E premte, 26.04.2024, 02:54 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tronditese, masakrojne te riun anglez

E enjte, 21.02.2008, 06:48 PM


Nga Koha Jone

Eduard Craythorne
Krim trondites ne Lezhe, ku nje djalosh britanik eshte masakruar dhe grabitur duke iu marre jeta vetem 23 vjec, ndersa kishte ardhur per vizite ne Shqiperi. Krimi ka ndodhur dy dite me pare dhe u zbulua pas gjetjes se nje kufome ne Mal Shengjin prane qytetit te Lezhes. Dje “KJ” publikoi lajmin se trupi i nje mashkulli u gjet ne nje pus, por ende s’ishte arritur te identifikohej. Dje, policia konfirmoi se kufoma i perket shtetasit britanik, Eduard Krejtorn (Eduard Craythorne), 23 vjec. Anglezi dyshohet se eshte vrare per ta grabitur dhe me pas eshte hedhur ne pus. Policia e Lezhes ka shoqeruar dje rreth 40 persona, kryesisht banore te Shengjinit dhe qytetit te Lezhes, derisa ka ngritur gishtin mbi dy te rinj. Arlin Vukaj, 21 vjec dhe Mario Pjetrushi, 19 vjec, te dy nga Shengjini jane te dyshuarit kryesore te krimit makaber. Ekspertet treguan se kane arritur te identifikoje byzylykun e arte, qe viktima mbante ne dore. Disa dite me pare, ai i eshte shitur nje argjendari ne qytetin e Lezhes, i cili i tregoi policise se ishin pikerisht dy te rinjte e ndaluar, qe e kishin sjelle byzylykun ne dyqanin e tij.

Mbremjen e 7 shkurtit, ne telefonin celular te 23-vjecarit nga Britania e Madhe mberriti nje ftese per te dale shetitje. Djaloshi kishte njohur shume bashkemoshatare ne kete vend, larg zhurmes se metropoleve. Ai eshte veshur me nxitim dhe ka dale per t’u argetuar, por nuk u kthye me kurre ne shtepi. Nena dhe motrat e Eduard Craythorne, te pyetura nga policia vendore thane se kjo ishte mbremja e fundit qe djaloshi do te kalonte ne Shqiperi, pasi te nesermen do te merrte avionin per ne drejtim te Anglise. Eilen Craythorne, nena e Eduardit, tregoi se djali i saj ka hipur ne veturen e familjes tip “Rover”, por nuk u kthye me.

Dhjetera persona jane shoqeruar dhe marre ne pyetje gjate dites se djeshme ne Komisariatin e Policise se Lezhes. Ndersa kane keqyrur teshat e viktimes, familjaret e tij kane konstatuar se ne dore mungonte nje byzylyk i shtrenjte floriri, te cilin Craythorne nuk e hiqte kurre nga dora. Per inspektoret e policise u hap nje mundesi e re. Gjate disa oreve jane bere kerkime ne argjendaret e zones, derisa njeri prej tyre pohoi se kishte blere ditet e fundit nje byzylyk floriri. Argjendari u shoqerua ne polici, se bashku me objektin e cmuar, te cilin nena e tij e njohu se i perkiste te birit. Te dyshuarit kryesore per kete ngjarje kaluan “ne parade” perpara argjendarit, i cili ngriti gishtin mbi dy prej tyre. Policia tha se kontrolli ne banesat e Arlind Vukajt dhe Mario Pjetrushit zbuloi edhe nje shufer hekuri, e cila, sipas eksperteve kriminaliste, eshte arma e krimit. Ndersa dy te ndaluarit jane marre ne pyetje deri mbreme vone, policia tashme ceshtjen e vrasjes se Eduard Craythorne e konsideron te zgjidhur. “Hetimet e metejshme do te zbardhin dinamiken e ngjarjes dhe menyren e ekzekutimit te 23-vjecarit”, thane mbreme per “Koha Jone” burime nga uniformat blu te Lezhes.

Hetimet filluan me 8 shkurt

Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se hetimet per zhdukjen e 32-vjecarit kane filluar qe ne daten 8 shkurt, dita kur u njoftua per humbjen e tij. Policia ka dyshuar per nje pengmarrje dhe ka hetuar ne fshehtesi, per te mos rrezikuar jeten e anglezit. Ndersa ditet kalonin, shpresat se ai mund te ishte gjalle sa vinin e zbeheshin. Derisa nje kufome u zbulua ne pusin e nje shtepie te braktisur ne Mal Shengjin. Mengjesin e djeshem, policia nxori trupin e viktimes nga thellesia e pusit. Nga keqyrja e kufomes, u konstatua se ajo ishte ne fazen e dekompozimit. Vdekja e tij dukej se kishte ardhur rreth dy jave me pare, ndoshta pikerisht mbremjen kur kishte dale nga shtepia. Nga keqyrja e kufomes u konstatua nje carje e thelle ne kafke, e cila, sipas mjekut ligjor, i kishte shkaktuar vdekjen. Plaga ishte shkaktuar nga goditja me sende te forta. Pistat hetimore u ngushtuan ne dy: aksident fatal ose vrasje.

Tre turistet ceke te zhdukur ne mal

Tre turiste nga Republika Ceke figurojne te zhdukur ne Shqiperi qe nga vera e vitit 2001. Ata kishin mberritur ne Shqiperi per alpinizem dhe per here te fundit jane pare ne zonen e Malesise se Madhe. Telefonatat e shumta sinjalizuese te personave qe pretendojne se kane pare ne kete ose ate vend per here te fundit Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova nuk kane munguar ne sallat operative te policise ne rrethe te ndryshme te vendit. Policia e Shtetit ka ofruar 100 mije dollare amerikane si shperblim per njeriun qe do te informoje saktesisht se ku “prehen” tre te rinjte e huaj, te cilet mberriten ne Shqiperi per turizem. Kryeministri Sali Berisha, gjate nje vizite ne Prage, disa muaj me pare, deklaroi per autoritetet vendase se do te nxiste hetimet per zbardhjen e ceshtjes.

Anglezet qe zgjodhen Shengjinin

Eduard Craythorne kishte mberritur ne Shqiperi rreth nje muaj me pare per te vizituar nenen dhe dy motrat, qe prej vitesh jetonin ne nje shtepi, qe kishin blere ne Shengjin. Disa vite me pare, motra e 23-vjecarit ishte martuar me nje te ri nga Shkodra. Cifti kishte vendosur te jetonte ne Shengjin. Edhe pas divorcit, anglezja e mrekulluar nga bregdeti shqiptar vendosi te mos largohej nga Shqiperia. Tre vjet me pare, ajo thirri edhe motren tjeter dhe nenen dhe tre femrat ishin bere prej kohesh banore te zones turistike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora