E premte, 26.04.2024, 09:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Poetja jonë e re Gonxhe Letmi - Begisholli

E hene, 07.05.2012, 08:12 PM


Poetja jonë e re në Diasporë, GONXHE   LETMI - BEGISHOLLI

GONXHE   LETMI – BEGISHOLLI NË AKADEMIN  PËRKUJTIMORE KUSHTUAR 30 - VJETORIT TË VRASJES SË MARTIRËVE TË KOMBIT DHE PROMOVIMIT TË ANTOLOGJISE  “TRINOMI I LIRISE“ ZURI VENDIN E TRETË .

Nga Ramiz DËRMAKU

Poetja e re Gonxhe  Letmi  Begisholli  para adhuruesëve të librit, në diasporë dhe Kosovë na paraqitet me librin e saj të parë“PASION  ËNDËR“  e cila zgjoi kërshërin  e lexuesëve.Gonxhe Letmi Begisholli ka lindur  me 1 maj  të vitit  1971 në Dibër. Shkollën fillore dhe ate të mesme i kreu në vendlindje, ndersa Shkollën e Lartë Ekonomike e mbaroi në Pejë –Kosovë. Gonxhe Letmi-Begisholli  rrjedh prej një familje të mesme qytetare, por e djegur dhe e përkushtuar ndaj zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë kombëtare. Me poezi ka filluar të merret që nga koha kur ishte nxënëse e shkollës fillore pra aty nga 14-15 vjeëçare. Poezia e Gonxhes ka në origjinë një emociona, një ndjenjë, një pasion, një imagjinatë, etj. Në krijimet  pra poezit e Gonxhe Letmi Begisholli zotërojnë temat bashkëkohore   të cilat ngadal por sigurtë po e ngrisin në piedestalin më të lartë. Gonxhe Letmi- begisholli që nga viti 2000 jeton dhe vepron në Heidelberg të Gjermanisë, me bashkëshortin dhe dy fëmijë.

Kjo poete e re për çdo ditë përmes vargjeve poetike po shpreh dashurinë që ka ndaj çështjes kombëtare, prindëve dhe Atdheut. Një fjalë e urtë e popullit thotë:“ rasti është mbret i botës“ ! këtë më së miri na e tregon poetika e Gonxhes. Kjo poete e re gjatë jetës ndeshet me shumë sfida të ndryshme, çofshin ato periferike apo shpirtërore, të cilat i shëndrron përmes vargjeve dhe mesazheve të qarta. Tek Gonxhja shihet se kryepersonazhi i jetës së saj është Nëna. Ajo shumë bukur na shkruan për dhembjen,mallin, ngrohtësin, respektin, vyrtytet por nuk harron të shkruan edhe për dashurinë që akoma edhe sot ruan ndaj nënës. Në poezin e parë“Dibra Bujare“,ajo shkruan në kohën kur disa njerëz nuk kishin guxim  as të mendonin, se jo të flisnin apo shkruanin. Po citoj dy vargje të poezisë“Dibra Bujare“

Kosova digjet, ne vdesim për të gjallë ..,

Krenohem me t o Dibra e Madhe. Pra po t’i lexosh me vëmendje dhe përkushtim poezit e saj, nuk do rrish i qetë.z. Begisholli shkruan aq bukur aq qartë, sam und të themi i q1ndis fjalët ndaj atdheut, kombit ne mënyrë artistike dhe me mjaftë sukses shkruan për jetën studentore në konviktin Nr.5, ku policia speciale“RUAN“ qetësin dhe sigurinë gjëja të studentëve. Poetja e re Gonxhe Letmi- begisholli, posedon moral, ideal, identitet dhe personalitet. Shteti i Kosovës dhe mbarë shqipëtaria sipas aautores  janë vatër burrërie dhe besë shqiptarie. Kjo poete i shkruan edhe Çamërisë, zogut të malit, vetmisë, fatit, Besnikërisë. Shumë domethënëse janë vargjet kushtuar mallit e dhembjes ndaj familjes dhe jetës në mërgim. Në bisedën  efundit për gjendjen në trojet shqipëtare ajo më tha:“ Po ne nuk mposhtemi ! Ne nuk mund t’na mposhtë askush kurrë. Derisa t’na mungojë Liria ! Mund të kemi çdo gjë, por kur s’kemi Lirinë, s’kemi asgjë. Ne jemi fise krenare e kryengritëse , qënuk e durojmë dot skallavërinë“Vargjet e pozive të saj janë shumë impresionuese. Vargjet kushtuar nënës:

Kërkoj mbështetje tek ti

E nuk të gjej dot

Ku ike? Ku shkove ?

Sa peshon kjo botë !?,

Ndërsa babait i drejtohet me këto vargje: Më  shpalosë mërzinë i dashuri baba

Rrudhat e ballit s’t rëndojnë

Mallkoj ditën që kur jemi nda

Përgdheljet sa  më mungojnë ! Përmes vargjeve që defilojnë në veprë e Gonxhe Letmi Begishollit , shohimse Gonxhja me mjaftë mallë, dhembje e dashuri shkruan edhe për Jetën politike, Nëna pret të birin“,për refugjatin“,tokën, rrugët e fatit etj.  Ajo me mjaftë argumente e dëshmi i tregon lexuesit dhe botës se shqiptarizmi është një kod maral, një metaforë jetike një ndjenjë e shenjët e cila nuk shuhet kurrë. Poetja e re Gongje Begisholli, nuk harron asë fëmijët , ajo i do ata, i respekton dhe u ndihmon atyre. Gonxhja shkruan:

Kam një dëshirë një uratë

Në botë mos të ketë fëmijë të ngratë ! Vetëm këto vargje  tregojnë dhembjen që ndien poetja e re, për fëmijët z. Gonxhe Letmi Begiholli. Para disa dite

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën Integruese  Humanitare dhe Kulturore “STUBLLA” organizuan;

AKADEMI PËRKUJTOMORE NË 30 – VJETORIN E RËNJES SË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLES DHE KADRI ZEKËS

. Në emër të jurisë së përbërë nga,mësuesi dhe publicisti, Lekë Prençi, Pal Sokoli dhe Avni Alijaj shpallen edhe tre fituesit e shpërblimeve për poezinë më të realizuar brenda antologjisë; “Trinomi i Lirisë”. Vendi i parë i takoi poetit Arif Molliqi, me poezinë “Nekrolog për Jusuf Gërvallën,vendi i dytë,poetit ; Kadri Gërvalla, për poezinë “Kush i vrau” dhe vendi i tretë, poetes; Gonxhe Letmi Begisholli, për poezinë, “Pavdeksi”. Edhe ne po e përfundojmë këtë shkrim me një falë; Të lumtë  dora..



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora