| E marte, 05.06.2012, 06:04 PM |
Krijuese
që premton
Shkruan: Minire Ismajli
Të shtunën,
më 2 qershor 2012, në shkollën fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan, në praninë e nxënësve, të arsimtarëve dhe të shumë prindërve,
u bë provimi i veprës poetike “Kur agonte drita”, e krijueses së re Medina
Dautit.
Medina
Dauti është nxënëse shembullore e klasës V-5, në shkollën fillore “Th. Mitko”,
në Gjilan. Ajo shquhet për suksesin dhe
zellin në mësime, por edhe për talentin në artet e ndryshme.
Për veprën
“Kur agonte drita”, të Medina Dautit, me rastin e promovimit, folën: krijuesi
Demir Behluli, profesori Nazim Shurdhani, si dhe disa arsimtarë të shkollës “Thimi Mitko”. Në fjalën e tyre,
referuesit theksuan talentin e pamohueshëm krijues të Medinës, si vlerën
letrare të veprës “Kur agonte drita”.
Vepra “KUR
AGONTE DRITA”, e botuar para pak ditësh në Gjilan, është një vepër e rëndësishme
e Medina Dautit dhe e letërsisë shqipe.
Ajo është
një vepër e rëndësishme, jo vetëm pse është vepra e parë e një krijueseje të re,
por pse ajo zbulon një talente të pamohueshme letrare, siç është talenti krijues
i Medinës, dhe për shkak të vlerave të pamohueshme të veprës “KUR AGONTE DRITA”,
e cila, që në titull, shpreh frymëzimin dhe realizimin letrar të veprës.
Leximi i
veprës “KUR AGONTE DRITA”, na habit me përmbajtjen e veprës, me gjithë atë pasuri
ndjenjash e mendimesh të çiltëra të një krijueseje të talentuar,
na habit
për formësimet e bukura, për porositë e rëndësishme për lexuesin, për kënaqësinë
artistike që sjell vepra dhe gjithë atë dëshirë e respekt që zgjon vepra për
jetën dhe vlerat e mëdha në jetë.
Në veprën
“KUR AGONTE DRITA”, në trajta të bukura letrare lexojmë ndjenjat e mendimet e
sinqerta të një krijueseje të re, e cila, me sinqeritet, ndjen, këndon dhe
zbulon ndjenjat e mendimet e saj për botën dhe realitetin jetësor që na rrethon.
Në radhë të
parë,
Kështu,
pas poezisë së parë të veprës, e cila është si një hyrje ose parathënie e veprës
në poezi, ku ajo iu drejtohet lexuesve të vegjël, duke treguar mundimin krijues
të poezisë dhe duke bërë thirrjen që libri të lexohet dhe të mësohen prej tij
gjëra të dobishme, shkruan një varg vjershash për njerëzit më të dashur, siç janë:
gjyshi, gyshja, nëna e babai.
Për
secilin nga këta njerëz më të dashur për njeriun,
Është interesant
se, në cikin e parë të veprës, që titullohet “Më falin dashuri”, në radhën e
njerëzve më të afërm dhe më të dashur, ka radhitur edhe figurën e humanistes
shqiptare me fame botërore, e cila edhe paraqet simbolin e dashurisë e flijimit
të nënës shqiptare, që di të falë dashuri njerëzore.
Në poezitë
e saj kushtuar të afërmve,
Nëpërmjet
poezisë së saj
Në ciklin
e dytë të veprës, të titulluar “Kur agonte drita”, kemi poezitë për atdheun,
datat dhe festat e figurat e rëndësishme kombëtare. Edhe në këto poezi
Cikli i
vjershave ”Dielli gazmor” ka një varg vjershash për dukuritë dhe gjërat e natyrës,
si për diellin, hënën, renë, shiun, pranverën , lulen, bletën, peshqit, dhelprën,
me ç’rast poetja ka veçuar dukuri e gjëra të ndryshme të natyrës, të cilat e bëjnë
njeriun të mendojë, por edhe të emocionohet prej tyre, për mirë apo për keq.
Edhe
poezitë për natyrën poetes i kanë shërbyer për të shprehur porosi të çmuara për
fëmijët.
Cikli i
katërt i vjershave të veprës, i titulluar “Dituria” ka një varg vjersha për
shkollën, librin, nësuesin, festat e shkollës shqipe, në të cilat poetja
thekson vlerat që ka dituria e, veçmas, arsimi kombëtar.
Në ciklin
e pestë të vjershave të veprës që quhet “Kam dëshirë”, poetja tregon për dëshirat
e saj, që e mira ta pushtojë botën, për vlerën që ka shoqërorizimi i njerëzve,
dashuria e sinqertë ndërmjet njerëzve, vlerë që ka puna etj.
Kështu, në
tërësi, mund të thuhet se vepra “KUR AGONTE DRITA” ka një larmi përmbajtësore –
tematike.
Nëpërmjet
poezisë së saj
Gjuha e
vjershave të Medinës, për moshën e saj, është mjaft e pasur.
Forma e
vjershave është shumë e larmishme, e bërë nga vargje të gjatësive dhe e
strofave të ndryshme.
Vepra “KUR
AGONTE DRITA” , ka edhe mjaft ilustrime të bukura, të cilat e bëjnë veprën edhe
më të pasur dhe më të vlershme artistikiisht dhe më të çmuar për lexuesin.