E premte, 26.04.2024, 02:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Te dardha...

E diele, 06.11.2011, 08:19 PM


T r e g i m

 

TAHIR  BEZHANI:

 

TE DARDHA....

 

Si tani e dymbëdhjetë vite më parë,kur gjërat i kujtohen Shpatit,të gjitha ato vuajtje e  katrahura,i ngjajnë sikur ato të kishin ndodhur sot. Prandaj,Shpati,sa herë që dikush rikujton luftën ose merret me atë të kaluar të hidhët,ai gjithsesi kyçet në bisedë dhe fillon rrëfimin e  tij shumë prekës dhe me plot emocione e, bile bile,edhe me pika lotësh....

 

Edhe kjo natë, si shumë tjera iki me pagjumësi. Nuk dijë si mund të qëndroi njeriu pa fjetur ditë e net të tëra. Ku e merr  gjithë atë forcë për t’i rezistuar aq shumë lodhjes për gjumë . Mbrëmë, shtruam sofrën me gjithë ato që patëm,por nuk ia beri çap asnjeri .Më dhimbsej ajo virane e vogël,ajo si do të qëndroi,se për ne të tjerët `më lehtë....Ajo është plaga ime e shpirtit im Ajo nuk më le as të jetoj e as të vdes.

 

Gjersa Shpati kridhej në mendime të natës së kaluar,dhe para syve i dilnin figura të ëndrrave që kishte parë,Zana sa u zgjua,e pyeti nëse kishte pirë kafenë e mëngjesit,ose do e pinin së bashku.

-Jo, Zana. Nuk kam pirë kafe .Ma bë edhe mua si zakonisht,të mesme! Vajza po flinë? Ku është?-e pyeti Zanën Shpati.

- Eshë shtrirë në shtrat-ia ktheu dhe vazhdoi:  Tërë natën sillej kurse herë- herë pëshpëriste  fjalë që unë nuk i kuptoja. Me gjasë as ajo nuk ka fjetur o Shpat Bregu! Po, kush mund të fle në këtë tmerr,në këtë kasaphane-pëshpëriti ajo,derisa kafetë zienin në fanellë.

Shpati, sapo vërejti kafenë afër gjunjëve. Ishte ulur këmbëkryq dhe nga xhepi  i setrës nxori duhanin dhe çakmakun. Filloi të thithë tymin e cigares deri në thellësi ,pastaj at tym e kthente prapa dhe  hapej në dhomë si reja para shiut. Gjithnjë të bëhej se diç po ndizej brenda!...

 

- Shpat,ky duhan t’i shkatërroj mushkëritë. Si e pinë aq shumë,ku e gjënë kënaqësinë aty ku shkatërrohet shëndeti? Mos o Shpat,të lutem,e tërë dhoma kundërmon erë duhani-murmuriste Zana duke marrë filxhanët e kafesë që sapo e mbaruan së piri kafenë e mëngjesi.

Shpati vetëm e shikoi dhe ndjeu keqardhje për shqetësimet e sajë. Pastaj  shtoi:

-Moj grua, e ke mirë!  Këtë  verë ose duhani ose shkau do më mbysin! A po e heton se ditë as natë nuk po mund të flihet nga krismat e këtyre armëve të mallkuara . Po na vriten djemtë tanë në front lufte,në vijë zjarri,neper fshatra. Sa shtëpi po i djegin ! Shkau është i pa shpirt,i pa ndjenja!.. Lufta po zgjerohet,shpejtë do i përfshijë edhe qytetet. Edhe atje do t’ua   djegin shtëpitë,do t’i vrasin,..jemi të pa armatosur....

 

Shpatit i mbeti fjala përgjysmë  nga se emocionet ia trazuan përlanë e  shpirtin,gjithë ndjenjat brenda! Nuk dëshironte t’ia shpjegonte të gjitha ato që dinte për serbin....

 

Zana nuk kishte dituri për sjelljet e serbëve në rrethana lufte e as nuk ua dinte shpirtin katil qe e kanë, ajo nuk kishte lexuar asgjë për etiken tyre...Serbi nuk ka kritere njerëzore,thoshte Shpat Bregu. Sa më shumë i kujtohej atij  se çfarë di të veproi serbi në situata të tilla,kur  i ofrohet shansi,aq më shumë i zbehej fytyra,fillonte balli t’i djersitet. Ato pikla djerse në ballë i ngjasonin pikave të shiut me rrëmbim.

 

Zana, brenda e jashtë merrej me punët e shtëpisë, edhe neper oborr. Për një çast shikoi rreth e rrotull,dhe nuk kishte vërejtur asgjë. Heshtje e thellë kudo,edhe tek fqinjët. Nuk dëgjohej asnjë zë fëmije,si të mos ishte askush i gjallë. Të gjithë i kishte kapluar frika e tmerri i luftës. Lufta po i ofrohej qytetit.

Vinin lajme nga vijat e frontit të luftës. Kishte djem të vrarë e të plagosur. Serbët djegin shtëpitë.

 

Zana kishte mbetur e hutuar në oborr,e thelluar në ato mendime,me dy filxhanë në dorë. Nuk dinte nëse i kishte larë ende. Pa u futur brenda,ia hedh sytë qiellit dhe vërejti se dita do të jetë e nxehtë. Nuk kishte re në qiell. Në korridor,mes dy dhomave,takoi Erzen.

-         Hë! U zgjove  shpirti nënës?! Të zuri gjumi? Çfarë do për të ngrënë për mëngjes?

-  Asgjë-tha Erza si të ishte  shumë e lodhur. Pyeti ajo se ku është babi? Kur vërejti se ai ishte brenda në kuzhinë, u drejtua në divan dhe u shtri si te donte të flinte prapë. Në fakt,pushonte me sy të mbyllur....

 

Ishin ditë e muaj të përsëritur,të rëndë me peshën e tokës në shpirt e zemër. Tani, lufta kishte përfshirë çdo pëllëmbë të Kosovës. Nuk ishte kursyer asnjë cep i sajë. Frika e tmerri kishin përfshi masën e njerëzve. Duke parë e dëgjua për krimet që bënte ushtria serbe ndaj shqiptarëve të pa armatosur ,frika njerëzve u kishte hyrë në palcë . Në vija zjarri djemtë tanë ishin të pa thyeshëm. O tash, o kurrë! O vdekje, o liri! Kurrë më, as të poshtërua e as të okupuar!  Jo, më jetë të tmerruar e frikë pa ndarë!...

 

Mjetet e informimit ditor dhe ato elektronike,si radio e televizori,jepnin komente për fitore në vija frontesh të pjesëtarëve të UÇK-ës. Djemtë tanë po i bëjnë ballë forcave të armikut të armatosura deri në dhëmbë. Sa lajme të mira! Shtohej shpresa për liri,për jetë,për atdhe...Djemtë e këtij populli të shumëvuajtur ishin futur në luftë  për fitore njëherë e për gjithmonë. Ata kishin përkrahjen edhe nga bota perëndimore nga se lufta e tyre ishte e drejtë.

Ishte pranverë e vitit 1999. Natyra kishte filluar të gjelbërohej .Mali me gjethet e verdha e të përgjakura nga vera e kaluar,kishte mbuluar drunjtë që dukeshin si të plagosur.  Shpatit nuk i rrihej brenda,edhe pse Erza e Zana  gjithnjë e këshillonin që mos të dilte në  fare në qytet. Ato kishin parasysh  se Shpat Bregu kishte qenë në burg politik dhe ishte dënuar me dy vite burgim,siç thoshin ata, për rrënimin e Jugosllavisë. Mirëpo, Shpati ishte i pa dëgjueshëm. Ishte kureshtarë për të ditur se çka po ngjante në vijat e frontit. Për këtë  informohej përmes disa njerëzve që vini në qytet për të blerë cigare e gjësende tjera të domosdoshme. Shpatit i interesonte në veçanti për vendlindjen e tij. Sepse, i kishte të gjithë në luftë: vëllezërit,djemtë e axhës e gjithë kushërinjtë.

 

Për çdo mëngjes  dilte në ora nëntë e kthehej në ora katërmbëdhjetë. Gëzohej kur dëgjonte se në fshatin e tij  nuk ishte vrarë asnjëri ushtarë,asnjë  bashkëvendës. Një ditë takoi një çun të vëllazërisë së tij ,ishte shumë i rij dhe gati sa nuk i shkuan lotët nga gëzimi. Kishte ardhur në qytet për të blerë duhan e cikërrime tjera sipas porosisë së luftëtarëve.  Sa ishte i vogël,nuk shihej nga trupi i kalit në qerre.

 

Zana e Erza e shikonin me kujdes Shpatin duke treguar takimin me një të afërt të gjakut të tij. Vërenin edhe gëzimin e tij që lëvizte në gjakun  e fytyrën e lodhur nga malli për të vetët. Mire mbahej kur dëgjonte se nuk kishte të vrarë,pos atyre trimave që e pësuan vitin e kaluar në ballafaqim me armikun.

 

-Babi,më dëgjo!-

-Fol zemër,ia ktheu Shpati!

- Babi,mos lëviz shumë nëpër qytet se të përcjellin  dhe të vrasin. Ti na ke thënë se serbet janë farë e dreqit. Pra, kujdes babi!

- Mos e ke dert zemër-ia ktheu Shpati

-Jam i kujdesshëm. Mendoj për vete dhe për juve.  -Babi,..shtoi Erza, edhe pse është luftë,dikush duhet të shpëtoi,andaj ti shpëto! Në luftë janë të gjithë nga familja jonë. Ti ruaju tani babi,të lutem!

 

Këto fjalë të Erzës e kishin dërmuar  Shpat Bregun. Kur lufta pëlcet,askush nuk është i sigurt . Nuk ke siguri në shtëpi me familje e lëre më në vijën e frontit. Armiku është shumë i ndytë-mendoj Shpati me vete. Atë që nuk e arrin në vijë të frontit ,dëshiron ta arrijë në vijën e pa barabartë,me njerëz të pa armatosur;duke vrarë pleq,plaka,fëmijë,duke dhunuar e krijuar tmerre në popull. Erëza ka arsye të frikohet. Por unë nuk mund të rrijë pa ditur situatën se si zhvillohet në teren,dhe në front . Deri tani, djemtë tanë treguan trimëri të skajshme. Asnjë milimetër nuk tërhiqen prapa. Fyt për fyti me  barbarin! Ata nuk dinë se çka vjellë arma.

 

Të nesërmen,Shpati prapë  shkoi në qytet me të vetmin qëllim  që të dijë me shumë për ofensivën e mbrëmshme që ishte zhvilluar mes forcave armike dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

Ishte zhvilluar luftë shumë e ashpër                                                              Qielli ndriçohej nga flaka e zjarrit .Ishte përdoru arsenal armësh i nivelit më të lartë nga forcat armike,ndërsa pjesëtarët e UÇK-së, atë që kishin  dhe secili nga dy zemra në gjoks. Ky ishte armatimi themelor i UÇK-së .

 

Kishte vajtur ora katërmbëdhjetë e Shpati akoma nuk ishte kthyer në shtëpi. Zana e Erëza kishin filluar të brengoseshin  për fatin e tij. Zana i thoshte Erzës se:

-         Babi yt shpesh ndalet me shoqëri ,ti mos u bën merak,do vijë !Veç sa s’ka ardhur bija ime. Qetësohu!

-         Mami,a dëgjove se sot serbët kishin vrarë një njeri pa asnjë faji. Vetëm se kishte sjellë nga fshati qumësht për te shitur. Te vetëshërbimi e kishin vrarë ,në lagjen tonë. Ishte me  kali... Mëmë... e kishin vrarë pa asnjë faji!.... Nuk guxonin njerëzit as t’i ofrohen. Sa gjynah mëma ime!... Kjo mund t’i ngjaj edhe babit tim....

 

Zanës iu sjell  rrotull. Madje edhe shtëpia. Janë këto parandjenja të një fëmije që mund të sjellë kob në shtëpi. E tëra filloi të dridhej. As këmbët nuk e mbanin. Provonte të mos e hetonte Erëza.

Lajmi për vrasjen e njeriut që ishte duke shitur qumësht për bukën e  fëmijëve,krijoi indinjatë por edhe pa siguri  të plotë. Iki dhe u shtri në shtrat si e coptuar...

Erëza nuk hynte brenda. Merrej me ca rroba të saja,me fletore shkolle. Priste babin të kthehej nga qyteti. Frika iu kishte shtuar shumë,nuk ndihej e qetë. Akoma nuk kishte drekuar. Koha ikte, ndërsa dielli  bënte hapat e fundit drejtë perëndimit,drejtë lamtumirës së asaj dite plot ankth. Të gjithë futeshin  herët brenda . Askush  as në oborr nuk dilte. Dritaret i mbyllnin me plafa, mundësisht për të mos u parë asnjë dritë. Erëza e thelluar në mendime,në ballkonin e shtëpisë,një krismë e vogël në derë,sikur e zgjoi nga gjumi i thellë. Sapo vërejti Shpatin,vrapoi dhe iu hedh në përqafim duke e shtrënguar shumë. Pastaj i tha:

-Më nuk do dalësh, babi!..

- Hë, Erza!... Tani nuk je më foshnje! I ke të katërmbëdhjetat! Kupto!- i tha Shpati pak si i nervozuar nga ato që kishte dëgjuar në qytet,nga njoftimet e ditës . U përkul për t’i hequr këpucët dhe,kur të hyjë brenda mendoj t’u tregoi  për risitë e ditës.

-Erëza,ku është Zana?- pyeti Shpati.

-Në dhomë, babi-iu përgjigj ajo. Po pushon..,është lodhur. Zana dëgjoi zërin e Shpatit dhe u ngrit me zor nga ai shtrat ku ishte shtrirë para gjysmë ore.

-Erdhe...-,i tha Shpatit?

-Po.-tha ai. E dijë,u vonova. Ju sigurisht se jeni merakosur!-tha Shpati.

-Erëza më shumë se unë!-tha Zana! Do të hash,është koha?

-Po. Do drekojmë e darkojmë,përnjëherë-shtoi Shpati. Me vonesën time ua bëra keq! Pas pak mbaruan me ushqimin. Sa për të thënë... për hatrin e vajzës,Erzës.

 

Nata kishte shtrirë krahët në tërë sipërfaqen e tokës. Sa më shumë që errësohej,aq më shumë shtohej frika,pa siguria nga barbarët. Çdo familje bënte roje edhe natën që mos të zihet plotësisht në befasi,bile të qëllojnë të veshur...Askush nuk dëshironte te shtrihej... as për të fjetur. Çdo gjë kishte dalë nga rregulli i jetës. Dëgjoheshin vetëm emisione lajmesh për luftën të agjencive të ndryshme radio-televizive.

 

Zëri i Shpatit ndryshoi qetisë në dhomë. Me një zë të dridhur iu drejtua Zanës:

 

- Sot, pashë kolona njerëzish duke ikur për në Shqipëri. Ishin nga i gjithë rrafshi i Dukagjinit. Zana qe ishte e mbështetur në divan  dhe shikonte televizorin,u ngritë rrëmbyeshëm. Si e habitur iu drejtua Shpatit:

- E, ne?!... Ne çfarë presim, Shpat?!...

-Ngadalë, Zana ! Qetësohu! Ne do rrimë të gatshëm me gjithë valixhe, dhe në momentin që të filloi ikja nga lagja e jonë,edhe ne do ’i bashkohemi  kolonës.. Kuptove?... Jo,as para e as pas fqinjëve tonë. Ti e Erëza merrni plaçkat e nevojshme dhe rregulloni valixhet,dhe në momentin e caktuar, minuta ka peshë për jetën .E çartë Zana!-shtoj Shpati? Po ,kuptova! Ajo me të bijën bënë gati valixhet dhe për çdo eventualitet i lanë pas derës së korridorit

 

Kishin kaluar disa ditë që valixhet ishin të gatshme pas dere. Pritej vetëm momenti për të ikur në kolona për në Shqipëri,në atë vend që kurrë nuk guxuam të shkonim për qejfin tonë, ndërsa tani dëboheshim  me dhunë. Këtë derë e përcaktoi Serbia për të na dëbuar  nga trojet e tona,për ta zbrazur vendin nga banorët e vet autokton.

 

Shpati, me vëmendje përgjonte situatën. Tani nuk ikte në qytet për informacione ditore,por vetëm dilte tinëz  deri në rrugë të asfaltuar për të parë kolona njerëzish nga të gjitha anët e Dukagjinit që  kishin mësyrë  Shqipërinë.

 

Një pjesë drejtohej kah Kukësi,tjetra përmes Qafës së Prushit. Banorët shqiptarë  të pjesës veriore të Shqipërisë,kishin strehuar në shtëpitë e tyre me mija hallexhinj nga Kosova,njerëz të  lodhur,të vuajtur e te sëmurë,pleq,gra fëmijë,të uritur... o Zot!.....

 

Shtëpia e Shpatit ishte buzë rrugës,e dyta nga rruga kryesore e lagjes. Gjatë dy ditëve të fundit kishte vërejtur ushtarë serb që kalonin afër shtëpisë, të armatosur deri në dhëmbë,të përlyer fytyrash për të mos i njohur,të pajisur edhe me thika. Tani më ishte përhapë lajmi  se vrisnin nëpër shtëpi, ku iu tekej,por më se shumti kërkonin njerëz të cilët i kishin në regjistrat e tyre më parë si të burgosur apo si aktivistë të ndonjë partie. Shpatin e kishte rrokur frika se do ta pushkatonin dhe se mu për atë edhe endeshin rreth shtëpisë se tij, për ta identifikuar saktësisht derën e tij. Kishte parasysh vuajtjet që do i pësonte Erëza e Zana në rast ekzekutimi....

 

Tani më, Shpati parafytyronte vetën të ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pastaj imagjinonte se ku do të varrosej në atë situatë kur askush nuk guxonte të dilte jashtë e lëre më të shkohej te varrezat. Nervozizmi kishte arritur në shkallën më të lartë. Duke parë lëvizjet e ushtarëve dhe të paramilitarëve serb,në momente  priste se kur do i futen brenda. Jeta shikohej përmes vrimave të vogla të dyerve dhe perdeve. I lodhur nga kjo gjendje ,thirri Erzën, për ta qafur,ndoshta për herë të fundit. Ajo u ul pranë babit dhe e pa se ishte zverdhur dhe fytyra i kishte mbetur pa asnjë fije gjaku. Ishte dyllë!...Ajo e pyeti Shpatin:

-Ç’ke baba?... Pse je kështu i zverdhur?

-Asgjë,Erëza!-ia ktheu me belbëzim Shpati,asgjë!...Shikoi oborrin rreth e rrotull. Deshi t’i thoshte vajzës që ta varrosin te dardha,por nuk bëri ballë ta qet atë fjalë. Iu duk ligësi para fëmijës dhe i dhimbsej shumë, Erëza. Në vend të fjalëve,nxori orën e dorës dhe ia zgjati Erzës.              -        -Merre!...Mbaje!.... Pastaj ,Erëza e pyeti:

-Pse babi e heq orën nga dora?!,P se tani ma jep mua ?

 

Shpati, me dinakëri u përpoq të ikë qëllimit,duke i  thënë se zinxhiri i orës më pickon,m’i zë qimet e dorës.

Ti mbaje!...

 

-Ti,mbaje!....Pa dashje Shpatit i pikuan disa pika lot

 

Erëza e vërejti babin mirë dhe kuptoi gjendjen tij të rënduar shpirtërore. Ishte në afekt të lartë,vepronte pa vetëdije. Ajo, gjeti momentin më të volitshëm për ta shpëtuar babin e saj; duke përforcuar karakterin e saj prej një vajze të zgjuar e të pjekur para kohe,i tha:

 

-Babi,vene orën në dorën tënde ku e pate ose ndërroje në dorën tjetër. Ti do bartësh gjatë,shumë gjatë këtë orë dhe me qindra herë do i kërkosh Zanës drekën duke shikuar këtë orë. Kuptove babi?!....

 

Një zë u dëgjua te dera e oborrit.

 

-         o Shpat! O shpat!...

-          

Që të tret u thurën në derë të korridorit për të parë se çfarë kishte fqinji i tyre që thërriste me aq rrëmbim! Ishte Gjoni i Pashkut. Nuk priten fjale tjetër pos “merrni ç’ kini e ejani shpejtë!....Po ikim për Shqipëri”.

 

Tre autobusët e tij gumëzhinin te dera e vet. Plot njerëz të lagjes. Më se treqind sish. Rrallë ndonjëri ishte me sy të terur. Momente trishtuese kur njeriu lëshon vendin e vet nga dhuna. Vetëm njëzet metra me larg pritnin dy automjete me policë të Serbisë. Donin të sigurohen se shtëpitë u zbrazen.....

 

Zana i mbylli të gjitha dhomat,edhe të korridorit. Shpati kundërshtoi mbylljen nga se e dinte se me një shkelem ato hapen pa asnjë problem.

-Mos i mbyll, oj grua,se nuk i gjen si je duke i lënë, jo!.... Lanë të zgjidhur një lopë që mos të cofte e lidhur nga uria. Le te ikë edhe ajo!... Zana u kthye tri here nga dera e oborrit dhe puthe pragun e shtëpisë dhe i lutej Zotit si dinte ajo!....Binte në gjunjë e çante,dëneste me të madhe. Nuk e dinte nëse do kthehet prapë  në truallin ku kishte bere mundin e rrite katër fëmijët e saj me shume sakrifica.... Autobusi priste për t’u nisur.

 

-Fshij lotët dhe ecim tani! Mjaft më! Nuk jemi vetëm ne. Si e ka shkruar Zoti u befte! Djemtë tanë po luftojnë për liri!.... tha Shpati.

 

Pas njëzet e katër orësh,vendbanim i rij ishte Peqini,në zemër të Shqipërisë,aty ku populli Çam ishte shumicë që kur ishin dëbuar me dhunë nga trojet e veta....Ata e kishin të pa harruar eksodin e tyre të përgjakshëm,andaj edhe lotët ishin të pa ndalshëm për ne kosovarët. Na gjeten vendstrehime dhe na ofruan gjithë të mirat nga familjet e tyre.

 

Pas tre muajsh u kthyem në vatrat tona......

 

Ngjarjet e atyre ditëve janë të freskëta,sikur të kishin ngjarë sot. Ato, nuk harrohen dhe kurrë as nuk  do të zvetënohen. Në të kundërtën,do të na gjykonte historia,Zoti do të na vriste!.... Prapë Shpatit i rrodhen lot,por tani nga një situatë  tjetër.....

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora