E shtune, 27.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Shehu: Jetoje Jetën

E diele, 19.02.2012, 07:30 PM


Engjëll Shehu

 

Jetoje Jetën

 

Kur jeta te jep  kurajë ta jetosh

dhe ti s’e kupton se jeta te kërkon

atëherë ndihesh i humbur  përmbi Dhe

dhe veprimet dot si  kontrollon

 

Vetëdija te largohet e xhindosur

ne kohen kur ndihesh I vetmuar

e përsëri jeta te afron një shans

qe ti te tregohesh i duruar

 

Ashtu si rrezet e diellit ne mëngjes

qe te ngrohin ne vetminë e ditës

ashtu fillojnë te vije dhe shpresa

qe ti ke mbjell dhe do ta rritesh

 

Ligësia dhe xhelozia bashkë

e luftojnë dhe se duan jetën

ato bëhen te dhunshme nganjëherë

vetëm rastin po s’ia gjetën

 

Ndaj jeta duhet te jetohet

ti marrësh dhe ti japësh dashuri

Por asnjëherë me jetën mos u gabo

qe asaj t’i mbash mëri

 

13/02/2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora