E premte, 26.04.2024, 05:45 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke...

E merkure, 28.12.2011, 01:02 PM


KULTURA  EUROPJANE  DHE “PYKA” TURKE…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Po bahen 60 vjet kur në vitin 1952 kisha shok banke në shkollen Pedagogjike “Shejnaz Juka” të Shkodres Fejzi Ceken, i cili kjé shkëputë një vit per arsye shëndetësore dhe mori maturen një vit ma vonë. Ruej kujtimet ma të mira dhe mund të jenë nder ata që ndahen me gisht edhe pse shkoi me studjue jashta shteti, pse nuk e perfitoi bursen ashtu si shumë të tjerë, tue i sherbye sigurimit nepermjet organizatës së rinisë komuniste.

Kujtoj kur pat ardhë me pushime nga Moska, më solli një kuti metalike me pena të vogla retis, që gjindeshin me vështirësi në Shqipni. Pra, më kishte kujtue edhe atje! Kur ma dhuroi, u hap një bisedë interesante. Një profesor rus ishte interesue me dijtë për kulturen shqiptare, të cilen ai kerkonte me e pa nëpërmjet ndonjë rruge a shtëpije këtu në Shkoder, që mund të ishte nder kartolina apo foto dhe që Fejziu mendonte me e marrë me vete me ia çue profesorit në Moskë...mbasi ajo që e terhiqte vemendjen e atij profesor, ishte pozicioni gjeografik i Shqipnisë, që: “...Me siguri, Shqipnia, e ndodhun mes kultures Greke dhe Rromake, duhet të jetë një nder vendet e veçanta, ku janë nderthurë dy kulturat ma të vjetra dhe ma të njohuna të Europës Perëndimore!”... Si tashti kujtoj edhe mimiken e Fejziut, që qeshej me “fantazinë” e profesorit të tij ... Kuptohet se, në vitin 1959 – 60, kur po bisedonim na gati nuk kishte mbetë asgja edhe nga “tepricat” e asaj Shkoder kur bahej fjalë se “ishte kenë kryeqendra kulturore e mbarë Shqipnisë!”...

Kur Mark Kakarriqi mendoj me kanalizue lumin Buna me ndihmen e anglezëve, idea e tij u kundershtue nga bashkiakët e Shkodres, “se Marku po na sjell kaurrin këtu, prandej nuk duem me na ardhë anglezët!”... Shkodres iu vu prita në gryken e Bunës dhe sot e kësaj dite i ngordhi tregëtia që mund t’i hapej nga gryka e detit. Tashti po e paguen edhe me permbytjet që nuk po i ndahen derisa ta marrin me vete edhe ate që ka mbetë!

Kjo pritë, per mos me u ba Shkodra port detar, ishte “pyka” turke që kishim na!

U diskutue Shkodra Kryeqytet...E kjo nuk ishte privilegj, po ishte një meritë që i takonte Shkodres, jo vetem si qender kulturore, po edhe per lidhjet me krahinat që kishim rretherrotull e që ishin Shqiptare, fort të lakmueme nga serbët e malazezët ... Jo! Duhej ba ma larg se aty ku serbët donin me vue kufinin...Ishte “pyka” e turkut që kerkonte Tiranën.

Në vitin 1924 Shqipnia shpallet Shtet Demokratik...e pa kalue gjashtë muej, në Dhjetor 1924, Lidhja e Kombeve i njeh Shqipnisë të “drejten e Tokave tona të Shen Naumit”, po qysh në muejn Gusht 1924 Ahmet Zogu kishte nenshkrue në Beograd “marrveshjen e kthimit në Shqipni tue i falë serbëve Shen Naumin e Vermoshin...” E kjo a nuk ishte “pykë” turku që erdhi në krye të Shtetit Shqiptar me mbushë xhepat e me ikë?

Në vitin 1933, kur Hitleri donte me nxjerrë jashta Gjermanisë çifutet, i kerkoi me një leter Ahmet Zogut që “Judejtë të vendosen në Shqipni, për të forcue vendin tonë nga ana ekonomike me bankat e tyne”...sigurisht, si kunderpeshë e vendeve ballkanike sllave që ishin aq shumë të mbrapambetuna e lakmiqare ndaj nesh...Jo, u pergjegj A.Zogu, se nuk janë dakord me ardhjen e judejëve këtu shumica e popullit musliman...

Edhe ky rast si ma parë kur Zogu vazhdonte me ken? “pykë” turku!

Në kohen e mbretnisë së Zogut, u mbyllën shkollat fetare në Shkoder...U hapen të gjitha rrugat e masonerisë dhe ateizmit nën masken “laike”dhe u vu në litar edhe një Prift Katolik Shqiptar, Don Gjon Gazulli... ”Drejtësia”e Zogut, a nuk ishte “pykë” turku?

Kleri Katolik Shqiptar ishte kunder ideologjisë fashiste italiane, me të cilen mbreti Zog po lidhej e që po rrezikonte pavarsinë e Shtetit Shqiptar...të shpallun “mbretni”!

Mbreti Ahmet Zogu vodhi thesarin e Shtetit e iku...Shqipnia u robnue nga Italia!

A nuk ishte ky “mbret” një “pykë” turke, që shiti Atdheun per shtatë baula ar dhe brilanta e kapitale me vlera të nalta bankare dhe vdiq në Paris me etiketen “trafikant”, gati gati me të kujtue mbreten e presidenta të vendeve të Azisë së sotme, por me një ndryshim, se Ahmet Zogu, ishte “pykë” turke në mergim...

Kur Atdhetari Mustafa Kruja foli në Senatin italian, tha:“Turqia asht ajo që né na largoi nga Europa!” dhe detyroi Italinë fashiste me pastrue Flamurin Kombtar nga spatat e fashizmit...po edhe me çlirue Tokat Shqiptare në Veri të Shqipnisë...Filloi bashkimi i Atyne trojeve që ishin të pushtueme nga serbët...U çue Serbia e gjeti “pyken” turke tek ne me ndihmen e masonerisë, një injorant amoral e batakqi dhe me dy bedela të vet formoi PKSh në vitin 1941...i cili shiti gjithë Shqipninë dhe mbasi pranoi pushtimin e vendit nga sllavokomunistët e Titos...i veshun me rrobat e anglezëve, na erdhi “çlirimtar” në Tiranë.

Pse komunistët jugosllavë nuk gjeten një ortodoks komunist në Shqipni me e vue në krye të PKSh, po i besuen ma shumë djalit bylykbashit turk të Gjinokastres? I duhej një “pykë” turku me krye Gjenocidin e mbetun pergjysë në vitet 1913 në Shkoder...

Me siguri as profesorët rus nuk kanë mujtë me kuptue sesi Shqipnia Europjane, e ndodhun mes dy Kulturave ma të vjetra të Europës, asaj Greke dhe Rromake...ma afer se kushdo tjeter mjedis Tyne, me u gjetë aty një “pykë” turke si Enver Hoxha, i cili tue i sherbye gjakut të “babës” dhe idealeve të Haxhi Qamilit...çoi Shqipninë në kulturen e “zeros” t? cilen, e tregon n? librin “Shenime per Lindjen e Mesme”, veper me të cilen krenohen edhe pasuesit e tij anadollakë “dr. prof. e akademikët” tanë sot!

Doni të dini ma saktë se kush ishte Shqipnia dhe Shqiptarët Atdhetar? që zhduku me Gjenocid rregjimi komunist anadollak me “pykat” turke te vetat?

Ju lutem lexoni dhe studjoni në këta materiale, që janë thesari ma i madh i Kulturës Shqiptare Europjane...

http://bibliotekashkoder.com/digital/

Ju falnderoj, Vllazen Shkodranë, për këte Brilant që i keni dhurue Rinisë Shqiptare në pragun e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombtare, Asaj Rini që asht dhe do të jetë sot e gjithmon? Atdhetare dhe e p?rgatitun me Kulturë Europjane Perëndimore!



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora