E shtune, 27.04.2024, 02:45 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Shqiptarizmi në Singen të Gjermanisë

E shtune, 10.12.2011, 02:58 PM


 

SHQIPTARIZMI NË SINGEN TË GJERMANISË

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Për nderë të festave të nëntorit, Shoqata për Kulturë dhe Integrim "Rinia", organizoi tri aktivitete të rëndësishme dhe me shumë sukses, për të cilat kontribuan që të gjithë anëtarët e kësaj vatre të dalluar kulturore. Festat e rëndësishme kombëtare, të cilave kurdoherë u gëzohen shqiptarët anë e kënd botës, janë një rast i mirë i organizimit të manifestimeve të shumta kulturore, letrare, sportive dhe artistike, sidomos të bashkatdhetarëve tanë në diasporë.               Kështu, përvjetorin e ngritjes së Flamurit të Kastriotëve në Krujë, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe  datëlindjen së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me aktivitete të shumta të suksesëshme dhe masovike i shënuan edhe bashkatdhetarët e tubuar rreth Shoqatës për Kulturë e Integrim „Rinia“ në Singen të Gjermanisë. Këto ditë, me moton "Ushqimi i shijshëm i bashkon njerëzit e mirë", në bashkëpunim me shoqatat gjermane të këtij qyteti, Gastmahl dhe Singener Tafel, u shtrua një drekë shqiptare e përbashkët e përgatitur nga tri familje fisnike shqiptare  që jetojnë në Singen, në vigjilie të shënimit të Ditës së Flamurit kombëtar.

Në sofrën shqiptare, kësaj here u tubuan 70 qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme, kurse nga përfaqësuesit e qytetit, dreka e shtruar me specialitete nga kuzhina shqiptare u vlerësua si „drekë që i përket piedestalit dhe si e veçantë“. Për këtë organizim të mrekullueshëm dhe me rëndësi humanitare, u shprehën fjalë miradie nga të gjithë të pranishmit, kurse zonjat Eva Pal, Jutta Ott dhe Frede Möhrle, në drekën e përbashkët, me datën 25 nëntor, në Sofren e qytetit Singen, pos tjerash shprehu admirimin e saj për organizimin e shqiptarëve në këtë nënqiell rreth Shoqatës „Rinia“.

”Për ne janë të njohura  datat e shenjta nga historia e juaj e lavdishme si vulë e të arriturave, identitetit dhe krenarisë shqiptare, dhe se edhe ne u gëzohemi gëzimeve tuaja, e këte po na e mundësoni ju familje të nderuara të radhitura në shoqatën "Rinia", theksoi zonja Frede Möhrle, humaniste dhe mike e shquar e shqiptarëve. “Unë krenohem me punën dhe aktivitetet e shoqatës suaj në përgjithësi. Jam pjesë e juaja dhe ju përgjigjem me kënaqësi ftesave tuaja në organizimet e mrekullueshme”, theksoi mes tjerash zonja Jutta Ott.

Mbrëmje letrare, infuzion i shpirtit me vargje. “I gëzohemi ardhjes dhe prezantimit tuaj, krijues të nderuar të poezisë shqipe në mërgim, si dhe pranisë suaj, të nderuar mësues, studentë, artistë, veprimtarë, nxënës e miq të fjalës së shkruar në qytetin Singen, ku jetojnë e punojnë shumë bashkatëdhetarë të cilët i përcjell një organizim i mirfilltë dhe shumëdimensional.” Kështu u shpreh njëri nga organizatorët e këtij manifestimi publik, kushtuar shqiptarimzit në diasporë. Në këtë kontekst, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani, të cilën e përfaqëson sot krijuesi Hasan Qyqalla, së bashku me Shoqatën për kulturë dhe integrim "Rinia", për nderë të Ditës së Flamurit, organizoi promovimin e  librave me poezi “Nuset e erës”, “Kupolë e ëndërrave”, “Pasion ëndrre”, “Ëndrra e lisit”, “Atje ku më njohin zogjët”, të autorëve Xhevat Muqaku, Gonxje Letmi-Begisholli, Milazim Kajtazi dhe  Dan Gashi”. Ishte ky një  medaljon i nismës së kësaj mbrëmjeje, duke patur për moderator, zt. Çerkin Bytyqi, i cili në ndërkohë i prezantoi dy artistet e reja, Eli Qerimi dhe Nora Selca, të cilat me tingujt e flautës dhe gitarës e begatuan këtë manifestim të denjë letrar dhe artistik. Autorët , në vazhdim paraqitën pjesë nga krijimtare e tyre letrare, kurse për librat e botuar folën Muhamet Hoxhaj dhe Hasan Qyqalla.

Në pjesën e dytë, ora letrare vazhdoi me vargjet e ditarit të Musë Jupollit, të recituara nga artisti Mustafë Shabani, kurse me krijimet letrare, para të pranishmëve u paraqitën shkrimtarët Çerkin Bytyqi, Hasan Qyqalla, Xhevat Muqaku, Gonxhe Letmi-Begisholli, Milazim Kajtazi dhe  Dan Gashi, të nderuar me duartrokitje frenetike nga të pranishmit e shumtë, të cilët e përshëndetën këtë organizim letrar duke kërkuar që aktivitete të ngjashme të organizohen më shpesh. E reja Hamide Muqaku, lexoi një poezi për Nënën Terezë në gjuhën gjermane të shkruar nga Hasan Çyqalla.

”E përjetuam këtë infuzion të shpirtit me vargje", siç shprehet shpesherë poeti  i mirënjohur, Liman Zogaj. Këtë manifestim shpirtëror e përjetuan rreth 50 pjesëmarrës, miq të librit, një strukturë e dëshmuar akademike, në mesin e tyre edhe dy mikesha gjermane. Tingëlloi ëmbël vargu letrar që ngërthehej në krijimet me titujt “Zëri i vales”, Krenaria, “Atdheu/Çamëria”, “Familja”, “Ëndrrat e arratisura”, ”Anatomia e Flamurit”, “Kush jam unë”, “Në mërgim”, ”Piktura e natyrës shqiptare”, “Vera buzë Drinit të Bardhë”, “Kodra e pajtimit në Hoçën e Qytetit” etj.

Studentja Albiana Aliaj, prezantoi para të pranishmëve idenë që nxënësit nevojtarë të përkrahen në lëndet mësimore matematikë dhe gjermanisht, si dhe organizimin e shkollës shqipe në vendbanimet e rrethit Konstanz. U theksua gadishmëria që të punohet në realizimin e këtij projekti fisnik. Krijuesi Çerkin Bytyqi u angazhua që karavane të ngjashme sikur kësaj here, me poetët, artistët dhe krijuesit e disporës, të mos ndërpriten, duke u angazhuar për takimet me miqtë e fjalës së shkruar në qytetet dhe vendbanimet ku punon, vepron dhe gjallëron mërgata shqiptare.  Pas përfundimit të mbrëmjes, zt. Marash Gojani i ftoi të gjithë autorët dhe të pranishmit të shijojnë specialitetet e kuzhines sonë të pregaditura enkas nga familjet Hakaj, Imeri, Gashi, Gojani, Qerimi, Muqaku dhe Kryeziu.

Lexohej në fytyrat e pjesmarrësve kërshëria të takonin në këtë mbrëmje edhe përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës né Stuttgart, veprimtarin e palodhur në Bukuresht, Baki Ymeri, të cilët në pamundësinë për të qenë të pranishëm në Singen, dërguan përshëndetjet më të përzemërta për pjesëmarrësit dhe suksese organizatorëve, knaqësia dhe etja që edhe në të ardhmen të këtë organizime të ngjashme.

Mbrëmja artistike, më vonë me këngëtarët Halil Kryeziu, Mehdi Gjocaj, Mustafë Gashi, instrumentistin Xhevat Memishi dhe grupin e vallëzimit "Rinia" kurorëzoi suksesshëm tri aktivitetet rreth kremtimit të 99 vjetorit të Pavarësisë dhe festave tjera në përgjithësi, me një pjesëmarrje masive të bashkatëdhetarëve tanë në këtë qytet të Gjermanisë. Kryesia e shoqatës për kulturë dhe integrim “Rinia”, me seli në Singen, falënderon shoqatat e lartpërmendura për bashkpunim të mirë, sidomos zotrinjtë  Besim Bytyqi dhe Mehmet Osmanaj për sponsorimin e mbrëmjes artistike si dhe antarësinë e sajë për angazhim të mirëfilltë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abaz Pllana: Një festim i madh i Festave të Nëntorit në Francë Nexhmije Mehmetaj: Shkolla Shqipe kremtoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, në Jura të Zvicrës Luan Kalana: Florida - Festa e Flamurit, 99-vjetori i Pavaresise te Shqiperise Beqir Cikaqi: Një gjuhë, një atdhe, një flamur! Muharrem Sfarqa: Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora