E premte, 26.04.2024, 08:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Minire Ismajli: Krijuese që premton

E marte, 05.06.2012, 06:04 PM


Krijuese që premton

Shkruan: Minire Ismajli

Të shtunën, më 2 qershor 2012, në shkollën fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan, në praninë  e nxënësve, të arsimtarëve dhe të shumë prindërve, u bë provimi i veprës poetike “Kur agonte drita”, e krijueses së re Medina Dautit.

Medina Dauti është nxënëse shembullore e klasës V-5, në shkollën fillore “Th. Mitko”, në Gjilan.  Ajo shquhet për suksesin dhe zellin në mësime, por edhe për talentin në artet e ndryshme.

Për veprën “Kur agonte drita”, të Medina Dautit, me rastin e promovimit, folën: krijuesi Demir Behluli, profesori Nazim Shurdhani, si dhe disa arsimtarë të  shkollës “Thimi Mitko”. Në fjalën e tyre, referuesit theksuan talentin e pamohueshëm krijues të Medinës, si vlerën letrare të veprës “Kur agonte drita”.

Vepra “KUR AGONTE DRITA”, e botuar para pak ditësh në Gjilan, është një vepër e rëndësishme e Medina Dautit dhe e letërsisë shqipe.

Ajo është një vepër e rëndësishme, jo vetëm pse është vepra e parë e një krijueseje të re, por pse ajo zbulon një talente të pamohueshme letrare, siç është talenti krijues i Medinës, dhe për shkak të vlerave të pamohueshme të veprës “KUR AGONTE DRITA”, e cila, që në titull, shpreh frymëzimin dhe realizimin letrar të veprës.

Leximi i veprës “KUR AGONTE DRITA”, na habit me përmbajtjen e veprës, me gjithë atë pasuri ndjenjash e mendimesh të çiltëra të një krijueseje të talentuar,

na habit për formësimet e bukura, për porositë e rëndësishme për lexuesin, për kënaqësinë artistike që sjell vepra dhe gjithë atë dëshirë e respekt që zgjon vepra për jetën dhe vlerat e mëdha në jetë.

Në veprën “KUR AGONTE DRITA”, në trajta të bukura letrare lexojmë ndjenjat e mendimet e sinqerta të një krijueseje të re, e cila, me sinqeritet, ndjen, këndon dhe zbulon ndjenjat e mendimet e saj për botën dhe realitetin jetësor që na rrethon.

Në radhë të parë, Medina emocionohet e frymëzohet të shkruajë për gjërat më të afërta e më të dashura të jetës – siç janë anëtarët e familjes, të cilëve ajo edhe ua kushton veprën e saj.

Kështu, pas poezisë së parë të veprës, e cila është si një hyrje ose parathënie e veprës në poezi, ku ajo iu drejtohet lexuesve të vegjël, duke treguar mundimin krijues të poezisë dhe duke bërë thirrjen që libri të lexohet dhe të mësohen prej tij gjëra të dobishme, shkruan një varg vjershash për njerëzit më të dashur, siç janë: gjyshi, gyshja, nëna e babai.

Për secilin nga këta njerëz më të dashur për njeriun, Medina veçon diçka të veçantë me të cilën ata dallohen nga të tjerët.

Është interesant se, në cikin e parë të veprës, që titullohet “Më falin dashuri”, në radhën e njerëzve më të afërm dhe më të dashur, ka radhitur edhe figurën e humanistes shqiptare me fame botërore, e cila edhe paraqet simbolin e dashurisë e flijimit të nënës shqiptare, që di të falë dashuri njerëzore.

Në poezitë e saj kushtuar të afërmve, Medina nuk tregon vetëm obligimin e të tjerëve ndaj fëmijëve, por edhe obligimin që fëmijët kanë ndaj të rriturve.

Nëpërmjet poezisë së saj Medina shpreh dhimbjen për vuajtjet e fëmijëve, prandaj bën thirrjen e saj që fëmijët t’i përjetojnë lumturitë jetësore dhe të mbrohen nga përjetimet e hidhura në jetë.

Në ciklin e dytë të veprës, të titulluar “Kur agonte drita”, kemi poezitë për atdheun, datat dhe festat e figurat e rëndësishme kombëtare. Edhe në këto poezi Medina shpreh porositë e saj të rëndësishme për fëmijët, se ata duhet t’i njohin vlerat e çmura kombëtare dhe se ata duhet të punojnë për vendin e tyre.

Cikli i vjershave ”Dielli gazmor” ka një varg vjershash për dukuritë dhe gjërat e natyrës, si për diellin, hënën, renë, shiun, pranverën , lulen, bletën, peshqit, dhelprën, me ç’rast poetja ka veçuar dukuri e gjëra të ndryshme të natyrës, të cilat e bëjnë njeriun të mendojë, por edhe të emocionohet prej tyre, për mirë apo për keq.

Edhe poezitë për natyrën poetes i kanë shërbyer për të shprehur porosi të çmuara për fëmijët.

Cikli i katërt i vjershave të veprës, i titulluar “Dituria” ka një varg vjersha për shkollën, librin, nësuesin, festat e shkollës shqipe, në të cilat poetja thekson vlerat që ka dituria e, veçmas, arsimi kombëtar.

Në ciklin e pestë të vjershave të veprës që quhet “Kam dëshirë”, poetja tregon për dëshirat e saj, që e mira ta pushtojë botën, për vlerën që ka shoqërorizimi i njerëzve, dashuria e sinqertë ndërmjet njerëzve, vlerë që ka puna etj.

Kështu, në tërësi, mund të thuhet se vepra “KUR AGONTE DRITA” ka një larmi përmbajtësore – tematike.

Nëpërmjet poezisë së saj Medina shpreh mjaft porosi të rëndësishme për lexuesit. Ato porosi të saj ajo i shpreh haptazi, madje ajo kërkon që ato të jenë pjesa më e rëndësishme e vjersha të saj.

Gjuha e vjershave të Medinës, për moshën e saj, është mjaft e pasur.

Forma e vjershave është shumë e larmishme, e bërë nga vargje të gjatësive dhe e strofave të ndryshme.

Vepra “KUR AGONTE DRITA” , ka edhe mjaft ilustrime të bukura, të cilat e bëjnë veprën edhe më të pasur dhe më të vlershme artistikiisht dhe më të çmuar për lexuesin.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora