E premte, 26.04.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Mendime

Nazmi Rudari: Atdheu në fotografi e fjalë

E hene, 24.03.2008, 02:09 AM


ATDHEU NË FOTOGRAFI E FJALË

Nga Nazmi Rudari

Kampionati i Diturisë „Atdheu në fotografi e Fjalë“ u mbajt në Fullda ashtu si ishte paraparë.Mysafirët dhe të pranishmit i përshendeti sekretari i KASH-it Nazmi Rudari kurse fjalën hyrse dhe hapjën e Kampionatit e bëri Kryetari i Kash-it Bajram Dumnica. Nga mysafirët Tubimin e përshendeti Kryetari i Qytetit Fulda Herr Dr. Dippel, Nuhi Gashi përfaqsues i MASHIT nga Kosova, Frau Lebens, Myftar Dragidella (gazetar dhe redaktor)Kadri Zeqiri në emër të nikoqirit. Asnjëri prej folësve nuk harroi që afër 400 të pranishmeve t´u urojë pavarësinë.

Pjesmarrja dhe organizimi:

Pjesmarrja ka qenë e mirë . Ishin të pranishëm më shumë së 20 shkolla kurse pjesmarrje garuese patën 18 shkolla.Pra duke i llogaritur edhe pjesmarrësit në garat tjera mund të thuhet prej të pranishmëve mbi 200 ishin nxënës dhe kjo është suksesi më i vlefshëm i këtyre takimeve sepse këtë ditë e kanë shansin që edhe fëmijët e dy skajeve të kundërta të takohen…
Organizimi ka qenë i mirë dhe gjithëçka e paraparë më skenar.
Si rrall herë Programi nisi saktësisht në kohën e paraparë.

Jurit dhe Shprblimet:

U shpallen juritë dhe ne Jurinë Profesionale u caktuan Nazmi Rudari,(shkrimtar ) mësues në mësimin e rregullt dhe plotësues , Petra Lebens/udhëheqëse dhe pedagoge e zoja /si Bejtullah Sadiku mësues dhe pedagog i mësimit plotësues , për recitim,.Pastaj u zgjodhën edhe juritë e lëmenjëve të ndryshëm për art, për hartim për recitim, për lexim artistik . Puna vazhdoi sipas skenarit të cilin e kishin përgatitur këshilli organizativ Bajram Dunica , Nazmi Rudari , Kaltrinë Zeqiri. Kjo e fundit moderatore e shkathët.
Pra në skenë u thirre shkolla e Fuldës me programin e vet artistik . Kjo shkollë kishte një program prej 20 minutash si nikoqire kurse shkollat tjera patën 15 minuta në dispozicion secila që kishte ofruar program. Programet muzikore të realizuara nga nxënësit bëheshin për të treguar cilësi dhe për të argëtuar publikun i cili i kishte mbushur 350 ulset dhe një pjesë qëndronte në këmbë.Aty ishte parë edhe pika letrare (krijuesi në mes nesh ku lexoi disa poezi poeti dhe shkrimtari Nazmi Rudari, pastaj i njëjti udhëhoqi edhe intervistën e shkurtër më mësuesit veteran dhe përfaqsuesin e Mashit …Ishin këto pika freskuese për të mos lënë vakum…Interesimi ishte i madh dhe i jashtzakonshëm dhe kështu erdhi koha të shpallen rezultatet e para nga juritë dhe në Hartim vendi i parë i takoi nxënëses Rexhmie Nuha,vendi i dytë i takoi Arbesa Feratit , dhe vendi i tretë Djellza Islamit.Kurse në recitim për klasët e ulëta vendin e par! ë e mori Arberesha Ferati, të dytin Ermir Hyseni, të tretin Spresë dhe Shkurta Plakolli. Lexim Artistik vendin e parë Edita Kamberaj. Të dytin Arbesa Ferati dhe vendin e tretë Etnik Lekaj.
Dhe recitim për kalsët e larta:.Arbresha Ferati vendin e parë
Vendin e dytë Valdrin Lekaj dhe venndin e tretë Ermira Hyseni…Kurse vendet për kampionitin kryesor nuk u ndanë dhe aty erdhi deri tek një kompromis që gjithë pjesmarrësit u shpallën fitues . Kjo erdh si rezultat sa nga përgatitja e mirë e nxënësve e shumë më tepër nga jokorrktësia e disa mesuesve që asesi nuk donin ta pranonin diskualifikimin e ekipit të vet. Prandaj erdhi deri tek kompremisi që aty të shpalleshin të gjithë pjesmarrësit fitues…e quditshme…por kjo maksimë është më e qelluemja…

Vlerësimi:

Kampioneti ishte përgatitur edhe përmbajtësisht edhe teknikisht nga katershja Bajrma Dumnica, Petra Lebens(teknikisht) ,Nazmi Rudari dhe Bejtullah Sadiku. Ishte një thesar i relizuar me efekte te zërit dritës dhe fotografisë. Ishte përdorur metoda më përgjegje variantë a, b, c , dhe plotësisht elktronike. Ishin shkepur e shpërnda materialet me Cd dhe nxënësit(por edhe mesuesit) kishin shansin ta kishin para vete realizimin që më parë e kishin parë vetëm në televizion…Duhet pranuar së nxënësit ishin përgatitur shumë mirë dhe e gjithë materiali prej më shumë së 300 pyetjeve me herë tri varianta të mundshme përgjegje. Poashtu janë shkepur dhe shpërndarë edhe 150 fotografi për secilën ka qenë një pyetje e shtruar. Prandaj efekti i këtij kampionati nuk është ai i asaj dite, por ai i një vjeti së ky material mësimorë është shumëzuar në Cd dhe ju ka dhënë secilit mësues. Ju është dërguar edhe mësuesve e shkollave përmes ! emailit kështu ata e kanë pasur mundësinë t´ua shkepin të gjithë nxënësëve më shumë së 300 pyetje e 150 fotografi prej tri lamive, gjuhës shqipe, historiesë dhe gjeografisë nga gjithë trojet shqiptare…Ky material u është dhënë edhe mësuesve dhe njërëzve të tjerë të interesuar në diaspor dhe Kosovë që ta shfrytzojnë...Edhe më mirë që ky material do t´i sherbej secilit mësues edhe ne vjetet e arshme në dasht si material bazor e në dashtë si material plotësues. Aty janë njohuri gjithnjë aktuale…dhe të ofruara në mënyrën më të lehtë të mundshme…

Nikoqiri dhe moderatorët

Shoqata e Fuldes dhe sidomos Kadri Zeqiri ka qenë shtyllë e fortë e sukseshme e organizmit. Aty ka mbretruar regulli dhe disciplina. Në secilin moment është ditë kush ku është edhe në fillim e edhe në fund të programit.Ana teknike ka qenë kurrnjëherë e relaizuar në kampionatet tjera e as në takimet e manifestimet tjera të cilitdolloj të shqiptarëve. Grupet secila e ka pas monitorin e vet dhe si pjesë e kësaj tanësie në secilën pikë funksionale kanë qenë edhe moderatorët sidomos ka shkelqyer Kaltrina Zeqiri që ka ndihmuar shumë edhe më korrektsinë edhe më saktësinë e punës e zhvillimit të programit…. E fundit nikoqiri me ndihmen e donatorëve u siguroi fëmijëve pije pa pagesë kurse të gjithë të pranishmeve u sigurojë drekë tradicionale. Edhe njëherë u dëshmua zemërgjërsia e shqiptarëve të Fulldës dhe besoj së kjo nuk është e para e as do të jetë e fundit…Falemnderit populli im i dashur mos lejo të të marrin la! kejt për këmbë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora