E premte, 02.05.2025, 12:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Lek Mrijaj: Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini

E shtune, 18.02.2012, 05:44 PM


Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini

 

Nga Lek Mrijaj

 

Jeta Artistike e Poetit Mark Kuzhnini

 

Mark Kuzhnini hyn në radhën e poeteve talent të rinj që veprimtarinë e vet poetike e kultivon me sukses për të rritur dhe për fëmijë.

Ai, duke shkruar vjersha të bukura, në mënyrë simbolike këndon për njërëzit e shquar të kombit dhe për ata të penës, këndon për shpesët, por edhe për jetën plot të papritura me tema e motive të llojllojshme, të cilat kanë karakter edukativ. Përmes një perceptimi të qartë poetik, ai na orfon një pikturë të gjallë për jetën në përgjithësi.

Me imagjinatën e tij Marku, në mënyrë specifike i përjeton dhe i vulos motivet reale, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme dhe ofrojnë njohuri për shumë anë të jetës. Pra, ai derdhë te tëra frymëzimet duke folur me zërin e tij dhe duke thirrur me plagën si përkatësi shpirtërore .

Fokusi poetik i përqendrohet në një objekt poetik: qenia si objekt thelbësor i idesë dhe mësazhit. Kështu, nëpërmjet vargut poeti Kuzhnini arrin të paraqet kompleksivitetin e qenies, relacionet të saj me gjithësinë, me vetveten; shfaqjet e ndryshme të saj dhe vendndodhjen në kohë e hapësirë .

Në vargun e tij arrihet të shkruhet biografia e poetit me biografinë e qenies. Qenia që paraqitet nuk është e përcaktuar dhe kjo është një e arritur tjetër e tij ,sepse ka lënë mundësinë e identifikimit të secilit lexues me atë poezi.

Brenda këtij subjekti ngërthehen edhe shpresa, edhe zhgënjimi, edhe qëndresa, edhe përkujtimi, edhe reagimi i një shpirti, i cili gjënë shprehje vetëm në synimet e poetit, i cili shquhet për kah vargu dhe poezia e shkutër, të cilat sot janë edhe shumë të preferuara.

Mirëpo, duke pasur parasysh se vargu dhe poezia e tillë do përgjegjësi të veçantë, ai kësaj çështje ia del dhe krijimtaria e tij na servohet si shumë e qëlluar dhe me fuqinë e mesazhit shumëdimensional. Mark Kuzhnini lindi me 27.01.1987, në fshatin Arbanas (ish-Serbica e poshtme) të kryeqytetit të kulturës Shqiptare të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në “Zenel Hajdini” me suksese te shkëlqyeshëm ndërsa shkollën e mesme në “Ymer Prizreni” në Prizren – dega EKONOMI-Doganier.

Marku u rrit në një familje prej shtatë anëtarësh. Rrjedh prej një familje bujare, patriotike dhe atdhetare – familja e njohur KUZHNINI, e cila çdo herë ishte në shërbim të atdheut dhe bashkimit të popullit Shqiptar.

Poeti Mark Kuzhnini për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka vijuar shkollimin me vonesë . Pati një ngerq ne moshen 6 vjeqare ku qendroi ne gjendje kome me shum se 26 or dhe ne vitin 2006 nje aksident natyral ku u rrëzua nga 20 metra në lartësi dhe theu të dy duart. Ai me vullnetin e jetës për poezinë e tij ia doli ta kapërceje këtë sfidë shumë të pabërballueshme.

Fillimet e krijimtarisë

 

Poeti i talentuar Mark Kuzhnini filloi të merret me poezi qysh në moshën 14 vjeqare, me poezinë e parë titulluar “E DUA”. Që nga viti 2009 ai u mor me shkrime si: “Krejt harres” (burgu), “Plaga e vjetër”, “Ftyrë e pa harrushme”, “Ku është kanuni” etj. Ndërsa në fillim të vitit 2010 ai filloi të merret me poezi.

 

 

Voglushja

 

(Amsera Reka- E mbijetuara e tragjedisë së Restelicës)

 

Nje ze engjulli nen rrenoja

thrriste pa nderprer prinderit e saj

iu kishin ngrir dhe buzet sbente pun me as goja

sa duket dhe e ema e vdekur per te filloj te qaj

 

Gjymtyret e vdekura e mbanin nen gji

shpresa e saj me askund nuk kishte mbetur

njeri me nje gyp tha ndegjoni eshte ketu nje femi

ajo per nje fjal te prinderve ishe shum e etur

 

Pas nje qetesie te plot doli ne drejtim te zhurmes

e terhoqen nga trupi i vdekur i emes

e habitur , e bartnin neper duart e turmes

engjullueshja doli me e bukur se ngjyrat e henes

 

Ngjyra e bardh prej saj do te urrehet

njeriun e bores ndoshta nuk do e ben me kurr

nga fjollat e bores ne te ardhmen do te dehet

dhe do te thot kjo bor e mallkuar mi morri te gjitha dikur

 

Ne shkoll ndoj her ndoshta do ket per te ber nje ese

titulli do jet: Flisni per dimrin ose Bora e bukur

lotet e saj do te jen te ftuar me nje her

do te filloj te qaj ne qoshe te klases e strukur

 

Ndoshata do te shenoj ca rreshta

ose do e permbyll (Nuk eshte e bukur Bora)

ne shpirt do e brehn vazhdimisht kurreshtja

do te thot dhe sa minuta do perfundoj Ora.

 

ATE BOTE NE SHI

 

Emri ytë në çdo faqe më shfaqet papritmas

si mbetje në kokë trotoari më patë mbetur

të kërkoj ty në çdo lagje por e kotë

madje në një fjalëkryq emrin ta kam gjetur

 

E ndar në gimca zemra ime

syt e tu kërkoj tek secila vajz po smund ti gjej

madje dhe as floket tua asnjera si kishte

po sa e shof një floke zez kokë andej e kthej

 

Veten e gjej të strukur si çdoher

mbaj në duar dhuraten që kisha për ta bër

po ty s’te gjej prap askundi

kam mbetur pa ty si peshku me pak shpirt mbi rër

 

Nuk ndjej më hapat tu si me par

nuk ndegjoj madje as zërin tënd të ëmbel e të but

një zemer mbrenda e mbaj të ndar

në mes të shiut skam as kokën diku për ta struk

 

Dikur isha nën një obmbrell me ty e mban mend

atë botë aqë afër më flisje dhe përsëri mir stë ndëgjoja

kujtimet në mbrendsin e shpirtit tim jan në trend

atëher kur flisja dhe mua të shkretit n’qetsi më fliste goja.

 

Pash emrin tend o ZOT

 

Pash qiell e tok o perëndi

Mos me harro kendej mua

Dhe un i yti jam

A sa fort o zot te dua

 

Pash emrin tend o ati im

Me dihmo ta dua jeten

Shpesh ndjehem i merzitur

Dhe shpesh zihem me vetveten

 

Pash gjakun tend o zot

Me ndihmoh te dal nga kjo kriz

Pash veren-dimrin e jet e mot

Mos lejo t'qendroj si ne mraz nje miz.

 

Vdekja e POETIT

 

Kështu i vdekur do të dukem

Me një buzqeshje me t'njten fytyr

Kur në arkivol do të strukem

Për tu bër pluhur me gjymtyr

 

A do mkujton rruga që kam shkelur

Apo fare zdo të më kujton

A do qan vajza që me të kam bredhur

Ndoshta për mua fare zdo loton

 

Kur mbi varr një gur kam për ta bartur

Emri im në të do jet i shenuar

Mbi atë gur nje shkrim do jet i mbajtur

Që poezin ka për të ma kujtuar

 

Kur atë leter do e merr era

Dhe trupi im do shëndrrohet në pluhur

Për mua zdo jet më e lulzuar vera

Kurr zdo mbetet më kohë e duhur

 

Në pranver ku me lule më mbushet varri

Gjelbrojn pyet anemban

Drejt në gjoks ka për tmi lëshuar rrënjet qarri

Dhe kur naten qjelli do të tinglloj si këmban

 

Kur një vit këtu do e përmbushi

Dhe të gjith kan për të hequr zi

Dhe pse vjeshata do m'bart tek rrushi

Do më kujtohet e ëmbla poezi.

 

KUJTIM NE ZHDUKJE

 

Flet e zbrazet pend pa ngjyr

jetë pa jetë gjalles me fëtyr

 

rrug lakuese vepër arti

fjal me pesh me vete barti

 

gjurm pa gjurm vazhdoj kërkimet

turra turmë mi mbulojn kujtimet

 

më urdhron shpirti që të vazhdoj

një emër shëndrriti më bëri ta kujtoj

 

diqka pa dukje më përcjell mua

është kujtim në zhdukje që m ’thot të dua.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx