E premte, 26.04.2024, 03:13 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë

E hene, 12.12.2011, 08:19 PM


NJË PROPOZIM PËR ATDHETARËT E TROJEVE TË SHQIPNISË:

 

“100  VJET  FLAMURTAR’  I  SHQIPNISË”

 

Kemi hy në vitin e 100 – të  Shqipnisë së Pavarun nga robnia turke…

Kemi hy në vitin e 100 – të  Shpalljes së Shtetit Shqiptar i Lirë…

Kemi hy në vitin e 100 – të  ngritjes së Flamurit të Gjergj Kastriotit në Vlonë…

Kemi hy në vitin e 100 – të  perpjekjeve të Shqiptarëve per Shqipni Europiane…

Kemi hy në vitin e 100 – të  kenjes Shtet i Shqiptarëve…

Kemi hy në vitin e 100 – të  Nderimit të Shqiptarëve që janë Flamurtarët tanë!

 

Të Nderuem Bashkatdhetarë!

 

Kemi hy në vitin e 100 – të vuemjes së Gurit të Parë në Deqiç e të pasuem nga Burra Shqiptarë që me guxim të pashoq Shpallën Shqipninë Shtet të Pavarun në Vlonë, me 28 Nandor 1912…

Shumë gjak e djersë ka shkue rrëkajë Shkambijëve tanë shekullorë me mbërrijtë këte Ditë të Madhe e të Lumnueshme të Arbënisë sonë!

Kemi hy në vitin e 100 – të, që shumë prej Atyne Atdhetarëve “flejnë të qetë” në fletët e “harrueme” të Historisë së Pergjakshme të Shqiptarëve!

Ata Atdhetarë që Luftuen në krahun e djathë të Dedë Gjo’ Lulit dhe Ismail Qemalit, e kanë perjetësue veten në Historinë tonë si Atdhetarë të vërtetë dhe të pastër.

Asht viti i 100 – të që duhen Nderue si “Flamurtarë të Shqipnisë” së Heroit tonë të Pavdekshëm Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të gjithë Ata që kanë ba Shqipninë!

 

Propozoj Dekorimin e Atyne Atdhetarëve që meritojnë këte Dekoratë:

 

“100 VJET FLAMURTAR’ I SHQIPNISË”

 

Kjo Dekoratë propozoj të mos i jepet askujt që nuk figuron në dokumentat e ngritjes së Flamurit Kombtar dhe në perpjekjet për Shqipni të Lirë në vitet 1911 – 1912.

 

Propzoj që mbas Dekorimit të Atdhetarëve të Nderuem të atyne viteve 1911 – 12, Ajo të mos persëritet kurrma për asnjë arsye nga asnjë Institucion i Ligjshëm Shqiptar.

 

Propozoj që modeli i Dekoratës të bahet me konkurs mbarëkombëtar.

 

Uroj miratimin e Nderimin e Shqiptarëve që kanë vendin në Alterin e Atdheut!

 

                                                                                    Me respekt: Fritz RADOVANI.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora