Faleminderit
Lek Mrijaj: Rapsodi i Kombit Gëzim Kodraliu
E shtune, 15.09.2012, 08:06 PM
Rapsodi
i Kombit për Bashkim Kombëtar Gëzim Kodraliu
Nga
Lek Mrijaj
Kënga
populIore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli,
e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur brez pas brezi histori te
ndryshme te kaluaren tone te lavdishme prej kohes se Ilireve deri ne ditet e
sotme.
Shumë
lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë
ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të
tyre kanë qenë shumica njerëz të rëndomtë personalitete
kombetare-atdhetare-patriotike, që iu kanë bashkuar interpretimeve të
përbashkëta kolektiye të këngëve rituale.
Mirëpo,
për krijimin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të
atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të
interpretohen me përcjelIje të veçantë të veglave muzikore duke u kënduar
individualisht, rol të veçantë kanë pasur këngëtarët e talentuar me prirje të
veçantë poetike dhe muzikore… siq është Gëzim Kodraliu rapsodi i kombit .
Rapsodi
Kodraliu gjatë zhvillimeve historike të këngëve epike, është bërë edhe
modelues të formave melodike dhe poetike dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës
së këndimit.
Kengetari
Kodraliu shquhet për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk
është vetem bartës të thjeshtë të trashëgirnisë poetike dhe muzikore, por
edhe krijues të talentuar.
Krijuesit
e këtillë të këngëve populIore-folklorike janë quajtur dhe quhen më së
shpeshti rapsodë ose edhe poetë populIorë.
Zot.Kodraliu
tregon edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës nga
gjysherit-stergjysherit nga e kaluara dhe njiherit historise se lavdishme
kombetare. Kodraliu eshte ne gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me
dhjetra vargje te kenges folklorike .
Në
traditën e poezisë epike popullore të ruajtur deri në kohën tonë zënë vend
shumë këngëtarë, lahutarë,siq ështe edhe Rapsodi .Kodraliu por edhe të
tjerë që kanë kënduar me çifteli ose sharki, të cilët kanë ditur përmendsh më
shumë vargje te kengeve rapsodike-popullore .
Falë
merites se ti dhe shume kengtareve… kane ruajtur deri sot këngë populIore
shqiptare epike e ciklit të kreshnikëve, balada e moçme shqiptare me elemente
të shumta mitike dhe kënga historike që nga periudha mesjetare deri ne kenget e
deshmoreve te qlirimin dhe pavaresise se Kosoves .
Midis
këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhet edhe rapsodi I kombit
Kodraliu për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përket
tipit të rapsodit të mirëfilltë.
Këngët
qe i kendon ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën
poetike populIore, duke filluar kështu punë të veçantë në publikimin e
folklorit të trevave të caktuara, për të paraqitur në mënyrë më të plotë edhe
aftësitë krijuese të rapsodëve më të dalluar siq eshte Rapsodi
Kodraliu që zënë vend meritor në kultivimin e traditës poetike popullore.
Rapsodi Kodraliu rapsodi i gjallë i kombit ështe interpretues i shkathët
i këngës epike legjendare të ciklit të kreshnikëve që kishte krijuar mënyrën
origjinale të interpretimit të këtyre këngëve, me formula origjinale, me
figuracion të veçantë, me përshkrime të holIësishme ambientale.
Bashkë
me këngën kreshnike ai kultivon akoma me shumë sukses edhe parodinë e
kësaj kënge, që në ndonjë rast arrinte deri në kufijtë të lartë artistik të
paraqitjes tragjikornike të situatave humoristike, duke ruajtur të paprekur
strukturën e tërësishme epike të këngës.
Rapsodi
Gezim Kodraliu në interpretimin origjinal në rikrijimin e papërsëritshëm
poetik të motiveve të njohura të baladave shqiptare, ai di t'i shquajë momentet
e veçanta lirike për ta emocionuar deri në fund shpirtin e dëgjuesit dhe për
t'i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, të cilat e karakterizojnë baladën
e mirëfilltë.
Në
këngët e kënduara nga ky rapsod del më i plotë tipi i baladës edhe në ato raste
kur kënga, me një pjesë të strukturës së saj, nuk është krijuar për të qenë e
tipit baladik.
Në këto
raste rapsodi Kodraliu në botën e këngës depërton me invencion të
fuqishëm artistik vetë këngëtari i kapluar nga dhembja dhe mallëngjimi për
fatin tragjik të personazheve të këngës.
Në
paraqitjet liriko- dramatike të disa këngëve të interpretuara nga ky rapsod
ndjenja e dashurisë, flijimi për të, i shndërron krijimet me motive dashurie në
balada të mirëfillta.
Gezim Kodraliu kultivon me shumë kujdes këngën historike, duke shquar në
të rolin patriotik per bashkim kombetar .
Ndryshe
nga shumë këngëtarë të tjerë në variantet e këngëve historike të kënduara prej
tij, ai dinë t'i ruajë përmasat realiste të ngjarjeve historike brenda
paraqitjeve fort të bukura poetike të veprimeve burrërore dhe portretizimeve të
figurave të shquara atdhetare kombetare dhe patriotike .
Në
këngën e tij shquhet çdoherë virtyti njerëzor, qëndresa, trimëria, besa e
burrëria e heronjve.Edhe në këngën historike të kënduar nga ai para heroit,
trimit, atdhetarit, është njeriu dhe bota e pasur shpirtërore, virtytet që e
stolisin karakterin e keti rapsodi qe meriton të jetë hero i këngës
dhe i folklorit Shqiptar.
Gëzim
Kodraliu kendon edhe këngët lirike të dashurisë, si ato të traditës së
veçantë fshatare, ashtu edhe ato me përhapje më të gjerë, madje edhe të këngës
qytetare.
Në
repertorin e tij të këngëve lirike kanë zënë vend edhe disa krijime
karakteristike për simbolikën patriotike, por edhe këngët e krijuara nga
bejtexhinjtë e ndryshëm, ku ka mbizotëruar fryma orientale.
Rapsodi
Kodraliu shpesh ka kënduar edhe disa këngë lirike me karakteristikë të
dollive, të cilat i ka përdorur si një përfundim epilogjik në mbyllje të
gazmendeve e ahengjeve të organizuara për dasma e gëzime familjare.
Duke
analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga Rapsodi i kombit Gezim Kodraliu
mund të sjellim një konstatim të drejtë se ai është dhe mund te radhitet
nder rapsodet e kombit te Shqiperisë natyrale. Kënga e tij, përkushtimi i
tij jetësor-vuajtjet sakrifica jetesore , shpirterore për këngën populIore
shqiptare, sepse ai është shembull i veçantë që e kultivoi dhe e kultivon me shumë
sukses këngën me të gjitha llojet e saj kryesore.
Këngët e
incizuara nga Gezim Kodraliu janë ruajtur në Arkivin e Kodraliut ,
Jemi të vetëdijshëm se te adhuruesit e shumtë të Kodraliut mund gjenden
edhe këngë e tjera per bashkimin kombetar të kënduara nga ai.
Gjatë punës për përgatitjen më të plotë të këngëve të Gezim Kodraliu ,ashtu siç
e donte puna, ne kontaktuam prandaj do të paraqesim edhe tëdhënat kryesore për
jetes vetë vepra –
Rapsodi Gëzim Kodraliu u
lind ne fshatin Javor te Komunës se Therandes ku nga ky fshat
filloi jeta e tij…si qdo femijë ku ne kushte mjaftë te veshtira kreu IV ,klaset
e para ne shkollen fillore te vendlindjes pra ne Shkollen Fillore
“Avdullah Shabani” ne Javor ku ishin nje themel i shendoshë i jetes se Gëzimit
edhe pse ishte femijë pra ne moshë shumë te re Gezimi
Kodraliu rapsodi i Bashkimit Kombetar me shumë vullnet pra edhe
mireqenia sociale ishte shume e veshtirë ku jetonte ne nje fshat malor pa rrugë
pa rrymë pa llampa elektrike pra me llampa te gazit pra tere kjo
ishte diskriminim komunist-totalitar i regjimit te atëhershem me
gjithe mundin e ti – familjes Kodraliu perjetonin kushte shumë te veshtira
pra sikur te gjithë Shqiptaret te tjere te fshatit Javor dhe pjeseve te
tjera te Kosoves ,mirpo traditë familjare kishin bujarin mikpritjen ku ne oden
e Kodraliut te fshatit prisnim me gjithë respektin miq dhe familjare te
ndryshem pra oda e Kodralive ishte nje odë mikpritese e pajtimit them te
verteten ishte nje shkolle e pleqve te fshatit –miqeve dhe dashamireve te
tjere,them te verteten beheshin biseda u tregohej historia dhe e kaluara e
popullit Shqiptar me kujtohet shumë mirë thotë Rapsodi Kodraliu agja im
Asllan mbante ligjerat patriotike dhe kombetare mbi te kaluaren dhe vujtjet e
familjes dhe te tere popullit Shqiptare prej kohes se perandorisë Osmane e asaj
Serbo-sllave e deri ne ato kohe te veshtira pra prane nje oxhaku ne ballë
te odes ,Rapsodi Kodraliu I emocionuar nga vuajtjet e te pareve te
tyre pra te gjithe Shqiptareve thote shume mire e mbaj mend qe u
mbaheshin darsma ne odat tona me njerz te ndryshem sidomos edhe me shahira te
fshatit siq ishin;Faik Rrezja,Hazir Gashi,Isa Luzhnica dhe
mua personalisht me lindi dashuria dhe vullneti qe te filloj te merrem me kengë
si femijë i ri .
Pas
shume vuajtjeve Gëzim Kodraliu detyrohet per shkak te kushteve te veshtira ne
familje detyrohet ta leshojë fshatin Javor te lindjes dhe te shperngulet per ne
qytetin e Prizrenit siq deklaruam per shkak te shtypjeve-reprezljeve
politike te diktatures komuniste dhe mireqenies sociale tejet te veshtirë
ku babai im thotë Kodraliu mbante mbi supet e tij familjen me fuqin
e ti shpirterore prandaj me mund te madh na edukonte per sjelljen tone se
si duhej sjellur familja Kodraliu keshtu une vitet tejra te shkollimit i
kreva ne Prizren pra deri ne vitin e X te shkolles normale “Xhevdet
Doda”Prizren .
Pastaj
fillove me shume te merrem me folklorin Shqiptar fillova te kendoj me nje
rapsod i cili nuk ka pasur deshire te behet I njohur per arsyet e ti
personale Sulltan Shala ,pastaj fillova te kendoi me qifteli dhe Sharki
,violin me shokun tim Muzafer Krasniqi dhe
me Agim Krasniqin ne qdo festival kombetar qe u beheshin ne
ate kohe siq ishte 28.Nentori dita e flamurit ,ahenge,darsma dhe tubime te
ndryshme te karakterit miqesor dhe kombetar.
Ne vitin
1991 per here te para bera incizimin e pare ne oden e Shevqet Kyqykut ku
ishte kenga ime e pare e reportarit im kushtuar nenes se vjeter krrosur plak i
kushtohej Saharovit te madh Shqiptar gjate vizites se tij pra Z.Adem
Demaqit ,per mua ishte nisma-vazhdimesia te cilin kam filluar te japi
kontribut kombit tim Shqiptar.
Me
;28.prill.1992 gjate kthimit ne Kosove isha ne percjellje te ekspeditave
policore Millosheviqiane dhe jam arrestuar nga paramilitaret e Arkanit ne
kufirin Maqedoni-Kosove ku me nje tortur te eger barbare-shtazarake qe e
bene ndaj meje mbi 48 ore I lidhur ne nje karaull ne vijen kufitare me
informata te ndryshme se kinse isha ne Shqiperi ne pergaditje-stervitje UQK,ma
moren qiftelin qe e kisha me veti dhe filluan me provokime dhe
rrahje brutale duke u shfrenuar ne trupin tim ne menyren me barbare
me provokonin duke thene Kosova eshte Serbi rrahje te kohepaskohshme
thoshnin se ne e deshironim Shqiperin e madhe ku ishte e vertete edhe atyre ua
ndinte zemra se ata kriminel jetonin ne token e huaj pra ne token e ILIRIKE –te
Shqiperise se Bashkuar,pas rrahjeve brutale shtazarake me nje
urdherarrest na derguan ne stacionin policor ne Kaqanik ku ne detyre policore
kishte mbetur nje polic shqiptare “i ndershem” i asaj kohe dhe me anen e
ati flete arresti ne derguan ne stacionin Policor ne Prizren ku lenda ishte ne
procedure per te ashtuquajtur per kercnim –rrezikim nacionalizem,ektremizem
ndaj meje per bashkim te trojeve shqiptare .
Une
gjate asaj kohe kurr nuk ju binda atyre procedurave policore gjyqesore te
okupatorit serb ia arrita te arratisem per ne Maqedoni permes bjeshkeve te
gurit te zi ia arrita ne Itali
Vlen te
thuhet se gjate viteve ’90 kisha kenduar kengë per Kaqusha Jasharin,helmimin e
nxeneseve dhe shume kenge te tjera te reportarit tim patriotik e kombetar.
Menjeherë
ia arrita te ikja permese bjeshkeve te gurit te zi Maqedonise
dola ne Itali pas tri viteve ndodhi vrasja e Besim Ndreces ku plot nje vite
isha ne Zvicerr u ktheva ne Kosove bera incizimin e kenges per Besim Ndreces
per vrasjen e shushkiqit i cili plot 6 muja mbajti ne shtetrrethim te gjitha
fshtarat pererreth Prizrenit me nje ekspedit policore te barbareve
sebosllave me ore policore duke u shfrenuar ne menyren me qnjerzore ndaj popullates
Shqiptare .
Incizimi
i kenges kushtuar Besim Nderces eshte bere ne shtepin e Ibrahim
Bytyqit te ciles i eshte dhene familjes Ndreca ,ku
nga ky incizim kemi rene ne kurth une edhe Avdi Hasani
Gjilanc i maltertuar pastaj me kengen per prof.Xhemajli Berisha te
cilin policia barbare srebe e vrane duke e hudhur nga kati I III-të.
Kenget e
mia folklorike kombetare patriotike per okupatorin ishin shume te ashpra qe ata
me kerkonin qdo here ne shtepi mirpo unë ne vitin 1998 u kyqa bashk me vendasim
tim Arsim Ibrahimaj i cili fatkeqsishte humbi jeten ne Itali
te cilet jemi angzhuar me plot vullnet ne fondin per grumbullimin e mjeteve per
Kosoven VENDLINDJA THERRET ku personalisht jam radhitur ne UQK,ketu ne
mergat pra ne Itali pata nderin te njoh shume personalitete figura
te ndritura te kombit te cilet me vullnet punonin-jnë per Bashkimin e
Trojeve Shqipatre ne nje Shqiperi vlen te permenden Vitore Stefa
Leka,Mentor Mazreku dhe Xhafer Berisha dhe shuem te tjerë ku ne kenget e
mia I kendoi lavdisë dhe Bashkimit Kombetar deshmorev te kombit
,bashkpuntoret e mi te cilet me mbajne gjallë jane poetetZot.Naser Zani,Zonja
Suela Eqrem Katanja ,Ymri Trena,Zeri I Arberit,Ali Rexhepi mos te harroj
te permendi edhe Gjin Musa ne Romë (Itali),poashtu kontributin me te madh
me gjithe shpirt per kombin bashkimin kombetar e jap edhe ne radion me te
degjuar te skandinavisë qe degjohet ne mbare Trojet Shqiptare
,radiomitrovica.eu (Zeri i mitrovices-Koshtovalia).
Qdo here
vullneti im ishte qe te Shqiptaret te ndegjohet muzika folklorike Shqiptare
prandaj ekzistojne elemente te cilat deshirojne ta perdhosin kengen e melosit
shqip pra futja e kenges “Tallava” prandaj te cilen une dhe popullata
duhej ta luftoj me te gjitha mjetet qe kenget e tilla e cila e degjeneron
muziken shqip te ndalet muzika e huaj romune tallava ku gjeneratat e reja ne
rast se nuk e parandalojme do te na denojne per keso lloji muzika
antikombetare.
Mbaj ne
mbresë deshmorin kenget e deshmoreve te kombit Fadil
Rifatin dhe Hysa Fazliun ti kujtojm ata te luftuan per kete dite
te sotme qe e shijom ne mirpo amaneti I tyre akoma nuk ka perfunduar ku jemi ne
rrugetimin e siper per BASHKIM KOMBETAR.
dhe
ideali im eshtë qe asnjeher nuk kam marr lakmi te kyqem-radhitem ne
ndonje parti ,po ideja ime personale është Uniteti dhe Bashkimi
Kombetar Shqipria Natyrale .Rroft Shqipria Natyrale sepse deri tani i kem kendu
pamvarsis se Kosoves mirpo pamvarsia na erdhi jo aq e kenaqshme per
ne, sepse e coptuar kosova mitrovica e ndarë ne urë te Lumit Iber .
Gëzim Kodraliu
është këngëtar i dalluar që e kultivoi këngën populIore në fshatra të
Suharekës,Prizrenit në mbarë Kosovën dhe në viset shqiptare …Këndon me
sharki dhe qifteli .
Zot.Kodraliu është njeri modest, shumë gazmor. Në këto raste ka pirë me
shije dhe me masë si merakli i veçantë i rakisë së rrushit te rahovecit prodhim
Shqiptar, sa për t'u bërë me ' humor më të rnirë.
Gjatë
pushimeve dhe ne diaspore pra gjate këndimit ka treguar mahi.të shumta
është shumë spirituoz. Kjo pjesë e pasurisë folklorike, që kultivon me
shumë kujdes, duhej mbledhur dhe ruajtur thotë Rapsodi Kodraliu.
Kodraliu është këngëtar dhe njeri i vendosur në rrugën e tij për ta
luajtur rolin e kultivuesit të idealeve patriotike,atdhetare dhe kombetare
dhe; virtyteve të larta njerëzore. Nuk pranon që në asnjë rast t'i
ndryshojë këngët sipas censurave e qejfeve individuale-klanore apo të
partive politike pra vetem ashtu ciq janë ne sherbim te popullit dhe te atdheut
.
Pra,
këngët i interpreton në bazë të traditës së kultivuar gjatë shekujve duke
theksuar në mënyrë të veçantë përbërësit e ndjenjave atdhetare të këngës. Për
këtë arsye,
Gezim
Kodraliu pra, ështe i madh dhe i virtytshëm edhe në situata të vështira,
sepse trimëria dhe sinqeriteti ishin bërë pjesë të pandashme të jetës së tij te
permendur me lartë.
Per Gezim Kodraliun dhe për këngën e tij flasin shumë njerëz, dashamirë
dhe miqet e tij të këngës dhe studiues të artit popullor. Nga adhuruesit
e tij të flaket dhe mergimtare atdhetar dhe patriot .
Vlerësimet
kaq të larta për artin e interpretimit poetik e muzikor të këngës vërtet janë
të qëlluara, sepse duhet të jesh talent i rrallë poetik si Kodrali në rangun e
muzikes , që t'i dish e t'i këndosh më shumë vargje te ndryshme . Kodraliu din
shkruan dhe te këndon kaq shumë vargje, duke qenë në gjendje që t'i rikrijonte
shpesh aty për aty sipas disponimit te atmosferës që krijohej nga radhët e
dëgjuesve.
Midis
këngëve lirike te rapsodit Kodraliu mund te përfshihen edhe disa
krijime poetike që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin e
dhembjen për fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale të këngëtarit
tonë si këngë dollish e falënderimesh, me të cilat artisti e përfundonte
ahengun në dasma e gëzime të tjera familjare, ku këndon edhe sot si ne mergim
ashtu edhe ne Trojet Shqiptare.
Rapsodit te Kombit Shqiptar i urojme suksese dhe shendet ne punen e metutjeshme te kenges –folklorit Shqiptar dhashte ZOTI qe vullneti dhe sakrifica mundi I rapsodit Kodraliu te jetesohet dhe te realizohet pra amaneti I heronjeve-deshmorve te kombit I mbetur ne rrugëtim e siper te realizohet me BASHKIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE.RROFT POPULLI SHQIPTAR DHE SHQIPERIA NATYRALE.
http://www.youtube.com/watch?v=WbksTqnAeWI&feature=related