armiku...???!!!

- Shqiptarët për liderë zgjedhin njerëz të RETARDUAR, kurse në ata më SOFISTIKUARIT...

- Dikush më tha emiton Rugovën me shallin përqafe, por rastësisht ndodhi ai që dikur e kishte blerë, dhe i tha:

- Ky shall është dhuruar përpara se të lindi Rrugova, dhe ia kam lakmi që e ruan me fanatizëm...

-  Dikush  tha:

-JU shkruaj vepra bile edhe fetare, shpikni INTERRNETA e  MOBILLA  por dikush tjetër do ta fitojë Parajsën – vërtetë çmenduri e kohës...

- Dikur kërkonte hoxhë “ Dijetari”, kurse tash e kërkon edhe profesor uloku ti shkruhet një vepër në emër të tij...???!!!

- Duan apo s’duan grekët do të binden se ne nuk jemi si shqiptarët, të falim; tokë, det e emër dhe të harrojmë ç’ tha gjyqi në Hagë...

- Sa të lumtur do të ishim sikur edhe grekët të ishin si shqiptaro-kosovarët...???!!!

- U garantojmë se nuk do të heqim administrator nga puna e sa për shqiptar do të shohim...?!

- Daçkiçi tha se Brukseli nuk mundet ti urdhërojë serbët ta pranojnë Kosovën shtet, por ai mundet ti bindi shqiptarët ndahet Kosova...?!

- Vërtetë ne shqiptarët jemi zhveshur prej KOMBËTARES ama jemi veshur petk SHTETËROR...

- Shqiptarët u vërtetua se janë njerëz mali-shpellash, ç’ kërkojnë nëpër zyra...

- Ne do të hamë shqiptarët le ti mbajnë dhe shikojnë menytë...

- Fëmijët tonë le të shkojnë në shkollë, për ato të shqiptarëve do të ndërtojmë ndonjëherë tjetër shkolla...

- Patriotizëm fetar është ai kur hoxha në kokë do të ketë ÇALLMË, e në qafë KRYQ si dikur moti-moti...

- Kuaj e pela ushqeni mirë dhe vazhdoni rrugën deri në Jerusalem...

- Shqiptarët te ne shikojnë GUNËN e jo fjalët dhe punën...?!

- Për ne ligji vlen prej sot, për shqiptarët ndonjëherë...

- Ne do të punësohemi, për shqiptarët do të mendojmë...

- Konkurs punësimi për shqiptarët 100%; nëpër stalla, stane, zgafelle dhe fushën e gjerë...

- Konkurs DREJTËSIE me KANDAR ORTODOKS...

- Të rrojë unë dhe Maqedonia, ju ani se vdisni popull i im i dashur SHQIPTAR...

- Pyetni zotin Fyle si e ka gishtin me plagën e helmuar të koalicionit maqedonas...

- Tash pas reagimeve tha Dakçiçi na duhet një luftë e vogël serbo-kosovare dhe hop në pushtet kryekomandanti dhe Serbia do të bëhet shtet i tij...

- Vetëm unë me shokun tim binjak e detyroj Evropën të vijë te ne në Maqedoni...

- Brenda sukull, përjashta sukull, ju liderë me fjalë doni të na bindni se jeni kukull...

- Barkun e mbushni mbi URË, e zbrazni nën URË, përmendoret kundërmojnë qelbësirë...

- Të gjithë ato që vuajnë nga Diabeti duhet të punësohen si policë...

- Paraqiten në telefon si rospitë e pasmesnatës, që kanë ngelur rrugëve të bordeleve..

- S’ patëm sukses se dikur filluam nga pakica më e vogël, tash fillojmë nga më e madhja...

- Për të bajt këtë uniformë duhet të betoheni; me kokë dhe zhdukje të familjes...

- Ushqimi më i lezetshëm për njerëzit është urrejtja...

- Ne s’mundëm tu bindim juve me fjalë boshe edhe pse kishim forcën, e jo ju me të njëjtat fjalë e pa forcë...

- Dikur politikanët ishin të poshtër tash edhe të fëlliqtë...

- Përveç partisë së parë Shqiptare, ata pas saj do ti vërtetojë kohë se kanë qenë ANTISHQIPTARE dhe PËRÇARËSE...

-           Asnjë vepër nuk vjetërsohet, veçanërisht për shqiptarët...

- Referendumi për Republikën e Iliridës vlen më shumë se TRIBUNALI i GAGËS...

- Kush do të jetë parlamentari trim ta vendojë në rendite Referendumin e mbajtur për Republikën e Iliridës...???!!!

- Në këtë nën qiell ishte dhe është ai që tha: -qeni i zgjebosur ta sjell ujkun në vathë...

- Deri sa liderët maqedonas flasin për arsim, kulturë...në Maqedoni liderët shqiptarë flasin për arsim...në Evropë dhe botë...

- Arra tha:-jemi afër ndasive etnike, arsim të integruar ( përzier ) me gjuhë shtetërore dhe paralele të kombinuara, shqiptarët do të rreziten arave - AMIN...



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora