Kulturë
Smokthina arrestohet, Pilo Zyba, medalje te artë
E diele, 12.08.2012, 11:23 AM
Edhe Shqipëria ka Kampioninin e saj Olimpik në Londër... Pilo Zyba nderon sportin dhe kombin shqiptar :) (ZSH) |
PILO ZYBA...nga
novela humoristike..." Tragjedi ne Londer"
MEDALJE TË
ARTË
-Beun
Smokthina arrestohet, Pilo Zyba, fiton medalje te artë –
Në hotelit
ku flija trokiti dera.Shikoja se dera ishte e mbyllur dhe çelsi nuk ishte nga
brenda.Dikush më fliste por unë nuk dija Anglisht.Kuptoja pak sa për të komunikuar.Dialogu
me ta ishte allashqiptarçe:
-Zotëri,
mos jeni ju Pilo Zyba?
-
-Zoti
Pilo, ne nuk jemi nga shteti Anglez, por nga kryesia e organizatës së Lojrave
Olimpike.Jemi të dërguar nga zoti Zhak Rong.
-Unë nuk
jam antar dhe as pjestar i Lojrave Olimpike, kur isha i ri dhe kisha shume
talente shteti im nuk me dergoje në Olimpiade, por burgjeve per te nxjerre krom
nga minierat e e Bulqizes.
-Ju zoti
Pilo keto ditë keni thyer nje rekord boteror.
-E di, se
kam disa dite qe fle gjumë pa ngrene dhe pa pire, si duket ky do te jete rekord
i ri per ju.
Ata
diskutuan ndermjet tyre dhe me pyeten:
-Ky mund
te jete tjeter rekord perveç atij qe keni thyer para ca ditesh, ju vertete keni
shume talente, sepse dhe ne polici na thane se, kishit nje ze te fuqishem, dhe
ne tonalitet shume te larte.
-Edhe per
kete keni te drejte, por kjo lindte nga dhimbjet qe me shkaktonin.
-Nuk kane
rendesi dhimbjet, por rekordi, asnje rekord dhe rekordmen nuk e arrin suksesin
pa dhimbje.Ne kemi kohe qe po u kerkojmë, zotëri i respektuar,prandaj u lutem
hapeni deren.
-Me çfar
ta hap, çelsin e ka ai malukati, Beun Smokthina.Me ka mbyllur brenda dhe ka
humbur pa nam e nishan neper Londer.
Ata per
pak çaste biseduan me dike neper koridor dhe si duket moren vendimin...por une
nga brenda nuk e dija çfar benin dhe u afrova mbas deres te degjoja.Nderkohe
degjova nje shperthim të fuqishëm, dhe derën qe mu perplas surratit dhe me
hodhi perseri mbi krevat.Fat qe jam peshe e lehte, se do ti kisha lare halete.Mbi
mua ra nje zezak i gjate dhe i fuqishëm dy metrosh, dhe pas tij vraponin
gazetare, kamera dhe qendra televizive.Që të gjithë pyesnin njekohesisht, dhe
ne dhjetra gjuhë.Pyeta njerin aty afer:
-Mos ka
ndonje qe di gjuhën e memes time?
-Cila
eshte gjuha juaj, me pyeti dikush?
-Shqipja,
u pergjigja me krenari dhe prere.
Qe nga
mbrapa shikoj nje burrë të shkurtër por te zhdërvjellët, kamerat e ndiqnin nga
mbrapa.Ai me pa dhe me njohu:
-E dija
se nje dite do të të intervistoja, Pilo zyba!
-Ku je
Aleksander Çipa? Aleksandri është kryetari i shoqatës së gazetarëve Shqiptarë. Edhe
ti ketu ne Londër per te drejtat e kombit?
-Jo, nuk
jam per te drejtat e kombit, por per interesat e mia, gazetar per Olimpiaden qe
zhvillohet.Dhe jam me fat qe intervisten e pare per rekordin tënd boteror e
marr unë.
E humba
dhe nuk dija çfar ti thoshja:
-Cilin
rekord more Aleksander, ti e di, une ca poezi dhe ca novela humoristike bej.Kane
filluar te konkurojne dhe në Olimpiade keto?
Vuri buzën
në gaz si gjithmënë dhe më dorë duke kruajtur majen e hundës, sepse gazetaret i
futin hundet kudo:
-Me
pelqen qe je modest, keshtu ke qënë gjithmonë.
Nga anet
e tjera fotografite dhe kamerat mërrnin dhe jepnin.E kapa Aleksin nga jaka dhe
e pyeta,
-Si eshte
puna, se po me turperon?
-Pilo, me
tha, ti ke thyer rekordin e hedhjes nga lartesia.Je hedhur nga muri i
parlamentit anglez qe eshte 16 metra.
-Nuk u
hodha more Aleks, por me rreshqiti këmba.
Aleksi më
shkeli kemben dhe më tha:
-Mos
thuaj keshtu, ti u hodhe vete, dhe bile pa frikë fare, prandaj do marrësh
medaljen dhe 1 milion dollare.Mu moren mëntë dhe rashe per një çast. Aleksandri
vazhdoi:
-Fotografinë
tënde të rekordmenit e ka Beun Smokthina, policia angleze po e kerkon vrime me
vrime.Ajo fotografi tregon realitetin e suksesit tënd.
-O Aleks,
por unë në kete lartesi nga shpellat e lumit te Vjoses hidhesha gjithnjë, por
nuk me tha njeri per rekorde, bile gjyshja me rrihte gjithnje per rekordet dhe
me thoshte: - Te kemi djale te vetem, ndonjedite do biesh mbi ndonje shpelle
dhe do mbetemi dhe pa ty.Shume here me mbante te mbyllur qe te mos shkoja në lume.
-Pilo je
i mrekullushem, keto tu tregosh gazetareve boterore per rekordin tënd, jane te
shkelquera dhe do bejne shume buje.
-Aleks,
une gjithmone kam kercyer nga lartesite, sepse ti e di, sistemi qe u rritem, na
hidhte dhe na priste si donte ai.Binim dhe ngjiteshim kur donin ata.
-Prandaj
dhe suksesi juaj eshte i pa arritshem, sepse ti tani u hodhe kaq poshte, por
per tu ngjitur kaq lart, sa askush nuk te arrin më.
Unë qesha
dhe hodha koken nga koridori i gjate i hotelit, i shoqeruar po vinte vete Zhak
Rong.Te gjithë u larguan dhe mbetem balle perballë. Më zgjati doren e tij të plakur
me rrudha dhe më tha:
-Të lumtë
djalosh, suksesi juaj do mbahet mend neper Olimpiadat që vijnë.
Ktheva
kokën dhe nuk pashe njeri pas meje.Ai me fjalën, djalosh me thoshte mua.Si
duket i ishte mesuar goja me rekordmenet qe te gjithë ishin nën moshen 35 vjeç.
Kamerat
here drejtoheshin nga une dhe here nga ai, por dhe kur drejtoheshin nga Zhaku,
ai bente me dore dhe u thoshte:
-Ketej
kamerat, ketej, ky do mbetet ne histori per veprimin e tij te guximshem, por
dhe per hedhjen prej 15 metrave.
-Ku e
pate qe ishte 15, zoti Zhak?
-E matëm,
e matëm, dhe jo njëherë, por dhjetra herë...Por tani e kemi ne dore edhe faktin
e vetem.Dhe te them te drejten e kemi arrestuar, dhe po e mbajme të lidhur.
- Bobo,
mendova, do me marrin prap, dhe hajde te dal qe andej:
- Perse të
më mbani brenda, nuk mund të më lini jashtë meqense kam thyer dhe rekord?
-Jo juve,
zoti Pilo, por Beun Smokthinën kemi arrestuar, sepse ai nuk don të na japi
fotografinë që tregon qartazi rekordin tuaj botëror. Më morën në krah ata që e
shoqëronin dhe më nxorën jashtë.Të gjithë ishin të gjatë e të bukur dhe të gjithë
dorë per dore, pa rënë në tokë më çuan në Stadiumin Olimpik...Më hipë në vënd të
parë, më varën medaljen dhe dëgjoja ymnin kombëtar që ushtonte në të gjithë stadjumin.
Në ato çaste
mendoja që të ishte aty Beun Smokthina dhe të kuptonte se perse u mundua te me
binte ne Londër, thua të kete ditur per rekordin tim?Ose Sali berisha qekur del
jshtë shqipërisë i bie legenit për ineresat e tija dhe jo të kombit.Dëgjoja në ato
çaste dhe kengën e cyrlës së Edit që i frunte dhe i çfrznte me deshire qe te
merrte karriken e salihit.
Me pas
Kryetari, zoti Zhak me tha në vesh, tani keni per të marrë nga olimpiada edhe 1
milion dollare, por na jep numurin e llogarisë bankare ketu në Londër.
Une zura
koken me duar, ai nuk e dinte qe une kisha ardhur si emigrant per te nxjerrë kotheren
e bukues, dhe nuk kisha llogari bankare.Por shpejt e mblodha dhe i thashe:
-Të shkojmë
dhe të bisedojme me Beunin!
-Beunin
nuk e nxjerrim më tha, pa na dhene fotografinë, por dhe shumë nuk insistojmë dot,
se eshte e drejta e tij, don apo nuk don të na e japë.
(Ja
tregoj unë atij, thashe me vete, per 1 milion dollare e vras fare..jo me ti
marr fotografinë) Bashkë me një grup policsh dhe civilësh vajtëm te dera qelise.Sa
me pa me medalje në qafë u çudit, pa kamerat dhe i ra te fiket.Unë shishen me
ujë që kisha me vete ja derdha në xverk.
-Hiqmu
nga xverku, më tha! Çfar dreqin desha që të mora në londër.
-Pusho, i
thashe shqip.Unë kam fituar medaljen dhe ti ke fotografine, jepe fotografine qe
te marrim 1 milion dollarët.Ai u rrotullua dhe i ra prapë të fiket.Uuk kishte
faj, ishin shume ato të shkreta.unë gjeta rastin dhe i mora aparatin, dhe ja
dhashe zotit Zhak. Rreth nesh feste.Zhaku me tha:
-Pilo,
numurin e llogarisë, që të vëmë leket.Sepse e arrite suksesin edhe me Beunin.
Unë i
rashe me pellëmbë Beunit që të përmëndej, dhe u tërhoqa larg, se ai gjuan me
shqelma dhe ja kam frikën.Si u permend, i thashe:
-Nxirr
numirin e llogarisë që ke në Londër, që të hedh dhe une të miat në të se nuk
kam llogari bankare...
- Pilo,
kam 300 mijë paund, të lutem mos mi mërr më qafe dhe ato se kam fëmijë per të mbajtur...
Unë mora
librezen dhe vrapova pas zotit Zhak Rong.Pas nesh vinte një karvan i gjatë gazetaresh,
sportistesh, kamerash, dhe qendrash televizive...