E premte, 26.04.2024, 02:23 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Nga keqqeverisja tërhiqen zvarrë për të nënshkruar gjithçka!

E hene, 05.03.2012, 08:59 PM


Nga keqqeverisja tërhiqen zvarrë për të nënshkruar gjithçka!

 

Nga Albert Shabanaj

 

Faktikisht Serbisë  i është dhuruar (Jo merituar) kandidatura për anëtarësim në BE,fale  Qeverisë se Kosovës me apo pa dashje!? Për ketë aventurë jo legjitime dhe jo kushtetuese mijëra shqiptarë protestuan nën udhëheqjen e VV,respektivisht kundër marrëveshjeve me Serbinë,te cilat marrëveshje vërtetojnë friken e opozitës dhe te qytetarëve se,qeveria e (koncesioneve) Kosovës,te ketë vënë në lojë te bisedimeve me Serbinë pavarësinë e vendit tonë; ne këto bisedime maratonike e aspak te nevojshme dhe tepër te rrezikshme për ne te gjithëve. Nga Prishtina por edhe nga Brukseli e Uashingtoni,këto bisedime fillimisht u quajtën teknike dhe jo te karaktereve politike te cilat ne fakt dhe pa gënjeshtra ishin vazhdojnë te jenë politike dhe diplomatike,sot kemi efektin e pare i cili eliminoj dhe çorientoi gjithë mundin dhe sakrificat e gjeneratave te tera për pavarësinë e vendit tonë nga çizmja serbe.

 

Sukseset politike te Beogradit,gjithsesi te ndihmuara nga politika e Prishtinës & Co

 

Prishtina politikisht dhe moralisht doli si zakonisht humbëse nga maratona e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja. Statusi i kandidatit për BE, i është miratuar Serbisë dhe tani nuk dyshon më askush dhe dihet nga secili se Prishtina,me koncesione te turpshme ishte ajo... vendimtarja për dhënien e statusit kandidat te Serbisë. Nga te gjitha koncesionet e Prishtinës te cilat do te vazhdojnë edhe ne te ardhmen,lojtaret e lojërave me fatet tona përpjekën t’i shesin kapitullimet si fitore,gënjeshtrat për te vërteta!. Dhe.. këtu behet i pa durueshëm fakti i   një lëmoshë te devalvuar dhe qesharake te quajtur “Pjesëmarrja e Kosovës ne konferenca dhe forume rajonale” Kjo një diçka qe edhe me parë ka ndodhur dhe ekzistuar,Kosova edhe me herët ka marrë pjese ne kështu konferenca e forume për te cilat kishte nënshkruar ne fund te marrëveshjeve eventuale misioni i OKB-se,kjo njëra anë,anës tjetër nuk kuptoj se ç’far rëndësie ka për Kosovën pjesëmarrja ne ato takime!? Unë mendoj se nuk ka asgjë te rëndësishme për një vend i cili 95% jeton nga importet dhe 5% nga exportet. Pra te gjitha këto zhurma te qeveritarëve tanë kinse për arritje maksimale me nënshkrimin e asaj marrëveshje te kobshme për vendin tone,janë klithje te hienave për gjah te ri (...)

Pse mendoj kështu: Sepse pika e marrëveshjes nëmës te Prishtinës dhe Beogradit dot duhej te ishte veriu i vendit. Ajo pjesë e Kosovës vazhdon te mbetet jashtë çdo kontrolli ligjor,vazhdon te mbetet bastion i formacioneve kriminale te kontrolluara nga regjimi i Beogradit,te cilat ne vazhdimësi paralajmërojnë probleme serioze dhe tepër shqetësuese. Ne te gjithë kemi parë se ajo pjese e pa kontrolluar nga institucionet e Kosovës,ka prodhuar viktima dhe tensione te mëdha për sigurinë e vendit. Megjithatë,edhe për kundër marr(e)veshjes se Prishtinës për ta ndihmuar Beogradin ne kandidaturën e Serbisë për BE,gjendja vazhdon te mbetet epa ndryshuar-alarmante dhe shpërthyese nga kriminelet serb,te cilët kanë barrikaduar atë pjese te Kosovës,ne mënyrën me mizore te mundshme. Beogradi i pa ndryshuar edhe sot vazhdon me provokime ushtarake e policore ne territorin e Kosovës,edhe sot vazhdon te mos i tërheq forcat e saja paramilitare dhe shërbimet sekrete qofshin ushtarake apo policore,te cilat organizojnë dhe ju prijnë minoritetit serb për copëtimin e Kosovës dhe si rezultat i këtyre errësirave radhën e ka:

 

Veriu i Kosovës!

 

Ndonëse,nga kjo Qeveri Thaçi I dhe II,kemi mundur te bindemi secili veç e veç se nuk guxojmë t’i besojmë,nuk ka prosperitet,nuk ka ardhmëri,nuk ka shëndet,nuk ka siguri te ATDHEUT ,nuk ka siguri shoqërore,nuk ka siguri personale dhe nuk ka... e nuk ka..... asgjë për t’u ndje mirë,për t’u ndje dinjitetshëm si SHQIPTAR ! Prandaj me habit komoditeti dhe injoranca e qytetarëve,sidomos e intelektualëve,për te mos reaguar ndaj vendimeve historike,ndaj diskurseve dhe dukurive qe çdo dite po zhbëhemi me shumë. Nuk u bën te gjalle atëherë kur pasuria shoqërore u grabit,u vjedh,u shit,me një fjalë u dhunua e gjithë ardhmëria e Kosovës ne menyr barbare... dhe te gjitha këto poshtërsi kriminale kaluan pa reagimin edhe me te vogël qytetar! Nuk bëhen te gjalle edhe tani kur bisedimet nëmës te Prishtinës dhe Beogradit  zhvillohen ne përputhje te plotë me kushtetutën serbe e cila e ngujon Kosovën,si pjesë te territorit te sajë por qe përkohësisht administrohet nga ndërkombëtaret,ne baza të rezolutës 1244 te KS te OKB-se e cila garanton sovranitetin e mbetjes Jugosllave mbi Kosovë,pasuese e se cilës është  juridikisht Serbia-vendim ky i cili para pak ditëve u fuqizua përfundimisht nga kufomat qeveritare te Kosovës.

Ndonëse,suspektret ndërkombëtare dhe kufomat qeveritare gjatë rrugës se bisedimeve me Serbinë,do te prodhojnë marrëveshje koncesionale te ndryshme e te shumta,me dhembje te forta për popullin shqiptar,por pa dhembje e me komplimente ndërkombëtare për pushtetarët...! Marrëveshja e radhës sipas te gjitha gjasave do te jetë shkëputja e veriut,gjithnjë duke zbuluar eksperimente te reja si ajo e fusnotave apo diçka ndryshe... meqë nuk jemi te aftë për te kundërshtuar na mbetet për te shikuar megjithatë, e sigurt mbetet shkëputja e asaj pjese dhe mënyra e deklaratave verbale te pushtetarëve... duke u thirrur ne integrime Evropiane dhe PRO ET KONTRA Amerikane.

 

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora