E premte, 26.04.2024, 12:20 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Eulexi - mirë apo keq për Kosovën?

E shtune, 08.09.2012, 02:02 PM


EULEXI- MIRË APO KEQ PËR  KOSOVEN ?

Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali e Ibrahim Rugova sigurisht se dëshirën e tyre më të madhe e kishin që shqiptarët të mundë të udhëhiqeshin nga vetja e tyre, të mund të konsolidoheshin dhe të forcoheshin për të të pasur trojet e veta nënë ,bikqyrje, por ja që mjerishtë dëshirat dhe vizionet e tyre nuk u përkrahën shumë në etapa dhe shekuj nga vet shqiptarët që të arriheshin këto objektive, andaj edhe na u desh gjithmonë përkrahja e shteteve dhe kombeve mike demokratike evro-atlantike për të egzistuar dhe mbijetuar.

Nga Xhevat Rexhaj

Shqiptarët, ky popull me një histori të lashtë, me një të kaluar të bujshme qysh prej kohërave të lashta, vazhduar nepër etapa historike, ku pos ngritjeve në kohën e paraardhësve të tyre që nga pellazgët, Ilirët e gjerë te fiset e ndryshme që koloritnin këte popull, kishin përjetuar edhe rënje të shumta si pasojë e konfiguracioneve dhe gjeopolitikës së atyre kohërave më shumë fatëkeqe sesa fatëmira për shqiptarinë, rënjet e tyre shpesh ishin edhe si pasojë e vetë mosmarrëveshjeve të tyre, por njiherit edhe si pasoja të rrethimit të tyre me armiqë të ndryshëm të fortë të atyre kohërave. Në etapa historike shqiptarët pësuan goditjet më të mëdha si pasojë e ardhacakëve të maleve të Karpateve nga Rusia, dhe më pas si pasojë e madhe e pushtimit të tyre nga një armik i fortë dhe brutal që ishte Perandoria osmane, e cila në bashkëpunim me sllavet djegu dhe shkatërroi thuaja të gjitha të mirat që kishte ruajtur dhe zhvilluar populli shqipëtarë. Ishin pra shekuj të tërë të një katrahure permanente nga ana e anadollakëve dhe sllavëve kunder shqiptarëve pasoja që do të ndihen edhe në këtë shekull ende në trungun tonë....

 

Dihet sheshazi dhe mirëfilli se një shtet shqiptarë  funkcionoi edhe pse me vështirësi dhe me luftë në kohën e të Madhit Gjergj Kastrioti, por që me vdekjen e tij e tërë treva e banuar me shqiptarët ra për më shumë se 5 shekuj nenë sundimin otoman gjerë në vitet e para të 1900 es. Pas Lidhjesë shqiptare të Prizreni e cila mjerishtë u shua me gjakë të shumtë nga turqitë, shqiptarët në vitet e para të shek. 20 filluan përseri të riorganizohen dhe të shfrytëzonin rrjedhat historike ku pernadoria e sëmurë e Bosforit dukej se merrte frymët e fundit, dhe se dukej shashazi perfundimi i tyre, kështu që shqiptarët me 1912 edhe pse pa gjysmën e trojeve të tyre së paku shpallën një pavarësi të përgjysmuar e cila edhe u njoftë nga fuqitë e mëdha evropiane por pa përkrahjene e slavëve, rusëve dhe turqëve... Pas shapalljesë së pavarësisë filluan luftërat ballkanike dhe populli shqiptarë ra në probleme të shumta edhe brenda por edh si pasoj  apetiteve të fqinjëve të tyre sllavë të cilët edhe atë kohë mundoheshuin që të shkulnin edhe ndonjë pjesë të territorit të shpallur si të pavarur, dhe shi për këtë atyre viteve ndodhi për herë të parë që shqiptarët të fitonin një Princ nga Evropa ,pra Gjermania që të ndihmonte në ruajtjen dhe ngritjen e shqiptarëv në shumë fusha jetësore, për këtë do të shprehej edhe miku i madh i shqiptarëve Robert Elsie në shenimet dhe shkrimet e tija për atë kohë:

SHQIPËRIA NË KOHËN E MBRETIT VID

Misionit Ushtarak Holandez në Shqipëri 1913-1914

“Oficerëve holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por – për fatin tonë të mirë – edhe nga një aparat fotografik. Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga Luftërat Ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore. Shumë fotografi të oficerëve holandezë janë ruajtur deri sot dhe po paraqiten këtu, shumica për herë të parë.

Historia e Misionit Ushtarak Holandez

Shqipëria ishte pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane që prej pushtimit turk të pjesës jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik rreth viteve 1390-1400 dhe deri në shembjen e perandorisë të madhe në vitin 1912. Gjatë këtyre pesë shekujve, pjesa dërrmuese e popullatës së krishterë u konvertua në Islam dhe shqiptarët morën zakonet dhe mënyrën e jetesës së Lindjes. Shqiptarët u shquan edhe për ndihmesën e tyre të spikatur në Perandorinë Osmane. Shumë vezirë (kryeministra) dhe sundues të lartë të Perandorisë ishin me prejardhje shqiptare.

16 qershor 1914

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë, një periudhë e rënies së dukshme të Perandorisë Osmane, doli në pah lëvizja kombëtare shqiptare. Për herë të parë, vetëdija kombëtare u bë më e rëndësishme për shqiptarët e arsimuar se sa përkatësia fetare ose lavdia perandorake. Shqiptarët filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë autonominë dhe vetëvendosjen brenda Perandorisë - ideja e pavarësisë politike ishte ende një ëndërr e largët. Kjo lëvizje, e njohur me emrin Rilindja, u kristalizua gjatë viteve 1878-1881 në Lidhjen e Prizrenit. Mirëpo, me gjithë zgjimin e lëvizjes kombëtare, pushteti osman në Shqipëri zgjati edhe gati tridhjetë vjet.

Në qershor 1908, Perandoria Osmane u trondit nga revolucioni i Xhonturqve. Kjo revoltë e brendshme gëzoi fillimisht mbështetjen e udhëheqësve shqiptarë në Stamboll dhe Selanik. Mirëpo, pak kohë pas revolucionit, shumica e shqiptarëve të arsimuar kuptuan se, për sa i përkiste kërkesës për autonominë shqiptare, Turqit e Rinj nuk ishin aspak më mirë se Turqit e Vjetër. Duke qenë se nuk u plotësua asnjë kërkesë shqiptare, gjatë viteve 1909-1912 ndodhën kryengritje të shumta në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë.

Shqipëria vetë nuk luajti ndonjë rol të veçantë në Luftërat Ballkanike gjatë viteve 1912-1913, mirëpo, si pjesë faktike e Perandorisë Osmane, ajo ishte në mes të zjarreve. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike nga tetori 1912 deri në maj 1913, shqiptarët ndodheshin vërtet në një gjendje tepër të ndërlikuar. Kundër turqve ishin zhvilluar kryengritje të panumërta në Shqipëri dhe Kosovë, por tani udhëheqësit shqiptarë i druheshin më shumë koalicionit kërcënues të forcave të krishtera të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë se sa pranisë ushtarake në vendin e tyre të forcave osmane të dobësuara. Ata donin të ruanin tërësinë territoriale të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane ishin mundur pothuajse tërësisht, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë qëndronin ende disa njësi turke. Vetë ekzistenca e Shqipërisë ishte në rrezik.

Në atë kohë, u kthye në Shqipëri Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919) me mbështetjen e Austro-Hungarisë i cili shpalli pavarësinë e vendit në Vlorë më 28 nëntor 1912. Megjithëse shpallja e pavarësisë ishte një veprim historik për popullin shqiptar, ajo ishte më shumë abstrakte sesa reale. Malazezët kishin marrë Lezhën dhe Shëngjinin dhe kishin rrethuar Shkodrën; serbët kishin pushtuar jo vetëm Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore, por edhe Elbasanin, Tiranën dhe Durrësin; dhe grekët kishin shtënë në dorë Sarandën dhe kishin vendosur forcat e tyre në ishullin e Sazanit para gjirit të Vlorës. Luftimet në Shkodër dhe rreth saj vazhduan nga marsi deri në maj 1913, kur edhe trupat turke edhe trupat serbe filluan të tërhiqeshin nga vendi.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë shqiptare u arrit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitet 1912-1913. Kjo konferencë e gjashtë Fuqive të Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) filloi punën e saj më 17 dhjetor 1912 në Ministrinë e Jashtme britanike nën udhëheqjen e ministrit britanik të punëve të jashtme, Sër Eduard Grej (Sir Edward Grey, 1862-1933). Për sa i përket Shqipërisë, ambasadorët vendosën fillimisht që ajo të njihej si shtet autonom nën sovranitetin e sulltanit. Mirëpo, pas shumë diskutimeve, më 29 korrik 1913 u vendos formalisht që Shqipëria të ishte principatë apo mbretëri autonome, sovrane dhe e trashëgueshme prej lindjes, e garantuara nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. Kështu, pavarësia e Shqipërisë u njoh zyrtarisht, megjithëse pushteti i qeverisë së re së përkohshme shqiptare, të krijuar më 5 korrik 1913, në të vërtetë përfshinte vetëm Vlorën dhe rrethinat e saj.

U ra dakord që mbreti i ri të caktohej nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha pas propozimit të të dy shteteve më të interesuara për Shqipërinë: Austro-Hungaria dhe Italia. Ato zgjodhën princin gjerman, Wilhelm cu Vid (Wilhelm zu Wied, 1876-1945). Vidi ka lindur në një familje protestante në Nojvid (Neuwied) mbi lumin Rin, midis Bonit dhe Koblencit. Nëna e tij ishte Maria, princesha e Holandës. Vidi, oficer në ushtrinë prusiake, ishte kushëriri i perandorit gjerman dhe nipi i Mbretëreshës Elizabeta të Rumanisë. Ai u martua me Princeshën Sofia (1885-1936) të Shënburg-Valdenburg (Schönburg-Waldenbug) në Saksoni. Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i ofruan atij, kandidat kompromisi, fronin e shtetit të sapolindur shqiptar, një vend për të cilin ai nuk dinte pothuajse asgjë. Më 1 nëntor 1913, pasi kishte menduar thellë për propozimin dhe kishte vendosur disa kushte për vete, Vidi pranoi fronin shqiptar dhe arriti në Durrës më 7 mars 1914 me anijen ushtarake austro-hungareze Taurus..”

Nëse jemi realistë dhe nuk do të shofim vetëm zi me këte shifet kjartë se me ardhjen e Princit W. Vid Shqipëria nuk u ripushtua tani më nga Evropa, por fitoi një derë të hapur për në Evropë, gjë kjo e cila nuk ndodhi fatkeqësishtë ngase mosdurimet dhe mosmarrveshjet e brendshme shqiptare do të kishin pasojat edhe në dekadat në vijim kur qeveri të ndryshme nuk mundën të mbijetoninë nga fërkimet e kobshme ndërshqiptare. W. Vidi u desh të largohej dhe të linte Shqipërin në duar të shqiptarëve, me këtë tentohet të tregohet se qysh para 100 viteve Evropa e pati venë Shqipërinë nën një lloj të but Protektorati, fjalë kjo që do të dëgjohej dhe do të kërkohej më vonë në vitet e 80 dhe 90 ta nga prijësi i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova,e që më von ai edhe do të bëhej President i Kosovës që prej vitit 1992 e tutje e gjerë në vënjen e vërtet të Kosovës  nëne¨protektorat ndërkombëtar të shtetit më të ri në botë asaj kohe Republikës së Kosovës, ishte ky pra një vizion Profeti që kerkoi këtë protektorat si fazë kalimtare e Kosovës gjerë në pavarësi të plotë dhe formale të njohur ndërkombëtarisht në vitin 2008.

Disa analistë, intelektual, parti e shoqata të caktuara  në Kosovë, që pas rishpalljesë së pavarësisë së Kosovës dolën me tezat se tani e tutje Kosovës nuk i duhet më një “ Tutor” ndërkombëtare, dhe se kosovarët do të jenë të aftë të vet¨qeverisen , dhe të zhvillojnë shtetin e tyre ?! Nga ana tjetër shumica absolute e popullit shqiptarë, pra e kosovarëve ishin të një mendimi tjetër, dhe ata shpreheshin edhe nepër mes të subjekteve politike se Kosovës i duhet edhe disa kohë një mbikqyrje ndërkombëtare sidomos sa i përket sundimit të ligjit dhe mbrojtjës së të drejtave qytetare e pronësore nga vet qeveritarët me emra shqiptarë që rrezikonin që shtetin ta amortizojnë, ta dëmkosin dhe ta shëndërrojnë ne autokraci apo mini diktaturë me parulla patriotike të pabazuara e gjëra të tjera të dëmshme. Në realitet Kosova vërtet qeverisej dhe po qeveriset edhe sot e kësaj dite kinse nga të zgjedhurit e popullit, por mjerishtë me vota të vjedhura, të shantazhuara dhe me njerëz që ka vite gjendën në lista të zeza për krim, kontrabandë, kriminalitet ekonomik e politike, thyerje të ligjit në shumë fusha jetësore dhe për këtë shumica e popullit ka mendim se që të sundoi ligji dhe rendi brenda kufinjëve të shtetit të Kosovës atëhere na duhen ende njerëz të profesionit dhe dijes si  dhe një mision qoftë edhe i dobët dhe jo funkcional i vendeve tona mike të kryesuara nga SHBAja , Gjermani, Anglia e të tjera, të cilat me prezencën e tyre do të mbjellin pakëz shpresë te popullata se kriminelët dhe pushtetarët e inkriminuar në krime një ditë do të akuzohen me të drejtë si  dhe do të denohen po ashtu me të drejtë për të bëmat e tyre, ngase nëse këto gjëra mbesin në duartë e prokurorëve dhe gjykatësve vendas atëher nuk do të mundë të ndodh diç e tillë duke ditur shantazhin, kërcënimet,, frikësimet e deri te likuidimet e dëshmitarëve që kanë guximin të tregojnë gisht krimin dhe autorët e krimit. Prania e një misioni ndërkombëtarë do të luaj një rol të jashtëzakonshëm, edhe në ruajtjen e paqës dhe kufinjëve tanë nga falangat kriminele serbo.çetnike sidomos në veri ku atje lulëzon krimi dhe kontrabanda, shpesh dhe krejtë e ndërlidhur në bashkëpunim në mes serbëv dhe vet shqiptarëve, presedan ky shumë fatal për Kosovën ku viktimat bëjnë pazare me masakruesit e shqiptarëve. Një mison i të huajve prezent në Republikën e Kosovës ka një rëndësi ende jetike për të mbjellur pakëz shpresë te qytetaria se megjithate në Kosovë nuk do të instalohet pushtet edhe më i kriminalizuar sesa ky i sotmi, ku pasuria shtetërore tjetersohet dhe shitet e blehet nga vet pushtetarët të cilët në këtë mënyrë e bëjnë një shperlarje parash të pista duuke i furtur ato në ndertime, tregëti dhe në të gjitha fushat e tjera jetësore në Kosovë. Mendoi se duhet ende të jetë një prezencë ndërkombëtare pos asaj të KFORit që qytetarët e Kosovës të ndihen disi më të sigurt, se do të ketë qetësi dhe nuk do të ketë më raste vrasjesh për qështje politike, do të mbisundoi sado kudo liria e të shprehurit, liria e lëvizjesë dhe liria për të denoncuar dhe për të treguar krimin dhe dorasit, kështu që edhe pushtetarët dhe qeveritarët të kenë pakëz frikë nga ky mision sepse përkundrazi nëse nuk do të kemi një mision të tillë atëher në Kosovë askush nuk do të guxoi të flas lirshëm, të denoncoi krimin dhe të lëviz lirshëm sidomos kur bie terri  në Kosovë, dikush do të thotë se atëher nese ende do të kemi misione ndërkombëtare atëher kjo do të thotë se nuk qenkemi shtet i pavarur! Mendimi i im është se përkundrazi me misione të tilla nuk humbet pavarësia por tregohet se në këtë shtet ende nuk funkcionon ligji dhe rendi, se në këtë shtet duhet ende bashkëpunim dhe bashkërendim i punës dhe organizimit dhe profesionalizimit më të fortë të Institucioneve të Kosovës me institucione demokratike te shtetve mike, duke krijuar dhe mundësuar përgatitjen dhe profesionalizimin e kuadrove vendase që të jenë koherent dhe koshient se çfarë do të thotë shteti, çfarë do të thotë të jesh, Prokuror, Gjyqëtar apo pushtetarë, pra të kesh përgjegjësi do të thotë të kesh edhe guxim dhe dashuri ndaj shtetit.. Këtyre ditëve kemi një shembull konkret kur një gjykatës në një rast shumë të ndërlikuar për krime të rënda që kanë ndodhur pas luftës, kur u vranë me qindra veprimtarë dhe patriot të shquar nga vet dora e zezë shqiptare, u desh të japi dorëheqje nga të qenit gjyqëtar si pasoj e kërcnimeve dhe rrezikimit të jetës së tij dhe Familjesë së tij, pra vet ky rast tregon më së miri se poqese mbetemi vetëm në duartë e këtij pushteti dhe kësaj qeverie atëher në Kosovë do të instalohet sistemi i krimit, i frikës, i shantazhit, i hajnisë dhe i zhvatjesë së të mirave materiale apo pronës shtetërore.

 

Sot kur e tërë bota jeton dhe vepron në bashkëpunime të ndërsjellla, sot kur të gjitha shtetet e botës janë pjesë e globalizimit, kuptohet përpos diktaturave si ajo, kubane, iraniane, koreno-veriore e të tjera, të gjitha kombet e botës po humbin nga pak nga qështja e sovranitetit sidomos ekonomik e kulturor, që të krijojnë më shumë të mira materiale dhe më shumë fonde për shtetasit e tyre, e në këtë vazhdë edhe Kosova nuk do të humbi asgjë nëse edhe disa vite do të kemi prezencë të caktuar të miqëve tanë nga shtete të caktuara të cilat edhe na çliruan nga serbo-sllavet, kuptohet si rezultat i organizimit të mirë shqiptarë që ishte sui generis sidomos në kohën e Ibrahim Rugovës dhe luftës së trimave dhe trimëreshave shqiptare nga të gjitha trojet. Ne nuk duhet të druhemi nga prezenca ndërkombëtare nëse jemi të drejtë, të përgatitur që në vitet në vijim të mbajmë përgjegjësit dhe të punojmë më shumë dhe më drejtë për shtetin, për qytetarinë dhe mirëqenjen e tij, ne duhet të jemi mirënjohës që edhe misioni EULEX me të gjitha të metat e veta, megjitahtë na duhet ngase na ndihmon në ecjen tonë të mëvetsishme përpara, duke marr përvojën dhe profesionalizmin e tyre, dhe duke mësuar nga ata se si duhet të duhet shteti dhe të punohet për të, e jo të vidhet, të kriminalizohet dhe të shkatërrohet po sikur të ishte pasuri dhe tokë serbe e jo shqiptare.

Nëse ato kohëra të fillimit të këtij shekulli W. Vidi nuk pati sukses në Shqipëri dhe si pasoi Shqipëria përjetoi trauma të shumta, atëher besohet dhe kuptohet se misionet ndërkombëtare në Kosovë patën suksese të mëdha sidomos NATOja me KFORIN, më pak UNMIK u ( duke ditur misionin dhe përberjen e tyre as nuk kemi mundur të presim më shumë ngase aty kishte edhe armiqë të shqiptarëve...) dhe Eulex i i cili megjithatë prej instalimit të tij në Kosovë ka bërë disa hapa të rëndësishem duke ndihmuar në ndaljen e krimeve të rënda dhe në hapjen e syve shqiptarëve se për shtetin duhet më shumë sakrifica, dhe se për shtetin duhet edhe të shëndërrohemi në spiujë për të denoncuar krimet dhe pislleqet e shumta që janë prezente në këtë shtet të quajtur Republika e Kosovës.

Neve, pra Kosovës  sot nuk na duhet një W. Vid, por na duhet ndihma e miqëve tanë nga bota demokratike  amerikano-evropiane,që të na ndihmojnë edhe më tutje në krijimin e vetëdijesë, se për shtetin duhet fal dhe dorëzue  pushtetin kur pozita, pra pushteti keqpërdoret, a do të ndodhë kjo ndonjëhere në mendjet e politikajve shqiptarë? mbetet për tu dëshiruar...

Shqipëria edhe sot e kësaj dite pas 100 vite pavarësi, ende nuk po mundë të kthjellet nga marrëzit e tyre të brendshme, nga mostoleranca, mos marrëveshja dhe mos koordinimi i qështjeve që qojnë Shqipërinë përpara, ku mjerishtë edhe sot shteti serb ka gjasa të futet në BE e Shqipëria mjerishte edhe sot funkcionon gati po si në kohën e W. Vidit. Jemi dëshmitarë dhe  shofim dita ditës se ende në Shqipëri po duhen ndërhyrjet e miqëve shqiptarë të cilët edhe disi janë lodhur dhe mërzitur duke negociuar në mes vet shqiptarëve, për budallakitë dhe bajraktarizmat fatale që ende janë pjesë e mendësisë shqiptare?!, Gjendje të tilla mjerishtë kemi edhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët, gjendja e tillë mbizotëron pra  edhe te ne në Kosovë, andaj pse jo le të qëndrojnë edhe më tutje KFORI dhe EULEXI , se përndryshe ne shqiptaret do të sakatohemi në mes vetes për pushtet e për hajni...

Ne shqiptarëv na duhet të krijojmë premisa dhe të mbushemi mendë se vetem ruga drejtë vlerave demokratike euro-atlantike do të na sjellin të mira dhe një të ardhme të sigurt dhe vërtet prosperuese, e jo një kthim mbrapa kah lindja, kah vendet e afërta aziatike të cilat jo që se deshen e se duan shqiptarinë por sot me kurthe dhe me fundamentalizëm të theksuar religjioz truko-arab si dhe me blerjen e pasurive tona shtetërore po duan të na ripushtojnë përseri, tani jo më me luftë por me religjion ekstrem dhe me para, andaj ne duhet të mbeshtetemi te miqët tanë evropiano-amerikanë dhe të ecim së bashku me ta rrugës së mirëqenjesës qytetare....



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora