E shtune, 21.09.2019, 10:11 AM (GMT+1)

Aktualitet

Dobruna: diaspora shtylla kryesore e zhvillimit

E merkure, 23.05.2012, 06:43 PM


Projektet nga Nisma Ekonomike për Kosovën ( ECIKS), kanë rezultuar deri më tani në më shumë se 20 investime të huaja në Kosovë si dhe kanë përkrahur me shërbime profesionale mbi 400 investitorë potencial nga vendet e Evropës Perëndimore. ...shfrytëzojeni ndihmën profesionale kur investoni në vendlindje.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në sferën e ekonomisë dhe biznesit, tani kemi ekspertë të aftë, të angazhuar në shoqata dhe institucione me renome në Europë. Në Vjenë tani dhjetë vite vepron me sukses shoqata, Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) të cilën e drejton  Mr.Kujtim Dobruna.

Fakti Ditor, zhvilloi një bisedë rreth aktiviteteve aktuale të saj.
Fakti Ditor: Sa janë mërgimtarët tanë biznesmen aktiv në investime në Kosovë? A investojnë kapitalin e tyre atje?
Një numër i madh i investimeve të huaja që vijnë aktualisht në Kosovë  janë investime që gjenezën e tyre e kanë tek diaspora. Diaspora pra po vazhdon të luaj një rol jashtëzakonisht të vlefshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbetët shtylla kryesore e këtij zhvillimi. Është shumë më rendësi që përpos dërgesave të rregullta të parave në Kosovë tani diaspora ka filluar të investon në projekte që sjellin kthim të kapitalit dhe kjo është një situatë nga e cila do të përfitojnë ata vet, familjet e tyre në atdhe dhe ekonomia e Kosovës në përgjithësi.

Fakti Ditor: Shkurtimisht mbi veprimtarinë e juaj fundit?

ECIKS ka themeluar një Komitet Përkujdesjes me qëllim rritjes përkrahjes për investimet e huaja dhe për zhvillimin ekonomik Kosovës.

Ky komitet i nivelit të lartë i përbërë nga personalitete ndërkombëtare të jetës akademike, ekonomike, politike dhe shoqërore do të përkrahë aktivitetet e ECIKS drejt promovimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Evropës Perëndimore.

Fakti Ditor: Cili ishte efekti i konsultave, këshillimeve të organizuara nga Forumi Ekonomik Vjenez dhe ECIKS , me qeveritarët nga vendlindja?

Që nga themelimi në vitin 2003, ECIKS është angazhuar vazhdimisht në promovimin e investimeve të huaja në Kosovë dhe në përkrahjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Evropës Perëndimore. ECIKS ka implementuar disa projekte të rëndësishme për të mirën e ekonomisë së Kosovës, përfshirë edhe promovimin e investimeve të huaja, në emër të Agjencisë së Kosovës për Promovim të Investimeve (IPAK) dhe me financim nga Qeveria e Austrisë.

Projektet e implementuara nga ECIKS kanë rezultuar deri më tani në më shumë se 20 investime të huaja në Kosovë si dhe kanë përkrahur me shërbime profesionale mbi 400 investitorë potencial dhe partnerë afarist nga vendet e Evropës Perëndimore.

Qe këto projekte të bëhen të mundshme, duhet të bëhet promovim i vazhdueshëm i vendit, veçmas kur kemi parasysh faktin që Kosova vazhdon të ketë si sfidë imazhin e saj negativ në perëndim. Prandaj edhe Forumi Ekonomi i Vjenës edhe konferenca e nivelit të lartë e mbajtur në Berlin, me 7 mars 2012, synojnë krijimin e parakushteve për një paraqitje sa më reale të gjendjes në Kosovë dhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Në bashkëpunim me IPAK dhe me mbështetjen e Qeverisë së Austrisë dhe qeverive tjera perëndimore, besojmë që sukseset nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Fakti Ditor: Komiteti i Përkujdesjes, i formuar ku Lunacek, Busek etj. janë pjesë e tij, cila do jetë risia e tij, efekti i tij konkret?

Me përvojën dhe me reputacionin e tyre lartë, anëtarët e komitetit patronancës do ta ndihmojnë ECIKS ta promovojë edhe shumë bashkëpunimin ekonomik dhe ndikojë vazhdimin e përkrahjes shteteve euro-perëndimore për zhvillimin ekonomik Kosovës.

Fakti Ditor: Shumë nga biznesmenët austriak ankohen se  nuk mund të depërtojnë në investimet e tyre në Kosovë nga strukturat korruptive qeveritare. Çka mund të konkretizoni apo mohoni këtu?

pari dua them gjatë realizimit shumë se njëzet projekteve cekura lartë, nuk jemi ndeshur me sfida natyrës korrupsionit. Por, kjo nuk do thotë korrupsioni nuk ekziston. Prandaj, ne vazhdojmë ti rekomandojmë investitorëve shfrytëzojnë ndihmën dhe shërbimet profesionale procesin e investimit Kosovë, mënyrë mos kenë vështirësi serioze gjatë procesit investues.

Fakti Ditor: Cila është rruga profesionale duhet ndjekur një investues i ardhur rishtas Kosovë?
Rruga profesionale rekomandojmë ndiqet është këshillimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet profesionale, duke filluar nga Agjencia për Promovimin e Investimeve Kosovës, ECIKS, Odat Ekonomike etj e deri tek kompanitë konsulent.

Fakti DitorPlanet e juaja mbi efektet bartjen e investimeve Kosovë?

ECIKS mbetët i përqendruar jap kontributin e vet mbështetjen e zhvillimit ekonomik Kosovës, qoftë përmes tërheqjes investimeve huaja, qoftë përmes ofrimit shërbimeve për sektorin privat, me qëllim zhvillimit mëtejmë ndërmarrjeve vogla e mesme.

Fakti Ditor: A keni hapësirë veprimi edhe në territoret tjera jashtë Kosovës ?

ECIKS, siç tregon edhe emri, pra Nisma Ekonomike për Kosovën, i mbetët besnike angazhimit të vet për arritjen e mirëqenies për qytetarët e Republikës së Kosovës në radhë të parë.

Kujtim Dobrun

është ekonomist. Studimet e rregullta dhe ato pasuniversitare i ka përfunduar në Austri dhe në Britani të Madhe. Është ekspert i sferës së zhvillimit ekonomik dhe ka një përvoje të gjatë në fushën e investimeve të huaja. Ka të publikuara shumë hulumtime shkencore. Është njëri ndër ekspertët e parë të Kosovës në fushën e investimeve të huaja direkt me një përvojë 15 vjeçare.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT