E marte, 19.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Ndieni burra, flet Antoni

E enjte, 05.01.2012, 07:59 PM


NDIENI BURRA, FLET ANTONI

 

-PËRKUJTIM, NË PËRVJETOR-

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

 

N’LOG T’PAJTIMIT BESA LIDHET

 

– Kushtuar, aksionit të faljes së gjaqeve

në Kosovë –

 

N’Mitrovicë, e në bjeshkët e Llapit,

N’Verra t’Llukes e Gjonaj t’Hasit,

Krejt Kosova n’kambë asht çue,

-Aaah, vllavrasje, qofsh mallkue !

 

Për me zhduk këtë plagë të randë,

Prinë rinia e Kosovës – Nanë!

Boll shpiptari e shkatërroi jetën,

Vraje t’huejt , e vraje veten.

 

Anton Çeta, burrë me mend,

E merr fjalën në çdo kuvend,

N’daç me shkollë, n’daç mbas zakoni,

– Ndieni burra, – flet Antoni !

 

Hasmi don; “Përçaj-Sundo”,

Nxit gjakmarrjen e ngatrro,

Kombi therret, se don bashkim,

– Fale gjaku! Banu trim !!

 

I bind njerzit fjala e Tij,

-Me luejt gishtin s’asht trimni,

Zogi i malit n’çark me i’shkelë,

Ka barut, e pushka dhezë!

 

Mos e shkreh mbi vlla të ngratën,

– “Sa ka grykën, ka nafaken!” 1)

Nuk asht pushka aferim,

Nja hi n’dhe’, tridhjetë – ngujim!!

 

I ka ndez gjithë zemrat flakë,

Liceisti i Korçës – Plakë,

Kush asht trim, e kush asht djalë,

Çohet n’kambë, gjakun e falë!

 

Lotët për faqe e mjekra dridhet,

N’log t’pajtimit besa lidhet,

Gjaku i falun e besa e dhanë,

Tan’ Kosovën e ka dorëzanë!!

 

1)- Shprehje e vjetër popullore, për armët e zjarrit -



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora