Kulturë
Ibrahim Karadaku: 999 arsye për të qeshur (II)
E diele, 20.05.2012, 07:04 PM
Ibrahim
Karadaku
999 arsye
për të qeshur
21.
Pasi
kthehet nga udhëtimi zyrtar burri e pyet gruan:
- Grua, a
ke qenë besnike gjatë mungesës sime?
- Po, i
dashur! Herën tjetër do të jem edhe më besnike!
22.
Në një hotel
recepcioneri e zgjon mysafirin:
- Zotëri,
në sa ora e keni porositur zgjimin, në shtatë apo në tetë?
- Jo, por
në nëntë. Sa është ora tash?
- Dhjetë!
23.
- Dy gjëra
nuk po të lëmë të luash mirë futboll, - i thotë shoku shokut.
- Po
thuaj, ore, cilat janë ato gjëra? – u interesua ai.
- Dy këmbët
tua!
24.
- Cili është
dallimi në mes të trenit dhe policit?
- Treni
ka dy klasë!
25.
I thotë i
marri atij që sapo arrin në spitalin e të çmendurve:
- Shiko,
po e ndez baterinë dhe po e drejtoj nga tavani. Ti ngjitu lart përmes rrezeve të
dritës...
- Eheee, -
ia ktheu ai, - ti mendon se unë nuk e di atë mashtrim...?
- Çfarë mashtrimi,
ore?!
- Kur të ngjitem
lart, ti ma ndal dritën e unë përplasem pastaj!
26.
Djali dhe
vajza dalin të shëtisin në lulishte. Kalojnë çaste pa folur asnjëri. Vajza, që ta
thyeje monotoninë, i thotë djalit:
- Çka po
mendon, pash nderën?
- Njësoj
si ti! – ia ktheu djali.
- Uh,
zoti të marroftë! Sa banal je!
27.
Gjyshja i
thotë gjyshit:
- Kur
isha e re, e di, kisha fytyrë të lëmuar dhe fustan të ndrydhur, kurse tash, a
po sheh: e kundërta!
28,
Në stacionin
e policisë i dëmtuari i drejtohet inspektorit:
- Ju
lutem, gjithsesi më duhet të flas me hajnin.
- Pse?
- Aq shumë
kam dëshirë të di se si ka mundur të futet në banesë në orën tre të mëngjesit e
të mos dëgjojë gruaja ime!
29.
Dy lejlekë
shikojnë përmes një dritareje në një dhomë fjetjeje:
A sheh ç‘bëjnë?
Mandej na akuzojnë neve për fëmijët...
30.
Nëna vëren
se bija e saj është “avulluar” diku në kohën kur i kremtohej ditëlindja. Del në
ballkon dhe e sheh në përqafim të një djaloshi.
- Menjëherë
ngrihu dhe eja! – i piskati.
- Nuk
dua, unë e para kam arritur!
31.
- A të lejon
nëna të bësh dashuri me djaloshin?
- Po, por
vetëm në shokë e përpjetë...
- E, pra,
si po gjendesh?
- Po qëndroj
në duar!
32.
- Doktor,
si duket jam impotent!
- Menjëherë
do të vërtetojmë këtë. Ma tregoni organin seksual!
Ai e
nxjerr gjuhën.
33.
Një çift
bashkëshortor në moshë të shtyrë përmes ekranit televiziv përcjellin një film
me skena të “lëngshme”; një film tejet të pornografik...
- Shiko
si e puthë, - i thotë gruaja burrit.
- E nuk
po pyet sa është paguar ai për atë puthje? – ia kthen burri.
34.
Burri i
dehur kthehet në shtëpi rreth orës tre pas mesnate.
- Si
duket, pas të gjithave, shtëpia jote është çerdhja më e sigurt, apo jo? – i
thotë gruaja.
- Këtë nuk
e di, - thotë burri. – Por shtëpia paraqet lokalin e vetëm që, në këtë kohë, është
i hapur...
35.
Kah ora
pesë, pas mesnate, burri kthehet në shtëpi. Hyn brenda. Futet në dhomën e
fjetjes dhe nis t’i heq rrobat. Pasi heq një këmbë nga pantallonat dhe bën përpjekje
të heq edhe tjetrën dhe ngadalë-ngadalë të futet nën jorgan, gruas i del gjumi:
- Ku
shkon aq herët, or!
- Kam një
punë me rendësi. Më duhet të dal... – ia kthen burri, prapë duke i veshur
pantallonat.
- Ani mirë,
- ia kthen ajo, - por mbylle derën me çelës!
36.
Babai
grindet me djalin dhe i thotë:
- Aq shumë
jam munduar e bërë viktimë për ty, që të rritesh e të kryesh shkollën e mjekësisë,
dhe kurrë nuk kam besuar se ti të ma ndalosh duhanin dhe rakinë!
37.
Hyn
ulqinaku në barnatore:
- Ju
lutem, më gjeni ndonjë bar kundër flokëve, të bëhem tullac!
- Mos
mendoni, ndoshta, për ndonjë bar që ruan flokët?
- Jo, jo!
Pikërisht dua ndonjë bar që më bën tullac.
- Pse?
- Nuk
mund të duroj më që paratë e mia të shkojnë në xhep të berberit.
38.
Burri
befas natën kthehet në shtëpi. E sheh gruan një çik të shqetësuar. E nxjerr
briskun e rrojës.
- Çka të duhet
ai brisk?
- Nëse në
ato këpucë që i shoh nën shtrat ka edhe këmbë, do t’i prejë... e nëse jo – do të
rruhem.
39.
I varfëri
ndal në rrugë një të pasur:
- Ju
lutem, më falni diçka!
- Jo. Falja
do të ishte jashtë parimeve të mia. Punoni! A dini ju se unë, para dhjetë vjetësh,
kam qenë si ti, kurse tash jam pronar i fabrikës më të madhe...?
- Besoni,
unë para dhjetë vjetësh kam qenë pronar i asaj fabrike!
40.
Telefoni
cingëron në shtabin policor:
- Alo?
- Unë jam
Xuxi...
- Po, çfarë
doni?
- Thirra
t’u tregoj se fqinji im Rrusta e fsheh drogë brenda drurëve për zjarr.
- Menjëherë
do ta hulumtojmë këtë rast.
Policët
nisen në vendin ku duhet, tek Rrusta, ta konfiskojnë drogën e raportuar. Ata
kontrolluan barakën ku ishin drunjtë, copëtuan çdo copë të drurit, por nuk
gjejnë fare drogë dhe largohen.
Pas kësaj
Xuxi menjëherë i telefonon Rrustës:
- O Rrustë,
a ishte policia në shtëpinë tënde?
- Po!
- A t’i
copëtuan drunjtë?
- Po!
- Shumë mirë.
Tash është rendi yt. Kam nevojë të madhe ta kem kopshtin e lëruar!